Përralla e BIRN për dezinformimin - As e kuptojnë pse bëhet

2 Prill 2024, 20:10Blog TEMA

Përralla e BIRN për dezinformimin - As e kuptojnë pse bëhet

Nga Baton Haxhiu

Një nismë e socialistëve në Parlamentin shqiptar për të ngritur një Komision kundër dezinformimit është pritur pa shumë bujë e zhurmë.

Një artikull i publikuar nga BIRN (Rrjeti i Reporterëve Investigativë në Ballkan), duket se e “çmitizon” madje krejtësisht nismën.

Aty flitet për një mungesë të theksuar të problematikave të dezinformimit në Shqipëri, për dizinteresim nga Kina apo Rusia për ndërhyrje në Shqipëri përmes dezinformimit.

Artikulli përflet më tej faktin se problemet reale janë ato që duhet të trajtohen, ku përmenden kryesisht arrestimet e bujshme nga SPAK mes zyrtarësh, a thua se këto nuk janë tendenca kryesore e diskutimit ditor mediatik në vend.

Duhet kuptuar gjithsesi se dezinformimi dhe ndërhyrjet e sponsorizuara nga elementë shtetërorë dhe joshtetërorë është linja e re e frontit mes Lindjes dhe Perëndimit. Në këtë luftë, Perëndimi është në një fazë mbrojtëse.

Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, të sponsorizuar nga elemente shtetërore dhe jo shtetërore, nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, nuk nis nga Shqipëria, dhe as nuk përfundon në Shqipëri. Shqipëria është thjesht një nga arenat ku zhvillohet kjo luftë.

Shqipëria në fakt mund të jetë një arenë e vogël, për shkak edhe të elementeve gjeografikë dhe demografikë, por kjo nuk e bën Shqipërinë më pak të rëndësishme.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe një vend që është rreshtuar në tërësi në përpjekjet kundër agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria është rreshtuar po ashtu në tërësi në përpjekjet për të parandaluar rritjen e ndikimit rus në Evropë.

Ndaj, sado e vogël të jetë Shqipëria, në këtë luftë nuk është faktor i parëndësishëm.

Iniciativa parlamentare propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar këto aspekte të dezinformimit është në tërësi me shumë një zotim ndërkombëtar që ka marrë Shqipëria.

Është në përputhje të plotë me praktikat e Parlamentit Evropian, dhe në përputhje me “Kornizën Kundër Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, të promovuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Shkrimi i BIRN ka edhe gabime faktike. Në BE nuk ndërmerren masa vetëm ndaj BOT-ëve, por ka një përpjekje gjithëpërfshirëse për të parandaluar dezinformimin dhe lajmet e rreme në të gjitha format.

Së fundmi ka bisedime serioze për të gjetur forma konkrete për të mbrojtur të drejtën për informim, të drejtë nga ata që e luftojnë atë duke u thirrur në emër të saj.

BE po flet për krijimin e mekanizmave vetërregullues si dhe për Kod Evropian për praktikat e dezinformimit. Me fjalë të tjera, deshi apo nuk deshi Shqipëria, këto do të vlejnë edhe për Shqipërinë.

Ashtu si, në këtë, Shqipëria, dukshëm do që të mos ketë një fat si fqinjët e saj, të mbytur në fake news me sfond politik jo thjesht pro-rus, por anti-perëndimor.

Gjigandi mediatik CNN e pati publikuar një rast në Veles, qytezë e Maqedonisë së Veriut, ku grupe të strukturuara prodhonin fake news për t’u klikuar nga amerikanët, me qëllim ndikimin në zgjedhjet amerikane.

Ndaj, duke qenë se BIRN shtrihet në gjithë Ballkanin, mund ta kuptojë më mirë – nëse dëshirojnë – kontekstin delikat të epokës së jetuar.

Shqiptarët të paktën, sado periferikë, e kanë të drejtën e tyre të informimit. Por mbi të gjitha duhet të kenë edhe garancinë e luftës ndaj dezinformimit.

BIRN është OJQ kryesore në thithjen e fondeve në emër të përpjekjes për të luftuar dezinformimin. Kjo organizatë ka bërë disa raporte edhe rreth Shqipërisë. Është interesante që në projekt propozim kur kërkohen fonde, BIRN prezanton një pasqyrë tjetër, mos të themi alarmante mbi gjendjen në terren, përfshirë Shqipërinë.

16 Komente

  1. B
    Ballkani i Kapur

    Shqipëria, duke u hapur për Serbinë është e ekspozuar ndaj ndikimit rus. Serbia është 1 rusi e vogël.

    1. B
      Bureto

      Baton, në paragrafin e fundit të bolduar, kur përmend mënyrën si sillet kjo OJF, pra BIRN, ajo kur kërkon financime sillet ndryshe, pra siç kuptova sillet si partizane e luftës kundër dizinformimit, dhe që spas teje, ajo sot nuk sillet si e tillë, ose më mirë nuk kupton apo bën sikur. Meqë, mesa di, qendra e kësaj OJF është në Beograd, pyetjet që shtrohen janë: Cilët e financojnë BIRN? A janë ato financime transparente?! Kush e monitoron veprimtarinë e saj?

      1. A
        Andre

        Birn eshte e sponsorizuar nga Moska dhe qarqe thellesisht antiamerikane

        1. E
          ENTSOE

          Birn- eshte nje OJQ e djathte, bile Pak me shume!! Per kete organizate vlen edhe me shume komisioni I disinformimit dhe financimit te saj. Nga transparenca, qe ju bie goja, vetem te fituar ka ne demokraci!!!

          1. S
            Sufllaqe falas

            Me pak fjalë Baton i shkolluar ne Beograd kërkon të mbyllë të gjitha port halet që flasin kundër qeverisë në emër të transparencës Fair enough Po kto që përhapin fake news në favor të qeverisë si t'ja bëjnë z. Haxhiu??

            1. l
              lexuesi

              Shume shkurt i ke ra or Baton!Koka ne Stamboll e trupi ne Janine,je ba shume bajate e kerkujt s'ia nine.

              1. C
                Cen Dymi

                Doli ky Krye Spiuni i UDB - se , KGB - se , krye Qeni , krye krimneli ,krye hajduti , Baton Turi Derri , ka vite qe po i vdes Shqiotaret me miellin e bukes qe fut nga Serbia ne Shqiperi. Ky zagare po te funxiononte shteti ligjor duhej varur ne mes te sheshit Skender Bej per Genocid...! @

                1. l
                  labi

                  Batoni është pjesë e problemit ndaj nuk ka asnjë besueshmëri e as moral që të shkruajë për këtë temë.

                  1. s
                    shaban shabansi

                    Eshte fare e thjeshte. Ky eshte versioni modern i ligjit per agjitacion dhe propagande. Nese ti kritikon shtetin per nje vjedhje tenderi, ose kritikon vaksinen mRNA , atehere ti akuzohesh per dezinformim dhe perfundon ne burg. Pra liria e mendimit nuk do ekzistoje me. Tani per tani duket sikur ky ligj nuk ka ndonje kuptim. Por po te kujtojme kohen e korones kur policia shtiu me arme se nje cun i ri nuk mbante maske , mund ta perfytyroni qe futja ne burg per nje artikull kritik do jete nje gje fare normale. Me habisin gazetaret qe nuk e analizojne sic duhet kete ligj. Shume gazetare ne Europe po e kritikojne kete ligj. Po ne Shqiperi , pse nuk e kritikon njeri? Hajde pra hapni syte se kur te kujtoheni ju do ju futin direkt ne burg per nje rresht kritike. Tani e keni mundesine, se kur te jete situata si dikur ne kohen e Korones, nuk do keni me asnje shanc dhe shqiperia do behet si PRC edhe njehere nga fillimi - si republika popullore e Kines.

                    1. k
                      kopetenti

                      Shabe, bota perendimore ka nevoje per nje rend te ri ekonomik nese do qe te egzistoje dhe te mbaje superioritetin karshi botes se trete.

                    2. R
                      RAIFI

                      Gjersa Batoni bënë opinionet dhe politikën në Shqipëri,qoft përmes TV,portaleve apo përmes Edi Rames,heret apo von do bindeni se keni brenda Serbin dhe Rusinë.

                      1. E
                        ENTSOE

                        Serbine dhe Rusine e kemi Brenda qysh me kohe, me Nongraten e Vicidolit dhe IMetaj spiunin e perandorit!!! Rambujeja, tregetia e naftes me shoqerine Shqiponja te PD, percarja e faktorit Shqiptar ne vitet 92-2013 ne Maqedoni, MalZi e tjera.

                      2. b
                        brisa

                        Birni i pari e gjith portale medja gazetar e politikan me diziformim luftojn ndaj normale qe jan kunder

                        1. a
                          anti anarkisti

                          Që nga viti 1878 e sidomos pas vitit 1912 e tutje Sllavia /Ruso- Serbe- greke/ ortodokse por edhe islmaike të Iranit etj dhe kanë njerëzit saj në kreun e shtetit Shqiptar /politik e ushtarak/dhe në Kosovë si sërbofilët, rusofilët dhe grekofilët dhe islamikofilët etj. Ata janë pas krimeve të Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në këto 30 vite të fundit sidomos në vitet 90. Edhe tash përmes njerëzve të shkolluar atje dhe që paguhen Rubla e Dinar etj. dhe kanë bërë kërdi në të gjitha fushat e jetës dhe po zbatojnë politikat e asimilimit dhe asgjësimit të kombit dhe zhbërjes së Pavarësisë së Kosovës. Prandaj nëse doni të bëni diçka më së paku mos i sulmoni njerëzit të mençur, atdhetaret e ndershëm por kundërvënju agjentëve, spiunëve dhe kriminaleve shpirtshitur duke filluar nga NON GRATA dhe deri te këta tjerët në trojet shqiptare.

                          1. q
                            q.va gruan e oh e a mazniku

                            ku eshte erjon veliaj?? dilte perdite ne tv

                            1. J
                              Jari N

                              Ky Eksperti Batoni, di gjë se ça thotë apo kodra pas bregut. Të nderuar Pronar Medjash mos e mbushni kasetën e kazonit tuaj teveviziv me këta lloj Langaraqësh që vetëm hedhin Helm për të helmuar shikuesit tuaj të nderuar.

                              Lini një Përgjigje