Nëse rrëzohet “Muri Blu”, mbetet Sazani…

16 Mars 2024, 13:20Blog TEMA

Nëse rrëzohet “Muri Blu”, mbetet Sazani…

Nga Eduard Zaloshnja

Tani që dy kandidatët kryesorë presidencialë janë përcaktuar në SHBA, gjithnjë e më shpesh do të publikohen sondazhe për garën mes tyre. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar. Sidoqoftë, historia e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka treguar se një kandidat mund të dalë i dyti në renditjen e votave në shkallë kombëtare, por mundt ta fitojë garën për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë (duke fituar në disa shtete kyç të federatës amerikane). Rastet e tilla më të fundit kanë qenë ai i Donald Trampit më 2016 dhe i Xhorxh Bushit në vitin 2000.

Në garën aktuale, shtete kyç për demokratin Biden janë Pensilvania, Uiskonsin dhe Miçigani. Në të trija këto shtete, në tri dekadadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump dhe ai u bë president (edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Klinton).

Falë kësaj historie elektorale të këtyre tri shteteve kyç, në zhargonin politik amerikan ato mbiquhen “Muri Blu” demokrat (ngjyra blu mbizotëron në logon e Partisë Demokrate). Në qoftë se një nga këto tri tulla të “Murit Blu” bie, bien edhe shpresat e demokratit Biden për një mandat të dytë presidencial…

Po si paraqitet situata elektorale në këto tri shtete?

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Pensilvani me 50.01% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.84% të votave (1.15% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje (ka epërsi republikani Trump vetëm 0.6%).

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Uiskonsin me 49.45% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.82% të votave (1.73% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje (ka epërsi republikani Trump vetëm 1%).

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Miçigan me 50.62% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 47.84% të votave (1.54% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet relativisht e ngushtë deri më sot atje (ka epërsi republikani Trump 3.5%).

Në shtetin ku demokrati Biden pati më shumë epërsi para katër vjetësh (në Miçigan), tani ka disavantazhin më të madh në sondazhet e zhvilluara në shtetet e “Murit Blu”.

Miçigani ka përqëndrimin më të madh të popullsisë muslimane, krahasuar me të gjithë shtetet e tjerë të SHBA-së. Dhe exit-pollet e kryera në ditën e zgjedhjeve para katër vjetësh atje treguan se votuesit muslimanë kishin votuar masivisht për demokratin Biden. Por aktualisht, ata janë të zemëruar me politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj palestinezëve në Gaza, dhe një pjesë e tyre duket se nuk duan të shkojnë fare të votojnë. Ndërkohë, votuesit besnikë të republikanit Trump në Miçigan dihet që do të shkojnë të votojnë…

Për republikanin Trump, “Muri i Kuq” përbëhet nga Xhorxhia, Arizona dhe Nevada (ngjyra e kuqe mbizotëron në logon e Partisë Republikane). Në këto tri shtete, republikani Trump humbi para katër vjetësh përkatësisht me diferencë 0.2%, 0.3% dhe 2.4%. Por aktualisht, sondazhet tregojnë një epërsi të tij përtej marzhit të gabimit statistikor në të trija këto shtete.

Sidoqë të përfundojë gara në SHBA, Edi Rama duket se po i merr masat paraprake në rast të një fitoreje të mundshme të republikanit Trump – dhëndërrit të këtij të fundit (sipas prestigjiozes New York Times) duket se po i çel dritën jeshile për investime luksoze qindra-milionëshe në ishullin e virgjër të Sazanit, ku toka është pronë shtetërore – vetëm firma e Ramës dhe 71 vota në Kuvend mjaftojnë për transferimin e pronësisë…

19 Komente

  1. L
    Labeati

    O gazetat a mund te na tregosh si I transferohet toka e shtetit tone tek nje I huaj se nuk e kemi te qarte dhe deri tani nuk ka ndodhur me pare

    1. B
      Bac u kry

      Ivanka nuk eshte me person politik dhe e preferuar ( e besuar ) e Donad Trump. Googlloni pak per Lara Trump dhe pastaj flasim. Pse ky zevendesim i Ivankes me gruan e te birit?

      1. A
        Albina

        Ivanka nuk është grua e të birit. Është vajza...

      2. P
        Pronar i vjeter i shpronesuar

        O labeat, nuk transferohet toka, transferohet pronesia e tokes nga shteti te privati. Ndodh kudo n bote. Por edvini po i ben nje dhurate dhendurit t Donaldit n kete rast

        1. M
          Martin

          Sazani nuk ka pronare . Bile per paradoks Sazani ska qene kurre i perandorise osmane . E kishte Venediku dhe pastaj deri ne 1946 ne letra figuronte i Britanise se Madhe mgjths britaniket skishin shkelur kurre ne ishull. ( duhet theksuar se legjislacioni i ishujve eshte i ndryshem nga ai i pjeses tokesore ne konventat boterore )

          1. O
            Operacioni Zjarri

            E vertete eshte. Sazanin Shqiperia e mori pas Luftes se dyte Boterore ne saje te luftes qe bene partizanet nen udheheqjen e te madhit Enver Hoxha. U jemi perjete mirenjohes

        2. P
          Portokall

          Po si porti Durresit....po qenke koqe

          1. V
            Vlonjat

            O gomere, nuk e shet njeri ishullin e Sazanit. Rama thjesht do t'i jape dhendrit te Trumpit nje cope toke te ndertoje nje rezort atje, sic ka dhene edhe per rezorte te tjera ne bregdet

          2. M
            Martin

            1. Une kam votuar per Presidentin Biden, por tani nuk votoj per asnjerin nga moshataret e mi qe duhej te ishin ne pension. Sistemi i demokratik i zgjedhjeve ne SHBA ka degraduar , perderisa do te votohet per dy pensioniste te caktuar nga oligarkia milionere e vendit. 2. Partite Politike Republikane dhe Demokrate nuk ndjehen gjekundi ne SHBA dhe shumica e njerezve qe do te shkojne tek qendrat e votimit do ta hedhin voten sipas tradites shekullore: demokratet per kandidatin demokratik, republikanet per ate republikan. 3. Ishulli i pabanueshem i Sazanit eshte toke shteterore dhe nuk shitet, jepet me qira per biznes, me perfitime te dyaneshne: privat - shtet. Sipas Kushtetutes se Shqiperise, askush nuk ka te drejte juridike te shese asnje pellembe toke te vendit. Ju vete (edhe autori i shkrimit) luftuat qe te rrezohet sistemi i mbyllur socialist i Enver Hoxhes dhe e zevendesuat me sistemin e hapur demokratik, tani pse beni sic tha Dua Lipa: "Shqiptaret kane nje proverb:"Hyp se te vrava, zdryp se te vrava!" Jetojme ne epoken e globalizimit te ekonomise, kultures, shkences dhe levizjes se lire te njerezve dhe kapitaleve.

            1. L
              Lexues

              Sikur sistemi i zgjedhjeve te funksiononte siç duhet ne Amerike, kandidati demokrat perballe Trump-it para 8 vitesh do te kishte qene Bernie Sanders, kundershtar i vendosur i klases se milionereve dhe politikan me integritet te padiskutueshem. Trumpi nuk do behej president dhe Partia Republikane nuk do merrte rrugen e autoritarizmit. Fatkeqesisht zgjodhen Hillary-n me rezultatet qe dihen.

              1. B
                Bernardi

                Na plasi trapi o Martin se sdo votosh ti

              2. B
                Bernardi

                Martin. Ende beson se ne Shqiperi ka nje shtet dashamires me kete popull? Jo mor vella. Shqiperia eshte shitur qe ne vitin 1992 dhe pothuajse askush nuk kane marre prona pervec disa zgeqeve nuk i duhen askujt. Nje tallje e madhe, nje poshtersi e madhe, nje nga krimet me te egra qe ndodh new shekullin e21, ku Shqiperise po i ndodh identike si Kosoves ne vitin 1998, 1999 qe shqiptaret u debuan me dhuna nga tokat e tyre. Eshte renqethese qe ne vitin 2050 te katandiset vendi yne i bekuar me rreth 500.000 banore, por edhe keta te gjith te pashkolle, punetore krahu, do behen vellezer e krushqi me bangladeshasit. Kete platforme te perzenies se shqiptareve po i a arrin me sukses i paburri Edi Rama se bashku me nongraten e kelyshet e tij.

                1. T
                  Toni

                  Shtetl fillon nga familja, ku problemi pronave fillon nga babai me femijet dhe kusherinjte, dhe nga koha kur jane mare pronat kane kaluar 4 breza dhe jane shtuar pretendentet e pronave nga 1 ne 200 , pastaj vriten njerzit akoma.te gjthe shqiptaret duan pronat e gjyshit e stergjyshit

                  1. a
                    alphazeta

                    As edhe me 701 deputetë dhe me 10 firma të tij, Edi Rama nuk e shet dot Sazanin. Por mund ta japë me qera për një periudhë të caktuar kohe. Por në rast se e shet dhe nuk pyet kënd nesër ose pasnesër, është e sigurt që do ta paguajë me kokën e tij, si Esat Pasha, ose do i lëjë fëmijët rrugëve. Shqipëria nuk është as e Ramës, as e Salehut. Ajo është pronë e të gjithë shqiptarëve. Edhe toka bujqësore nuk duhej të ishte privatizuar, por duhej të jepej pa shpërblim atyre që e punonin atë. Sot do të kishim shumë më pak vrasje dhe shpërngulje, apo tokë të "xanun"!

                    1. I
                      I juaji Edi Rama

                      Ja pra ky adashi im Zaloshe po ju thote fiks ate qe kam une ne mendje - qe po ja lepij prapanicen Trump paraprakisht nepermjet dhenderrit d.m.th.

                      1. A
                        Aron

                        Nuk trasferohet toka. Ky Jarred do te jete vec nje investitor si cdo investitor tjeter. Pra, toka eshte nen juridiksionin e Shqiperise dhe cdo gje do te behet ketu dhe ne asnje vend tjeter. Jarred dhe Ivanka madje mund te marrin edhe pashaporten shqipetare duke shtuar vleren.

                        1. G
                          Giga

                          Rama juaj nuk i shpeton dot non grates. Le te jape ca te doje dhe le te marre sa te doje nderkohe. Me aktin qe ka bere nuk e amniston njeri. E di mire ai qe ska asnje garanci per implikimin e tmerrshem qe ka bere ne punet e brendshme amerikane…..mc gonigal.

                          1. J
                            JON

                            Sazani si Shen Naumi.

                            1. G
                              Grenell në mes

                              Lidhja serbe dhe arabe e bëjnë shumë të dyshimtë këtë punë! Shtoja miqësinë Rama - Vučić, kemi një bombë me sahat. Grenell ka gisht poashtu. Ai asnjëherë nuk e kritikoi Vučić-in dhe Serbinë -as pas aksionit terrorist - kurse Kurtin e quajti fashist.

                              Lini një Përgjigje