Historia e monarkut që e përkëdheli Republika dhe në fund e rrahu ish-gruaja

8 Mars 2024, 09:48Blog TEMA
Historia e monarkut që e përkëdheli Republika dhe në fund e

Nga Ardit Rada

Është rasti i parë në histori që një Princ ta punësojnë si këshilltar të Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit të Republikës. Kjo ka ndodhur me ‘viktimën’ më të fundit të shfaqur në media, kur këshillonte Bujar Nishanin sesi ta ruante shtetin nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm. Një pretendent me mend i fronit mbretëror do ta kishte çuar Republikën në grusht shteti. Se fundja për çfarë rron një Princ në tentativë? Aq më tepër ky i yni që kishte eksperiencë nga gjyshi në tradhti dhe nga i ati në trafikun e armëve dhe grushtet e shtetit.

Por thonë se Shqipërinë e shpëton gjithmonë rastësia dhe shyqyr që Princi kishte nevojë për një rrogë dhe jo për mend e aq më pak për fron.

Po pse vetëm kaq? Princin tonë e kanë përkëdhelur shumë kush të mundte. Nga zyra e Presidentit e çuan dhe në Ministri të Jashtme derisa e kaluan padashur nga një personazh prej të cilit pritej ndonjë politikë ndryshe, në një emër të showbiz-it. I mbetur jetim herët, siç tha një zëdhënës i tij, atij iu la në dorë çdo pasuri e diskutueshme. E nisën familjarisht me një vilë me qera pranë Kryeministrisë, atje ku më pas u bë ambasada spanjolle, e na dolën pronarë të Pallatit të Pionerëve e sa e sa hektarë toke nëpër Shqipëri. Gjithë ky nxitim në heshtje i politikës për t’i dhënë Zogëve ça të mbanin mend nga prilli 1939, kur çanë ferrën për t’u kthyer 60 e kusur vite më pas. Gjithë kjo përkëdhelje për t’i dhënë edhe fushën pas Pallatit të Pionerëve ku së fundmi do të hapë dyert qendra më e fundit tregtare dhe ku sigurisht Princi do të marrë hisen.

Nuk do ta harroj ditën që zbritën në Rinas për herë të dytë, teksa Monika Kryemadhi i priste Zogajt me një tufë lulesh. Bashkë me të edhe një gazetar i njohur që thotë se është Toptan nga nëna, ashtu si stërgjyshja e Lekës së Dytë. Nuk dihet çfarë largpamësie paskan patur Toptanët që zunë tokat në qendër të Tiranës që kur Tirana nuk kishte qendër, por shpejtësia marramendëse për t’i shtënë në dorë me letra këto prona ka qenë e habitshme. Ndërkohë që treçereku i pronarëve nuk marrin dot tokat dhjetëra kilometra larg Tirane, ku s‘mbijnë as ferrat e as hisllat. Dhe e dini kush është e bukra, për ata që kuptojnë nga pronat? Ata merrnin truall, kur këta mjeranët s’marrin dot arë. Po nejse, kjo është histori tjetër…

I ati i Princit lindi në 5 prill 1939 dhe iku nga Shqipëria kur ishte vetëm dy ditësh, mirëpo kukuvajkat e politikës dhe medias i qajnë hallin gjyshes. Një hungareze thonë disa, që la vendin e saj për baltën e Shqipërisë, a thua se e kishin emëruar me punë naftëtare në Kuçovë apo minatore në Rubik. Kur shqiptarët vdisnin për një aspirinë, gjyshja e princit dëshmitar në dasmë kishte dhëndrin e Duçes dhe shijonte “Benz”-in që i kish sjellë Hitleri dhuratë. Fundja pastaj, kush i dytë në Romë s’do donte të bëhej i parë në fshat?

Ja, këto arsyetime e stisën gjithë prestigjin e familjes së Lekës qyshse vuri këmbën në Shqipëri për herë të dytë. Se të parën e zbuan kur i ati doli me kobure në brez dhe u vranë nja dy qytetarë në mes të Tiranës, të harruar si çdo i vrarë në atë vit të zi. Mirëpo dhe të dytën herë kur erdhën Zogët, iu gjetën një arsenal armësh në avion që e justifikuan se i kishin dhurata e koleksione. Ky ishte i pari rast në rruzull që koleksionohej apo iu dhuronin bomba, mitralozë e antitanke krerët e shteteve të ndryshme.

E gjithësesi e lanë arsenalin dhe i priste ajo që përmenda pak me lart, gruaja e kryeministrit të majtë të kohës, me buqetën e luleve më të madhe seç ia çoi në 2016 në dasmë Lekës së Dytë.

Çështja e diplomës së Princit, për ata që habiten sot, ka dalë këtu e mbi 10 vite më parë në një emision investigativ. “Fiks Fare” në mos gaboj. Iu drejtuan asaj akademisë britanike ushtarake që thotë ai se ka mbaruar dhe ata u përgjigjën se nuk e njohin fare. As ka qenë atje dhe as ata s’ia kanë dëgjuar emrin. Mirëpo në Shqipëri lajmit iu përgjigj Republika me një kundërlajm. I ngritën gjyshit të princit monument në qendër të Tiranës me parimin “Le të plasë armiku”. Kjo republikë absurde që e nis qendrën e Tiranës me persekutorin dhe vijon me monumentin e Hasan Prishtinës, Fan Nolit, bustin e Avni Rustemit dhe rrugen “Luigj Gurakuqi”, bulevardet “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”. Të gjithë viktima në zbim e vrasje të Ahmet Zogut, të gjithë qëndrojnë në të njëjtin asfalt me të.

E majta shqiptare pastaj që është në garë gjithmonë me të djathtën se kush është më fashiste, i ngriti princit edhe shtatoren e gjyshes në kryeqytet, Geraldinës që ishe rropatur në baltë. I bënë dhe celebrimin të majtët, me shirit të republikës hedhur krahqafë, në Pallatin e Brigadave. Sepse as Princi as politika s’e dinte që ai pallat u nis për gjyshin e princit që s’e gëzoi sepse nuk i veshi opingat siç premtoi, kur erdhi “investitori strategjik” i kohës: Italia! Dhe ai pallat e mori atë emër prej atyre që derdhnin gjakun kur gjyshi i princit derdhte shampanjë në Angli.

Princi zgjodhi vetë për grua një aktore e këngëtare simpatike, vajzën e “Lilo labes”… Bijë e një familje që i ka dhënë shumë shoqërisë ndërkohë që familja e Princit veç i kishte marrë. Madje na la dhe batall kur na duhej. Dhe përveçse ikën vetë, lanë dhe topat e pushkët pa shulë. Mirëpo kjo martesë sot nga Princi kundërshtohet përmes atij në gjykatë dhe zëdhënësve të tij në media. Fjala bie, një ish-kryetar i Partisë së Legalitetit në demokraci thotë se Princit i punon mendja me shpejtësinë që gjyshi i tij u arratis. Jo tamam kështu, por më keq: “Ai ka një mentalitet shumë më të avancuar sesa ne, prandaj mori Elian për grua dhe jo ndonjë të huaj si gjyshi” – tha Ekrem Spahia mbrëmë duke na e paraqitur njëkohësisht si fatkeq dhe si alien.

Ndoshta edhe është shumë i avancuar, se s’ka bërë vaki edhe të jesh i zhytur gjer në fyt, edhe të filmosh veten teksa të akuzojnë për gjërat më të zakonshme që mund të bëjë një parazit: Futja shtetit me diploma, futja gruas me dashnore, futja shoqërisë me prona…

Kjo është historia e monarkut tonë në tentativë, që me sa duket do të jetë edhe i fundit.

“Vetëm fjalët kanë rëndësi, të tjerat janë llafe” – ka thënë rumuni Eugen Jonesku!

60 Komente

  1. S
    Sqepari

    Hahaha... histori malokesh, hajdutedh, besepreresh, tradhtaresh of

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Hahahahaha Shume lezeçem

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        «Por thonë se Shqipërinë e shpëton gjithmonë rastësia dhe shyqyr që Princi kishte nevojë për një rrogë dhe jo për mend e aq më pak për fron» ))) - Brilant Ardit Rada!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Hahahahahaha mos guxojë njeri të shkruajë tani pas këtij artikulli. "E ke myt" do thoshin të rinjtë. Hahaha

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shaqo

            Te lumte Ardit Rada. Me bukur e pa zbukurime i ke renditur gjerat. Por, ah, keta politikanet tane duan edhe republike edhe monarki, po a qendrojne bashke, se ne tradite mbreterie kemi vetem 10 vjet, ndersa republike, te pakten 80 vjet. Ata qe i dhane pronat, kane marre pjese te majme ne to. Italia, me tradite dhjetra shekullore mbreteri, shume vone mbas lufte, i dha te drejten familjes mbreterore te kthehej ne Itali e te merrte shtetesine, dhe asnje ofiq apo prone. Ndersa ne, ku e ku me Italine se ia pame hajrin mbreterise dhe po ia shohim me nje qurrash qe e rreh gruaja. Turp qe nuk u takon gjithe shqiptareve, vetem atyre qe e bene kete marrezi.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Illo

              Te duartrokas ne kembe per kete arikull, Ardit Rada!!!! Keta palo mbreter e princer te vetquajtuar, e tradhetare, ne nje shtet serioz nuk do t’i kishin lene as ti afrohen kufirit, jo me te ulen kembekryq ne mes te Tiranes!

              Përgjigjjuni
              1. r
                rroku

                Elia i beri vendit nje sherbim, i corri masken ketij pseudo princi qe nuk do te sorollatet kurre me princ, por sic eshte, nje deshtak

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sana

                  Ja beri me vonese kur po ndahen pse se demaskoi kur u fejua Martua u shpua per diplomat apo princ fama paraja Pune kurvash gjithandej

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Ilir

                  Shume bukur Ardit! Dje doli "ish ministri i brendshem", ai palla nga Amerika dhe deklaroi se: -Ishte mik i familjes mbreterore dhe se e kishte stervitur princin per 5 vjet dhe si perfundim princi ishte diplomuar ne akademine prestigjoze. Pra princi e paska bere akademine me korespondence. Pse thoni se nuk ka bere akademi o njerez?!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Brate

                    Ky shkrim eshte komplet tjeter nivel nga cfare jemi mesuar te lexojme verdalle. S'kam fjale!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gurabardhi

                      Bravo z. Rada! E keni demaskuar kërë të vetshpallurin Princ, shumë mjeshtërisht! Analiza e juaj ka vlera të mëdha patriotike. Eshtë i pakuptueshëm dhe, i papranuesshëm gjunjëzimi i politikanëve tonë, të djathtë dhe të majtë, para një ish mbreti sharlatan, vrasës, tradhtar dhe pasardhësit të tij. Urime të përzemërta për shkrimin!

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        accidentally_genius

                        te lumte pena ardit ,, skam lexuar shkrim me pikant , me te bukur , me permbledhes..sdi cte them,,, nje brravo e madhe per shkrimin , respekte

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Landi

                          Po i mençuri i Fizëve,Fatos Ljubonja,ç'thotë?

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            ppa

                            Ne pergjithesi A. Rada eshte analist qe e lexoj me endje. Ne kete rast qe prej titullit - ...e rrahu gruaja ---- nuk mora mundimin ta lexoja.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sokol

                              Ardit. Je talent. Bravo.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Go West

                                Ardit, me kete pene, Ju mund ti beni shume sherbime shoqerise shqiptare qe ka mbetur ne mes te kater rrugeve, nga nje ane nje kryekriminel me banden e tij dhe nga Ana tjeter i zgjedhuri yne qe me sa duket ja kane zene frymen manet e salillaret dhe nuk e marrim me vesh me ke eshte. Sidoqofte, flm Ardit!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tallava

                                  Rada,ne pegjithesi,ke bere nje tallava atdhetarie.Jam me ty,qe si leka dhe i biri,nuk mund te tingellonin me shume se njerez te thjeshte.Por jo Ahmet Zogu,qe duke perdorur kulacin dhe kerbacin,e ktheu kete vend taliban,drejt qyteterimit europian:Me ligj e ndaloi,qe femra te dukesh si gogol,qe trembte te medhenj dhe te vegjel(i ke pare dikumentaret e asaj kohe?),malesoreve u hoqi pushket etj,etj. Kurse Gjeraldina,ka qene nje zonje e madhe njerzore.Me njohurit e pakta,qe duket se ke, per kete grua te linte Budapestin kryeqendren e kultures dhe bukurise te perandorise AustrHungareze ish shume me keq se te linje Tiranen talibane dhe te shkoje ne baltrat e Myzeqese.Dhe nje e tille zonje mbeti deri ne fund.Ahmet Zogu,ne fund beri nje gabim fatal,per Shqiperine dhe per veten,vuri familjen mbi atdheun,gje qe beri,qe ky vend te pushtohej nga paraardhesit e tu.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shaqo

                                    Dava tallavaje dhe mendimet e tallavase.????????????????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mondi

                                      Shqiptaret dolen nga regjimi i malokut te trashe me brekushe dhe ferexhe, 90% analfabete,me zero infrastrukture ,te pergjysmuar nga epidemics etj.Shko vizitohu .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Demir

                                        Shume analize interesante per dike qe di historine. Sa per Arditin duhet te lexoje ca ne fillim para se te beje gazetari kafeneje.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Nari

                                        Nje shkrim brilant qe nuk ka nevoje per koment ! Te lumte mendja dhe pena,sepse i ke rene pikes ne cdo gje dhe u ke mbyllur gojen gjithe dallkaukeve dhe mediave te peshtira,te cilat jane gati te shiten per pese leke.Si ka mundesi qe pa piken e turpit i vihet titulli princ nje anonimi !! Princ quhet kandidati per mbret,i cili pret vdekjen e te jatit per ti zene fronin,gje qe ketu nuk egziston,sepse nuk kemi mbreteri dhe as mbret.Atehere perse keta njerez te peshtire bejne emisione pas emisionesh per medemek princin tone te pa pune,i cili vjen verdalle neper kete vend te varfer dhe nuk di si te prishe parat nga shitja e pronave,qe ky shtet i ka kthyer e vazhdon ti ktheje pasuesve te Ahmet Zogut,si shperblim per braktisjen e vendit dy dite para se te sulmohej nga Italia fashiste,duke mare me vete edhe floririn e vendit ! Mos harojme qe Ahmet Zogu u rikthye ne pushtet duke permbysur qeverine e Fan Nolit me ndihmen e Serbise dhe si shperblim i dha ish Jugosllavise Shen Naumin dhe Vermoshin.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shaqo

                                          ...te veje e te kerkoje pronat e gjyshit ne Burgajet, ne Turane i ka te vjedhura, si dhe Toptanet.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. f
                                          fluturoi edhe zogu i fundit

                                          Bukur Ardit bukur e qe qendisur

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Artan

                                            Shkrim I neveritshem qe nuk arrita dot ta mbaroja. Shume I indoktrinuar dhe cinik djaloshi, i mbushur me urrjejtje komuniste ndaj çdokujt qe ka patur nje prone ne Tirane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nje Ardit tjeter

                                              Je nga te paket qe mendon keshtu

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Frat

                                                o injorant a e lexove apo e ke me te degjuar? ai ka thene qe cudi si i ka marre tokat Zogu ne qender te Tiranes, kur ish pronaret e shkrete po i torturojne prej 30 vitesh e spo ja japin pronat

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lela

                                                  Te lumte Artan, ky leka zogu tradhetar , gjyshi tradhtoi Shpiperine, ky tradhetoi gruan e tij. I uroj Elias dhe Yllkes aktoreve tona te dashura festen e 8 Marsit. Sa per Gjergjin e njoh shpejt ne moshe te re qe ishte nje djale model

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. D
                                                  Dukati i Ri, Vlore

                                                  Kisha kohe qe nuk kisha lexuar dicka ye tille!!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    sofi

                                                    Bravoooooo Ardit !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Abi

                                                      Vetem grate bolshevike rrahin. Cfare detyre patriotike ka bere ajo? Ajo me statusin qe kishte duhet te kishte tjeter etike, por thjesht zbuloi vehten e vet qe nuk I perkiste asaj elite qofte edhe simbolike. Po me sa kuproj une njerez si puna juaj doni vetem diktaturen e proletariatit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Shaqo

                                                        Kuku, cfare elite!!!??? Per te qeshur e per te qare me keta zogistetm

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. a
                                                        astrit

                                                        Si shpjegohet qe mentaliteti enverist vazhdon i gjalle dhe i fresket dhe sot?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Shqiptari i Ilirisë

                                                          Bravo!E vetmja fjalë për shkruesin!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Guri

                                                            Edhe une kisha kohe qe nuk kisha lexuar dicka te tille nga Arditi. Zakonisht ai e mpreh pergjysme penen e tij social-proletare dhe ben shkrime cerek-majakovskiane sa per te justifikuar rrogen. Kete here ja paska cjerre masken nipit te mbretit. Une do doja qe te shkonte edhe me thelle ne biografine e princ ziut, deri te katragjyshet qe dolen nga thellesite e kullotave te Matit. Do doja qe ta mbronte edhe me fort Lilo Labe juniorin, qe paska shume kontribute familisht ne artin tone, me pese role dhe po kaq kenge te muzikes se lehte. Sic lexoj komentet me siper, kontributi kryesor i saj eshte qe hyri si agjente ne mergaten e re te qyqeve mbreterore, pranoi me zor te quhej edhe princeshe per hir te detyres, e bile beri sakrificen qe te kerkoje edhe ca te tundshme e te patundshme per hir te ceshtjes. Duke ja nxjerre njollat e biografise katranit Leka i vogel, Arditi nuk degjoi ti jape pergjigje nje pyetjeje po kaq te vogel. A ka te drejte babai te takoje vajzen e vet, ne shtepi te vet, apo duhet t'i marre leje vjehrrit me hu ne dore qe thote se mezi qendron ne kembe, po nuk ngurron ta ndjeke me vrap? Bravo Ardit, pena jote plumb per armikun.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tulla

                                                              Ti qe e njifke personalisht sa i dinke dhe rrogen mund ta pyesesh vete autorin. Ajo qe kuptojme ne si lexus eshte e verteta qe si Yllka Mujo dhe i shoqi kane kontirbute ne art dhe ne arsim. Ne krahasim me prinderit e ketij kllufit qe je bere merak ti, qe si kane thene punes asnjehre bismila

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. S
                                                              Sllavokomunistet-Turko-Mongole

                                                              Te gjitha i falen komunizmit..vecse njeriun e ri qe krijoi pra pjellen e realizmit socialist nuk mund t'ja falesh..indoktrinimi ne ket lloj kohe nuk ka shpjegim rada..gjithsesi Zoti t'ndihmofte

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Frat

                                                                lej nje numer telefoni te tpyesin ty njerezit se cfare duhet te mendojn

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. A
                                                                Arbërori

                                                                Zoti, Ardit, nuk ju njoh dhe s'ka se si, sepse banaqet televizive të mbrëmjes, janë të mbushur, me delirant, sahan lëpirës, puthadorë e injorant dhe për të mos vazhduar, më tej, madje edhe me individ pa din dhe iman që për të mbijetuar, nuk e kanë për gjë që në televizionet tona kombëtare, të mbrojnë interesat e vendeve fqinjë, ndonjëherë më mirë edhe se vetë zëdhënësit e tyre. Por nuk ka se si të mos ndodh ndryshe, kur anatemohen ata që me gjakun e tyre bënë të mundur ekzistencën e Shqipëris së sotme (pa lëvizjen nacional-çlirimtare, do të na rradhisnin me të mundurit dhe mbase sot nuk do të ekzistonim si shtet) dhe ngrihen në piedestal kolaboracionistët dhe ata që ja mbathën, duke vjedhur edhe monedhat e fundit të bankës së vendit. Më vjen mirë që ekzistojnë akoma të rinj, me kurajo dhe formim intelektual. Sa për të djathtë e të majtë, mos u zhgënjeni aspak. Sot klasa poltike, majtas e djathtas është e mbushur vetëm me hajdut që për interesa personale, mohojnë ata që "i lindën" jo më vendin e tyre.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  T

                                                                  Ahmet Zogolli ka qene katunar tinzar,ka pas zgjuarsine e nje fshatari dhe ligesine e nje maskarai.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Komentuesi

                                                                    Po pse mundoheni ta mbroni kete femer me bukuri te rralle dhe me sjellje prej vagabondi, mor gazetar i pa kultur dhe per me teper duhet ta mbante edhe per grua kete femer me shkolla te medhaja qe i paska dhene atdheut kaq shume turp tju vije jeni Kazan

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. m
                                                                      maks

                                                                      Mor ti zoteri, ne shumes nuk thuhet Zoget, po Zogjt, pra Monica doli dhe priti Zogjt ne aeroport etj etj pune zogjsh kurvash

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Tironci

                                                                        O sa kom qesh , artikull me te bukur me nje sarkazem te pa par qe gazetaret sot se kan aftesin ta perdorin dot , artikull brilant komplet i vertet ku me pak rreshta tregon historin e princit donkishot , rrespekte zoti Rada je talent ne gazetari .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. F
                                                                          FuMS

                                                                          Ah sa mire ia bere asaj idiotes M.Stafa, se i duket vetja kritike e madhe arti! “Njohesja” dhe “nostalgjikja e leshit e Geraldines!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Deivi,Chicago

                                                                            Monika Stafa shkruan per vete o vella ,duket qe eshte si Eliza ne boten e cudirave...po hajt nuk kemi cfare te bejme,do dhe Munika te shfryj hormonet e paramenopauzes...

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. j
                                                                              je ba per te ci vedin rada

                                                                              Nuk do shume m,end per te kuptuar,qe mender superlativat e pa rreshtura per raden jane te vet rades.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. F
                                                                                Freddy's

                                                                                imagjino sa i semure dhe sa i lige mund te jesh qe ke kete "hall"

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                              2. G
                                                                                Gjergji

                                                                                O vlla e ke qare artikullin. Te lumte dora dhe mendja.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. H
                                                                                  Haka Tekizoti

                                                                                  Eh! Monikat... Monika Stafa na preku me skicën ku shprehte dashurinë për gruan e cubit që u bë mbret me kobure në kokë të deputetëve (buthlëpirësit e mender mbretit nuk ishte nevoja të kërcënoheshin se ata ishin dashuruar me erën e bythës së mëtonjësit për mbret e pastaj edhe me produktet e saj). Stafës i parapriu bythëlëpirësja kryemadhe. Të dyja këto kanë rënë në gjiriz të mahnitura nga mbretëresha Monika Sihanuk, që, në shenjë adhurimi kanë emrin e saj. Monikat të prekin, ngaqë preken vetë, e paskan këtë këtë fuqi induktive. Këtyre u intereson bukuria e gruas së cubit dhe jo çfarë kanë pësuar prej tij shqiptarët e Shqipëria. Pjedestalet e rreme përherë kanë për autor mendjehtët.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. G
                                                                                    Gezuar 8 Marsin!

                                                                                    Bravo te qofte or djale! I ke thene te gjitha.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. Q
                                                                                      Qamili

                                                                                      O Ardit dy koqe mend nuk i paske dhe me keto fjale mallngjimi te te pareve komunist dhe qe ata kan que dashuri me diktatorin dhe tani mundohesh te ju shitesh popullit regjimin dhe diktaturen komuniste si dicka te mire dhe se ti mundesh te ju plaqkitesh te tjereve pasurin nuk shkon por trus bythen aty se me fjale mallngjimi per diktaturen paske boll por dy koqe mend per kohen e sotme nuk paske turp.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Li

                                                                                        Arditi mentë i ka ko@et ti ka len ty pis njeri yyt bajgë.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                      2. X
                                                                                        X...

                                                                                        Mendoj se Zogu është të paktën pozitiv 51%, por dhe meritat e tij fryhen tej mase... E para, ngritja e shtetit ligjor ka ne themel faktin se Shqiperia ishte protektorat italia, një nga arsyet që shumë fuqi nuk duan të flitet për pervojen e asaj kohe, gjë që është në dëm të Shqiperise... Zogu s'ishte derë mbreterore, pervetesoi pra dicka që s'i takonte... Burrat me taban nuk ngrenë vetë monumente për veten e tyre sic beri Zogu me kullen s'abat në Vlore, por ia lënë kohës më pas... Dhe në fund cau ferren... Ishte njeri llozhes sioniste të Vjenës, s'kishte si të ishte atdhetar...

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. M
                                                                                          Malo

                                                                                          Thjeshte Nje Gomar Gazetar kaq e tjeshte edhte si per artikullin edhe per Gazetarin madhe edhe oer Gazetennnnnnn…!!

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. e
                                                                                            emigranti

                                                                                            Shkrim i ngjashem me artikujt e Zerit te Popullit, te kohes se Dulles, i mbushur me urrejtje per monarkine shqiptare. Dhe ironizon me nje titull qesharak " Historia e monarkut qe e perkedheli republican dhe ne fund e rrahu gruaja ". Po c'prisje more idiot qe Leka te ngrinte dore kunder nje femre ( megjithese kjo histerike ne gjendje pothuaj te cmendur ) . Do te ishe po ti qe ne rast se do te ndodhte e kunderta do te bertisje me te madhe se si ka mundesi qe ky princ i pakulturuar te ngreje dore kunder nje femre, ne kete rast ish gruaja ( qe ne shtepine e tij kerkon ta perzeje dhe te mos takoje vajzen e tij ) .

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. A
                                                                                              Asd

                                                                                              Cfare shkruan o derdimen!? Cfare lidhje kane mbreti, gjyshi, babai, e "rrahu gruaja", republika....? Eshte urrejtje qe te ben te vjellesh? Shko more idiot dhe mbytu ne mut!

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. 7
                                                                                                7501

                                                                                                Artikulli Juaj aqe i sakte i vertete ngelet dokument per gjithe Shqiperine e Anti Zogut qe shiti, tradhetoi e vodhi Floririn e vendit si beseprere e i pa fe.Qeverite e felliqura te ketyre 33 viteve i pekedhelen sedren per te fituar 50 apo 500 zogista qe ndodhen sot ne Shqiperi, I dhane toka,pallate troje,objekte e populli i shkrete per nje dylim toke te tij vuan gjyqeve .Turp Turp Turp. I zente haka e Popullit. me gjithe Princ Leshin. nga usa 7501

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. L
                                                                                                  LORA

                                                                                                  Mirenjohje Ardit Rada.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. F
                                                                                                    Frat

                                                                                                    Me cfare po shoh deri tani nga 56 komente gjithsej vetem 4 komente vjellin vrer pa ndonje argument. Me siguri do jene Ekrem Spahia, Murat Basha, Leka dhe ndonje ish dashnore e autorit hahaha

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. C
                                                                                                      Coli

                                                                                                      Te lumte Ardit. E ke qare

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. k
                                                                                                        kirurg

                                                                                                        Perfekt! Ka një gjë që nuk duhet harruar. Shumë vendime të këtyre 33 viteve kanë ardhur "paketë" nga jashtë. Ashtu ishte një punë... Doemos pastaj janë shfrytëzuar nga këta brenda, që kanë marrë pjesën e tyre personale të fitimit.

                                                                                                        Përgjigjjuni

                                                                                                        Lini një Përgjigje