Marrëveshje apo zmbrapsje e Ramës

25 Mars 2024, 12:14Blog TEMA
Marrëveshje apo zmbrapsje e Ramës

Nga Besnik Mustafaj

Më në fund, pas më shumë se gjashtë muajsh, Kuvendi i Republikës normalitetit. Kjo u arrit pas tërheqjes së Ramës kundrejt kërkesës së opozitës për të ngritur dy komisione parlamentare hetimore: njëri lidhur me trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe tjetri për problematikat e mprehta, me dyshime për korrupsion, që paraqesin koncesionet me PPP në fushën e shëndetësisë. TIMS është sistemi digjital i integruar, me ndihmën e të cilit ruhen të gjitha të dhënat civile dhe më gjerë të atyre që hyjnë në Shqipëri apo dalin prej saj në mbarë pikat kufitare të shtetit tonë. Si i tillë, sistemi TIMS është sekret shtetëror dhe presupozohet me kode të pathyeshme sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Rrjedhimisht, cenimi i tij cenon sigurinë kombëtare. Në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, cenimi i këtij sistemi ka pasoja edhe në sigurinë e përbashkët të Aleancës.

Shkak për ta shtyrë opozitën në atë fillim vjeshte të kërkonte në Parlament një komision hetimor ishte bërë pikërisht depërtimi kriminal në këtë sistem dhe vjedhja e të gjitha të dhënave nga një dorë ende e pazbuluar, pra edhe ende e pandëshkuar, e cila mund të ketë pasur si qëllim të dobësonte sigurinë kombëtare, por mund të ketë qenë e zgjatur edhe nga krimi i organizuar, i cili do të mësonte me këtë rast çfarë dinte Policia e Shtetit për anëtarët e tij dhe të merrte masat për t’iu shmangur ndjekjes. Denoncimeve të forta të opozitës, kryeministri Rama iu përgjigj asokohe në stilin e tij nënvleftësues, madje edhe duke u tallur me denoncuesit. Ishte në detyrën politike dhe kushtetuese të opozitës të kërkonte përgjegjshmëri nga kryeministri, nga qeveria dhe nga agjencitë e tjera shtetërore, të cilat, në rastin më të mirë ishin treguar të paafta, në rastin më të keq, segmente të tyre kishin bashkëpunuar me krimin. Ngritja e komisionit hetimor parlamentar për të shqyrtuar pasojat e këtij krimi ishte hapi më i madh e më i guximshëm, që opozita kishte mundësi ligjore të bënte për t’i shërbyer interesit shtetëror dhe interesit publik. Por kryeministri Rama e rrëzoi këtë kërkesë, ashtu si edhe kërkesën tjetër për ngritjen e një komisioni të tillë, i cili do të hetonte kontratat e dyshuara gjerësisht për korrupsion të PPP–ve në fushën e shëndetësisë.

Për rrëzimin e këtyre dy kërkesave, kryeministri Rama tregoi një arrogancë, e cila nuk ishte thjesht “çështje stili”. Ai dukshëm po trembej nga hulumtimet e këtyre komisioneve, jo pse raporti do të shkonte në SPAK, siç ligji e lejon, sepse dihet tashmë nga të gjithë shqiptarët se ai ka ndikimin e vet të fortë në këtë prokurori, por sepse faktet që do të zbuloheshin, do të binin në duart e aleatëve, të cilët nuk e kanë në kulturën e tyre politike të mbyllin sytë përpara dokumenteve të tilla. Ai bëri, pra, çfarë kishte në dorë. Por edhe opozita nuk u dorëzua. Ajo de facto bllokoi punimet e Parlamentit, në mbrojtje të të drejtave të veta kushtetuese, si dhe të integritetit të vet si opozitë parlamentare. Ajo çka Rama nuk e kishte parashikuar, ishte qëndrueshmëria e paepur e kësaj opozite, edhe pse ai përdori kundër saj armatën e madhe të mediave me gazetarët dhe opinionistët, që ka në shërbim për t’i diabolizuar deputetët rebelë në sytë e opinionit publik. Përdori gjithashtu përsëri shumicën e vet parlamentare për të ndryshuar rregulloren e Parlamentit, duke ashpërsuar në mënyrë të pashembullt masat ndëshkuese kundër deputetëve qëndrestarë. Ndryshoi po ashtu edhe kushtet kur mund të ngrihej një komision parlamentar hetimor, duke i rënë haptas ndesh Kushtetutës pa iu dridhur syri.

Në fund, siç e pamë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike triumfoi. Pyetja shtrohet çfarë e detyroi kryeministrin Rama të tërhiqej. Zëdhënësja e tij besnike, Elisa Spiropali, u shpreh me një fytyrë të ëmbëlsuar mbi dobinë që ka shumica qeverisëse nga kontrolli prej opozitës. Kjo është krejt e vërtetë në parim. Por është një aksiomë aq e njohur, aq bazike në demokraci, sa vështirë të besohet se Edi Rama e kuptoi tani. Pra, Edi Rama u zmbraps. Asgjë më pak. Dhe nuk u zmbraps si burrë, të cilit i vijnë mendt.

Po bëhen përpjekje të mëdha nga mbështetësit e tij pa tesër socialiste për ta paraqitur në media si një marrëveshje Berisha– Rama. Me sa duket, kjo është dëshira e fshehtë e Ramës: të arrijë marrëveshje me Berishën, për të pasur prova publike se Berisha e sheh si të barabartë. Kam një përvojë të mjaftueshme në hartime dhe negocime marrëveshjesh për t’u shprehur me bindje se ajo që ndodhi, nuk plotëson asnjë kusht për të qenë marrëveshje. Është mirëfilli një lëvizje politike, në të cilën janë përfshirë grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike, e që përmban thjesht një zmbrapsje taktike të Ramës, të cilën ai e ka bërë i detyruar. Dhe jo për interesin e vendit, por për interesin e pushtetit dhe ambicieve të tij personale. Vini re: ajo që Rama do shumë më tepër se duartrokitjet e deputetëve të tij, është imazhi i zbukuruar në skenën ndërkombëtare. Pikërisht ky imazh po i zbehej me shpejtësi.

Rama ka pritur shumë që miqtë e tij ndërkombëtarë të bënin presion mbi opozitën. Kjo nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi. Presioni po ushtrohej herë në rrugë diplomatike e herë haptas vetëm mbi të. Qysh dhjetorin e kaluar, në Samitin e Bashkimit Europian, me një fjalë, më pak se dy muaj pas fillimit të rezistencës së opozitës në Parlament, Shqipërisë jo vetëm nuk iu dha drita jeshile për çeljen më në fund të negociatave, por iu vunë kushte të reja për të plotësuar, çka tregonte se, në vlerësimin e udhëheqësve të Bashkimit, gjendja e demokracisë në vendin tonë vetëm ishte përkeqësuar gjatë vitit të fundit. Dhe kushti i parë ishte vendosja sa më shpejt e dialogut me opozitën. Pra, nuk ishte çështja |Beleri” dhe veto Greqisë, siç u përpoq Rama dhe makineria e tij propagandistike ta paraqiste, domethënë ta justifikonte dështimin, duke e bërë Ramën viktimë. Në vazhdim, ky presion ndërkombëtar mbi të vetëm është shtuar. Fakt është se të gjitha arritjet e Shqipërisë në proceset e integrimit euroatlantik, e ku më kryesoret janë anëtarësimi në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, janë arritur gjatë qeverisjeve të Partisë Demokratike. Rama me qeveritë e tij nuk ka as edhe një arritje, sado të vogël për të mbetur në historinë e Shqipërisë. Ky realitet i shkakton atij vuajtje të mëdha shpirtërore dhe i ushqen pareshtur kompleksin e inferioritetit ndaj Berishës.

Këto ditë, makineria propagandistike e Ramës ka hedhur në publik pyetjen se kush fitoi nga kjo “marrëveshje”, duke nxjerrë një fakt, i cili nuk është fakt. Përmendet se, nga 8 apo 9 komisione hetimore të kërkuara nga opozita deri më 12 tetor 2023, kur shpërtheu mosbindja e deputetëve demokratë brenda Parlamentit, mori vetëm dy. Ja pse nuk është fakt i lidhur me zhvillimet e fundit: Ato gjashtë apo shtatë komisionet hetimore të mohuara vërtet nga Edi Rama, ishin të akumuluara gjatë afro dy viteve pas zgjedhjeve të vitit 2021. Ato sigurisht kanë grumbulluar pakënaqësi dhe frustrim te deputetët e opozitës, por nuk janë më në rendin e ditës më 12 tetor. Madje, edhe afatet ligjore për aktualizimin e tyre janë djegur.

Pse sillen atëherë si argumente në debatin publik?

Përgjigja është e thjeshtë: për të thënë se nga ky zhvillim i fundit, i fituar doli Rama. Në të vërtetë, është një spekulim i pastër, i cili nuk synon t’i ngrejë moralin Ramës, por të mbjellë te demokratët konfuzion dhe pakënaqësi ndaj lidershipit të tyre, duke i paraqitur si sërish humbës. Ndërsa Partia Demokratike me grupin e saj parlamentar fituan një të drejtë të mohuar. Në përcaktimin e betejave politike, edhe rimarrja e një të drejte të mohuar quhet fitore. Por, bilanci i kësaj beteje nuk është vetëm kaq. Ka afro tri vjet që Rama thotë e përsërit se nuk e njeh si kundërshtar politik “non grata”-n, rrjedhimisht as përkrahësit e tij dhe nuk do të ketë kurrë asnjë lloj komunikimi institucional me ta. Kësaj here ai u detyrua haptas të njohë si legjitim pikërisht grupin parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi e ku bën pjesë Berisha, duke pranuar kështu de facto dështimin e vet për t’i caktuar vendit opozitën parlamentare. Në vlerësimin tim, kjo është fitorja më e thellë politike, që opozita dhe, posaçërisht Partia Demokratike, arritën nëpërmjet kësaj rezistence të pashembullt në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

80 Komente

  1. M
    Murgu

    I paske rënë nga Kina o Besnik,po ka burrë nëne të lexoj gjithë këtë "maratonë* politike ?

    1. N
      Nul Moka

      Zbrapsje e Ramës.... . Kishte ikur 7 hapa para...... U zbraps...... Do të rrijë vetëm 3 hapa para ridhjerjes(rithemelimit).

      1. T
        TRAPAJANI

        O Besniku i partise ! Ti vazhdo dhe adhuro Sali berishen dhe gjithe ata qe vijne nga krahina apo katundi yt, ashtu sic e ke perkrahur Sali berishen ne te gjithe krimet e tij dhe sjelljet e tij banditeske prej 34 vitesh. Jo vetem kaq, por vazhdo ( se bashku me Berishen ) te korrni fitorje pas fitorjesh gjithnje ne opozite, te shpallur non grata dhe ne arrest shtepie. Per nje tropojan, pa din e iman ( sepse ka edhe tropojane te mire ) kjo eshte menyra ete menduarit dhe te sjelljes. kaq pritet prej teje dhe krejt bandes se Tropojes ne politike.

      2. S
        Shqiptari

        Tere jeten mbete “Hafije” e Ramiz Alise dhe prostitute tropojane e Sali Berishes qe ke perfituar dhe ke bere pasuri ne keto 34 vite,vetem duke kurveruar politikisht.

        1. S
          Sadiu

          Ik o sozi e plakut Mere, ti je më i poshtër nga ai në majën e dritares, ti dhe ca si ty e çuat aty ku është. Njeri turpi.

          1. K
            Komshiu i Dajtit

            Beso leshi , eshte nje kelluf qe i duket sikur ben deduksione te sakta per politiken . Eshte trashur aq shume nga trupi dhe nga trute , sa nuk eshte ne gjendje te gjykoje realitetin . Atij dhe syte i jane verbuar aq sa nuk shikon me larg se hunda e vet . Ha ate paçe pilaf qe teckane dhene dhe rri rahet o Besniku i partise , se me shume ngaterron se ndihmon politiken me broçkullat e tua .

            1. s
              shqiperi qe te kane dhjere

              Ky vend eshte katandisur per turp te Zotit:Nje rami si kryeminister,qe ringjall,ate qe kishte vrare Amerika dhe ky i vinte vulen kesaj vdekje dhe tjetra,nje specie hibride otomane-komuniste mustafaj,zbritur nga kulla thelle ne male dhe kontriuboi per vite te tera,per forcimin e izolacionin komunist, ne gjirin e Nexhmijes Hoxha,megjithe benifitet nga ky sherbim dhe tani shndrruar,ne nje be oriental te pasur,nga ku e shikon kryeqytetin nga lart ne pronat e ´´tij´´ ne dajt,ka paturpesine ekstreme te jape leksione per demokracine,kur eshte antipodi ekstrem i saj.

              1. E
                ENTSOE

                Patjeter qe Ka qene nje cik ne qejfi, kur Ka bere shkrimin dhe e Ka postusr online! ...ndoshta dhe tape, si berishist dhe antiamerikan!!

                1. D
                  Demokrati i tradhetuar

                  Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                  1. a
                    aleko

                    Niki Niki eshte si i ndjeri Pjeter Arbenori qe fatmiresisht mbijetoi nga kthetrat Berishjane duke i sherbyer deri ne fund! Besniku i partise.

                  2. D
                    Demokrati i tradhetuar

                    Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                    1. D
                      Demokrati i tradhetuar

                      Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                      1. D
                        Demokrati i tradhetuar

                        Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                        1. D
                          Demokrati i tradhetuar

                          Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                          1. D
                            Demokrati i tradhetuar

                            Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                            1. D
                              Demokrati i tradhetuar

                              Besniki i Nexhimjes dhe i Sali NonGrates se Vicidolit ,Spiuni i Sigurimt te Shtetit "Shkrimtari"., i bjeshkeve dhe shpellave. Po pse o Besniqi akoma me spiuna si ti Shaban Memia ,Azem Hajdari ,Xhevdet Mehmeti i Llugajt do vazhdoje Shqiperia , mos harro se Neo Feudalizmit te Salut me katndare Vicidoli , hajdute , kriminele , vases i ka ardh fundi o te mjere.

                              1. B
                                Boston

                                Vleresimin per Ramen e ka dhene USA nepermjet zotit Blinken si dhe BE. Ky perpiqet te zhvendose malin qe ka hedhur USA ne kuris te Berishen…. Palaço i çertifikuar.

                                1. S
                                  Stefan

                                  Vet Saliu sigurimsi nxorri Tritan sigurimsin me ataku marrveshjen. Ky sigurimsi tjeter paska dal me tregu qe ka fitu Saliu. Ky akoma ska tregu pse "u lodh" kur ishte Minister pastaj t sqaroj ca humbi Ram-izi Me dosjet i bonte telef Saliu t gjith kta

                                  1. b
                                    bislim

                                    koqe kandari..

                                    1. B
                                      Besniku eshte e shkuara e hidhur

                                      Besniku eshte per hall, nje faqezi ekstremist, imoral dhe me dosje. Cfare te presesh prej tij?!

                                      1. V
                                        Vala

                                        Qelbesire e kishit te plehrave te Vicidolit. Fytyre e ndyre!

                                        1. H
                                          Haka Tekizoti

                                          "Rama ka pritur shumë që miqt e tij ndërkombëtarë të bënin presion mbi opozitën...". Ky është zbulimi gjenial i Mustafës. Dhe nuk është munduar shumë. Ka kthyer përmbys arsyetimin e atyre që e quajnë marrëveshje Rama-Berisha dhe me këtë mëton të paraqitet si origjinal dhe analist i mprehtë.

                                          1. T
                                            Timo

                                            Besniku mësonte frëngjisht fshehurazi se mos e fusnin brënda. Mirpo e diktuan dhe e dënuan ta studionte frëngjishten në fakultetin e filologjsë. Kjo punë nuk mbaroi me kaq. Me të mbaruar dënimin në degën e frënfjishtes, e ridënuan me punë të detyruar me një rrogë të mirë duke emruar si punonjës në istitutin e studimeve ML në Komitetin Qedror të Partisë së Punës me drejtoreshë Nexhmie Hoxhën. Pas kësaj Ramiz Alia e detyroi të bashkohej me Dr Berishën në PD. Berisha e detyroi të bëhej ambasaor i Shqipërisë në Francë me që dinte frëngjisht. E kishte mësuar aq mirë sa që kolegët , atje, ishin habitur me frëngjishten e tij. Mor po ku e ke mësuar kaq mirë, e kishte pyetur njëri. Ai i thotë, lëre mos më pyet. Kam hequr të zitë e ullir nga sigurimi i shtetit. Fshihesha në bodrum kur mësoja se në atë kohë të fusnin në burg po të mernin vesh se mësonje gjuhë të huaj. Sot,në pension Beniku i Mustafait i gëzohet frëngjishtes së mësuar në bodrum!!!

                                            1. O
                                              O zot na shpeto nga keta te paudhe.

                                              Neso mjafte! Edhe sikur USA ta fali nongratn sot realisht ai eshte nje nongrate e ndyre per shqiptsret. K pune per te bere. Njihet si serb si produkt partizan I nje shqiptareje me nje parti,s serb Karaxhixh I etur per per seks. Ka ndrue diten e lindjes z. QELBANIK. Per kyt z. nongrata ×4 nuk flet kurre, nuk pergenjetron dhe me duket se genjen per te tjeret . Nikj edhe per ty thone ke wene si bicim kurvari ne KQ te Rinise se E. HOXHES. Ne fakt ti ishe qejfli thone nuk ngjite!

                                              1. N
                                                Noci

                                                Partia e Sales qe nuk dihet çfarë emri ka ,fitoi leshin.Mori dy komisione ku nuk do nxjerri asgjë por do te mundohet te bejne politike dhe sidomos te fyerje si e ka zakon te ftuarit dhe ne fund do dalin perseri me dy raporte,sepse ne fund te fundit te dy rastet jane ne dore te drejtësisë .Çfarë mund te prekesh nga Vokshi,nje fodulle lepirese e Berishës,totalisht e paaftë,qe gjithve bagazhi i saj ështe te fyerje kundershtarin,kurse Salianjit kushdo mund t'i thote se ështe kandidat per burg e te mos i pergjigjet

                                                1. S
                                                  Shkembi

                                                  Per shpellaret cdo perpjekje per tu marre vesh me ta, quhet kapitullim. Eh lum ne per ket opozite te pjerdhur qe kemi!

                                                  1. M
                                                    Macgr

                                                    Eshte kulmi kur ky ishminister i jashtem deklaron ''PD fitoi nga rezistenca e pa shembullt e deputeteve'' dmth fituan bilbilat,tymi,zjarre dhe grumbullim karrikesh BRAVO MUSTAFARAJ

                                                    1. f
                                                      fukaraji22

                                                      Filluan "shkencetaret" te "filozofojne" aresyet e kalimit ne normalitet te parlamentit. Idiote te tille qe shperdorojne kohen ka shume ne Shqiperi , nje lajm sado e thjeshte te jete fillojne "analistet" te tipit Planshe (komidian famoz francez) per te xjerre konkluzione dhe zgjidhje idioteske, ketu perfshi klasen e vjeter te politikes edhe ish ambasadore me e keqja eshte se dhe gjenerata e re e komentatoreve po bien ne kete grace duke filozofuar qe ne disa raste kalojne caqer e amatorizmit dhe bien ne budallallepsje..

                                                      1. S
                                                        Salikufoma

                                                        Per kete idjot mund te shkruash 3 a 4 fjele te vetme ……llogjika e nje dybeku gjize ….mjaftojne kaq

                                                        1. z
                                                          zalli

                                                          "Topi bam,e Muçua tutje",sa do te kujtosh,se kupton perseri ngelesh provincial,dhe duhet ta kuptosh se nuk ke arritur pak,leri te tjeret te merren e te bejne ate qe duhet,edhe 1000vjet te kesh nuk do arrish ta kuptosh,kete te berit politik,andej nga vjen "Ti" te sundon ne ç'do qelize ndjenja e "Unit",e mos del shpesh se ,do fillojme te besojme se edhe ty ,te hedhin ndonje kocke e fillon ta lepish.

                                                          1. V
                                                            Velo

                                                            Ky eshte vertet klluf.....gje e trashe....

                                                            1. L
                                                              Lasgushi

                                                              Ky Besniku,sa ishte në Institutin e K.Q.ishte djalë simpatik.Me të kalusr me Salën dhe PD nga dit në dit u shëmtua derisa atiti në ditën e sotme,me kokën si QYP të shçmtuar.O Besnil hiq dorë nga Sala se do bëhesh më ibret seç je.

                                                              1. z
                                                                zot fali !!! u shofshin zagaret !!!!!!!!!!!!!!

                                                                E gjithe Ndyresia shqiptare ka qene ne PeDe !

                                                                1. D
                                                                  Dita e se vertetes po vjen

                                                                  Besdhiku i partise qe i sherbeu deri ne ekstrem kafshes Salmut qe me ne fund e shkelmoi e hodhi ne koshin e plerave ( Nik Mutafain ) po sot Salmuti eshte ne ditet e tij me te veshtira e i ka thirrur ne ndihme tere maloket qe ka ushqyer keta 33 vite e Nik Mutafai jo vetem vete po edhe djalin familjarisht i gatshem per ti sherbyer bishes se dhjertores . Niku i partise u be prona te trasheguara nga gjyshi ne Tirane qe megjithse i rritur disa breza ne male i paske lene trashegim mutit Nik Mutafai prona nen udheheqjen e krye malokut Salmut .

                                                                  Lini një Përgjigje