Kryeministrat e Republikës së Drejtorëve

16 Mars 2024, 17:01Blog TEMA
Kryeministrat e Republikës së Drejtorëve

Nga Lorenc Vangjeli

Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes së majtë, por në të tretin, Republika e Drejtorëve, është një realitet i dukshëm publik. Janë një grusht zyrtarësh të lartë të shtetit, me një identikit të veçantë, që e bën çdonjërin prej tyre, binjak me tjetrin. Në përgjithësi janë emra të panjohur e pa kontribute publike. Janë të rinj, vanitozë e plot ambicje. Janë thellësisht të dashuruar me euron, veshjet e firmuara, verën e shtrenjtë, kazinot, takimet me fallxhorë të njohur, udhëtimet jashtë shtetit dhe investimin në real estate.

Shfaqen në publik kryesisht në fushata elektorale të shefave respektivë dhe atë kohë e përdorin si pasaportë politike për punët postelektorale që kryejnë. Bëjnë sikur adhurojnë kryeministrin kur e shoqërojnë në turet e tij, por në të vërtetë idhujtarizojnë vetëm autoritetin përgjegjës mbi ta. Me atë autoritet lidhin kërthizën e fatit vetjak. Shumica dërmuese e tyre drejtojnë si tiranë të vegjël ngastrën publike që kanë në ngarkim. Në Republikën e Drejtorëve, secili drejtor ndjehet kryeministër i plotfuqishëm, i pakërcënuar nga asnjë opozitë.

Zakonisht kanë pothuaj zero dukshmëri publike, me përjashtim të rrjeteve sociale, ku bashkëshortet apo të dashurat e tyre reklamojnë jetën prej “Rich Boys/Girls” nëpër botë. Zakonisht fundjavat i kalojnë jashtë vendit, shpesh në grupe eskluzive dhe vendqëndrime eskluzive, ku paguajnë vetëm me cash. Më të mençurit e tyre nuk tërheqin prej vitesh “tax free-në” në pikat e kalimit kufitar. Dikur e bënin sepse aq dinin!

Ka kohë që themeluesit e Republikës së Drejtorëve janë bërë objekt i vëmendjes së publikut, shpesh me xhelozi për fatin e të përzgjedhurve dhe po aq shpesh me shpresën për të pasur fatin e tyre. Ata gjenden në pushtetin qëndror dhe atë lokal. Dhe janë një nga arsyet që frymëzuan hyrjen në fjalorin politik të ditës të fjalëve: mollë, dardha, pjeshka, luleshtrydhe dhe mandarina. Të gjitha fruta të pafajshme që kanë plotësuar menunë e bashkëpunëtorëve të Ramës në tryezën ku ata benin aheng pas shpinës së tij. Me shumë gjasa, në këtë fjalor do të shtohen edhe qershitë. Dhe do të jetë mision i pamundur të gjendet ndonjë kokërr e palagur në kanistren me qershi e luleshtrydhe të qeverisjes.

Arrestimi i një drejtori të rëndësishëm në ministrinë e infrastrukturës dhe më herët, i sivëllait të tij në bashkinë e Tiranës, paralajmërimet se një fat i ngjashëm do të pasojë hetimet e nisura për një aradhë të gjatë të binjakëve të tyre, e ka ngritur në një nivel tjetër frikën dhe parandjenjat e liga. Që për herë të parë ka tejkaluar paralajmërimet ezopike të kryeministrit për ta e mbi ta, denoncimet e opozitës dhe shkrimet në media. Thasët e parave që kanë fituar, nuk ka minare që i fsheh më. Ato nuk mbulohen as me aleancat fluide e nderet financiare që një pjesë e qëndrave të pushtetit në pushtet krijon me opozitën kundër rivalëve në qeverisje dhe as me pilotimin dhe sponsorizimin në media të sulmeve reciproke.

Arresti i drejtorit të lartë të radhës është vetëm një hallkë domethenëse në zinxhirin e drejtorëve që duket se do të shpërthehen edhe më tej. Madje tanimë bëhet fjalë për një stinë dimri për drejtorë të rëndësishëm e jetëgjatë, që do t’u duhet të bëjnë rokadë me qelinë të shtëpive te tyre ku vetëm mobilimi shkon në qindra mijëra euro. Dhe ndoshta nuk përfundon këtu. SPAK po i bie pragut që të dëgjojnë dyert e rënda të pushtetit real.
Mjafton të vlerësohet se punët publike tenderohen pothuaj të gjitha me vlerën maksimale dhe që proceset janë me flamur të kuq, që të kuptohet se hetimi publik per shpenzimet buxhetore, i ngjan të shtënave në turmë. Ngado që të kthehet tyta, asnjë e shtënë nuk del huq.

Ekuilibri dhe kontrolli i pushteteve, aty ku ka pjesën e tij edhe Republika e Drejtorëve, që kishte kohë që ishte denatyruar, tanimë është duke krijuar një ekuilibër të ri falë ndërhyrjes së segmentit më domethënës të reformës në drejtësi, SPAK-ut. Pavarësisht padurimit të publikut, ritmi i shpresës së të cilit për drejtësi nuk mund të përputhet me shpejtësinë e hetimeve, përmbysja po ndodh dhe ky është vetëm fillimi. Altin Dumani gaboi pak ditë më parë në Shkodër kur cilësoi si objektiv fundin e pandëshkueshmërisë si koncept brenda pesë viteve të ardhshëm. Ky moment tashmë ka ardhur dhe jo vetëm pushteti i drejtorëve kryeministra, por gjithë republika e mëkatarëve, tw se djeshmes e tw se sotmes, po ndjen që më e liga është ende udhës për t’i takuar.

A do të përfundojë këtu? Vetë Dumani premton të kundërtën, pa fshehur dëshpërimin se ka tmerrësisht pak denoncime nga institucionet përgjegjëse. A është e mjaftueshme çfarë është bërë deri më tani? Gjasat janë se drejtorët në shënjestër nuk parathonë asgjë të mirë edhe për eprorët e tyre. Enigmw mbetet qëndrimi që do të mbajë ndaj kësaj situate cilësisht të re shefi i shefave, Edi Rama. Padyshim që kryeministri që qeveris me frymëzim artistik dhe që e ka pak për zemër prozën e mërzitshme të praktikës, e njeh këtë realitet që e ka denoncuar edhe vetë. Si rregull, vartësve të tij, Rama ju jep paradhënie besim të pakufishëm dhe më pas, kur i sheh si qershi të lagura, nuk ju beson edhe kur i betohen për datën në kalendar. “Stërvitja” paraelektorale që ai po i bën këto muaj partisë së tij duket se paralajmëron njw kalendar tw ri politik, që të shmangë pagesën prej tij të një fature që e kanë krijuar kryesisht të tjerët.

I ardhur në pushtet në emër të rilindjes së vendit, Rama është i vetëdijshëm që mëkatarët që i vijnë rrotull mund të bëhen punonjës funerali për vetë rilindjen e rradhës në mandatin e katërt. Ai është i ndëshkuar të verifikojë nëse tumori i korrupsionit është bërë më i madh edhe se vetë trupi i sëmurë. Në një rrethanë të tillë, Dumani me mjetet e tij mund të bëjë vetëm kimio, kurse ai vetë duhet të shndërrohet në kirurgun që heq tumorin. Dhe bisturia e vetme në këtë rast, do të ishte vetëm zgjedhja për të bërë rizgjedhje.

14 Komente

  1. T
    Ton

    Lenci po kta firmosin o mik...por vendosin ministrat...nese kta marim 5 leke ministrat marin 95...mos bej naiven....kte e di dhe bufi o Lenciii....I ke kudo kta drejtoret qe punojne per ministrin...ku shkon ministri shkojne dhe kta...Kamikaze qe e kane mare persiper burgun..

    1. 7
      768

      O Lenc mendon se Rama eshte I paster e behet gje pa ditur ai? Apo Balluku...o Lenc mavria...ja se po ben gati Sazanin me Firmat e ketyre Kamikaze 30 vjecare

      1. p
        politika

        Bravco lenci e mbuyte balluykun, sigurisht me porosi te lalit. kur u arrestua Taulanti asnjer9 nga ju nuk guxoj te shkruante per drejtoret, edhe taulantit i shkon mibilimi miliona lek se shtepine ne zone ekskulzive e ka, por per ato te lali erit nuk keni bythe me shkrujte ju, tani qe oi goditet galluku keni hape ghojen

        1. V
          Vito i Orneles se Varuzhanit

          Kur do arrestohet Elton Kacollja, drejtori i UKT?

          1. P
            Pashai Turk

            Po me minaret c'ke a derezi? Leri krahasimet e permbysura se na hape barkun. Kur nuk e njeh dicka e pakta mos e zer ne goje. Te mbeti minarja dhe callma e hoxheve ne goje. P.S. qe shporta me qershi te behet objekt krahasimi qershite duhet te jene te kalbura jo te lagura.

            1. I
              I munduri nga korrupsioni .

              Shkrim i goditur por me dorashka për shkaqe që lidhen më shumë me faktin se emrat terheqin vëmëndjen nga thelbi i problemeve Për lebërit ka një barsoletë a thënie me humor që i shkon konkluzionit të "Tumorit të madh" Në një eveniment festiv në do parakalonin para tribunës ,dhe organizatorët ishin në rikonicion të vëndit të vendosjes së tribunës ,ata që kishin gropën në gjoks e ideuan tribunën ndryshe nga normalja , në tribunë do të duhej të vendsej udhëheqja me një numër të kufizuar personash , por ata vendosën të propozonin që të ndertojej një tribunë përgjat bulevardit por ishin të pa përgatitur me argumentin e kësaj përzgjedhje pse kështu ? Ata po kërkonin duke menduar përgjigjien pse duhej zgjedhur kështu tribuna . Ai me gjoksin që e kishte gropën më të thellë i dha përgjigjien e menjëherëshme "Po ju ç' hall ju shqetëson ,?!, Nuk ju shkon ndër mënd se Vne do jemi në tribunë ndersa Fierakët ,Lushnjarët ,Beratasit e me radhë do parakalojnë para nesh në bulevard "Kjo ështe përgjigjia . Edhe konkluzioni në këtë shkrim ,me të korruptuarit për autorin e shkrimit, është se mund të mbrrijë puna që qeveria të parakalojë para të korruptuarëve të cilët në vënd që të kalben në biruca dhe të xhvishen lakuriq nga pronat e fituara abuzivisht do marrin buqeta me lule të freskëta si në paradat e një Majit dikur,ka rrezik medalje dhe shpërblime të tjera kesh ose me klering nga qeveria në se e lë vetëm në dorë të denoncimeve sporadike dhe pritshmërive të atrofizuara. Në fakt deri tani pak gështënja ka nxjerrë nga prushi qeverisja ,ka denoncime qe nuk kapen me dore të cilat kanë në si subjekt vet administratën palë te denoncuar .

              1. Ç'të thuash!?

                Po pse mor Vangjo, pak djem e burra, vajza e gra të mira ka ky vënd që Edi Rama promovon legena për drejtora apo ministra?.......... . Pse nuk i do burra si Shkëlqim Cani, Fatmir Xhafa, Erjon Braçe, apo gra si Arta Dade, Valentina Leskaj, Ermelinda Meksi?...... . Po ka dhe djem të rinj plot..... . Por si është ndërtuar ky sistem nuk i do të rinjtë e zotë dhe të shkolluar....... . Nipi im, djali i motrës, konkuron për një pozicion pune në kullën e kontrollit të aeroportit të Rinasit....... . Je munduar kot i thanë, disa që po prisnin. Fituesi është përcaktuar. Ne kemi ardhur për të ndihmuar atë, gjoja se ktu po bëhet konkurim........... . Dhe nuk fitoi.......... Pas tre muajsh konkuron në aeroportin e Mynihut, për të njëjtin vend pune.... Dhe çudia...... Fiton dhe vazhdon të punojë atje prej 5 vjetësh...... . Sepse atje nuk funksionon miku, djali i filanit, mbesa e filankës........ . Ik e pyet për punonjësit e kullës së kontrollit në Rinas......... . Të gjithë, pa përjashtim me lidhje nepotike me pushtetarë e ish pushtetarë, deputetë e njerëz të biznesit e medias....... . Ndërsa nipi im ishte djalë arsimtarësh të thjeshtë. Dhe ky nuk fiton dot në konkurset në Shqipëri.... Ama në Munih, Franfurt, apo Paris fiton..... . Dhe themi pse largohet brezi i ri nga Shqipëria.

                1. S
                  Satër

                  Bravo! E vetmja gjë që rama ka bërë për 12 vite është goditja e specialistve, puntorve dhe njerëzve të ndershën në udhëheqien e partisë socialiste për ti hapur rrugë bandës së vetë të korruptuar si ahmetaj,tahiri,koka, beqaj,balluku, etj.etj. Vetë rama është përgjegjësi i gjithë korrupsionit të "drejtorave" në krejt administratën shtetërore!.

                2. D
                  Doganjer vlere

                  Gazheli doganave me gruan reklamon luks dhe arrogance. Miku xhepistit te gjate.

                  1. Z
                    Zyko

                    Nuk mund te vjedhe ushtari po nuk vodhi komandant m*ti .

                    1. D
                      Dhëmbeli

                      “ Kur nga kopështi i popullit Mbreti , një kokërr fiku këputi dhe e futi në gurmaz, nga rrënjët i çkulën pemët , sejmenët që e ndiqnin pas .” ( Sadiu )

                      1. T
                        T

                        Jemi shtet kurve prej 30 vjetesh dhe popull kar dhe frikacak .

                        1. N
                          Nastradini modern

                          O Pasha ! E ka fjalen per qershite e Nastradinit,i cili pasi i permori u kthye dhe i hengri,jo per qershi te kalbura

                          1. E
                            ENTSOE

                            Alegoria e shkrimit qendron, dje, sot dhe pergjithmone sidomos ne kapitalizem!! Mjafton te jetosh per Pak kohe ne nje vend te BE dhe ftillohesh!! Ne akoma kemi koshience laramane, kapitaliste-komuniste dhe jorelixhoze!!

                            Lini një Përgjigje