Rama-Berisha, aleanca politike që nga 2008 e deri te negociatat e fundit

11 Mars 2024, 18:26Blog TEMA

Rama-Berisha, aleanca politike që nga 2008 e deri te negociatat e fundit

Nga Ervis Iljazaj

Pas shpërthimit në Gërdec, në vitin 2008, Sali Berisha dhe qeveria e tij ishte në një moment vështirësie politike. Pas një skandali të tillë, çdo qeveri në fakt mund të largohej nga pushteti. Mirëpo qeveria e Sali Berishës i mbijetoi atij momenti. Kjo ndodhi edhe falë sjelljes politike të opoziës së asaj kohe.  Kur të gjithë prisnin një agresivitet politik nga ana e opozitës dhe e Edi Ramës, e kundërta ndodhi. Të dy liderët, Edi Rama dhe Sali Berisha,  po në atë vit bënë ndryshimet kushtetutese më domethënëse që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndryshime të cilat, edhe sot e kësaj dite janë ndryshimet më të kritikuarat nga studiues, ekspertë dhe shoqëria civile. Me të drejtë, ato ndryshime rrënjosën në politikën shqiptare kultin e individit dhe personalizmin e saj. Me pak fjalë, ishin guri i parë i kapitullimit të rendit demokratik shqiptar. Pasoja e të  cilave ndihet edhe sot e kësaj dite për demokracinë shqiptare. Edi Rama e shfrytëzoi vështirësinë e Berishës në ato momente, pikërisht për të marrë ato ndryshime kushtetutese  të cilat i kanë dhënë sot një pushtet të padiskutueshëm, në të gjitha fushat.

Ky nuk është rasti i pari që Edi Rama i vjen në ndihmë Sali Berishës. Rasti tjetër është 6 marsi. Në konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike, midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pushteti dhe qeveria e Edi Ramës, ndryshe nga çfarë është propaganduar në opinionin publik, ishte qartësisht në anën e aleatit të vjetër të tij politik, Sali Berishës. Sepse i interesonte që shumica në opozitë të drejtohej nga një person i shpallur non-grata nga Shtet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është rastësi fitimii Shkodrës nga ana e rithemelimit, dhe  çuditërisht humbja e saj flagrante me një rezultat të thellë pas pak kohësh.

Nëse Lulzim Basha do të fitonte betejën e brendshme me Sali Berishën, padyshim që do të ishte një konkurent më i fortë për Ramën në zgjedhjet e 2025-s. Sepse prishja e sistemit politik 33-vjeçar brenda PD-së, do të sillte edhe prishjen e sistemit nga ana tjetër. Që gjysma e sitemit të vazhdojë, ka nevojë për gjysmën tjetër. Në politikë, ata që duken si kundërshtarë, në të njëjtën kohë janë dhe aleatët më të mëdhenj. Sepse kanë nevojë për njëri-tjetrin për tu legjitimuar. Prandaj vazhdimi i Sali Berishës si kryetar opozite, legjitimon vazhdimin e gjatë në pushtet të Edi Ramës. Pra, legjitimon vazhdimin e sistemit politik 33 vjeçar të tranzicionit shqiptar.

Aleanca midis Ramës dhe Berishës është po e njëjtë edhe sot. Negociatat e fundit që po bën grupi i rithemelimit me pushtetin tregojnë këtë frymë. Edhe sot kur Sali Berisha është në vështirësi, i izoluar totalisht nga ndërkombëtarët, me proces gjyqësor, Edi Rama po e legjitimon si opozitën kryesore dhe ligjore. Berisha me të tijtë duket sikur e kanë mbyllur revolucionin dhe tashmë po sillen si forcë e moderuar politike. Është e qartë se radikaliteti i tyre ka të bëjë pikërisht me njohjen  e tyre si opozitë ligjore dhe këtë gjë, nëse negociatat shkojnë ashtu sikundër raportojnë mediat, Edi Rama po e bën fakt.

Sepse e di fare mirë, që aleati i tij kryesor politik për të legjitmuar pushtetin e tij në sytë e shqiptarëve dhe sidomos ndërkombëtarëve, është Sali Berisha. Aleatët e tij nuk janë as Erion Veliaj, as Lulzim Basha dhe as forcat e reja, si për shembull, Adriatik Llapaj. Aleat i tij kryesor është sistemi politik 33 vjeçar. Prandaj edhe sa herë që i jepet mundësia, që nga 2008 e deri më sot, bënë çdo gjë për ta shpëtuar këtë sistem. Dhe gjysma tjetër e sistemit që përfaqëson Rama, nuk ka dyshim që është Sali Berisha.

Sepse, të kuptohemi, pavarësisht se negociatat i kryen Gazment Bardhi, ajo parti është qartësisht e Sali Berishës.  Dhe nëse ka një njeri që përfiton nga ato është pikërisht ai. Këto negociata padyshim që ia shtojnë jetën politike Berishës. Atë që ndërkombëtarët e nxorën nga dera, Edi Rama po mundohet ta fusë nda dritarja në tavolinat kryesore ku vendosen fatet e reformave politike të vendit. Nëse këtë gjë po e bën me kokën e tij, apo edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve kjo mbetet për t’u parë. Por fakti mbetet. Rama është shpëtimtari dhe aleati kryesor i Sali Berishës, i cili për tu legjitimuar si kryetar i opozitës kryesore dhe  ligjore , pranon pa më të voglin rezistencë vashdimin e pushtetit të Ramës.

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ja ke futur pordhes kot o Iliaz! Pas shperthimit te Gerdecit Shqiperia ndodhet nen thundren e kanibalet shpellar e s’mund te levizje as miza e jo me Rama. Apo mos e harrove zotrote vrasjen e 4 protestuesve ne bulevard e plot krime te tjera te shpellarit.

    1. Analist

      O sa k.....ky ore.

      Lini një Përgjigje