Flamur Noka paditet në SPAK nga Gazmend Bardhi

4 Prill 2024, 13:02Blog Mevlan Ziu (Satirë)

Flamur Noka paditet në SPAK  nga Gazmend Bardhi
  
I preokupuar çdo nate me organizimin e Serenatave poshte Ballkonit ne rrugicën e “Lirisë “ , Flamur Noka ka lënë pas dore një nga çështjet me te rëndësishme nga e cila varet karriera e tij politike . 


Serenatat nuk janë si ato te qëmotshmet kur JARANI i binte kitarës dhe këndonte poshtë , ndërkohë qe e dashura JARGAVITEJ e lumtur lart ne ballkon . Jo . 


Ne kohet moderne ndodh e kundërta . 
AI qe këndon rri lart ne ballkon , ndërsa ATA qe JARGAVITEN dëgjojnë poshtë  . 


Me fjale te tjera aso kohe s’qe e vështirë, mjaftonte një njeri te këndonte me kitarë , ndërsa sot duhen , ne mos mijëra , te paktën qindra njerëz poshtë ballkonit . 
Mirëpo grumbullimi i tyre kërkon kohe edhe munde . 


Kjo është nje nga arsyet qe Zoti Noka nuk i ka kushtuar vëmendje RREZIQEVE qe i kanosen Karrierës se tij nga bashkëpunëtorët me te afërt brenda Partisë se vet . 


Por…nje. nate te bukur tek shihte intervistën e Gazmend Bardhit , njërit prej bashkëpunëtorëve me te afërt , iu zgjua ideja qe kish kohe qe flinte brenda tij . 


Fati i njeriut është i çuditshëm …ai edhe kur e gjene portën e mbyllur e shqyen atë . U ngrit me vërtik nga kolltuku , mori stilolapsin , një flete te bardhe dhe afroi tavolinën e vogël pranë ekranit te Televizorit . 


Kush me mire se Gazmend Bardhi , një jurist qe ka punuar ne sistemin e drejtësisë me shume se tre muaj e gjysmë dhe e njeh legjislacionin shqiptar ne maje te gishtërinjve mund te shpjegonte si formulohet nje Akt Padi per ne Spak . Nje Padi , e mbështetur ne prova dhe fakte te pakundërshtueshme , përpara te cilave Prokuroret e SPAK-ut do te ngrinin duart lart. 
Gazmend Bardhi fliste dhe Flamuri e ndiqte goje hapur me stilolaps ne dore .  


Befas Bardhi nxori nga dosja një tufe me dokumente dhe ngriti zerin ngaqë do te përmendte emrin e vllait te Kryeministrit për te cilin kish përgatitur edhe Kallximin. 


Përpara se te rendiste Provat qe vërtetonin  bashkëpunimin real te Holsi Rames me Bosët e droges , Gazmend Bardhi deklaroj pa e fshehur modestinë se : 
“ Jam i vetmi politikan shqiptar qe kam bere kallëzime ne Prokurori dhe ne Spak , sa c’ nuk kane bere  te gjithë politikanet e marre se bashku ….” 


( Kjo ishte nje nga gjerat qe Flamuri ia kishte zili ) 
Pasi foli gjere e gjate per veprimtarinë KRIMINALE  te Olsit , vllait te  Kryeministrit Rama , Gazmend Bardhi renditi PROVAT sipas dokumentave zyrtare qe kish ne dosje .  


Deklaroj me përgjegjësi  se Olsi Rama , vllai i Kryeministrit Shqipetar ka qene nje nga nga bashkepuntoret me te ngushte te Boseve te droges ne Laboratorin e Xibrrakes . 


Ja edhe PROVAT : 
1 . Ne një nga dokumentat e prokurorisë  flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth ,  ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe  47 vjecare  dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.)  


      Flamuri nuk e shihte Bardhin ne ekran ,i degjonte vetem zerin dhe  shkruante me nxitim nga frika mos i shpetonte ndonje fjale .  
      Por prova qe  nuk le asnje shteg per dyshime, shtoi i sigurt Bardhi , eshte fakti se Olsi Rama,  vllai i Kryeministrit  ka HIPUR NE MAKINE.  
      Se kush ka qene brenda ne makine nuk dihet por kjo nuk ka shume rendesi , e sigurt eshte se Boset e droges udhëtojnë shpesh me makine . 


      Ja PROVA qe e varros përfundimisht vëllain e Kryeministrit … 
Flamuri lëshoi stilolapsin ne tryeze , hodhi sytë ne ekranin e televizorit dhe dic i shkoj nder mend .…U ngrit me nxitim , mori një shkrim nga abcnews.al qe e ruante ne bibloteken e tij personale dhe nisi te lexonte pa ze : 
“ …Noka fsheh vilen e pa deklaruar 760 mije euroshe ne gjirin e Lalezit ….

Kujt i paskam vendosur e gjobe une , mikut tënd trafikant droge , qe sa ishe ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me droge dhe me pas vendosi te pastroje paratë e drogës me pasuri te pa luajtshme? . 


Meqë rri shpesh për dreka e për darka , zoti Flamur Noka mund ta pyesësh vete edhe ate …. 
Prandaj sot jam njeri i lire dhe nuk jam peng i askujt aq me pak I OLIGARKEVE DHE KERIMINELEVE ….” 
Flamurit iu tha peshtyma …dhe shkrimin i ra nga   duart … 


       O GAZMEND ! 
       KY OLSI S’PASKA BERE ASGJE NE KRAHASIM  
       ME ATO QE PASKAM BERE UNE ….!!! 
  

          
  
         
        
        
                                             
   
  
  
  
  
  
    
    
 

9 Komente

  1. T
    Taku

    Ore idiot dmth qe Olsi Rama paska bere diçka..?

    1. Y
      Ylli

      Ky njeri i pa fytyre qe ben si njeriu me pakorruptuar perse nuk ben denoncim edhe per Flamur Nogen. Por kjo lloj rrace kete lloj fytyre e kete lloj ngjyre ka sic thoshte edhe aktori shkodran Beb Shiroka

      1. A
        Arbeni

        Bardhishka do shkoj në pidh të sëmës për shpifje legeni.Është një fytyrë e diskredituar e politikës shqiptare.Është një laro që atë që e pështyn sot e lëpin të nesërmen.

        1. D
          Demokrati

          Se si e shikon Gazi Mulin duket siku kane filluar te pallohen se bashku. Rrace m...je

          1. J
            Jonuz...Lika.

            Ogazmend..ogazmend..paske..qenë..k..ar..pa..mend.ty.ta.ka.henger..maci..trut.ke..mbet.sikoqe..ne.mes..shalve.qe..leviz..sa.majtas..djathtas..mut..burr.fytyr..e..shemtuar.nk.ke.per..te..fituar..ke..luane..para..mire..ben..te..ikish..pa...tu.lag.b..tjha

            1. J
              Jonuz...Lika.

              Ogazmend..ogazmend..paske..qenë..k..ar..pa..mend.ty.ta.ka.henger..maci..trut.ke..mbet.sikoqe..ne.mes..shalve.qe..leviz..sa.majtas..djathtas..mut..burr.fytyr..e..shemtuar.nk.ke.per..te..fituar..ke..luane..para..mire..ben..te..ikish..pa...tu.lag.b..tjha

              1. S
                Shqiptari

                Dy “trima te Saliut” ne nje dere.Njeri pjerdh,tjetri i merr erë.Pas tyre,nje turme me “trima” te tjere qe te vdesin per Liderin,e kane per ndere.Mjere Shqiperia,per keta “deputete menderë”

                1. k
                  koli

                  Ka dicka te neverritshme kur gazetari i neverritet pushtetit si artikullshkruajtesi.

                  1. T
                    Targe e njohur per sherbimin sekret gjerman kjo

                    AA 653 DM. Viti I lindjes 1969 etj etj por,çuditerisht nuk u arrit te identifikohej nga ata qe shqyrtuan lenden e tij por,me pas,te gjithe qe e shqyrtuan lenden e tij dhe e pezulluan si dosje pasiqe kishte lidhje te forta,u ngriten ne detyra te larta madje edhe duke kundershtuar amb americone.Mos harroni,ka individe qe posedojne te gjitha te dhenat dhe faktet…

                    Lini një Përgjigje