Kirurgji e mbrapshtë e qepjes së "Vijës së Drejtë- Bazë" të Shqipërisë e kundërshtuar nga SHBA

30 Mars 2024, 16:00Blog TEMA

Kirurgji e mbrapshtë e qepjes së "Vijës së

Nga Myslim Pasha

Në gjithë këtë histori të ndarjes së  hapësirave detare  midis Greqisë dhe Shqipërisë, opinioni shqiptar, ka dashur të njihej, me tejdukshmëri. Në këto hapësira  në 80% të tyre, kryesisht  mbizotëron hapësira e  Detit Territorial. Po sjellim për lexuesin që e ka ndjekur aq afër këtë çështje lidhur me një notë zyrtare si formë të një proteste  të SHBA.

Në 13 qershor 1989, SHBA, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë, i janё drejtuar Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë një notë zyrtare me anë të telegramit Nr. 193134, në të cilën protestonin mbi kufijtë e saj detarё, të shpallur me ligjin e mësipërm. Në notën zyrtare thuhej:

“SHBA do të dëshironin të theksonin se për pjesën më të madhe të bregdetit Shqiptar, i cili nuk ka shumë të thelluara dhe nuk ka ishuj në afërsi të tij,nuk i përmbush kushtet gjeografike në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare për të krijuar një vijë të drejtë bazë. Për më tepër, vija e drejtë bazë nga Kepi i Rodonit deri në Derdhjen e Vjosës dhe nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Sarandës, ujërat e mbuluara nga kjo vijë e drejtë bazë nuk janë as gjire juridikё as gjire historikë”

Fatkeqësisht Shqipëria e kohës, ishte ajo e një Republike Ideologjike, gjithnjë pa përkimin e duhur dhe pa njohjen e  detyruar të  klimës së mirëkuptimit në trajtimin e problemeve të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Gjithçka “quhej një futje hundësh në zgjidhjet teknike vendore” UNCLOS-82(Marrëveshja Ndërkombëtare e Montego Bay e vitit 1982) , por institucionet shqiptare  nuk janë  marrë me thelbin e misionit të tyre në trajtime të kësaj natyre, me një ndjeshmëri aq të lartë kombëtare.  

Pёrqendrimi tek “Vija e Drejtё Bazё”, ёshtё njё term specifik i vijave bazore, qё ndodh tё vizatohen atje ku ka denduri formash dhe thyrjeve detare, ishullore dhe platformave shkëmbore. Nё negociatat e viteve 2018, 2019, befas ka dalё nё pah si njё gjetje dhe propozim qё kёnaqte tё dy palёt: Republikёn e Greqisё  dhe atё tё Shqipёrisё. Ёshtё vizatuar edhe vija delimituese si dhe janё bёrё llogaritё se, sa fiton Shqipёria( Ndёrkohё ka njё qetёsi nga pala negociatore e Greqisë që duket sikur është pajtuar me një gjetje iluzive.) Sikur projekti  negociatave do të kishte shkuar gjer në fund,do të kishim pasur sërish një situatë humbjeje dhe lëshimesh, brenda kurthit që i kishte ngritur e tërë strategjia e palës greke  e lojës në dy porta, edhe mosnjohjes se marrëveshjes së 2009-ës  po kështu përfitimit nga  heshtja ndaj vendimit të marrë nga GJKSH.  

Pala e shtetit fqinj, Greqia , ka arritur njё  sukses tё dukshёm gjersa ka realizuar …heshtjen, anashkalimin, mospёrmendjen e kriterit bazё tё trajtimit tё sё Drejtёs Detare Ndёrkombёtare, pёr rastin e brigjeve gjeografikё aq tё ndryshёm, ku Republika e Shqipёrisё ka pёrparёsi ndaj bregut tё ishujve dhe platformave shkёmbore, tё cilat nё saje tё kriterit : Equitable solution ( ndarjes sё drejtё dhe tё ndershme midis palёve) ; tё entiteteve : ishuj, platforma shkёmbore etj,  marrin peshёn vlerёsimore, nё pёrfitimin e hapёsirave detare, gjatё vijёs sё delimitimit dhe zgjerimit tё Detit Territorial nё 12 milje detare. Pala tjetёr  ka heshtur, mbasi ngritja e njё argumenti tё ri, fshihte pёrfitimet e saj kryesore. Asnjё fjalё e as njё shenjё nuk u duk nga Pala Shqiptare.

Negociatat e vitit 2018, 2019, u pezulluan…, pra nuk ka asnjё marrёveshje. Mirpo “betejat” e rinisura nё negociatat e 2018, 2019, u duk sikur u zgjuan gjatë përpjekjeve të para pëer zgjerimin në 12 milje detare të Detit  Territorial . Kujt i duhej  lufta me  “ Vijёn e Drejtё Bazё”, kur ajo , jo vetёm qё ёshtё kontestuar nga SHBA  por nuk e ka asnjё qasje me realitetin e relievit dhe karakterit tё brigjeve tona.

            Ja se ç’ ndodhi më tutje, pёr zgjerimin e Greqisё…nga 6 nё 12 milje detare, duke vizatuar “vijat bazё” nё mbyllje tё gjireve deri nё kepin Tainaro, nё jug, pa asnjё ballafaqim me palёn shqiptare. Republika e Greqisё ka vepruar pёr interesat e saj. Kjo procedurё tekniko ligjore duhej bёrё paralel, kur edhe Republika e Shqipёrisё tё mbyllte gjiret dhe tё vizatonte vijat bazore nё bazё tё UNCLOS-82, duke realizuar njё dokument zyrtar  me tё njёjtat kёrkesa. Por fatkeqёsisht ky process nuk ka ndodhur dhe Shqipёria nuk e ka njё ligj tё tillё…

 Nota verbale e SHBA e qershorit 1989 tërhiqte vëmendjen se Shqipëria kishte shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare 1) vijën e drejtë bazë; 2) gjerësinë e detit territorial prej 15 milje detare dhe 3) kufizimin e të drejtës së kalimit paqësor për anijet e luftës nëpër detin e saj territorial. Negociatat zyrtarisht tё nisura nё gusht tё vitit 2007, u ndёrprenё me njё skenar tё ri. Parlamenti i  Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9861, datë 24 janar 2008, i cili shfuqizonte “ Vijёn e Drejtё Bazё”

Synimi strategjik  i Republikës së Greqisë,  ka qënë Qendra e Otrantos, ku ndodhet edhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive e të tre shteteve Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Bashkëëngjitur me të në Ligjin e Parlamentit grek realizohet përfitimi i njëherëshëm i ishullit Othoni të shtrirjes së plotë në 12 milje detare, pa marrë parasyshë faktorët gjeografikë realë. Ky përfitim ndodh edhe me HEE.

Në një shkrim tjetër  do ta trajtojmë këtë përfitim të padrejtë të Greqisë!

7 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Ca o ki fitir Azeri si bajge e thare!? hahahaha!

    1. V
      Vasili

      Ky eshte burre e i njejte ne gjak me ate qe te shkerdhen ty e gjineken tende o pederast i Janulle piçkes

      1. S
        Sebastiano

        Sunit o arixhi grek qire po humbe fare o pidh burre... Byçen mos harro ta lyeç me vaj se te pret dhespot kaka me karjan ne dore

      2. A
        Artan

        Nuk mund ta kuptoj te gjithe pjesen teknike te çeshtjes, por duket qarte dhe nga menyra e te shkruarit profesionalizmi dhe pergjegjesia per interesat e vendit ne nje shkalle siperore i zotir Pasha. Per te tille njerez me vlera ka nevoje sot Shqiperia

        1. p
          pjeter

          Sinqerisht,une nuk jam espert te mund te komentoj dhe te jap mendime mbi shpjegimet teknike te zotit Myslim Pasha,por nuk kuptoj nje gje - pse shteti shqiptar,qeverria aktuale,nuk merr ne konsiderate edhe kompetencen e ish ushtarakeve shqiptare?Pa asnje paragjykim,kam bindje te plote e nuk ve asnje pike dyshime qe ata do te benin 100% interesat e shqiperise!!

          1. V
            Vladimir Naqellari

            Përdorimi i termave teknik pa qenë ekspert i të drejtës detare ndërkombëtare me tepër e komplikon çështjen se sa jep zgjidhje. Përpara se të behen marrëveshje të tilla delemitimi të zonave detare duhet të kesh një ligj për hapësirën detare të republikës së Shqipërisë ku të shpallet sipas Konventës të gjitha Zonat Detare i cili ka fuqi juridike dhe mund të shkohet për një marrëveshje ndërkombëtare detare delemitimi.Këto shkrime tuajat por edhe të shumë autorve të tjerë me tepër ngatërrojnë dhe turpërojnë shumë ekspert të drejtës detare se të huajt mendojnë se kanë të bëjnë me një ambient budallenjsh.

            1. N
              N

              Myslym Pasha dhe koleget e tij i zbardhen faqen Shqiperise,respekte per kete njeri te nderuar.eshte zeri i se vertetes.

              Lini një Përgjigje