Nga Andi Bushati
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoftë shkatërrimi i drejtësisë, qoftë normalizimi i proceseve me prova të manipuluara, qoftë banalizimi i gjykimit me urdhër politik janë, të gjitha së bashku, dëmi më i vogël i asaj që na dëshmoi çështja Beleri. Kostoja më e madhe është debilizimi i debatit publik, në një shkallë të paimagjinueshme dhjëtë muaj më parë, kur kandidati minoritar i opozitës për bashkinë e Himarës, u burgos me akuzën për blerje votash.
Që nga ajo ditë e 12 majit e deri më sot, pesonalisht, kam marrë pjesë në dhjetra debate televizive, në emisione të ndryshme, por në asnjë, absolutisht në asnjë, nuk kam arritur të zhvilloj një bisedë normale, ku faktet konkrete që janë në dëm të të akuzuarit krahasohen me provat që ai ka në favor.
Në vend të këtij diskutimi racional jam gjendur gjithmonë përballë klithmash nacionaliste, përballë konspiracioneve me kuaj troje, përballë sfilatave dhe flamur kombëtar.
Pyetjet e thjeshta: a është burgosja e nxitur nga kërcënimi personal i Edi Ramës; a ishte dëshmitari, spiuni i paguar i policisë; a janë fallcifikuar procesverbalet e lejimit të përgjimit; a kanë vlerë provat e marra ilegalisht; pse mungojnë gjurmët e gishtave në lekët e korrupsionit; pse gjykata nuk lejoi ballafaqimin e dëshmitarëve, apo pse, tashmë i dënuari, nuk pati mundësi as ti dëgjojë as ti shikojë në sallën e gjyqit, regjistrimet për të cilat ndodhet në burg, merrnin gjithnjë përgjigje haluçinante.
Ato përmblidheshin kryesisht në tre mjegullnaja idioteske.
E para, se Fredi Beleri ishte një maskara, që ka qenë i dënuar, që ka vrarë njerëz, që na ka djegur flamurin, që i shërben rrëmbimit të trojeve të Vorio Epirit nga Greqia.
E dyta, se ka ardhur momenti që ti thyejmë hundët Athinës, se jemi bërë tashmë një shtet i fortë i NATO-s, që s’kemi pse pyetsim as për presionet e kryeministrit grek, as për mitingjet e kryebashkiakëve fqinjë në tokën tonë e as për vetot e Athinës për integrimin në BE.
E treta, se ne nuk e harrojmë genocidin ndaj çamëve, rrëmbimin akoma dhe sot të pronave të tyre, dhunimet e panumërta ndaj emigrantëve tanë, ndryshimet e detyruara të emrave, madje as faktin se Janina dhe Preveza janë tonat.
Ishte e kotë që në këtë delir dikush të thoshte se Beleri duhej të gjykohej për të gjitha akuzat e mëparshme, se e dënonte sjelljen arrogante të qeverisë helene, se e denonconte sjelljen e shtetit grek ndaj emigrantëve dhe pronat e çameve, por se asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e çështjes në fjalë: burgosjes me apo pa prova të kandidatit minoritar të opozitës.
Deliri i studiove televizive, ku atij që mendonte ndryshe i gjuhej me shishe uji kokës, u përhap si epidemi edhe në rrjetet sociale ku masakroheshin ata që konsumonin sufllaqe lëmoshë nga Athina, apo në biseda kafenesh, ku shoku i thoshte plot siguri shokut: “Emo mir ia bënë grekut të mutit”.
Në harkun e disa muajve, një koalicion laraman mes rilindasish të thekur, grekofobësh të vendosur dhe mbështetësish pro amerikanë të drejtësisë së re, arritën të vrasin çdo debat racional për një procedurë gjyqësore.
Në mënyrë të orkestruar, fakteve ata i mbivendosën emocionet, realitetit paranojën, debatit mbi provat histerinë nacionaliste.
Prandaj e them me bindje, nga ajo që kam përjetuar si dëshmitar në studiot televizive dhe nga ajo që kam ndjekur nga ekrani, si spektator i thjeshtë, se dëmi real i procesit Beleri nuk është drama që u zhvillua pas kafazit të xhamtë ku mbahej i akuzuari, në sallën e gjyqit, por ajo që ndodhi jashtë atyre mureve.
Masakra e vërtetë është se strategjia për të debilizuar debatin publik ia doli të fitonte. Çoroditja e mundi mendimin e lirë. Kakofonia e mposhti etjen për të vërtetën.
Cilido që ka lexuar sa do pak për rënien dhe asgjesimin e demokracive e kupton lehtë se këto janë sinjale të dukshme të asaj që po ndodh. Pikërisht për këtë unë këmbëngul në faktin se “procesi Beleri”, qoftë edhe nëse dënimi i tij është 200% i padrejtë, përbën një dëm shumë më të vogël sesa ajo që ndodhi përreth tij. Pasi në një atmosferë të tillë, ku paranoja i mbivendoset realitetit edhe gjykatësit do ta kenë më të lehtë, në të ardhmen, të japin vendime pa prova. Po ashtu edhe gazetaria do të shkojë drejt anomalisë, ku opinionet do të vrasin faktet. Pra në situata ku publiku e humb orientimin, të gjitha kundër pushtetet, mund të bien më lehtë në zgjedhën e atij politik. Kjo është drama reale e gjyqit Beleri dhe prandaj, ai mund të konsiderohet si një provë gjernerale për fazën e rrezikshme ku po hymë.
Ti je agjent I grekerve pusht muti
Kur flet per racionalitet dhe drejtesi i nipi i Shokut Hisni dhe Vito Kapos... Ik more bajge se je nje dallkauk qe s'e ke shokun... S'ke ftyre ti te na tregosh c'eshte racionale apo e drejte, por po te ishe pak i mencur, do beje mire t'a mbyllje ate hale dhe te shihje punen tende, por as kete s'e ben dot ore gomar!
plehre
Të ishte gjallë Hysniu kush e di çdo bënte!!!!! Sadisti Mehdi çfarë mendimi ka? Andi nisu në Greqi se është aprovuar ligji i martesave pedovo,shko se mos gjen ndonjë burrë,se gratë t'a kanë bër mutin
Ky me Lubonjen kane pesuar pjerdhje mendore, psikiatriku te marre masa.
Andi bushtra ,Fatos luboja antishqiotare te deshmuar,duhet tu ndalohet dalja ne mediat shqiptare.Kjo nuk ka te beje me lirin e shtypin por me qendimin e tyre antikombetar.
Me kete rrefenje Krim Bushati Ka pranuar deshtimin e tij perfundimtar te gazetarise SE tij! Do ta kete shkruar kur I Ka dale ne ender EdRama me Blinken duke u perqafuar dhe qeshur.
Normaliteti jot eshte perversiteti se ti je thjesht nje oervers qe shpesh here nuk e permbush dot epshin e vet. Prandaj ti se kupton qe je gabim thjeshte ke nje mendje te semure
Zoteri te kam ndjekur ne fillimet e diskutimeve te ceshtjes Beleri,ty dhe disa gazetare.Une mendoj se ju nuk jeni grekofon qe mbroni Belerin por jeni berishiste dhe nuk e kuptoni qe per disa para qe u ofron Berisha po vini njolle ne emrin tuaj. Kete do e kuptosh kur te kthjelloheni se tani jeni nen efektin e paras.Nga diskutimet tuaja plot pasjon une qe kam jetuar e punuar ne Greqi po te them se do te ta kishin zili dhe anetaret e organizates agimi arte
MOS U TREMB O BUSHAT PO VAZHDO TI SHERBESH AKOMA ME SHUME POLITIKES GREKE DHE MBESHTETESVE TE SAJ SA ME FORT SE NUK DO DALESH KEQ.AH TE KRUPSHA MEND E KOKES ME KETO SHKRIME QE BEN.JU KA FUTUR TMERRIN EDI RAMA O LULMADH
MOS U TREMB O BUSHAT PO VAZHDO TI SHERBESH AKOMA ME SHUME POLITIKES GREKE DHE MBESHTETESVE TE SAJ SA ME FORT SE NUK DO DALESH KEQ.AH TE KRUPSHA MEND E KOKES ME KETO SHKRIME QE BEN.JU KA FUTUR TMERRIN EDI RAMA O LULMADH
Ik mor kryedebil mor njeri mediokër i pështirë si nuk the njëherë po kjo është e drejtë,por sipas teje gjithë shqiptarët që duan vendin e tyre qenkan nacionaliste. Me vjen mirë nëse do ishin vërtet kaq nacionaliste ,por për fat të keq nuk janë të tille ,se plehra si puna jote nuk do kishin shans të qarkullonin në studio mediatike dhe në rrugë . Do të kishin marrë shqelma dhe pështyma kudo që të shikonin,se fjala jote nuk është fjalë e lirë por fjala e Russia today. Je antishqiptare në ADN pis burrë (nëse je ) ...
Nie shkrim i sakt ga nji analist i persosur qe di shqip kurse komentet me te shumtat jan shkruajtur ga njerez analfabet pergjigjuni
Nie shkrim i sakt ga nji analist i persosur qe di shqip kurse komentet me te shumtat jan shkruajtur ga njerez analfabet pergjigjuni
Enver Hoxha: Beqir Balluku është armik, tradhëtar dhe agjent. Provat...?! Ato do t'i gjejë Partia! Dhe ajo me anë të hetuesve të kallëpit Medi Bushati, i gjeti dhe me gjyqtar kriminelin Aranit Çela, i dha Beqirit, plumbin ballit!!!! Këtë drejtësi ka qysh në ngjizje në ADN, nipi i Hisni Kapos, shefit të madh të organeve te diktaturës, përfshirë Sigurimin famëkeq. Dhe sot këta bastardë, mbasi kaptuan ylberin, u konvertuan në demokratët më të mëdhenj, më puritanët dhe më të ndershmit, që kërkokan "drejtësinë e kulluar", pra atë hyjnoren!! Dhe, siç përmenda më sipër, drejtësinë e gjyshit ky mysybet, e transplanton apo projekton sot për qëllime malinje, artificialisht në drejtësinë e re, atë të reformuarën me suport USA-BE, me gjasa plotësisht jashtë kthetrave të politikës. Dhe pikërisht ky ndryshim i madh historik po i çmend këta shërbëtorë të atyre që i paguajnë më shumë.