Sfida e ujrave shqiptare

13 Mars 2024, 11:33Blog Prof. Dr. Marenglen SPIRO


Burimet ujore të vendit janë të shumta. Vëllimet e ujit që rrjedhin në natyrë, në çdo ditë, në përputhje me “kapriçiot” stinore, llogariten të mjaftueshme për përdorimin e ujit në të gjitha aspektet e jetës dhe të ekonomisë. Megjithëse ky vlerësim është i gjithëpranuar dhe i pakundërshtuar në parim, shfrytëzimi i këtyre ujrave, lidhet me mjaft probleme, të cilët duhen trajtuar e për të cilët duhen menduar e zbatuar zgjidhje. Me sistemin e shfrytëzimit ujor lidhen problematika të mjedisit (të cilat, gjithmonë e më tepër, sot po dalin në radhët e para), krahas atyre të menaxhimit të studjuar të burimeve ujore për të lejuar natyrën të ecë, pa shkatërrime, në rrjedhën e vet, duke siguruar, kështu, vazhdimësinë e procesit; po ashtu ato të ndikuara nga demografia e vëndit, lëvizjet e popullsisë, shtimi i saj, natyra e proceseve të shfrytëzimit, mbeturinat ujore urbane dhe, e rëndësishme, rentabiliteti ekonomik dhe njohja evidentimi dhe zotërimi i plotë i këtyre fenomeneve.

Ndihet që është, tashmë, shtruar problem për burimet ujore, nisur që nga shqetësimet e furnizimeve të qendrave të mëdha urbane e deri tek projektet energjitike; aq sa, po ashtu prej kohësh, është shtruar si çështje edhe e forcave shkencore të vendit, specialitëve të ujit, të gjeologjisë, ndërtimit dhe energjitikës, mjedisit e biologjisë etj. Akademia e Shkencave, në vazhdën e qëllimeve të saj, për të dhënë rekomandime të mbështetura shkencërisht dhe për të përpunuar projekte madhorë nacionalë në këtë drejtim, ka ngritur njësinë e saj të re kërkimore të emërtuar “Pasuritë ujore”, të përbërë nga specialistë të kultivuar, ndër më të shquarit, në fusha të ndryshme që ndikojnë në problematikën e shtruar, për të arritur dhe realizuar një përfshirje dhe forcim në nivelin e duhur të rolit të kërkimit shkencor dhe aktivitetit kërkimor në përballjen e sfidave të shtruara e emergjente të këtij sektori.

Në zhvillimet dhe ritmet fillestare të punës vlerësuese të gjendjes, njësia në fjalë ka evidentuar, me kompetenca dhe dokumentacione, problematikat themelore të përgjithëshme. Së pari, ngrihet çështja e informacionit për ujin në nivel nacional. Megjithë identifikimin e këtij problemi nga ana e administratës publike dhe elementët specifikë të shoqërisë civile, (sikundër edhe pasqyrohet në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, e formuluar dhe bërë e njohur që në 2017), akoma nuk është arritur në një zgjidhje të kënaqëshme e problemit në tërësinë e vet. Eshtë e vërtetë e pamohueshme e evidentuar qartësisht, që në Shqipëri do të duhet të mblidhen të dhëna më të plota, sidomos të besueshme, për sasinë dhe cilësinë e mjediseve ujore të shfrytëzueshme të vendit. 

Kjo gjë lidhet ngushtë edhe me praninë e një rrjeti monitorimi funksional sipas standardeve të Bashkimit Evropian për burimet ujore, si sipërfaqësorë, ashtu edhe nëntokësorë. Në këtë kuadër, një nga mungesat kryesore të konstatuara është pamjaftueshmëria e kapaciteteve teknike, shkencore, qendrave (laboratoreve të paisur) vlerësuese dhe atyre të matjeve e realizimit të vrojtimeve të gjithëkohëshme e të pandërprera, kapaciteteve njerëzore dhe e ekspertizës në institucionet përkatëse, si dhe mospërcaktueshmëria e qartë e përgjegjësive. Menaxhimi i burimeve ujore është themelor për të siguruar disponueshmërinë afatgjatë dhe qëndrueshmërinë përballë ndryshimeve drastike klimatike.

Ndërkohë, vihet re ekzistenca në vend e një organizimi të fragmentuar institucional në sektorin e ujërave në Shqipëri, identifikuar nga ekspertët e njësisë së ujrave si një nga pengesat për një menaxhim efikas të burimeve ujore, në përputhje me standardet evropiane dhe në përgjigje të sfidave të së tashmes e të së ardhmes. Një problem tjetër është mungesa e standardeve të plota kombëtare, për t’ju përgjigjur kërkesave të Direktivës Kuadër të Ujit.

Deri më sot, në Shqipëri është bërë një punë e vlerësueshme për adoptimin e legjislacionit evropian në fushën e ujërave, por ka akoma shumë për të bërë për implementimin e tij, si dhe për hartimin i standardeve kombëtare me format ligjor. Një nga problemet e identifikuara në përpjekjet për njohjen dhe evidentimin e situatës, është nevoja e ngutëshme krijimin (së bashku me plotësimet, rinovimet dhe modernizimet e strukturave aktuale etj.) e një infrastrukture bashkëkohore si për ujin për konsum ashtu edhe për trajtimin e ujërave të ndotura, si dhe implementimi i strategjive apo koncepteve për shfrytëzimin optimal të infrastrukturës ekzistuese. 

Përgatitja e specialistëve (sektor i veprimtarisë që duhet të parashikojë e pasqyrojë mjaft diversitetin e problemit), përbën një kapitull të rëndësishëm të forcave shkencore. Njohja e sistemit natyror të burimeve ujore, lidhja e tij me mjedisin e gjallesave dhe mikroklimat, menaxhimi i cilësisë së ujit dhe mbrojtja e tij nga ndotja për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të mjedisit, furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujrave të ndotur e mbetjeve urban ujore, gjenerimi i qëndrueshëm i energjisë nga burimet ujore, pa i kompromentuar ato, shfrytëzimi efektiv i ujit nga bujqësia si një nga sektorët jetikë të ekonomisë shqiptare, e lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit, ruajtja dhe mbrojtja e ekosistemeve ujore dhe rigjenerimi i tyre në vazhdimësi për sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë mjedisore, kërkojnë specialistë të mësuar e të trajnuar, nga shumë fusha të formimeve universitare, por të orientuar dhe specializuar për sistemet ujore dhe shfrytëzimin e tyre; veç kësaj, një sistem trajnimi në vazhdimësi është i nevojshëm dhe, për këtë, si edhe për formimet, roli i dijeve specifike dhe të përpunuara, është, së pari, i lidhur ngushtë me kapacitete shkencore të vendit. Krijimi i një programi shkollor universitar të përbashkët të nivelit të formimit Master mbi menaxhimin e integruar të ujit, me pjesëmarrjen dhe udhëheqjen aktive tre universiteteve publike kryesore (UT, UPT dhe UBT), rezulton të jetë e domosdoshme si një fillesë e sigurtë për zhvillime të mëtejëshme. 
Në këtë drejtim, niveli arsimor i personelit aktiv e operacional (së bashku me atë mësimdhënës e trajnues), është i një rëndësie vendimtare; krahas kësaj, domodoshmëri veprimi të menjëhershëm janë krijimi i një kadastre funksionale e publike për pasuritë ujore (plotësuar me të dhëna pasqyruese e të besueshme për sasinë e prurjeve dhe problematikën e cilësisë së trupave ujore), nevoja imediate për plotësimin, rinovimin dhe modernizimin e një infrastrukture moderne, bashkëkohore dhe implemetimi i strategjive apo koncepteve për shfrytëzimin optimal të infrastrukturës ekzistuese.
Është e padiskutueshme ndërhyrja energjike me buxhete të sigurta, afatgjata dhe të mjaftueshme, në vazhdimësi. Nuk ka çështje që mund të shtrohet për zhvillimin e vëndit, që të mos kërkojë këtë mbështetje financiare. Por ka dy aspekte (veç akordimit të fondeve qeveritarë) ku duhet mëbshtetur; së pari, pjesmarrja në projekte të zhvillimit në sistemin e bashkëpunimit evropian, ku roli përthithës i fondeve, me projekte të besueshëm, është një nga kushtet kryesorë të arritje së rezultatit; së dyti, pjesmarrja në projektet evropiane të zhvillimit shkencor, aspekt ku roli i institucioneve tona kërkimore, universiteteve dhe qendrave e njësive të Akademisë së Shkencave kanë është përparësor dhe i padiskutueshëm; po ashtu, adoptimi i plotë i legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe implementimi i tij, si dhe hartimi i standardeve kombëtare me format ligjor të përshtatshëm dhe të mirënjohur.
Bashkëpunimi dhe përfshirja e mendimit të komunitetit shkencor në zhvillimin e strategjive kombëtare është e një rëndësie të veçantë. Akademia e Shkencave është platforma e duhur për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve të komunitetit shkencor në ketë drejtim dhe për të intensifikuar bashkëpunimin me organet qeveritare përgjegjëse. 

 

 

 

 

5 Komente

  1. zera nga azili

    Ja dhe nje arsye me teper,per shqiptarin per te patur alergji nga titujt shkencor te renduar si ky i autorit,prof-doktor,ku dhe vet gjatesia e shkrimit,si dhe permbajtja, vec me sllogane te pergjitheshme,pa permendur gjekundi, fakte konkrete dhe analize cilesore mbi to,per nje problem krucial,qe qendron i ngritur,prej dhjetra vjetesh.Prandaj akademia,shembellen tek ne si nje azil pleqesh,me tru te atrofizuar,bile ne ndonje rast me keq se kaq, ka dhe ndonje historian,qe del dhe kunder heronjve dhe personaliteteve historike shqiptare.

    1. P
      Prroji Thate

      Per fat te keq, kjo qe thoni eshte e vertete. U mundova te kuptoja dicka, cfare strategjie do kete per ujerat ne pergjithesi, lumore, te pijshme apo te zeza, por nuk pashe asnje rekomandim, asnje mendim konkret. 1. Si do zgjidhet H/C Skavices? 2. Si zgjidhet problemi permbytjes fushes Shkodres dhe lezhes? 3. Si ndikon marrja e ujit te Bistrices ne Pulja? 4. Cfare pastrimi ujerash te zeza jane ne plan te behen?

    2. f
      fredi

      mos bej komente kur nuk di as te lexosh e as te kuptosh ,o zeri nga azili rri aty ku je ,ngrohu

      1. L
        Lut Dervishi

        Edhe kete spiunin e dalluar qe e ka surratin si ato petullat e lopes qe leshon ne mengjes ky fare profesori Marenglen Spiro kishim mangut... O pika doli dhe ky plehra?!

        1. m
          mirel

          Plerat e pushtetit bejne plane si te grabisin ujerat e Shqiperise. Dhe, formlojne nje lume me fjale boshe, qe vetem hajdutet e Rames i kuptojne. Ato kuptojne, sepse keto fjale, ato qe nuk kuptojme ne, kane vetem nje kuptim. Rama po vjedh ujerat, dhe Rilindasit e ndyre e dine qe ky eshte plani, prandaj e kuptojne shkrimin e qellimshem idiot te nje idioti te shitur,

        Lini një Përgjigje