Një kërkesë publike SPAK, për vjedhjen-shkatërrimin më të madh në Shqipëri

11 Mars 2024, 11:10Blog TEMA
Një kërkesë publike SPAK, për vjedhjen-shkatërrimin

Nga Spartak Ngjela

Rama në pushtet, e ka përmirësuar apo e ka përkeqësuar edhe me shumë varfërinë në Shqipëri, në këta 11 vite që ai po drejton?

Kjo kërkon një analizë, por mua më duhet ta filloj këtë analizë që nga viti 1992, kur në Shqipëri, në katër vjet, u shkatërruan 500 fabrika dhe uzina.

Prandaj...

I.

Unë i kërkoj SPAK të fillojë menjëherë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave, që ndodhi në Shqipëri gjatë viteve 1992 - 1996.

Në të njëjtën kohë duhet të kujtohemi se në ligjin për tokën, jashtë çdo koncepti ekonomik, mos investimi në spektër të gjerë të fermerëve privatë, të dalë nga reforma e vitit 1992, solli varfërinë ekstreme në Shqipëri dhe vijimin me ritme të shpejta të shpopullimit të Shqipërisë.

Askush nuk flet sot për varfërinë në Shqipëri, por kryeministri aktual Rama, e ka detyrë t'i shpjegojë opinionit publik dhe të japë llogari për gjendjen e varfërisë ekstreme në Shqipëri.

II.

Duhet ta pranojmë se shkatërrimi i industrisë së Shqipërisë në periudhën 1992 -  1996, e ka sjellë gjendjen që, në këtë kohë sot, ne nuk kemi si komb asnjë lëvizje drejt një progresi integral për ngritjen e prodhimit industrial në Shqipëri, sepse prodhimi industrual sot është ende i paralizuar.

Asgjë nuk po lëviz me përjashtim të emigracionit. Emigrantët shqiptarë në Perëndim u dërgojnë para familjeve në Shqipëri, kurse të rinjtë që janë në Shqipëri, po kërkojnë mënyrën ajrore për të emigruar në Perëndim.

Po qeveria Rama në Tiranë?

Pyetje e kotë kjo, pse vërtet mendoni se ka aftësi Rama të drejtojë ekonominë e Shqipërisë; të fillojë industrializimin e saj, të cilin e hodhi në erë Sali Berisha me bandën e tij në periudhën 1992-1996?

Rama nuk e ka asnjë mundësi që të na japë edhe një skemë ekonomike për zhvillimin integral të prodhimit bujqësor.

Rama madje nuk kupton dot as se si duhet të rritet prodhimi bujqësor. Rritja e prodhimit bujqësor është shkencë, por nga qeveria Rama po dëgjojmë vetëm përralla që nuk kanë lidhje me ekonominë.

Sipas pikëpamjes sime, Rama nuk e ka këtë aftësi... por edhe duhet pyetur: a e dëshiron Rama vetë zhvillimin e Shqipërisë, apo edhe ky është një lloj Berishe i modelit të vet?

Kjo kërkon informacion nga aleatët tanë, sepse ata tani e njohin mirë bëmën makabër të Sali Berishës në Shqipëri.

III.

Po a jemi ne të sigurt që Sali Berisha si president dhe Aleksandër Meksi si kryeministër në vitet 1992 - 1996 kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri dhe, me ligjin e tokës jashtë investimit me anë të kredive bankare, paralizuan plotësisht ekonominë Shqiptare?

Por, ne tani kemi një fakt konkret se:

Përpara disa vjetësh, në parlamentin e Serbisë në Beograd, një deputet u ngrit me mburrje dhe deklaroi: "Ne, me 40 milionë dollarë, kemi shkatërruar 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri".

Por, ne e dimë tashmë se të gjitha uzinat dhe fabrikat në Shqipëri në vitet 1992 - 1996, u shmontuan dhe u shitën për skrap. Por, ama, vetëm përpara rreth tre vjetësh e kuptuam më në fund se ky shkatërrim ishte bërë me urdhër të Beogradit.

Turp i madh dhe një krim kombëtar është ky, nga më të shëmtuarit që kanë ndodhur në Shqipëri.

Por, thuajse e njëjta gjë është bërë nga fluksi Berisha edhe në prodhimin bujqësor.

IV.

Por, Berisha tani është nën arrest, i akuzuar për korrupsion dhe është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën për korrupsion, me gjithë familjen e tij.

Po SPAK, a do ta hetojë dhe faktin e shkatërrimit të 500 fabrikave dhe uzinave në Shqipëri, i cili flet për një krim të madh antikombëtar të urdhëruar nga Beogradi?

Ky është një krim i parashikuar nga neni 208 i Kodit Penal, i cili flet për "dorëzimin e territorit një shteti të huaj me qëllim cënimin e pavarësisë dhe integritetetit të Shqipërisë".

Prandaj duhet të kuptohemi se prishja e 500 fabrikave dhe uzinave janë territor i gjerë i Shqipërisë, i cili i është dhënë një shteti të huaj për t'i cënuar integritetin kombëtar me anë të një dëmi të madh ekonomik.

Dhe ky dëm ekonomik e ka dëmtuar shumë Shqipërinë në funksion të ripërtëritjes së saj  kombëtare, e cila nuk është kryer ende sot, edhe pse kanë kaluar 32 vjet.

Të shohim.

Por...

Unë i bëj thirrje SPAK të fillojë procesin penal për krimin më të rëndë kombëtar që ka ndodhur në Historinë e Shqipërisë në periudhën 1992 - 1996. Dhe në rast se mendohet që atë krim e kap parashkrimi i veprës penale, është gabim sepse neni 208 i K.P. është një krim, i cili dënohet deri me burgim të përjetshëm, dhe në bazë të nenit 66 të Kodit Penal nuk mund të parashkruhet.

Të gjitha provat i ka SHISH, dhe këto prova janë të mbledhura edhe nga Uashingtoni, kur Berisha u shpall nongrata në Amerikë "për korrupsion të lartë".

Por, nëse provat nuk i janë mbledhur të gjitha, atëherë SPAK dhe SHISH bashkë, duhet t'i mbledhin provat dhe t'ia bëjë të qartë këtë çështje edhe opinionit publik shqiptar.

IV.

A e dini ju që, po të mos ishin shkallmuar 500 fabrikat dhe uzinat e Shqipërisë, dhe, pasi ato t'i rinovonte kapitali privat me teknologjinë e kohës, Shqipëria sot do të ishte një shtet shumë i zhvilluar dhe rrogat e punonjësve do të ishin nga 5000 e deri në 7000 Euro në muaj; ndërsa rrogat e administratës dhe profesioneve të larta intelektuale do të ishin mbi 10 000 euro në muaj.

Por, ky fakt, do të kishte krijuar ndërkohë edhe një sistem bankar modern dhe tani sigurisht që Banka Kombëtare e Shqipërisë do të ishte në të njëjtën linjë me Eurosistemin që po kërkohet të arrihet në Bashkimin Evropian.

Kurse zhvillimi financiar i Shqipërisë do të kishte dalë tani nga kthetrat e mediokritetit dhe krediti bankar, i marrë normalisht nga kapitali privat, do ta kishte lulëzuar tregun financiar dhe tregun e mallrave; do të kishte gjallëruar në maksimum Universitetin e Tiranës dhe sidomos Universitetin Politeknik, kurse vetë emigracioni i shqiptarëve në Perëndim do të ishte sa një e treta e shifrës prej dy milionë shqiptarësh që është sot dhe që kanë emigruar të shtyrë nga kushtet mizerabël ekonomike që krijoi Berisha e co. në Shqipëri; një gjendje kjo që po vijon ende dhe sot.

V.

Ja cila është tabloja e gjendjes ekonomike të rënduar nga niveli shumë i vogël i prodhimit bujqësor, në një kohë që nuk mund të flitet fare për prodhimin industrial.

Shqipëria sot është vendi më i varfër në Evropë, me një varfëri që të krijon mendimin se Shqipëria nuk ka fare një qeveri që di të punojë me efiçencë për shqiptarët.

Është ende prapambetje e madhe shoqërore dhe varfëri ekstreme fakti që 31% e prodhimit ekonomik në Shqipëri shkon për ushqim.

Por duhet ta dimë se Evropa e Bashkuar e ka këtë 6.6 %

 E pra...

Ja, kjo është gjendja reale ekonomike sot në Shqipëri, e cila është pesë herë më e ulët se e Bashkimit Evropian. Dhe kjo sigurisht që quhet varfëri ekstreme.

Por...

Pikërisht këtu na lind kjo pyetje: Si e ka gjetur kryeministri Rama kur erdhi në pushtet këtë raport, dhe a e ka përmirësuar apo e ka përkeqësuar edhe me shumë varfërinë shqiptare?

Kjo është pyetja që i bëhet çdo kryeministri në një vend demokratik, dhe ne do të vijojmë që t'i përgjigjemi gjerësisht kësaj pyetjeje, në këtë artikull i cili vijon...

87 Komente

  1. H
    Hekurani

    Ky i di mire keto pune Te kujtohet i ndjeri Tofik o djali i Kicos?

    1. K
      Kalec Dega

      Taki re taku, kot nuk te nxjerre Mero, te dy doni te verteten, lol

      1. L
        Lenci

        Ore Taku se therret gjithe diten tregu tregu tregu! Pse nuk shikon njehere bilancet e atyre uzinave dhe fabrikave se mos ishin te gjitha jashte tregu e me humbje! Aresyeja e vertete e varferise nuk eshte mbyllja e 500 uzinave para 30 vjetesh por komunizmi 50 vjecar per te cilin SPAKU duhet te hetoje dhe Kicon madje dhe Kristaqin pas vdekjes.

        1. i
          inxhinjeri

          Lenci-ne ate kohe per te cilen flet edhe Ngjela, kam punuar per nje kompani nderkombetare me qender ne Lugano te Zvicres me disa projekte te financuara nga Banka Europiane per industrine e celikut ne Galaci te Rumanise. Ajo qe me ka habitur ishte se si uzinat rumune, edhe ne gjendje te mbyllur, perseri ishin ruajtur te paprekura, derisa u gjet investitori per ti ringjallur. Edhe sot qe diskutojme neper forumin ne fjale, perseri ato uzina vazhdojne aktivitetin e tyre industrial, duke qene se jane rikonstruktuar nga ai projekt qe fola ne fillim. Industria nuk shkaterrohet, sic ndodhi tek ne, por rinovohet dhe vazhdon aktivitetin prodhues qe sjell pune dhe mireqenie per vendin. Tek ne ndodhi e kunderta. Cdo gje u shkaterrua dhe u shit ose per skrap, ose u ble me dy leke me te ashtuquajturat letra me vlere, qe te vetmen vlere e kishin se ju jepnin pushtetareve te Berishes mundesine per te marre prona qe ishin prone publike. Shumica perfundoi ne rrenoja, pasi ato qe i moren s'e kishin haberin se si ndertohet nje biznes. Ndodhi si puna e atij qenit qe ndjek makinen duke lehur dhe kur e arrin nuk di se cfare te beje me te. Nese komunizmi ne 50 vjet kreu krime, sic thoni me te drejte, keta ish-komunistet qe na u transformuan ne demokrate, e vazhduan vepren e baballareve te tyre ideologjike duke shkaterruar edhe ato pak gjera qe kishin vlere, prandaj sot jemi shperndare ne te gjithe boten si zogjte e korbit.

      2. I
        Ilirjan

        Shkaterrimi u finalizua nga Berisha/hajdari,por kishte filluar qysh me Ramizin,dhjete vite më pare.Pashko,po te jetonte, sot do të na shpjegonte Cekun e bardhe,ashtu si Zhulali Ca gjera per 1997,apo Gazidede,Ferdinand Pone e shume deshmitare te vyer qe aksidentalisht apo cuditerisht...nuk jetojme!!Pra,ata qe dinin SHUMË...jetuan PAK!! Kush ka mbetur akoma...gjeje o SPAK ! Osé ti o...Spartak!

        1. V
          Vranakonti

          Bravo zoti Ngjela. Ke kapur nje problem shume te mire,nje plge qe popullit shqipetar i rrjedh gjak edhe sot me dhimbje te medha. Prishja e 500 fsbrikave,uzinVe,kombinateve nga Krimineli dhe agjenti besnik i UDB Jugosllave ishte nje fatkeqesi e madhe Ke te dtejte kete krim shteteror duhet t'a hetoi SPAK.

          1. V
            Vranakonti

            Se harrova. Me mire SPKU ta filloje nga Kiço Ngjela.si minister ekonomie. Pastaj Ylli Bufi, Pandeli Majko dhe ta hajë Meksi qe privatizoii edhe gopin e mamasë time.

            1. I
              Indinjata

              E sakte Vranakonti,por ky eshte nje kondrapedal dhe si i tille i trajton gjerat pas 30 viteve sepse memorja me thote qe ky Taku Taku torrollaku ,ka qene Minister i Drejtesise pas gjemes se 97 dhe ka deklaruar qe eshte marre drejtpersedrejti me dosjen Berisha dhe nuk ka gjetur asnje shkelje ne dokumentacion! Ky mendon se nga 1990 ekziston vetem ky si deshmimtar! Me keto specie duhet te merret vetem Metalurgjiku i Elbasanit dhe kerkush tjeter ,ndryshe ky vend nuk behet!Lind pyetja pse fabrikat,uzinat kerkohen tani ku s,kane me asnje gjurme e ku Mul Noket ,Sali Berishet e lukunia e uqerve te zbritun prej maleve kane privatizuar edhe Tiranen nen buzeqeshjen e perditeshme te Lali Erit i cili nuk e di se perse me kujton te ndjerrin Q.Kertusha ku organizonte festivalet e pionereve ne Durres dhe cmimin e pare ia jipte vehtes duke kenduar edhe ai!

          2. H
            Histori me kombinate

            Taku e ka fjalen per Kombinatin e Tekstileve ku drejtoreshe ishte dashnorja e Kicos, mami i Mimit ( motra prej babe e Takut).

          3. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Avukat!je me shume vonese se edhe ti je pjese e shkatrrimit me saliun e co.Pyetja tani eshte,kush e grabiti gjithe ate pasuri,si u bene milioner keta brekgrisurit komunist qe shajne dite e nate bllokmenet per te genjyer trushplaret,ketu eshte ber muti mullar ne keto 30 vjet dhe spaku nuk po i jep dum me dum dum dumanin,ceshtjeve me aktuale qe bejne muuuu,por meret me ca arka peshku e me ca sardele te socialisteve......

            1. p
              populli

              Kush ishte komunist brekgrisur nga keta Sali Berisha,Pjeter Arbnori,Ali Spahija,Xhozefina Topalli,Azem Hajdari,Mul Noka,Leka Zogu e plot langaraqe qe pervehtesuan prona,pasuri monetare dhe djersen e ketij populli e pasketaj dogjen kete vend per te mos lene asnje gjurme te veprave qe kishin ndertuar brekegrisurit komuniste ! Vetem nje popull pa memorrje dhe i vetedijeshem mud e duhet te katandiset i tille,pasi ndryshime u bene ne te tere lindjen por jo ne kete fare feje,ku sot ligjet e vedit i bejne ata qe e vodhen,privatizuan ne emer te fam.te tyre dhe sot duan ta mbajne peng qe mos tu dalin horelliqet e bere ndaj ketij vendi e populli!Kruyekriminelin dhe poliagjentin Sali Berisha ,prijsin tuej legjendar e mbrojne ata qe e montuan dhe e perdoren per interesa te tyre !Sot ai qendron i izoluar jo si i denuar por i mbrojtur deri ne nje afat te pacaktuar pasi ky popull idiot e ka memorrjen e shkurter duke i thene kembes dore e dores kembe! Gabimi i Saliut ishte qe nuk privatizoi seline e Kuvendit Popullor ku e shkel sot me kembe derri dhe dosa dhe kryeministrine duke e adoptuar per banim ,sic veproi me Kliniken Qeveritare ku e shendroi per banim per kriminelet e vedit si Safet Zhulalat e koompani e me pas i eleminoi per zhdukje deshmish me infarkt miokardi si Gazideden e kompani!

            2. x
              xhoxhi

              Ti more avokat ke qënë vetë në qeverinë Berisha dhe këto probleme duhet ti ngrije që atëhere dhe jo sot pas 34 vjetëve kur Shqipëria nga ju të gjithë u bë shesh,,,Kur Saliu dha urdhër për luftë ti ishte kryetar i komisiot hetimor dhe e nxore Salinë pa asnjë faj.Ja pra fajtor ësht partia demokratike që me gansterët e saj atë here dhe sot vazhdojnë ta djegin Shqipërinë...Ti ishe ministër i drejtësisë kenoncove për shkatërimin?Asnjë...

              1. P
                Portokall

                Ja e ben tani.....ka qene minister 3 muaj ne 97....me Berishen ishte deputet....

                1. i
                  inxhinjeri

                  Dhe kandidat per Kryetar i Bashkise se Tiranes, por kete qe ka thene eshte plotesisht e drejte. Le ta fillojne me privatizimin e industrise se kromit dhe me ate te celikut. Kromi ju dha per 500 mije dollare qe mori Meksi, duke hedhur ne kosh propozimet e konsorciumit italo britanik per nje investim prej 500 miljon dollaresh, me ndryshimin qe ky konsorcium nuk jepte asnje cent per Meksin, pasi Saliut ne ate kohe nuk i benin pershtypje parate. E nderroi pllaken kur u be K. Minister, nen keshillat e te bijve qe shikonin se si te tjeret po mbushin xhepat me para. E kujtoni Eduard Belegun, ish keshilltarin e Dritan Priftit qe u zhduk pa pritur e pa kujtuar? Belegu ishte ndermjetesi midis italianve te Darfos me Meksin. Vetem dy fjale per konsorciumin italo-britanik; Perbehej nga Tassara-Kinglor dhe njera prej kompanive minerare britanike te drejtuara nga lordi Selsdom. Projekti perfshinte reaktivizimin e dy uzinave te ferrokromit, modernizimin e minjeres se Bulqizes si dhe me ndertimin e traverbangut te Klosit. Po ne ate kohe, ky propozim u permiresua duke futur ne projektin perfundimtar edhe te Uzines se celikut dhe reaktivizimin e dy furrnaltave ne Elbasan. Si pjese e projektit, konsorciumi merrte persiper qe te ndertonte HEC-in e Skavices ne kembim te dhenies me koncesion te HEC-eve te Ulzes dhe Shkopetit. Te tera keto projekte te shkalles me te larte dhe nga investitore te njohur strategjike ne te gjithe boten, u hodhen ne koshin e plehrave dhe e tere ajka e industrise sone metalurgjike ju dha mafiozeve te Darfos dhe turqve te Kurum-it, qe nuk lane pusete pa e vjedhur per ta shkrire ne furrat elektrike. PEr keto projekte, kam patur nje bisede me ish ministrin demokrat Abdyl Xhaja. Ne ate bisede ne zyren e tij, i kam thene se Darfo do qendroje ne Shqiperi vetem 5 vjet, per sa kohe qe energjia elektrike i jepej me 5 cent/kWh dhe pas kesaj, ose do largohej, ose do ja kalonte koncesionin nje kompanie tjeter, ne kembim te disa paisjeve te vjetra qe italianet kishin ne impiantin e tyre ne fshatin Darfo ne afersi te Breshias, e cila ishte e mbyllur pasi bashkia nuk i kishte rinovuar lejen e funksionimit. Kjo bashki i kishte dhene urdherin kompanise qe te zmontonte paisjet e saja, te cilat po te shiteshin per skrap, mundet ti sillnin kompanise me pak se 600 mije dollare, nderkohe qe duke i sjelle ne Shqiperi, ato u paraqiten si nje investim prej 6 miljon dollaresh, sic edhe u paraqiten. Duke perfshire parate qe ju dhane Meksit, Darfo fitoi 5 miljon dollare, pa futur ketu vjedhjen e buxhetit te shtetit qe paguante 32-35 dollare Mwh per te blere energjine duke shkaktuar nje dem ekonomik prej 34 leke te vjetra per cdo kWh energji qe Darfo shpenzonte ne uzinen e Elbasanit. Sic i thash ministrit Xhaja, Darfo qendroi ne Shqiperi pikerisht 5 vjet duke e shitur koncensionin qe kaloi dore me dore derisa sot gjendet nen nej investitor shqiptar, qe thuhet se ka bere disa investime.

                  1. D
                    D.Didani

                    Ato qe thote inxhinieri,jane strategjia dhe jo kmentet e injoranteve,se gjoja uzinat ishin jo rentabetl dhe nuk mund ta vazhdonin funksionin!!!! Jo more...armiq te kombit! Nuk prishet ,nuk shkatrrohet nje veper qe eshte ngritur me djersen e popullit,me lekun e popullit....RINOVOHET or derra...RINOVOHET!!! Do kishim fabrikat dhe uzinat tona sic ka bota e zhvilluar dhe nuk do p[risnim para dhe punesim nga fasonerite e aventuriereve te Europes! Une mund te shaj dhe te uleras non stop,por ekonomine qe e shkatroi Berisha nuk mund ta ringjall. Ne qe kemi ikur nga syte kembet neper bote per nje cope buke,do ishim ne vendin tooooooone . "Nuk kane asnje fakt per Bereishen" -thone berishistat. Akoma fakte doni,per krimet qe nje njeri nuk mund ti shlyej ,edhe sikur mishin tja grijne copa -copa me gershere???

                    1. e
                      elmaz bufi

                      Darfo dhe Belegu kane qene ne kohen e Nanos ... Hesapet me Meksin laji vete mos e ngaterro me me te tute...

                      1. i
                        inxhinjeri

                        elmaz bufi-Une nuk kam dhe nuk mbroj kerkend, apo sic thoni juve "te tute". Jam nje inxhinjer qe kam punuar qe ne fillimet e karrieres time ne industrine e rende shqiptare dhe me dhimbsej ajo industri qe u ndertua me parate e shqiptareve dhe u vodh e u shkaterrua nga nje bande kriminale me Salihun ne krye. Darfo dhe Belegu kane qene ne kohen e Meksit. Keto gjera une i di me siguri absolute, pasi kam qene pjese e Konsorciumit italo-britanik, pasi ne ate kohe punoja ne Itali, ne zyren qendrore te kompanise inxhinjerike Kinglor me qender ne Stresa te Italise. Po keshtu, kam qene pjese e ekipit te inxhinjerave qe bene vleresimet e impianteve te Darfos. Ne fillim Darfo u be pjese e Konsorciumit, por kur pa se pala tjeter e investitoreve nuk ishte dakort per transferimin e teknologjise se saj te papershtatshme per mineralin shqiptar per tu instaluar ne Elbasan, u largua dhe perdori Belegun, qe ne Breshia i sherbente si shofer Alessandro Zekes, dhenderrit te pronarit te Darfos (Banzato). Abdyl Xhaja ka qene minister ne kohen e Meksit dhe jo te Nanos. Ky i fundit e gjeti kontraten ne ekzekutim. Nano ka kusuret e tija ne shkaterrimin e ekonomise shqiptare, por nuk ka fare pergjegjesi per kromin.

                2. M
                  Miri

                  Shume bukur e thua Ngjele, por kujtojme qe ke qene dhe ti minister me ata qe shkaterruan vendin. Te pakten nje ndjese publike!

                  1. M
                    Mali

                    E drejte por jane 1500 ish ndermarrje ekonomike dhe jo 500. Prej tyre 60% i rrezistonin transformimit ekonomik si destinacion prodhimi, si nivel tekniko teknollogjik dhe si pronesi mbi truallin ku ishin ndertuar. ne vitet 1992-1996 nuk pasoi asnje studmi per menyren e transformimit te ish ndermarrjeve por i mjaftuan me termin "Terapia e Shokut"! Askush nu spiegoi cfare ishte ne thelb kjo lloj teorie dhe praktike por i hyne shkaterrimit ne thel te ish ndermarrjeve: Vjedhje, falimentim dhe shkaterrim. Pastaj shitje kapanonesh.. Cdo gje e bere me qellim qe ne Shqiperi te mbreteronte papunesi dhe varferia dhe njerezit te braktisnin vendin pra shpopullimi ishte qellimi i kesaj teorie dhe praktike berishisto-serbo-greke. Dhe rezultatet ja ku i kemi. Mali

                    1. K
                      Kush

                      Po çfare teknologjie more aman , a jeni ne vete ju ? Po harruat shoqen Vito qe shtrydhej para Enverit se “AJO E REJA “ nuk po punonte me kapacitet DIFISH” Po Ramizi i pagoi ne shpi 80% punetpret se demek nuk kishte lende te pare. Po ato ne shumicen derfmuese ishin manifaktura primitive. Me shtrejte ishte ti rinovoje ato sesa te bliheshin te reja . Ashtu siç ndodhi nga privatet. Edhe bishtat e lopatave ishin pa kualitet e ju flisni per industri MODERNE.

                      1. G
                        Gazeta

                        80% u fut sepse nuk ishin fitimprurese per shkak te numri te larte te punetoreve jo per teknollogjine. Ai shtet mbante pergjegjsi nuk mund ti linte njerezit pa puk jo si plehrat qe erdhen me pas dhe i flaken ne rruge njerezit. Cili studim shkencor dhe a ka ndonje studim serioz qe mbeshtet keto qe thua per teknollogjine e vjeter? Pershembull azotiku u be me teknollogji me moderne te blere ne Suedi. Apo futja kot perserit propaganden e pardyseve te bardha qe na prentuan cekun e bardhe.

                        1. K
                          Kush-i

                          Epo ne kapitalizem ndermarrjet JO FITIMPRURESE falimentojne i dashur. Eshte ligji i konkurences. Ato ndermarrje qe mund te adaptoheshin , disa prej tyre vazhduan me tej si ndermarrje private. Privatizimi ishte i pashmangshem megjithese shume propagande behet akoma me mentalitetin komunisto socialist. Me e çuditshme eshte sesi sot nje parti gjoja e majte po shet te privati gjithe pasurite e vendit.

                          1. G
                            Gazeta

                            Po cfare studimi o be ore do na citosh per ndermarrjet qe nuk ishin fitimprurese? Cfare mentaliteti thua nuk qenke mire nga mende e kokes me duket... E di qe shteti Amerikane por edhe Evropa mban industrine ne kembe me subvencione? Pershembull industria e hekurit ne Evrope dhe ne Amerike nuk eshte fitimprurese por meqe eshte prioritet strategjik mbahet me para ta thuash thjesht te taksapaguesve. Bujqesia ne Evrope nuk eshte fitimprurese por shtetet e ndihmojn ta mbajne ne kembe me subvencione. Sipas llogjikes tende "kapitaliste" duhet ti leme ti falimentojme dhe vendet te kalojne ne kolaps total sic u be ne Shqiperi. Po bankat ti linte Amerika me Evropen te falimentonin kur ra kriza financiare? Si do e merrje rrogen dhe si do ushqeheshe apo do ishe i lumtur qe nuk ke mentalitet "komunist" ? Me trushplare nuk behet.

                            1. K
                              Kush-3

                              Po more mik , te jap plotesisht te drejte. Gjithçka mbahej nga shteti ne kohen e Enverit dhe shumica ishte jofitimprurese , prandaj jetonte populli ne ate MJERIM, ekstrem. Prandaj FALIMENTOI komplet sistemi dhe modeli.

                            2. U
                              Universi shpresa ime

                              Ti qënke komplet presh. Ose pjes e shkatrimit dhe mbron të pamohushmen shkatrrimin e çdo gjëje me pretekstin e të vjetrës. Harram ju qoft gjith juve që komentoni në favor të shpërbërjes.

                            3. M
                              Mero

                              Teknologji Italiane byrazer , financuan Kinezet qe kopjuan teknologjine naten.

                            4. T
                              Ton

                              Kishte te pakten 5 uzina akull te reja....Petro Papi ne Korce ishte teknologji Suedeze...po nuk ja paske idene fare ...duhet te kesh mbaruar juridik

                              1. K
                                Kush-2

                                Ti flet per 5 , edhe mund te kene qene , por Ngjela flet per 500 , dhe propaganda i ben 5000, pastaj!

                            5. i
                              inxhinjeri

                              Terapia e shokut ishte nje term i perdorur per te mbuluar termin e vertete, qe ishte "Terapia e vjedhjes".

                            6. A
                              Alfred

                              Per cfare industrie flet ti, o jaran? Industri?!...haha, nje grumbull hekurishtesh, kovachane primitive,qe ndotnin ambientin ne permasa katastrofike? Me cfare kostoje mbaheshin? Po punetoret sa dhe si paguheshin? Ne cilin "treg", rajonal, europian apo global "konkuronin"?!... Sa per krahasim, ne ish-Gjermanine lindore, qe ishte me e zhvilluara ne gjithe bllokun e lindjes, ka mbijetuar vetem fabrika "Zeiss" e produkteve per lente optike, mikroskope..etj. Edhe kjo me suport te fuqishem financiar per fa rinovuar teknologjjne dhe proceset e punes!... Po ne Shqiperi, cila "industri" do mbijetonte? E ashtuquajtura uzine e traktoreve, me drejtor xha Pilon? Po ku punohet manualisht dhe me norme si tornitor?! Ato procese pune jane automatizuar dhe robotizuar qe ne vitet '70!!!!...fantashkence e perzier me brockulla alla Taku!....

                              1. N
                                Nafta

                                Ja dhe nje idiot tjeter trushplare I demokracise.. Po pse Jugosllavia si e bente makinen Zaztava? Makina me e dhjere qe ka dale ndonjehere ne bote. Por ata nuk e shkaterruan por erdhi Fiati e modernizoi dhe sot bejne makina elektrike. Ndersa keta plehrat ne Shqiperi as tullat nuk lane. Kete thane edhe per avionet nuk benin ishin teneqe dhe sot Ukraina kerkon MIG.

                                1. L
                                  Loro

                                  Edhe ty do te vinte … e do te bente traktorat e uzines traktori ne tirane dhe sot do ishe pordhuesi me i madh ne ballkan. Hajde mendje hajde. Zastava ishte makine qe doli u ble dhe u perdor nga mijera njerez, kurse Traktorin tat e ngriten HOPA dje e çuan ne muze. Krahason industrine e jugos me punishtet e Komunizmit.

                                  1. N
                                    Nafta

                                    O loro ti me duket se je me te meta mendore.. Shqiperia nuk prodhonte traktore por i merrte nga Kina dhe i montonte, motori i pare shqiptare u be per muze nuk u be shitje... Uzina e autotraktoreve prodhonte pjese kembimi per industrine dhe ishte shume fitimprurese. Shume leht mund te kthehej ne nje uzine qe mund te prodhonte traktoret moderne ose makineri te tjera bujqesore. Sot nje goc e re ben ambulanca ne Tirane dhe i shet neper bote dhe eshte shume fitimprurese. Qellimi i viteve 90 ky ishte. Shkaterro industrine qe Shqiperia mos te behej me shtet e shqiptaret te lanin halet e Grekut dhe Italianit. Edhe sot e njeta gje, Serbi merr Fiatin ne rrefugjatet e Afrikes. Ka 1 milion njerez Serbia qe punojne ne industrin e lehte e te rende.

                                    1. K
                                      Kush-4

                                      Ajo goca o rob nafte prodhoka ambulanca? Mblidh mendjen shoku , ajo ADOPTON makina te prodhuara ne bote , dhe i pershtat per ambulanca .pra fut ato pajisjes brenda makines , krevat bombola e pajisje mjekesore. Mjaft se late nam . Traktori yt as per shitje as per ecje nuk u be se nuk kishte kualitet. O zot luteshin konstruktoret ate dite , bej qe te eci pese metra, pa j prishur, sa te zbrese shoku Mehmet. Dhe pastaj me karrotrec e ne muze.

                                    2. a
                                      alphazeta

                                      Kur një inxhinjer gjerman vizitoi kombinatin e autotraktorëve në Tiranë në fillimvitet 1980 u shpreh i habitur: "Me gjithë këto makineri dhe pajisje unë do të ndërtonja aeroplanë, ju nuk bëkeni dot një traktor" Që të rindërtohen ato që shkatërroi serbi Sali, Shqipërisë i nevojiten sot sot afro 100 miliardë dollarë! Si u bënë të pasur oligarkët dhe politikanët në Shqipëri?! Duke privatizuar pasurinë e përbashkët. A ju kujtohet Shqipëria një euro?! Në Perëndim ka uzina dhe fabrika që ekzistojnë që para Luftës së Dytë Botërore. Kam parë vetë fabrika birrash dhe çokollatash që e kishin nisur aktivitetinn andej nga vitet 1920! Dhe vazhdonin të punoinin duke ruajtur recetat dhe makinerinë e dikurshme. Në Hollandë sot ke ende mullinj me erë që janë ngritur që në shekullin e 19-të! Por fabrikat dhe punishtet në Perëndim pronari i mirëmban, i renovon dhe i modernizon. Në vitin 1992 qëllova të isha në Zvicër. Aty pashë edhe një emision për Shqipërinë. Në filmime shihej edhe një grindje midis dy grave. Po shkulnin dyert dhe dritaret e një spitali! "Ti e more dritaren, tani dera më takon mua" - thoshte njëra nga gratë. Po ashtu kameramani dhe gazetari kishin vizituar edhe fabrikën e karameleve. Shumë gra punonin aty ulur duke mbështjellë me letër karamelet. Dhe nuk pushonin së foluri. Dhe kameramani i ngriti volumin aparatit dhe tha me ironi:"Këto gratë po punojnë!" Nga aparati shpërtheu një zhurmë që as te kosheret e bletëve nuk e dëgjon. Të gjitha gratë flisnin me zë të lartë, njëkohësisht dhe asnjëra nuk dëgjonte tjetrën. Zviceranët ku puna është e shenjtë u "tranuan"! Ishte koha kur kriminelët ordinerë të sapo dalë nga burgjet rrëmbenin gjinazistet e Tiranës dhe i nisnin prostituta në Itali, Greqi apo Gjermani. Kjo ishte demokracia në Shqipëri.

                                      1. H
                                        Ha ha ha

                                        Zoti te lashte mendte ne koke or mik. Akoma me barcoletat e komunizmit. Asokohe thuhej se per nje shishe konjak i bene motor te ri nje shoferi shqiptar.

                                        1. i
                                          inxhinjeri

                                          Problemi me disa si puna juaj eshte se hiqeni eksperte ne gjere per te cilat nuk ja keni fare haberin. Historia qe tregon "alphazeta" eshte e vertete. Nje shoku im i klases qe punonte ne kombinatin e autotraktoreve ka qene prezent kur gjermani u shpreh i habitur per makinerite qe ne kishim ne inventar ne ate uzine. Bile shtoi edhe dicka tjeter, qe kompania Rols-Roice ka akoma tornot e vjetra me rripa transmetimi dhe prodhon nje nga makinat me luksoze ne bote. Problemi nuk qendronte tek kapacitetet e uzines, por tek ato te kerkim projektimit dhe laboratoreve qe jane te domosdoshem per te bere eksperimente, shume me perpara se sa nje produkt te futet ne prodhimin ne mase. Qe te ndertosh dicka te re, te duhet qe te kryesh mijera eksperimente e prova te rrugeve te reja. Ne ate kohe, ne nuk i kishim ato laboratore dhe porosia nga lart ishte qe te kopjohej teknologjia ekzistuese qe ne anglisht quhet "reverse engineering". Qellimi nuk ishte qe te prodhoheshin traktoret, pasi tregu yne ishte mikroskopik, por te mbeshtetej industria e mbrojtjes.

                                2. K
                                  Koli

                                  Ashtu eshte , po koha e tyt eti pis mos duhet te. Hiqen zvarre edhe bijte e atyre qe zhduken pronen private ne Shqiperi?! Ti p.sh

                                  1. G
                                    Gezimi

                                    Ja dhe Avokatia e Ngjales - Rama e ka te pamundur te qeverise Ekonomine e Shqiperise ne 2024 se ka fajin qeverisja 1992-1996 e Saliut ! Ja pra pse per kete fare Avokati dikur te "PORTOKALLIA'' thuhej "...ai qe ne c'do 3 gjygje, humb 4..."

                                    1. D
                                      Drini

                                      Ashtu eshte, si Kombinati i kancerit ne Elbasan, Azotiku i damllase ne Fier, fabrika e cimentos ne mes te Vlores, Soda Kaustike me avuj zhive qe benin te pabanueshem gjithe floren sipas standarteve europiane. Ashtu eshte o bir i njerit nga “ petritat” qe shkerdhyen vendin tim.

                                      1. N
                                        Nafta

                                        Fabrikat e cimentos ende punon o loqka.. Perkundrazi jane shtruar ne Shqiperi. Po ti sot ke TEC ne Vlore aty ku ka qene Soda dhe terminalet e anijeve TEC qe punojne me nafte. Do vij edhe gazi qe ka ndotje me te termershme. Sipas teje ti heqim ne keto sot tu veme flaken? Nuk ngeli budalla pa shkruajtur.

                                        1. D
                                          Drini

                                          O k...o bir...k....stash se jeni bij me k...ju...te kujtohet ndotja nga cimentoja qe slije dot dritare hapur? Pyet mamin se une e kam pyet (tenden).

                                        2. Mezini

                                          E mbyll Drini komentin me fjalët: ".....që shkërdhyen vëndin tim"!!!! Ore, Drini, thirri mëndjes, mos fol sikur je mbret i Shqipërisë, Shqipëria nuk është vetëm vëndi jot, edhe pse ti je një gjeni, nobelist, i njohur në të gjithë globin për arritjet e tua të padëgjuara në fushën e shkencës, artit dhe kulturës!!!..... Po flisni or njerëz si normal, jo si të çmendurit që vuajnë nga mania e madhështisë! Të paskan shkatrruar vëndin tënd, pronë që t'a paska lënë yt'atë! Çfarë do të gjente ty, o Drini pa pikën e ujit, i tharë nga mëndja, sikur të thoshe "që shkërdhyen vëndin tonë"?

                                          1. d
                                            drini

                                            Ndryshimi eshte se une flas per vete...ju te kuqte flisni ne shumes.

                                          2. D
                                            Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese

                                            Cfar kanceri more mjeran, oxhaqet, dhe makinerit pajisen me filtera dhe emetohet vetem avull. Keshtu bej vender nordike. Perkundrazi Shkaterrimi I tyre ju shkerdheu jeten 2 milion shqiptare qe Kan emigruar kudo dhe shumica eshte e humbur. Nje pjes e madhe humbin jeten, fytyren, Inderin dhe gjithcka. Gjenocid I heshtur nga Rrumpalla dhe. Anarkia.

                                          3. B
                                            Borsh

                                            Ky tha me duket se me 21 janar mund te ishin vrar dhe 3 mije veta eshte ne nenin 75 te kushtetutes Lek dugagjini, avokat perzoten dhe ti e ke ngrene kokrren e m…. Se bashku me sali berishen, Avokat tani me mire merru me sex se me ligjet i ke bere drras kur ishe

                                            1. 7
                                              7501

                                              Avokat ti do te ngresh te vdekurin nga varri kur per vete je i gjalle por i vdekur.Ku ishe sot e 33 vjet ? 7501

                                              1. S
                                                Shabani

                                                Pavarësisht se gjëma ka ndodhur, për përmasat kombëtare e rëndësinë penale, pas kaq kohësh pakēnaqësie popullore e injorimit nga politika, si miku i madh dhe z. Ngjela kanë mundësi të nxjerrin të vërtetat që kanë emërin shkombëtarizim e skllavërim.

                                                1. Y
                                                  Ymeri nga Yzberishi

                                                  Z. NGJELA..NUK U BEHET MORAL« talebanve » nga albanistani….

                                                  1. U
                                                    Ushtaraku

                                                    O zot kush shkruan ky idioti qe ka qene vete pjese e pishtareve te demokracise qe i vune flaken Shqiperise..

                                                    1. F
                                                      Flamur Struga

                                                      Te gjitha keto shkaterrime ne kete mase kaq te madhe,ka qen e pa mundur edhe sikur ne do te kishim luftuar me grek,me rusoserb,prap ky dem me keto pasoja nuk do te kishte ndodhurSPAK, verte e ka nje obligim moral per te gjetur fijet e kujt armiku ndikuan tek weveria e 1992-1994 qe e dogje e shkaterruan 100%ekonomine,ushtrin,hekurudhat,fabrikat uzinat ,farmat ,serat qe i hodhen ne rruge te gjithe ata oficer te cilet me shume e donin Atdheun se sa jeten e tyre...Krim te ketille njerezimi ka pare ka lexuar se vetem uligantet armiqet e perbetuar te Shqiperise ,i vuren zjarrin dhe shkaterruan edhe ardhmerine e tyre te femive te tyre..Nje dore e forte duhet te bie mbi kokat e te gjithe atyre te cilet lejuan shkaterruan cdo gje qe sherbente per mireqenie.Sala me te gjithe kelyshet e vet,duhet te denohen qe edhe te vdekur te mos hyjne ne token e Shqiperise.Turp Tradheti me pasoja shum te mefhaja..

                                                      1. A
                                                        Agim

                                                        Ngjela eshte nje nga nxitesit dhe frymezuesit delirante e dallkauke te shkaterrimit te economise shqiptare...nen devizen e antkomunizmit...Demagog, sherr budalla, fantasist, bosh, mashtrues I pafre...

                                                        1. s
                                                          sopiqoti

                                                          O zoti Spartak Ngjela te gjitha keto qe renditnI ne kete shkrim jane te verteta POR na qartesojne edhe nje vlere te aTIJ REGJIMI QE KA BERE NJE PUNE KOLOSALE PER TA RENDITUR EKONOMINE E VENDIT TONE NA NIVEL ME RENDIMENT DHE EFEKTESHMERI SA ME TE LARTE .

                                                          1. S
                                                            Shkembi

                                                            Po zbret Taku nga qielli. Na rrofsh leshte o Taku!

                                                            1. N
                                                              Nje ish I GurthSpaçit

                                                              Po ti Me Baba ne Bllok dhe Femije i nomeklatures se Kuqe pse Hiqesh sikur je Burre me i mire se Saliu,ti nuk Qeverisje me Saliun,,,na del e na kapardisesh e more miliona dollare per Burg qe bere si ordiner e na hiqesh dhe Disident..Ti u burgose pasi doli jashte Loje Kiçua se te ishte Tek Blloku yt ate edhe ti aty do ishe ….Jeni te gjithe bashke ne Loje bashke me ata qe permend dhe I keni kapur per Fyti Shqiptaret….Ti me Emër Rus GrekoRus Spartak je me afer me Serbet Mos i shaj…..Kur ishe minister ti bere krime o Palo Burre Bythqire i Spaçit ….

                                                              1. B
                                                                Bureto

                                                                Populli ka atë shprehjen: "Një budalla hedh një gur në pus (a lumë), për ta nxjerrë mblidhen njëqind e s'e nxjerrin dot!". Tani në humnerën apo pusin e thellë, ku u hodh ekonomija shqiptare pas 1990, menjëherë pas ndërrimit të sistemit ku udhëhiqte ekonomia e centralizuar, ç'pritej të ndodhte nga e ashtuquajtura "Terapi shoku"?! Po me ligjin famëkeq 7501 "Për tokën", të korrikut 1991, sipas të cilit ajo u nda (coptua), sipas parimit leninist "toka i takon atij që e punon", çfarë mund të pritej gjithashtu? Sigurusht asgjë veç pasojave që mbarti, shkelje e të drejtave kushtetuese të pronarëve legjitimë, vrasje për shkak të katrahurës që lidhet me zbatimin e tij ku siç thuhet, shifra shkon në rreth 10.000, braktisja e tyre për shkak të emigracionit masiv që pasoi dhe që vazhdon, kur sipërfaqe të mëdha toke janë lënë djerr, pra dhe produktiviteti prej tyre mbetet zero; kur ndërmarjet e braktisura, mbasi u shkatërruan e u grabitën, i'u shitën, një pjesë dhe me letra me vlerë (vrimë) badihava militantëve dhe jo vetëm, të cilëve më pas ua blenë vetë ideatorët, ata që ishin paracaktuar të ishin klasa e ardhme kapitaliste, sipas platformës katoviciane të Ramiz Alisë. Sipas saj pasurinë e trashëguar, duhet ta posedonin ata që e krijuan, dmth ish nomenklatura komuniste dhe pasuesit e saj. Dhe për ta administruar këtë grabitje në mënyrë sa më legjitime ndërtuan një drejtësi totalisht politike, ku për shkak të vendimeve të tyre të gabuara, korruptive apo klienteliste, u shkua në vetëgjyqësi që çuan në viktimat e treguara më sipër. Këtë zallahami (pus, lumë etj), e cila tani pothuajse përbën një epokë 34 vjeçare pa kthim, avukati sikur vjen nga kozmosi, hedh gurin në të, dhe fton SPAK që ta zgjidhë, ose më mirë ky, mbasi të gjejë fajtorët, t'i ndëshkojë ata!!! Tani le ta marrim këtë shashkën e Takut me shaka dhe le të presim, siç na premton, vijimin e shkrimit ku me padurim do presim dhe do mësojmë se si ai mendon zgjidhjen e çështjeve (filizofike) që vetë i shtron dhe që me gjasa, do t'u japë zgjidhje!!? Së paku teorikisht, se praktikisht për realizimin e tyre do duhet që shqiptarët në 2025, të votojnë atë për kryeministër, meqë siç ka premtuar në ato zgjedhje mendon të konkurojë në koalicion me PD-në e Vulës, pra bashkë me Lulin. Deri atëhere: Aferim!!

                                                                1. l
                                                                  luti me vile

                                                                  po zotrote avokat a e mban mend viziten ne Beograd? me cfare tagri ike?

                                                                  1. P
                                                                    Patrioti

                                                                    Në çdo uzinë,institucion shtetëror kishte inxhinjerë,ekonomistë,specialistë(shumica komunistë)të zotë të cilët u hoqën nga puna.Në vënd të tyre erdhën të persekutuarit intelektualë,pseudo demokratë të cilët i printe turma e rrugëve.Pra duhej shkallmuar çdo pasuri e vënë nga ai sistem pasi do hanim me lugë floriri.Nga ata që predikuan këto broçkulla,sot kanë mbetur shtatoret,varret e tyre dhe ky që i tregon babait(popullit) arrat (uzinat).Në shtëpinë e të varfërit nuk mund ti thot zengjini se nuk jam unë shkaku i varfërisë.Nuk ka nevojë të bëhesh avokati i djallit se e dimë që je i tillë!

                                                                    1. D
                                                                      Dikush.

                                                                      @Patriot. Jam dakort per sa shkruan. Kam qene ne ate kohe duke punuar ne Kryeministri...Shkurt, ne nje mengjes aty prane tavolines time u punesua "maloku" i Sales. Ishte ne moshen time dhe e pyeta se cfare shkolle kish mbaruar. Me inat me tha se cte duhet ty? Une prape i thashe se me dukesh mosha ime dhe te pyeta se mos kemi mbaruar te njejtin fakultet... Mu pergjigj ne kete forme qe asnjehere nuk do e haroj" "Ju komunistet e Enverit e keni mendjen se kush do beje punen, por ne demokratet themi qe nuk ka rendesi se kush do beje punen por kush merr parate"....Mbas nje jave me deklaruan te pushuar...Une asnjehere nuk kam qen komunist, por ishja jugor.... Mbi te tera ishte qellimi armiqesor qe u shkaterrua Shqiperia qe u relizua me injorante dhe ne baza krahinore....

                                                                    2. o
                                                                      o popull dele

                                                                      Cte palli e u "zgjove" pas kaq kohe te flasesh per kte realitet te hidhur mallkim shqiptaresh Enver Hoxha transformoi kte vend feudal ,e vuri ne pun e krijoi ato qe po thua dhe ska shqiptar sot qe nuk e di e nuk e qan kte shkaterrim te pameshirshem te mir organizuar per ti katandisur shqiptaret ne kte dit halli ku vakumi po mbushet avash avash me Bangladesh , Avganistan e plot te tjer Po mor Taku ,ne kte fush thar shqiptaresh te varfer ,po lumterojn politikanet e djeshem me ne krye perbindeshin e madh dal shpellash se krimit e sdua as emrin ti permend se nuk e meriton te ket emer Enver Hoxha ndertoi duke shtypur ,me kerbacin e paharuar te diktatures proletariatit me flamurin e luftes klasave per te krijuar "njeriun e ri"qe ju la pas kte klas te re me kryekriminelin aq te guximshem te hedh ne er cka u ndertua dhe edhe kta ne vazhdim ta vjedhin pa meshir ! Pra lumterojn klyshet e politikes se re milioner tashme qe vazhdo0jn, te mbajn pushtetin e te pijn akoma gjak shiptaresh brenda dhe jasht ktij Atdheu te sakatuar ,ktij atdheu qe ka tradhtuar popullin e vet ! Edi Flama ,ky bukurosh dy metrosh po vazhdon te vjel te mirat qe po i fal shpellari, qe pellet nga ballkoni i arestes ,e te kthehet ne nje Putin te ri shqiptar ,shqiptaresh qe vetem hum hum hum fituan nga loj e perbashket e ktyre dy udheheqesve Me thuaj kush shqiptar kthehet sot ne kte Shqipri sundusish oligark qe i kontrollon e i tredh ky sundus i ri e ndan fitimet me ta ....Fatkeqesisht ky popull priti e duroi kerbacin e nje diktatori e koha tregon se keshtu do vazhdoj te presim te hikin me radh se jemi popull dele....

                                                                      1. L
                                                                        LORA

                                                                        Taku,ti e paske kuptuar para tre-kater vjetesh qe shkaterrimi i industrise se Shqiperise qenka bere me urdher te Beogradit???!!!!!!! Genjen, sepse ne te kundert duhet te jesh deficent.Nuk je deficent.Ti je pjese e politikes vendimarrese te pas-nentedhjetes ne Shqiperine tone.Populli Shqiptar ne shumice te cilesuar e kuptoi qe brenda gjashte muajve te pare te 1992 hordhine krethemelese ku ti beje pjese dhe e ndali me vote ne zgjedhjet vendore te korrikut 1992. Ti,vete c'bere per ta ndalur? Asgje,vijove t'i shkosh prapa qerres se hyzmeqarit te agjenturave.antishqiptare te perbetuara.Nese do te besh dhe shlyesh nje borxh ndaj Shqiperise,historise se shtetit shqiptar dhe shqiptareve ne teresi beji publike te dhenat e papublikuara te hetimit parlamentar te kataklizmes se 1997-es; hetim parlamentar qe e drejtove Ti. Industria ishte pasuri e shqiptareve,jo e Enver Hoxhes. Ti i kerkoje llogari babait tend,pasi doli nga burgu dhe e pa me syte e tij ekonomine shqiptare te gjunjezuar,,,-"Cfare bere ti Kico per t'e ndalur Enver Hoxhen ne kursin e izolimit te Shqiperise?" Ti Taku ke ende c'te besh per vendin tend dhe timin.Lere SPAK-un ne permbushjen e e detyrimeve dhe angazhimeve para shqiptareve dhe projektuesve te Reformes ne Drejtesi. Vijo permbushjen e detyres tende,lene ne mes te rruges.Nje pjesez te kesaj detyre e ke bere kur me."cimken" tende denoncove publikisht 12 agresionet kunder Kushtetutes prej shefit tend ne 2007,ne qeverine tende. Jam sy,vesh e mendje si do te vijosh.

                                                                        1. H
                                                                          Humoristi

                                                                          Edhe ki plakushi beqar ,genjen se ka parti,e dashnore!?

                                                                          1. J
                                                                            Juristi ne pension

                                                                            Shqetesimi qe ngreni Z. Ngjela eshte i drejte, por tanime cdo gje ka marre fund, objektivi Ruso-Serb u realizua me sukses te plote, nga agjentet ruso-serbe te cilet qe ne momentet e para te nje levizjeve te drojtur e fillestare, u a rrembyen nga dora flamurin e demokratizimit te vendit, me dhune dhe arriten qe duke patur garancine e Ramiz Alise qe te merrnin pushtetin sipas platformes se Katovices, te vepronin te pa shqetesuar, mjafton qe te viheshin ne krye te antikomunisteve dhe atyre qe kishin mbetur nga ish klasat e permbysura me qellim qe te asfiksohej ndonje perpjekje per tu hakmarre ndaj ish Bllokut Komunist dhe pjestareve te familjeve te tyre. Pushkatimi i ciftit Caushesku, tronditi rende askokohe Bllokun. Per rrugen qe nisi banda kriminale e atyre qe u vune ne krye te PD nen udheheqjen e Sali Berishesh dhe ish komunisteve te shumte dhe oficereve dhe ish agjenteve te Sigurimit, fatkeqesisht mungoi dhe vigjilenca e sherbimeve sekrete perendimore, e sidomos cuditerisht edhe mungesa e aftesise se Departamentit Amerikan te Shtetit, te cilet u besuan marifetxhinjeve berishiste si dhe paaftesia e ish ambasadorit Amerikan Rajerson, i cili nuk ishte i afte te kuptonte se ky grup antishqiptar, antidemokratik qene fillesat e para, gjate kohes ne opozite e egersisht pas marrjes se pushtetit, me parullat per nje dashuri te pakufishme ndaj perendimit e sidomos ndaj SHA, ata filluan me nje mjeshteri sic di ta beje vete Berisha e Shtabi i tij, krahas forcimitte pushtetit te tij antidemokratik, u kujdesen te fillonin qe ne ate fillim te ngjallnin ndjenjat antiamerikane, dhe me nje mekanizem qe nuk arriten ta kuptojne as vete amerikanet. Te gjith shkatrrimet ne te gjitha fushat e jetes shqiptarete asaj kohe ata, jo ne shtyp, por ne takimet me perkrahesit eshumte te asaj kohe, pra keto vandalizm i a veshnin se gjoja keto jane keshilla te miqve tane amerikane, se amerikane na keshillojne shkatrrimet e te gjitha objekteve ekonomika, fakbrikkave, uzinave e objeketev te tjera si qendra ku jane farketuar idete komuniste qe po te mos i shkatrrojme, komunistet do i riaktivizojne kunder nesh. Keshtu u shkatrrua bujqesia gjoja si nje sektor qe e varferonte vendin duke hapur lajmet se keshilla e amerikaneve eshte qe fshataret do paisen m fonde, me makineri moderne, me specialiste amerikane per te kthyerbujqesine nje element te rendessishem per eksportet. Ne qytetin e Shkodres e kudo, kontrabanda e naftes konsidrohej si nje keshille e ShBA, pavaresisht kritikave te OKB, per te ngritur njecike mireqenien e shkodraneve dhe te qytetareve nga rrethae e tjera qe merreshin me kete pune. Ushtria u shkatrrua dhe u shiten per skrap pasuri me vlere qe nuk i kishin vende te tjera ish komuniste, me lajmet e perhapura se kjo eshte keshille e ShBA pasi ekziston rreziku qe komunisett ti kthejne keto kunder ShBA e Europes. Keshtu u shkatrrua arsimi, kultura, shendetesia, objektet social kulturore e sportive, deri sa shqiptaret u varferuan ne menyre te tejskajshme dhe i konsideronin keto keshilla jo te vlefshme per shqiptaret. Pakenaqesia kunder Perendimit e sidomos kunder ShBA filloj te rritej ne menyre te vecante kur Presidente, kryeministra, ministra, zevendesministra, drejtore tatimesh e doganash, deputete e kryetate Bashkishe etj, filluan te vidhnin hapur dhe pa u trazuar as nga ligji dhe nga askush tjeter, kur qeveritaret derguan femijet e tyre ti shkollonin ne universitete te shtrenjta, kur qeveritaret filluan te blejne vila luksoze ne vende te ndryshme te Botes, kur femijet e tyre si Shkelzen e Argita Berisha, kishin ndikim te forte ne shkatrrimin e institucioneve te ndryshme, duke pregatitur terrenin se femijet e qeveritareve po pregatitesin edhe ata te merrnin pushtetin. Te kuptuarit e ShBA e perendimit me vonese te asaj fatkeqesie qe i ishte rezervuar Shqiperise e shqiptareve ishte nje fatkeqesi apokaliptike, jo vetem se vendi u shkatrrua, por fatkeqesisht se kjo sherbeu qe te ngjallet antiamerikanizmi qe tani ka dale hapur ne permasa te frikshme nen drejtimin e Sali Berishes Ilir Metes. Sali Berisha kercenon hapur kunder ShBA dhe lidhjet e tij te ngushta e te Metes, bejne hapur thirrje per te djegur Parlamentin dhe gjith Shqiperine. Lufta e Rusise ndaj Ukraines dhe shqetesimi i politologeve se Rusia mund te synoje te godase Ballkanin duke aluduar per nje sulm ruso-serb ndaj Kosoves e ndoshta edhe ndaj Shqiperise, ka rritur ndjenjat antiamerikane, pasi nje sulm i mundshem ndaj Shqiperise, apo larg qofte bombardimi i aashper ndaj nesh, shqiptaret nuk kane ku fusin koken. Nuk shqetesohet askush se kemi mbetur pa armatime qe i kemi patur me bollek dhe shqiptaret u rriten me ndjenjen e mbrojtjes se Atdheut, por njerezit as nuk e kane shqetesim te luftojne ose jo, ne nje kohe qe te gjith lideret qe kane qeverisur kete vend, kane vila jashte shtetit. Shqiptaret jane te revoltuar ndaj qeveritareve te djeshem e te sotem se ankohen se ku do e futim koken, ku do i mbrojme femijet e pleqt, ne nje kohe qe po me porosi, sipas Berishisteve, jane shkatrruar tere vendstrehimet ku Enver Hoxha krijoi vvendstrehime per 100 perqind te popullsise. Padrejtesisht edhe kjo fature i dergohet amerikaneve nga shkattruesit berishiste. Zoti Ngjela. Ti pret reagim nga SPAK per shkatrrimin berishist qe i ka bere ekonomise shqiptare. Jo, jeni i pabesueshem pasi per ngjarjen dramatika te 1997, pas vjedhjes se arave qe u beri Berisha dhe pas 3 mije viktimave ti bere c bere e amnistove, ne nje kohe qe te ishta ngarkuar detyra te nxirrnje fajtoret. Ti e ke konsumuar te drejten morale tenden. Dumani ka familje, ka femije dhe ai nuk ka perkrahjen e Shtetit Shqiptar dhe te politikes shqiptare. Dumani mendoj se eshte atdhetar dhe i dhimbset vendi por nuk eshte budalla. Politika shqiptare e sidomos e djathta deshmoret qe bien per atrdheun i konsideron budallenj.Ngjelaa, edhe ti je atdhetar i mire. mblidh dy tre shoke qe kane te njejtin shqetesim dhe si jurist qe je bej nje padi ne SPAK per kete ceshjtje.

                                                                            1. T
                                                                              TIRONA

                                                                              Thank You for my comment deleted so quickly!

                                                                              1. T
                                                                                Trotski

                                                                                Pikerisht shkaterrimi i fabrikave ,i 10 mije Ha Sera ,i plantacioneve me rrush,portokalle ,limona ,fiq e te tjera fruta ,,eshte krimi me i madh i Sali Kermes me shoke.ne kohen e partise se Punes nje Zv.minister beri 1 vit e gjysem burg per nje urdher per te nxjerre jashte perdorimit disa instrumenta .Kuja ma e madhe eshte se jane shkaterruar dhe fabrika moderne si ajo e instrumentave ne Korçe ,apo Azotiku plus dhe shume fabrika te perpunimit te frutave dhe perimeve.Inisiative e Z.Ngjela jo vetem qe eshte patriotike po ka vlere financiare ,per te rritur te ardhurat e buxhetit.urdheruesit dhe perfituesit nga shkaterrimi i veprave te ndertuara duhet te penalizohen dhe tu konfiskohet pasuria e vene ilegjitimisht.

                                                                                1. f
                                                                                  fshatari.pafshar

                                                                                  Taku, e filloi fushaten zgjedhore. Teme kjo qe prek, dhe e deshiruar nga mbi 50% te votuesve. Teme e pazgjidhshme, por interesante dhe origjinale per fushaten e pritshme zgjedhore politike. SPAK-u nuk ka sesi te kthehet ne instrument per nevoja Zgjedhore te X apo Y... Perfundimi: Loja me flluska sapuni do vazhdoje sa te jete jeta. Pra, Politika dhe Populli e anasjelltas. Populli, vdes per rrena... qe te genjehet. Prandaj lindi dhe Politika, Demokracia... Prandaj edhe Taku guxon, e thote brockulla... E drejta e tij...

                                                                                  1. u
                                                                                    u shofte rraca e zagareve qe ushqejne Vampirin !

                                                                                    Vampiri u piu gjakun shqiptareve .....dhe i ktheu nje pjese ne Zagare.

                                                                                    1. C
                                                                                      Cromwell.

                                                                                      Te drejte ke o Z. Ngjela. Po pauria e ushtrise ku vajti? Duhet filluar me filo grekun Majko te parin Pastaj me rradhe floriri ku vajti? Prandaj kemi nje Kuvend te tille. Hajdutet nuk bejne dot shtet. Duhet nje ........ E dini vete kush.

                                                                                      1. Z
                                                                                        Zaza

                                                                                        Me ne fund do mbaje dikush pergjegjesi ???? Shih dhe komisionin e 2 spartakeve 98 ku ti z Ngjela mbeshtetje udb e saliut dhe dole kunder socialisteve pas 14 shtatorit 98. Mekatet e saliut

                                                                                        1. N
                                                                                          Nick

                                                                                          Mire e ke le ta nisin nga fillimi...pastaj te 97ta, te raporti i komisioni hetimor parlamentar qe zotrote nuk e firmose dhe gjete kleçka ligjore (sipas teje) qe ishe me i mençuri i budallenjve qe te shpetonte sala

                                                                                          1. T
                                                                                            Tomi

                                                                                            BRAVO. NGJELA

                                                                                            1. T
                                                                                              Tropojani

                                                                                              Ti ke rrjedhur nga trute, je bere qesharake. Nga seksi ke kaluar tek fabrikat dhe uzinat. Po ti ore ju vure flaken bashke me Saliun e te tjere qe menduan se nuk na duhen uzina e fabrikat, nuk na duhet ushtri, as arsim dhe as shendetsi. Edhe artin e kulturen nuk e late ne kembe. Sot jemi cdo gje por shtet nuk jemi.

                                                                                              1. L
                                                                                                Lugu gjat

                                                                                                Krim i haruar ,i pa hetuar. Analizë brilante ,për fat të keq e bërë nga nje ( kazmë ) i cili me pafytyrësi e gjakftohtësi si një kameleon nderon ngjyrën. Jo rracë e damkosur,, ato sishin vetëm aq por ishte djersa dhe gjaku i popullit që me aq përkushtim e dashuri i ndërtuan . Ishte burrë qe i dhimsej atdheu ai "diktatori" juaj avokat , prandaj ju përkushtua dhe për fat të keq si për ironi bashkë me "diktatorin" na ikën të gjitha . E kush do ti MENAXHONTE ZVARANIKËT E PAS 85

                                                                                                1. G
                                                                                                  Gulash Qepa

                                                                                                  Nuk eshte prove , cfare ka then nje deputet serb ne parlamentin e Serbise , Ti avokat je Njeri i ligjit dhe e di qe kjo nuk eshte prove, por mund te sherbeje si indicje.Mgjate nuk mund te mos themi qe shkaterimi i vendit ishte nje strategjie miremenduar Separi shkaterim masiv i ekonomise industriale qe do te renonte bazen ekonomike prodhuese , vlera materiale e prones e investuar do te binte ne menyre drastike duke i hapur rruge perceptimit public se cdo gje qe lidhej me ekonomine e centralizuar shteterore duhej shkaterruar si symbol i te keqes dhe ashtu u BE ,POr duke harruar qe qofte edhe nje tulle e vene aty ishte gjaku dhe djersa e Shqiptareve dhe NUK DUHEJ TE PREKEJ ME DORE NE ASNJE RAST , MUND TE RUHEJ SI RELIKE POR JO TE SHKATEROHEJ Ekonomia INDUSTRIALE e renuar e nje vendi ,I fundit komunist ne Europe qe nuk ishte konkurent as me fqinjet e jo me me me vendet e zhvilluara nuk kishte shans te zhvillohej si ekonomi industriale ne kapitalizem te pakten Jo shpejt sepse duheshin PARA , DIJE ,SI EDHE HAPJE ME TREGJET NDERKOMBETARE( nderkohe qe tregu i brendshem ishte cope cope dhe dominohej dhe dominohet krysisht nga importi ) me gjase asnje nga keto nuk erdhi as PARA , AS DIJE , dhe AS TREGJE NDERKOMBETARE ky eshte dhe MBETET MEKAT I PAFALSHEM DHE MUNGESE E PLOTE DASHAMIRESIE NGA ANA E FAKTORIT NDERKOMBETAR qe ne kete pike eshte bashkfajtor me politiken e tiranes, erdhen vetem biskota dhe marmelate si ndihma humanitare dhe 6 milion dollaret e Xhejms Bekerit, Keshtu qe jo vetem ekonomia industriale nuk u zhvillua por ajo u la ne meshire te fatit dhe u shkaterua as kredi as borxh as grante , vec disa Marveshje FMN dhe BANKEN BOTERORE per te cilat sot nuk flet me njeri Pavaresisht deshtimit te ekonomise industrialele ne nje vend me realitet te fuqishem rural do te duhej qe te pakten te lulezonte dhe modernizohej Ekonomia agrare duke i konvertuar koperativat ato ne shoqeri agrare ku toka nuk do te parcelizohej ne copeza te vogla ku fshatari te mbante nje lope 3 rrenje fiq dhe 2 dynyme jonxhe e 3 Pula se por kjo nuk u be , Fshataret moren nga nje cope toke dhe mbas shume pak vitesh e kuptuan se aq sa moren NUK MUND TI BENTE TE PASUR por thjesht do te mbanin frymen gjalle.Prandaj sot rinia e ka braktisur masivvisht fshatin per emigracionin...madje shpesh per ate cope toke jane vrare vella me vellaKJO NUK ISHTE DHE SMUND TE JETE as SOT pavaresisht brockullave per AGROTURIZEM ...apo financimesh individuale AJO...EKONOMIA AGRARE e ZHVILLUAR, BUJQESIA nuk mund te zhvillohet me copa te vogla sic moren fshataret me 7051 , ajo duhet te rikthehet detyrimisht tek BASHKIMI ne forme moderne por BASHKIM dhe teknologji qe mos te rijne grate 60 vjec te ngrejne B... ne diell per 5000 leke , fshatrat jane sot entitete mjaft te vogla per te mos u bashkuar , aq e vertet eshte kjo sa qe ata vete e pranojne se nuk mund ti bejene me sherbime ngastrave te tyre se kane ngelur vec pleq Nuk u hap dhe nuk hapet as sot debat kombetar per zhvillimi e vvendit , emisionet e televizioneve nacionale merren me histori shalesh ne big brodher , me baxhellat e show bizit apo me kroniken roze ne oborin mbreteror, as u mor ekspertize kombetare dhe nderkombetare (AS SOT NUK ESHTE BERE DHE NUK BEHET) per te ndertuar nje strategji si do te zhvillohet vendi dhe ME AFATE KONKRETE pasi jemi nder te paktat vende Ne EUROPE per te mos thene i vetmi vend i vogel qe ka akoma probleme me njerezit qe nuk mbushin dot zorren me buke , ne menyre qe mos te ndodhi qe cdo force politike qe vjen ne pushtet te devijoje nga strategjia dhe ti beje leket rrush e kumbulla per interesa elektorale.Duke u marre njera parti me asfaltin prish asfalt shtro asfalt dhe tjetra me pllakat , hiq pllaka ver pllaka e lyej me boje Ne nje moment reflektimi te dyshimte per qellimet e SAJ , qeveria e PD s e asaj kohe surprizoi duke"inventarizuar" pasurine kombetare tashme te shkermoqur nga ajo vete per ti a ulur sa me shume vlerendhe dhe nxori ne drite LETRAT ME VLERE si ekuivalent ,ne menyre te pacipe , ne vend qe ti ofronte per privatizim me LEKE ne dore ato asete qe Kishin potencial ekonomik , nxori ne drite HILEN e letrave me vlere, por lejoi shitjen e tyre ne tregun e lire per nje cope buke per hallexhinjet , kur e dinte qe kjo nuk ishte zgjidhje per problemet sociale por thjesht NJE MARIFET I NDYRE qe njerez te PD ti privatizojne shume prona qe sot vlejne miljarda per nje cope buke me ane te marifetit te letres me vvlere .Qeveria nxori te pavlere edhe FONDIN e invvestime ANGLO ADRIATICA i cili pavaresisht sa i vertete ishte ne qellimin e vet , kishte nje qasje ndryshe ndaj pasurise Kombetare te shqiptareve < Cdo kush investonte letrat si equivalent i kuotave te fondit qe do te blinte me to assete aneembane vendit duke i bere shqiptart pronare , por FONDI U ASGJESUA.Ne vend te tij mbine nga dheu sipermares te dyshimte shpesh te lidhur me krimin dhe politiken e tiranes , qe filluan te pasuroheshin shpejt me perfitim dhe me perkrahje nga qarqet e pushtetit ne Tirane , ngadale vendin e industrive dhe germadhave te tyre te shkateruara filloi ta zere nderitimi i pallateve, vendin e fuqise blerese te gjeneruar nga nje ekonomi solide filloi ta zere paraja e trafiqeve dhe e emigracionit, paraja gradualisht filloi te akumulohej ne disa duar te cilat filluan te blejne pushtet gradualisht ne disa forma, pushtet , politik, mediatik, juridik dhe keto forma filluan te krijojne elita te korruptuara politikoekonomike qe filluan gradualisht ta shohin pushtetin jo si nje mision per ti sherbyer qytetarit dhe per llogaridhenie por si e DREJTE ABSOLUTE PER PERFITIM PERSONAL keto elita edhe sot vazhdojn ti sherbejne vhtes duke stisur konflikte shterpe ne jeten politike te Tiranes e nderkohe krijojn zhurme te mjafteueshme per te mbuluar aferat e tyre, keto elita te cilat furnizoheshin regullisht me gjak te piste deri sa erdhem tek oligarket e famshme dhe miljardat e korupsionit bne nje vend ku askush nuk ka bythe te luftoje per ta pastruar se muta ka shkuar shume lart dhe shoqeria eshte e zhytur aty dhe te gjithe jane pis

                                                                                                  1. R
                                                                                                    RETROSPEKTIVE

                                                                                                    "Edi Rama me ka vjedhur votat! Kjo skeme vjedhje eshte perdorur edhe 3 vite me pare ne 2000 kunder Besnik Mustafait..." - keshtu ligjeronte ky Take Rrake-takja pas zgjedhjeve te 2003 kur humbi perballe Rames per Bashkine Tirane. ...besojeni tani ne 2024 kete rrake-Take po deshet!

                                                                                                    1. E
                                                                                                      ENTSOE

                                                                                                      Taku dhe Fate Mehdiu ne fushaten e 92 deklaronin se diktatura beri shtet te forte por nje individ te dobet, kurse ne demokratet do te bejme ndividin e forte dhe shtetin te dobet!!!?? E moret vesh tani dhe origjinen e Terapise Shok dhe cekut te bardhe!? Dhe deviza Familja, kombi, prona private, qe te treja sot te shkarpedhjera. Po HEC - et 70 MW Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 Ku valevitet flamuri I Kurumit dhe Turqise!!? Rrofte krykomunisti shkaterrues dhe shpartallues Sali Kafsha Berisha!

                                                                                                      1. s
                                                                                                        sapa

                                                                                                        Ik ore hajvan me fabrikat tuaja.!Shqiperise i duhen vetem njerez qe nuk vjedhin dhe fillojne serjozisht berjen e vertete te shtetit,gje qe deri tani ka deshtuar!

                                                                                                        1. p
                                                                                                          petro

                                                                                                          O Tak loqja, nga ty vetem lende te pare pranonte bota...o biri Kicos...asgje te perpunuar...po kostoja ?!Kishe industri per treg ti?!Ik o idiot se ngele duke dhejre edhe nga goja.

                                                                                                          1. l
                                                                                                            lindio

                                                                                                            O Zot prape kete hajvan ne media? Ky te kish familje do e mbyllte brenda e s'do e linte te thosh brockulla...nga gjithe bijte e mostrave qe dalin ne ekran vetem ky jafshe stha gje per te atin ("strategu i ekonomise" Kico). Edhe i biri i Shehut tha me gojen plot:Shqiperia s'humbi gje nga vdekja e tim eti...ky "dizidenti" qe bridhte Europen na flet per nje industri pa efektivitet dhe vdekjeshkaktuese per shqiptaret.

                                                                                                            1. I
                                                                                                              Intelektuali patriot.

                                                                                                              1991- U larguam, lame pas miq e shoke dhe nje pjese te zemres , te enderrave tona, ne moshen me te bukur, telefonoj shokun tim te femijerise, me te cilin kishim punuar dite e nate, me enderrat tona, per realizimin e detyres qe na ngarkonte projektimin e realizimin e nje detyre qe realizohej per here te pare ne telekomunikim me rrethet e largeta qe ndikoheshin aq shume nga faktoret atmosferike dhe qe jepte perspektive te qendrueshme dhe zgjidhje per kete problem.E pyes, cfare ndodhi me Institutin dhe grupin tone shkencor. Me pergjigjet; U mbyll. E pyes prape ; Cu be me analizatorin e spektrit? U gropos, bashke me te gjithe projektet dhe punen qe kishim konkretizuar....Qava, atje ne dhe te huaj, gjithshka qe investuam,mundimin, enderrat,lodhjen, netet pa gjume, pergjegjesia ndaj atdheut, ne nje kohe kur vendi qe me priti, zoteronte vetem nje pajisje te tille,me vlere 100000 dollare,sa te fuqishem ishim, dhe ishte mjaft e veshtire qe te kuptoja se... tashme isha askush.....dhe duhet te punoja ne ndertim...per buken e gojes.

                                                                                                              1. S
                                                                                                                Skisha ca të bëja

                                                                                                                I drejtohem SKAK-ut Të heojë gjyshin tim për arsye se ku e kishte mëndjen kur u ndanl tokat dhe përse nuk insistoi që të merrte toka më të mira I kërkoj SPAK-ut të hezojë përse stërgjyshi im nuk bleu prona në Tiranë pasi e kishte detyrë të mësonte se tirana do bëhej kryeqytet I kërkoj SPAK-ut të hetojë bashkëfshatarët e mi që lejuan gjyshin tim të mos ishte i zëshëm kur ndaheshin tokat dhe gjithashtu përse lejuan fshatarët e fshatit tjetër të prisnin rrapin shekullor. Përse lejuan tiranasit të prisnin pyllin, të prishnin ujësjellsin etj I kërkoj Spakut të hetojë përse Franca, Gjermania dhe Anglia nuk lejuan krijimin e shtetit shqiptar por edhe haxhiqamilët që ishin kundra krijimit NUK LEJOJ MOSPRANIM TË KËRKESËS

                                                                                                                1. D
                                                                                                                  Dita cte beja...

                                                                                                                  Ti "skishja ca te beja" qenke koqe kanari, sepse mendon qe "rrumpalla" ka pasur zgjidhje mencurine tende individuale per te vjedhur dhe pershtatur rrumpalles....Je tipik perfaqesuas i rrumpalles dhe po te them te me rruash k sepse sidoqofte une jam ai qe ti nuk behesh dot....

                                                                                                                  1. C
                                                                                                                    Ckisha ca të bëja

                                                                                                                    Unë jam ai që nuk kam ëndërruar në asnjë cast të bëhem si ty. Ti nqs ke këtë botëkuptim, shiko se mos je rrotë k se ndryshe nuk kuptohesh. Që të arrish të kuptosh rrumpallën duhet të dish edhe cfarë është “ rregullsia”. As që ia ke haberin ndaj je vite dritë larg meje. Rroftë idiotësia dhe sidomos kurvëria mendore

                                                                                                                  2. A
                                                                                                                    Agel

                                                                                                                    Bravo avukat,por bej nje denoncim zyrtar ne SPAK,qe te quhesh i besuar patriot dhe atdhetar.Te shpresojme qe do e cosh deri ne fund kete beteje. Respekte

                                                                                                                    1. N
                                                                                                                      Një 78 vjeçar t'u ankus

                                                                                                                      Je jashtëzakonisht vonë , shumë vonë, nuk harroj se në 97 kur u bë hataja gëzova që ishe në grupin hetimor por më zhgenjeve nuk klmbëngule, kjo punë që thua ka vjte që pensioniste tashmë të vdekur dhe të mbetur gjallë janë shqyer së bërtiruri por thjeshtë janë konsideruar komunistë, armiq te demokracise etj etj dhe sot janë ajoma si dikur sepse nuk u mjaftojnë paret deri në fund të muajit, Spartak a e njeh trahananë, kosin e bërë dhallë, paparen me pak vaj e qepë me krypë bukë dhe ujë, fasulet po se po, po bukë me vah dhe sheqer apo nuk ke ngrenl qe i vogëi, këto janë mënyja optimale e një pensionisti që afro me 80 vite në kurriz i ka provuar si mënynë e më sipërme për t'u ushqyer ashtu edhe llojet e punëve për të mbajtur shtëpinë që nga kazma e lopata,puna në bujqesi, punë në ndertim, punë në ind e nxjerrjes se naftes, punë me tre turne punë në emigracion ku 24 ore të ditës ndaheshin 20 orë punë e katër orë gjumë, dhe drejtues kryesor per shumë vite. Ato qe i thua sot unë kam 30 vite që më gërryejnë për brenda dhe me tënfolur e me të shkruar qysh në vitin 91 - "92,sepse dielli i mëngjezit tregon se si do mbyllet dita, komunist më kanë thënë, rrugeçër. më futën si kolegë e drejtues, gjithkush edhe ndonjë mik të mire qe pata edhe ata u bënë pis e nuk u afrohesha dot se qelbnin, ri kërkon sot kjo është si të kërkosh gjilpërën në kashtë, ato nun ishin pesëqind o Spartak ato ishin mijra sepse sistemi i ndelidhi e ndervari me nnëra tjetren dhe u bënë si mushkria, zemra dhe oksigjeni në organizmin e një qënieje njerëzore, prandaj dhe Shqipëria ka vite qe nuk merr dot frymë sepse dy të parat i morën plagët në ato vite ndersa oksigjeni nuk ka ç'duhetkur njëra ose tjetra nga organet jetike vetëm dihat Eh ç' ë bëre tani në pas mesnatë o i biri i Kiço Ngjelës Me gjithate më mirë që u kujtove se është keq fare kur harron , unë nuk harroj asnjë gjë nga ç'kam punuar, folur e revoltuar dhe vazhdoj akoma më keq sepse nuk na premton jeta të na mbajë sa të shohim qe e drejta të gjejë vëndin që i takon

                                                                                                                      1. R
                                                                                                                        Rezarti

                                                                                                                        Me gjithë të drejtën e zotit, spartaku është në linjë të drejtë por me kohë të vonuar. Korrupsioni atyre viteve, sot ka emër që drejtësia po ju rruan leshtë si berishës, metës dhe ramës nëse doni. Kur sot, nën presionin e shteteve antare të europës, për luftën ndaj korrupsionit, drejtësia dhe SPAK leshi, bëjnë nfonjë ekstradim të ndonjë hajduti xhepash, dhe e quajnë luftë korrupsionit. Kur krye korrupsionin e gjen majtas e djathtas, me emra, berisha, meta mona e sa të duash, ku vetëm Lslëzi si city më vete, të denoncon kush janë ata që posedojnë ato vila nga 500-700-100000 e më shumë. Ska nevojë për ksllzime se kallëzon toka atje që mbart këta plera këtu në tiranë. Një mallkim i popullit me emër meta, qëndron apo nuk qëndron i lirë, ku dhe fëmijët janë bërë me miliona pa i thënë kush, puna mbare. Jo mor taku jo, nuk do bëjë as SPAK e as rama, janë në tavë, prandaj ky popull vuan në varferi e drejtesi.

                                                                                                                        1. U
                                                                                                                          Universi shpresa ime

                                                                                                                          Më mir von se kurr.

                                                                                                                          Lini një Përgjigje