Shitje me vulë: Pse opozita doli me bisht në shalë nga një pakt i ri me Ramën

12 Mars 2024, 18:40Blog TEMA
Shitje me vulë: Pse opozita doli me bisht në shalë nga një

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitarizmit.

Prej pesë muajsh proteste radikale në kuvend, ku janë përndezur flakadanët dhe kanë ushtuar bilbilat, PD kërkonte përpos njohjes legjitime si opozitë edhe të drejtën për të cilin e ka mandatuar publiku, atë për të kontrolluar abuzimet marramendëse të qeverisë. Në emër të këtij detyrimi opozita e bashkuar këmbëngulte, që prej tetorit të shkuar, në ngritjen e tetë komisioneve hetimore për investimet strategjike, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me çarter të kryeministrit, rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, aferës McGonigal,110 milionë eurove të Bechettit, kontratave konçensionare në shendetësi dhe vendimarrjeve në konflikt interesi.

Me urdhër të Edi Ramës, që ishte i impikuar drejtpërdrejt këto çështje, komisionet nuk u ngritën asnjëherë, duke shkallmuar çdo regull të deriatëhershëm parlamentar. Madje në fund të dhjetorit, PS, vetëm me votat e veta, e ndryshoi edhe ligjin duke e kthyer të drejtën e deputetëve për të hetuar në një farsë që këtej e tutje do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Këtë të martë palët janë ulur në tryezë për ti zgjidhur këto mosmarrëveshje, pra edhe njohjen e PD-së reale dhe të drejtën e saj për të kontrolluar ekzekutivin.

Por, po të ndalosh për një moment këtu e kupton se që në premisë negocimi u krye në pozita të pa barabarta. Sepse të bësh një marëveshje nënkupton që secila palë të lëshojë diçka nga vetja, për hir të kompromisit. Por në rastin konkret PD dhe PS u ulën në pozicione, ku e para edhe nëse merrte maksimumin, fitonte vetëm atë që i takonte dhe e dyta, qoftë edhe nëse lëshonte gjithçka, nuk jepte asgjë nga vetja. Pikërisht për këtë opozita ishte e dënuaër që mos bënte pazar të tipit: na jepni këtë që tu falim këtë tjetrën. Ajo ishte e dënuar të kishte tre vija të kuqe, të panegociueshme: njohjen si palë në reformën zgjedhore, ngritjen e të teta komisioneve hetimore dhe funksionimin e tyre sipas ligjit të pa ndryshuar.

Por, ajo bëri fiks të kundërtën: negocioi njohjen e grupimit Berishist nga Rama në këmbim të dorëzimit të kauzës për hetimin e këtij të fundit. Nxjerrjen jashtë loje të kllounëve të Bashës, me çmimin e lartë të flijimit të disa komisioneve.

Dhe kur sheh atë që ndodhi e ke të lehtë të arrish në konkluzionin se rezultati i paktit është një disfatë për opozitën. Vërtet ajo çertifikoi njohjen si palë, vërtet ajo arriti të hedhi në kosh refrenin dy vjeçar të mazhorancës se “nuk pranojmë asgjë që vjen nga Saliu”, vërtet ajo po e zhvesh “AliBashën” nga e drejta e vetos për reformën zgjedhore, por të gjitha këto, ndonëse mund të quhen fitore të vogla për burokratët e opozitës, nuk kanë asnjë domethënie për shumicën anti Rama. Nëse një pjesë madhe e publikut ka qenë e bindur se PD i takonte Berishës si më i votuari mes demokratëve, ajo e ka mbështetur aksionin e tij, jo për sytë e bukur të doktorit, as për nostalgjinë kundrejt liderit historik, por me bindjen se vetëm një opozitë reale, mund ti vërë fre abuzimeve të Ramës.

Kryeministri autokrat mbështeste kundërshtarë fallco vetëm që ata mos ti hapin andralla, por ai nuk ka asnjë problem nëse këtë rol pranon ta marrë përsipër edhe opozita reale. Duke pranuar të shesë disa komisione në emër të njohjes nga pushteti, PD ja e rithemeluar bëri pikërisht atë që do kishte bërë me qef dhe Basha. Ajo tradhëtoi kauzën e transparencës me të cilën mëkoi për gjysëm viti publikun. Asnjë njeri me mendje të ftohtë nuk mund ti kuptojë sot disa kontradikta krejtësisht të dukshme.

Çfarë duhet vula nëse atë e fiton në këmbim të heshtjes për bredhjet e Ramës me çarter?

Përse vlen njohja de facto e kryetarit non grata, nëse ajo bëhet në dëm të transparencës për investimet strategjike?

Ç’kuptim ka legalizimi zyrtar i shumicës opozitare, nëse kjo shumice nuk kërkon llogari për mbi 100 milionët e fluturuara të Bechettit?

Ç’fitore quhet të nxjerrësh nga loja një kalë të ngordhur si Basha, kur bën paqe me faktin se s’do thërresësh të deponojnë para deputetëve, Ramën, Duçkën, Agron Nezën?

Opozita u qetësua, u ul në tryezë, i pushoi bilbilat dhe i fiku flakadanët duke marrë vetëm dy komisione hetimore gjysmake nga tetë që kërkonte fillimisht. Dhe ky është mëkati i saj më i madh. Jo se edhe njëherë, njësoj siç ka ndodhur në dhjetë vite, doli me bisht në shalë nga një pakt i ri me Ramën, por se për të marrë thjeshtë çka i duhej pak personave, sakrifikoi atë që i interesonte pjesës dërrmuese të popullit opozitar: ajo për vulën shiti transparencën. 

19 Komente

  1. k
    katarakti

    Mirë e ka shkruajtur. I ka vënë pikat mbi "i". Sidoqoftë për opozitën me rëndësi ishte njohja dhe pranimi nga Rama e opozitës së udhëhequr nga Berisha dhe hedhja tej e Bashës. Kjo është fitorja e parë. Rama nuk kishte të drejtë morale dhe ligjore të mos pranonte ngritjen e komisioneve të kërkuara nga opozita. Që të mos ngriheshin këto komisione, sot ai pranoi të njohë "Non gratën" si përfaqësuesin legal të opozitës. Duke tradhtuar kështu edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe! Pra ishte një lojë pokeri mes dy bixhozxhinjve. Asgjë e mirë për shqiptarët.

    1. D
      Dakord

      Në fakt je gabim. Dy gjëra të mira për shqiptarët. E para pushon katrahura në parlament dhe këta firmosin reformën zgjedhore, dhe e dyta këta salibanët do munden me emrin e tyre të dhjerë në zgjedhjet e ardhshme dhe do zbythen njëherë e mirë se nuk do thonë dot që humbën se nuk ishin pjesë e reformës. Pra varrin e vet po hapin por janë shumë të trashë (shpellarë) për ta kuptuar.

      2. d
        doktor ,prof

        Hihihi ,po po o superbudallenj jam saliu une.

        1. B
          Bureto

          Moreee, me gjithe kete mllef, si nuk plas akoma ky njeri! Ben sikur nuk e kupton, qe opozita e pa se nuk kishte asnje shtetg dalje nga situata qe kishte ndertuar vete per gjoja opozitarizmin e saj, per te cilen qahet edhe Bushati tani. Shto ketu, pa dyshim si gjithmone, edhe presionin nderkombetar. Eureka! U gjet pra keshtu "konsensusi" i kerkuar prej tyre, Të dy palet fituan sipas parimit Win-Win. Parim ama, se sigurisht qe më i fituar do dilte Rama, se ai nuk e kishte futur veten në ndonje marrezi, si kundershtaret e tij. Fitoi normalitetin ne Kuvend, fitoi konsensusin qe pas diskutimit sipas rregullave parlamentare, te votohen ligjet me 3/5-tat. U dakordesua, si gjithmone, me Aleatet dhe BE, dhe shkohet në zgjedhje qete-qete i sigurt në fitore. E pikerisht kjo kjo i dhemb me shume Andushit, Jo se ai nuk e di qe, çfardo qe te beje "opozita", nuk fiton ne prenavere te 2025 dhe në te kundert fiton Rama per here te katert, por Andi e urren pikerisht kete realitet. Ai si thote populli, do qe Rames t'ia zeje në fyt fitoren, duke perdorur yshtjen e opozites. Harron maskaraj se gjate vitit 2018, nuk rreshti se thirruri në nje gjatesi vale edhe me Berishen, te cilit i sherben, daljen e PD dhe gjithe aleateve nga Parlamenti dhe qe në shkurt 2019, i la mandatet, por qe padyshim vrau veten dhe krahas bojkotit te zgjedhjeve lokale ne qershor 2019, ende vuan pasoja. Dhe sot per ate marrezi faji i mbeti vetem Lule Bashes. Kete kerkon edhe sot ky bastard i 'Bllokut', qe rrezoi ishkomunisti Sa-leh Berisha, doktori i gjyshit te Andushit te vogel, Dhe e fundit, e ha meraku se medemek Rama u zbyth se e njohu si opozite bile si kryetar te saj, "non -grata"-n!!!. Edhe kete jo se nuk e di, por ben sikur, se ç'te thote tjeter per Ramen, që te kenaqet ca se ja, edhe ai u tregua "legen". Jo Andush. me Berishen as ka patur dhe as do kete ndonje marredhenie politike dhe n♪7 asnje forme tjeter. Ai, siç, dhe Bushati e di, eshte i vdekur dhe i pakallur qe ecen si Zombie në taracen mbi papafingo nga ku bertet çdo mbremje "Fitore!" te rruga e "Shpreses", ne pritje te fshirjes perfundimtare nga skena politike, po e po, por me gjasa edhe i denuar per te gjitha ato qe ka bere si hajdut, kriminel dhe minues i demokracise. O Andi Bushati, deri sa ende nuk ke plasur, per te gjitha keto: Ngushellime!.

          2. Y
            Ylli

            Po mor po , o nipi Hysni Kapos

            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              Ylli, respekte. Jam shumë dakord. Shoh që e shajne nga babai dhe e jëma. Edhe Mehdiu edhe Vera janë dy njerez të nderuar. Është gjynah t'i shash. Në fakt ky ngjan nga gjyshi dhe gjyshja. Prandaj ka dale kaq njeri i keq. Njeri i ndyre.

            2. m
              mendimi

              O Andi, po ti ke bredhur me çarter qe ne 1979 ne Paris kur te mblidhte shurren Saliu dhe tani ja shperblen me llafe qe kane vleren e fendes se fasuleve pllaqi! Te marrte purtha o gazep-ar !

              1. p
                pesimisti

                Ik o klluf me ato zhgarravinat qe shkruan,nuk te lexon njeri,vetem sa e hapim faqen per te nxjerre dufin qe kemi me ty dhe rracen e shpifur qe perfaqeson.

                1. F
                  Flet

                  Kështu është kur ulen në tavolinë delirantet përballë djajve. Të fiksuar të shprehja " kryetar i Opozitës është Sali Berisha" synimi i deliranteve ishte vetëm njohja nga Rama, a thua se kjo njohje do ti sjelle ne pushtet!? Sot ata vërtetuan se nuk janë Opozita, po një turme interesaxhinjsh ku seicili që nga Berisha e poshtë shikon vetëm bythën e tij. Rama e ka shumë komode, të tallet me disa delirante që nuk do ta mundin dot kurrë..... PD ka vdekur si formacion politik!

                  1. U
                    UNE

                    Pilua paska qene super me i zoti se dylberi Hysni. E vertetojne trashegimtaret!!!!

                    1. N
                      Ne

                      Dy dylberet Verua dhe Hyska pothuajse kishin te njejtin nivel. Vertetohet nga trashegimtaret e tyre sot.

                      1. C
                        Cen Durimmadhi

                        Ne fakt pas vendimit te sotem te GH.L. te dy si Berisha edhe Basha do perfundojne te Saje Qorri, keshtu qe me nje gur vret dy zogj. PD pos Berishes shkermoqet dhe behet tallaxh i lagur qe nuj i hyn ne pune njeriu

                        1. C
                          Cen Durimmadhi

                          Ua sa bzkur

                          1. s
                            strehime refugjatesh si strategji pushteti

                            Bujrum Bushati, merr dhe Lubonjen me vehte e krijo ti nje opozite re ndaj ketij Regjimi Rama me radikalizem e realizem bashke! Do te kesh perballe sulmet e sherbetoreve mediatike te Rames e vete Regjimin e tij, por do keni pas vehtes shumicen e shqiptareve. Mbase edhe Amerika e Britania do jene lodhur me Saliun e nuk ju shpallin juve "non grata" ngaqe po i prishni rehatine e strehimit te refugjateve kudo ku shfaqen...

                            1. E
                              E vertetete apo mbase jo ?

                              Ore kush me ndimon te me jape nje Pergjigje ? Sikur i ngjan si shume ky Vito Kapos ? nga faqet dhe nga bythet ! Mos e ka gje ne gjake ky !

                              1. E
                                E vertetete apo mbase jo ?

                                Ore kush me ndimon te me jape nje Pergjigje ? Sikur i ngjan si shume ky Vito Kapos ? nga faqet dhe nga bythet ! Mos e ka gje ne gjake ky !

                                1. D
                                  Diane

                                  Andi ti mire e ke genjyer vehten dhe ke shkruajtur! Po ta kishte shkrue kyt shkrim M. Noka do ishte shume me I besueshem. Te fal G.llulles, endrrat sipas F.C. vazhdojne!

                                  Lini një Përgjigje