Na morën Donald Trampin!

20 Mars 2024, 09:12Blog TEMA
Na morën Donald Trampin!

Nga Frrok Çupi

Edhe pse presidenti Trump u doli duarsh, mund të kishin gjetur një ngushëllim sot. Bie fjala, një ngushëllim do të ishte sikur të shpallin zotin Todd D. Robinson si engjëll mbrojtës në vend të Donald Trump tradhtarit. Sapo tradhtari është vendosur në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, me mikpritjen e Edi Ramës, në Tiranë zbret nënsekretari për çështjet internacionale kundër Drogës e Krimit. Zoti Robinson ka ardhur sot nga Amerika.

A tradhtoi zoti Trump?

Donald Trump nuk bëri asnjë premtim se ‘do të lironte nga burgu dhe nga non-gratra’ Sali Berishën,  por këta e kishin thurur ëndrrën në netët e tre dimrave që nga viti 2021. As Donald Trump, as e bija, as dhëndri nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se ditkan kush qenka ky Sali që u përgjëroka ndaj familjes bionde të Amerikës. Sidoqoftë, kjo më ngjan me një tregim të viteve para ’80 që më ka mbetur në shënimet nga një fshat i Dropullit. Zonja, mbi të shtatëdhjeta, vinte çdo ditë të mbushte ujë në një zgafellë. Tërhiqte katruvat me ujë por nën shkëmb linte një letër të shkruar me dorë. Letra drejtohej për në Amerikë, te një djalë i emigruar nga po ky fshat, Goranxi. Sipas zonjës, prindërit e kishin fejuar me djalin nga fshati, të cilin as e kishte parë kurrë. Por për pesëdhjetë e ca vjet me radhë, vajza që po i afrohej shekullit, i shkruante letra të fejuarit. Gruaja do t’i binte këmbës po ta pyesje se “a i merr letrat djali?”.

As mund ta vije në dyshim, vajza që mbushte ujë i shkruante letra të fejuarit në Amerikë, dhe kaq ishte. Këta që ‘humbën’ Donald Trump sa hap e mbyll sytë, këta mund të kishin krijuar lidhje tjetër, për shembull me zyrtarin e lartë Todd D. Robinson. Mund të kishin thënë se zoti Robinson ka ardhur në Tiranë në mbështetje të zotit Berisha, që t’i heqë titullin ‘non- grata’ dhe ta lirojnë nga burgu. Aq më tepër mund ta kishin bërë të besueshme përrallën për shkak se puna e parë që bëri Todd, u drejtua për në Prokurorinë dhe Gjykatën Speciale kundër  Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Këta, me një shkathtësi sajesash të llojit të tyre, mund të kishin deklaruar se ‘tani të shikoni çfarë do të bëjë zoti Robinson! Tani do t’i kapë me shpulla Dumanin, Krajën, Gjokën…’ pse e kanë lidhur në burg shtëpie ‘legjendën’.

Po dilema?! Sikur zoti Robinson të ketë ardhur në SPAK bash për të inkurajuar burgosjen e të korruptuarve?! E keqja se kujt t’i besosh tani, mos besoni as te zoti Robinson. Ja kështu janë ndërtuar tregimet banalë me ‘shoku ynë Trump’. Gjithë marrëzia u ndërtua sikur Donald Trump po vuante me natë e me ditë atje në Amerikë, derisa të zgjidhej prapë president dhe menjëherë ‘të rrihte me shpulla prokurorët shqiptarë, kryeministrin, presidentin, Lulin, sekretarin Blinken, zonjën Kim, madje edhe vetë zotin Biden. Fillimisht deklaruan në publik një gjykatës në Francë, emrin e të cilit e kapën në një faqe interneti, dhe thanë ‘ai po e mbron legjendën, do ta shikojmë ç’do t’i bëjë Blinkenit!’. Pastaj e ulën stekën e shkuan te Beleri i Himarës, duke nënkuptuar Greqinë. Ca prej tyre lëshuan zëra se ‘mjerë ju që merreni me Greqinë, ajo ju bën copë!’. Më në fund…, sapo kishin vendosur të mos i ndaheshin presidentit Donald Trump. Ai ‘po vjen në pushtet’, sa të vijë u zgjidh puna. “Donald Trump është si ne, i djathtë dhe i ndershëm…!”, lëshuan zëra ata që mblidhen poshtë ballkonit çdo mbrëmje. Të gjithë flisnin për veshët e  budallenjve dhe të gjithë ushqeheshin si budallenj…

Tani nuk e kanë Donald Trampin. Ua mori Edi Rama. Më budallenjtë e besojnë se Edi bëri rrugë shko- eja në Amerikë derisa e bindi presidentin që ‘të mos rrijë poshtë ballkonit’; dhe ia doli. Ata më perversët thonë se ‘Edi i fali tokën shqiptare për t’ia marrë Trampin legjendës Berisha’. E tëra ndodhi sa hap e mbyll sytë, sipas tyre. Dhëndëri dhe këshilltari diplomatik i Trump, zoti Kusner, ka vendosur të investojë mbi 1 miliardë dollarë në ishullin shqiptar Sazan dhe në kryeqytetin serb, Beograd. Kjo është, Trump u bë me Ramën. Prapë flasin për budallenjtë. Investimi i madh që po ndodh në vendin tonë, ndodh sepse Berisha varet lart në ballkon; ndryshe militarët e PD do të ishin duke vjedhur akoma armë në Sazan. Por për pjesën tjetër shumicë popullore, ngjarja e bujshme që sapo ndodhi me Sazanin, po përcillet me qesëndi: ‘Po ta mori Edi edhe Trampin o Sali, s’e mbajte dot a i zi!?’

7 Komente

  1. S
    Salihi gazbardhist lgbt

    Ska faj zÇupi , ku jane mbledhur gjithe ai kallaballek qe jane njeri me trap se tjetri, njeri me hajdut se tjetri, njeri me vrases se tjetri. E dini pse e mban Salehu në mbremje mbledhjen poshte shtepise ? Qe kur te brohorasi ATA 27 veta, mos ti duken dhembet e krimbta. Nje grumbull MUTI I stazhionuar tashme. bio

    1. M
      Malo

      Edhe vete Cupi si Kryespihun thuaje apo ke siklete se i ngelet hateri,me salesh edlesh kryehajdutet te gjithe…

    2. F
      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

      'Katoliku' Frrok!Je pjeseze e zagarise FEV ZI e LESAVE o i ZI! Ku eshte informacioni ne nje vend 33 vjet pa shtet e pa Zot kur ne krye te antishtetit jane 128 banda 'pari'-'parti' me ne krye 3 'MoskeDHJERE':edvin-sali-like flori!? Kaqe idjote i konsideroni akoma shqiptaret qe mos kuptojne se EDvin psikopati eshte djali adoptiv i SS-Sali Serbit krriminel qe te DY jane klloun,eunuke,manikine ne duar te UDB-KGB-se dhe pas 'SAZANIT' behet fushate elektorale per KRRIMINELIN-TRAP-TRUMP!?

      1. s
        spata

        O Frrok rrot, a ka dru me pre ! Dole ne mbrojtje te Ramen dhe na hapesh dege me dege duke zene ne goje projektin madheshtor te Trampit.Kjo fitore e madhe , fale Rames e jo Berishes nga ballkon ,per shqiptaret,qe se kane ndjer ndonjehere kete thithje investim turistik ,eshte e jashtezakonshem . Mire bene qe komenton dhe mbeshtet kete ide ,por pervez dhe kryebudalla je ti, qe ofendon nje mori komentesh ,per mos transparencen e ketij investimi . Sazani nuk eshte nje hu qe qendroka kot ne nje pike strategjike .Vlerat dhe rendesija e tij varet nga ata qe kuptojne.Se c'dote thote i vetmi ishull ne toke shqiptare, lexo boten se si i kane trajtuar e i trajtojne keto nyje te rendesishme .Sigurishte qe sot kushtet e vendit ,si antar te NATOs ,kane ndryshuar ,sic ndryshuan ne 1961 qe u shkeputem nga influencqa Ruse ,por kjo nuk ja zbe rendesine strategjike Ishullit te Sazanit .Kjo perkthehet qe per nisma te tilla duhen studjuar mire dhe me prespektive te perjetshme . Le ta marrim te mirqen kete lajm sensacjonal ,me vlera te medhaja 1 miljard ne Sazan ,Zvernec e Treport .Sazani do me shume fonde te investohet per energjine elektrike dhe ujin e pishem . Ne kohen tende o Frrok u prodhua nje kabel nga uzina e telave Shkoder ,por ne lam qimet e kokes dhe ai nuk punonte normalishte .Sigurishte qe teknologjija jone nuk ishte per prodhimin e kablave nenujor . Tani kete dota beje Trampi. Mendoj se ky rrjet do te shtrihet edhe per resortin e Treportit e te Zvernecit, qe te ket stabilitet te vazhdueshen dhe garanci .Vetem keto vepra do ti konsumojne fondet me te medhaja qe i duhet , per 25 vjete, te nxjerri fitimin e saj. Do ta pelqejne kalemxhinjte kete ? Le te marrim varjantin e marrjes se energjise dhe ujit nga Karaburuni.Kjo eshte me me shume leverdi mbasi zhvillon gjithe Gadishulloin . Por dhe keto punime duan kohe e fonde jo pak te kushtueshme.Resorti qe do ngrihet si ne varjantin e pare dhe te dyte nuk ka aq shume potencjal fitimi . Perjashtuar Treportin e Zvernecin me hapsira me te favorshme per fitime ,Sazani i ka shume te kufizuar vijen bregdetare per turizem .Ne pjesen veriore ka 80 metra zhavorr te trash qe mund te shrytezohen per banjo dielli e deti . Pjesa lindore ,i ashtuquajturi Plazhi i Gjeneralit ,ku shkonte ai me familjen per tu lare , ka nje vije 30 metra. Me ne jug te tije eshte nje pike me 15 metra e bute per tu shfrytezuar per palazh e kamping ditor. Me duket se quhet ish Akustika. Ne krahe te saj gjithmone ne drejtim te jugut eshte nje gji ,Japraku qe ka nje vije bregdetare per plazh 50 metra . Keto te dhena i gjeni ne Google Earth.Merrni lapsin dhe nxirni, sipas ketyre te dhena, se sa eshte kapaciteti mbartes per plazhistet.Nuk jam specjalist urbanistike te nxjerr se sa turist i bie per keto 1200 meter katrore. Me keto te dhena dua te them se kjo ide ,per Sazanin, ka pikpyetje te medhaja per tu realizuar. E vetmja zgjidhje eshte popullimi gradualishte, duke ju siguruar banorve ,qe do ti sherbejne dhe turizmit , vendbanimet e sherbimet socjale .Pra ngritja e nje fshati turistike me banor te perhershem . Po te jete keshtu le te vije mire se te vije nusja jone trampiste . A i kutove keto o Frrok....!

        1. E
          Enveri

          I dashur Spata, dukesh i ftjelluar por je injorant. Ke shume llogjike dhe ke bere nje analize te mire te ideve te tua por ke ngateruar temen sepse ne rastin e Sazanit behet fjale per "Turizmin Elit" qe do te thote se nuk eshte turizem per popullin...Thellohu shoku thellohu!

        2. F
          Fredi

          Frok ja ke futur kot ,po kot fare!Sa per dieni se e shikoj qe qenkerke i painformuar! "Trapi' me 25 ka gjyqin dhe gjasat jane qe atij nuk do ti lejohet kandidimi me vendim gjykate e per rrjedhoje do te humbase shancin e fundit te karieres dhe jetes se tij,pasi ka dashur qe te largohet nga kjo bote nen detyre si presidenti!

          1. A
            Anna

            Ti super star Frrok

            Lini një Përgjigje