Çdo lek për Porto Romanon trefishon veten!

22 Mars 2024, 15:10Blog TEMA

Çdo lek për Porto Romanon trefishon veten!

Nga Fatos Çoçoli

Dje Kuvendi votoi për aktin normativ të qeverisë për Buxhetin e vitit 2024. Ky akt jep për nisjen e ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano 39.2 miliarde lekë, ose 390 milionë euro. Këto fonde do të jepen 94 milionë euro këtë vit, 143 milionë euro në vitin 2025 dhe po 143 milionë euro në vitin 2026.

Të gjitha këto para do të përdoren për  një basen të ri në port, një kanal hyrës të ri, kalata të reja portuale për kontejnerët dhe terminal të ri kontejnerësh, bashkë me ndërlidhjen me hekurudhën dhe rrugën automobilistike.

Porti i Ri Tregtar do të ofrojë veprime ngarkimi-shkarkimi anijesh dhe qëndrimi të tyre në radë, me kapacitete shumë herë më të mëdha, se sa porti aktual ne qytetin e Durresit.

Strategjia për ndërtimin e portave të reja hyrëse detare për vendin tonë është afatgjatë. Ajo u miratua nga qeveria në vitin 2020. Ajo nuk përfshin vetëm portin e ri tregtar në Porto Romano, që është investimi themelor në të ardhmen e trafikut tonë detar civil, por ka nisur të zbatohet dhe në Vlorë, me një port të ri tregtar në Triport.

Porti i ri në Porto Romano do të ketë kapacitete përpunimi shumëfish më të mëdha, me thellësi më të madhe dhe strehim-parkim anijesh më të mëdha. Me të, ne do të kemi një trefishim të mundësive përpunuese dhe strehuese në port, në raport me kapacitetet aktuale për kontejnerët në portin e sotëm 2700 vjeçar të Durrësit.

Çdo lek për Porto Romanon trefishon veten!

Prej këtej, porti i ri në Porto Romano do të sjellë trefish më shumë të ardhura, nga sa nxjerr sot porti në zemër të Durrësit. Çdo lek i hedhur për të sot do ta trefishojë veten në pak vite!

Porti do të zhvendosej edhe po të mos vinte Alabbar!

Nuk duhet ta harrojmë që aktualisht, Porti i Durrësit është i rrethuar nga qyteti. Shpesh herë qyteti pengon portin në zhvillimin e ndërsjelltë, duke i krijuar shumë problematika, që nga mjedisi por edhe trafiku, siguria, dhe të gjithë elementët që përbëjnë një port me standarde evropiane.

Në Porto Romano kemi një hapësirë pothuajse të pafundme për zhvillim. Kemi disa qindra hektarë tokë, që do të vihen në dispozicion të projektit, të hartuar nga një studjo hollandeze, ndër më të mirat në botë në projektimin e porteve tregtare.

Hapësirat e mëdha në Porto Romano përbëjnë mundësi për terminale logjistike, mundësi për të patur me dhjetëra zona ekonomike, ku të strehohen veprimtari prodhuese, që sot nuk kemi mundësi t’i zhvillojmë në portin aktual.

Duhet ta kuptojmë që një port i ri tregtar nuk është vetëm një mundësi për të ngarkuar dhe shkarkuar mallra. Është një mundësi për të prodhuar më shumë, për të zhvilluar më shumë ekonominë tonë.

Edhe sikur të mos kishim mundur të merrnim ofertën e miliarderit arab Alabbar, për të ndërtuar një port turistik dhe hotele e apartamente banimi në një resort modern në dy kalatat e papërdorura të portit të vjetër, në vlerë dy miliardë euro, prapë do të duhej ta zhvendosnim portin 2700 vjeçar të qytetit të Durrësit, për tre arësye themelore:

Së pari, porti i sotëm tregtar nuk ka asnjë hapësirë të lirë për t’u zgjeruar, pse ndodhet në zemër të qytetit të Durrësit. Një port modern ka nevojë për qindra hektarë mjedise ku të ketë vende parkimi për mjetet e rënda të transportit, një nyje hekurrudhore të gjerë. Këto qindra hektarë porti i sotëm tregtar nuk ka ku t’i gjejë, pse është i rrethuar me pallate banimi, qendra tregtare dhe mjedise të tjera urbane vetëm pak metra larg perimetrit të tij.

Së dyti, një aktivitet i rritur ngarkim-shkarkimi dhe transporti në port do të sillte shumë më tepër ndotje për të gjithë qytetin e Durrësit, pasi do të zhvillohej vetëm pak dhjetra metra larg mjediseve ku banorët jetojnë. Dhe në gjendjen e tanishme, porti me aktivitetin e tij e ndot shumë Durrësin.

Së treti, zhurmat, ndotja akustike do të rritej me shtimin e aktivitetit dhe porti do të dëmtonte, më shumë se sa do ta nxiste, jetën normale të qytetit bregdetar.

Në të kundërt, çfarë Durrësi po përjeton sot, është rritja e çmimit mesatar për metër katror të apartamenteve dhe mjediseve të tjera të tij nga 1100 euro, në 1500 euro, pikërisht nga perspektiva e qendrës së tij turistike që po ndërtohet me projektin 2 miliardë euro.

Porto Romano: i mirëpritur në Prishtinë dhe Strugë!

Një aset i rëndësishëm i Porto Romanos dhe pjesë përbërëse e investimit janë dhe dy terminalet logjistike, portet e thata në Strugë dhe Prishtinë. Këto dy qendra të mëdha përpunimi kontejnerësh në tokë(prandaj quhen porte të thata) e bëjnë edhe më të dobishëm dhe me përfitim investimin e qeverisë në Porto Romano.

Aktualisht, 30 përqind e mallrave që përpunohen në Portin e Durrësit janë ose në drejtim të Kosovës, ose vijnë për eksport nga Kosova drejt vendeve të tjera. Tani, Porti i Durrësit ka dy klientë kryesor, që janë Tirana dhe Prishtina.

Pra, mallrat që përpunohen në Portin e Durrësit, qoftë në import apo eksport, kanë si destinacion kryesor Tiranën dhe aktivitetin industrial dhe ekonomik në Tiranë dhe Prishtinë.

E gjithë industria, dhe jo vetëm ajo logjistike, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, por e gjithë industria e tyre e transportit, ajo rrugore dhe hekurudhore, e kanë mirëpritur si lajm ndërtimin e portit të ri kryesor tregtar të Shqipërisë në Porto Romano.

Është një lajm që pritet prej vitesh. Kjo është një strategji afatgjatë e qeverisë sone. Ka vite dhe dekada që përmendet Porto Romano si zonë portuale dhe industriale me perspektivë dhe ka ardhur koha të bëhet realitet.

14 Komente

  1. N
    Na mbuloi injoranca e maskuar si kopetence.

    Ky qe shkruan eshte nje nga ata qe populli i quan “shejtan-budalla” E ben shpesh kete sjellje edhe neper studio televizive duke shkelmuar cdo llogjike qe buron nga interesi i publikut e suke mbrojtur si zjarrfikes qeverine. Eshte thjesht sherbetor, por pa asnje vlere. Eshte nje klloun inshkences ekonomike, eshte nje matrapaz i principeve e nevojave qe burojne nga publiku. Ka injorance te thelle ne ceshtjet e demokracise dhe bashkejeteses se saj me sisteme ekonomike te ndryshme. Fatkeqesisht hyn tek ata qe ngaterrojne teorite ekonomike me format e principet e qeverisjes demokratike. Ka nje vetkenaqesi ne tekniken e tij te bisedes qe eshte tipike e prototipave qe vine nga provinca dhe kujtojne se te sillesh si i zgjuar dhe te jesh i zgjuar jane e njejta gje. Dhe e fundit: shija e tij personale estetike ne te folur, qendrimin fizik, dekorimin me veshje, eshte tipike e “shejtan-budalla” -it. Burre mistrec e sherbetor i vetengopur me idene se nuk eshte sherbetor.

    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Per te sharë e shave goxha, por per te thene nuk na the asgje. Ti, dhe disa birbo te tjere këtu, qe vetem shani, por gjë nuk thoni. Po hë, more myteber!! Pa na thuaj ku çalon logjika e ketij Çoçolit? Jo, që ta dimë edhe ne. Mos na ler të vdesim injorantë, se gjynah. Mos na ler në dore të Çoçolit. Ai u mbajt ne tre pika kryesore. Që porti egzistues nuk ka hapesira zgjerimi, ndersa Porto Romano ofron shumë hapesira per rritja. Që Porto Romano ofron mundesine e nje stacioni te ri hekurudhor vetem per mallra. Që zhvendosja e portit i jep mundesi Durresit te kthehet ne destinacion te madh turistik me yahte dhe tragete, duke ndihmuar te gjithë zonen perreth, edhe banorët. Po ti, ç'na thua? Cilat janë argumentet e tua, Apo injorant, fshatar, nuk merr vesh nga demokracia, servilë, e me the te thashë? Vetëm kaq? Keto sharje, qe mund te jene edhe te verteta, nuk hedhin poshte asgje. Sali Berisha ka 20 vjet qe shan, dhe i rruajti bolet Ramës. Mos ke marre edhe ti briskun si Saliu? Apo do na thuaj ndonje gjë te saktë?

      1. E
        Erdogan

        Ja perplase ne fytyre me mire se cdo ta beja une! Injorante si ky nuk duhen neglizhuar por demaskuar. Po si te mos kete plane shteti per nje port te ri modern dhe te madh dhe te cliroje perfundimisht Durresin nga nje e keqe e domosdoshme qindra vjecare.

    2. I
      ILIR

      Ky Cocoli eshte nje cope idioti,nje sahanlepires i peshtire dhe vetem ekonomist nuk eshte.

      1. a
        ana

        Po pse o Ilir , nuk duhet te kete vizione dhe plane per Porte moderne dhe jo brenda qytetit se nuk jemi akoma ne epoken e gurit o te keqen. Po sado pak vizion a nuk ke o qyqar?

      2. P
        Prind

        Monument duhet t'i beje Rilindja ketij kollarekuqit experti midhjes dhe i peshkut.

        1. s
          shqip

          Mire e ke ti more mik, por hajde e mbushua mendjen ithtareve te non-grates dhe te shiturve tek greku e serbi. Ata e duan Shqiperine qe te jete pa porta e pa penxhere se keshtu e kane nen kontroll.

          1. P
            Prind

            Ky ose eshte i trashe, ose naiv, ose i blere.... Nuk ka mundesi te artikulohen keto fjali nga nje ekspert.. Palo expert , mbase e ben qe ti fale Rama ndonje kollare.

            1. T
              Taulant

              Po jep ti argumentat e tua, pse duhet te vazhdoje porti egzistues mu ne mes te Durresit? Apo sepse keshtu ka qene me qindra vjet. Po ore po shoqeria zhvillohet, ecen perpara, ty te rrofte kollarja, kaqol!

            2. g
              guruja

              @Na mbuloi injoranca...,e ke thënë pik për pik çfar ke përshkruar për këtë vemje... O zot deri ku shkon injoranca e ketij sahanlëpirsi! Po je bërë aq banal e i shpifur ,sa j'a ke kaluar dhe 'Uriahipit' si servil o dordolec ,që nuk thua asgjë,por vetëm përsërit si papagall me gjuhën qe rrotullon në gojë,aq sa duket se po ia mban në gojë 'mbretit'

              1. B
                Bedriu

                Sa aktive jane keta ushtaret e sales. Njeri nga 3 komente duhet te shkruaje qe te duket sikur jane shume. Hajde sali qenefi hajde komandanti i letyrave qe nxijne çdokend je e ke qene…

                1. 5
                  555

                  Bythelepires mashtrues mbeti ky Cocoli!

                  1. T
                    Taulant

                    Kur nuk ke argumenta vetem shan dhe qetesohersh se beson qe e shara eshte argument. hahahahahaa je mbetje e saliut o derrezi. Bota dhe shoqeria njerezore ecin perpara se kane vizione. Ti ngele ne shpelle bashke me saliun.

                  2. a
                    astrit

                    Me sa di une porti aktual i Durresit shfrytezohej per 25% te kapacitetit te saj. Nga na doli qe porti i ri ne Porto Romano ne qofte se arrihet te ndertohet ndonjehere i trefishoka fitimet ne raport me investimin.Ne kemi nje kryeminister qe nga ekonomia eshte rehat e kemi ca palo ekonomista qe bejne llustraxhiun e kepuceve.

                    Lini një Përgjigje