S'paska qenë përpjekje për garën dhe votën, por pazar për karrigen!

5 Mars 2024, 20:29Blog TEMA
S'paska qenë përpjekje për garën dhe votën, por

Nga Namir Lapardhaja

Dëmin më të madh që i bëri Edi Rama administratës publike kur erdhi në pushtet në vitin 2013 ishte tallja dhe zhbërja e idesë së konkurseve. Shumë mirë ai mund t’i kishte emëruar të zgjedhurit e vet në ato pozicione dhe, normale në një vend si Shqipëria, askujt nuk do t’i bënte përshtypje, mirëpo ai u tall me shqiptarët duke krijuar iluzionin e organizimit të konkurseve dhe ‘çuditërisht’ ato fitoheshin vetëm nga socialistët, duke nisur nga pozicioni më i ulët i drejtorit të shkollës e duke vijuar në të gjithë hierarkinë e administratës.

Të njëjtën gjë bëri Sali Berisha me ‘Foltoren’ e tij, i cili për muaj me radhë i ra rreth e përqark Shqipërisë, çka zhbëri dhe defaktorizoi frymën opozitare në vend, duke akuzuar dhe luftuar Lulzim Bashën si njeri që kishte ‘vrarë’ garën brenda Partisë Demokratike, me premtimin se do të kthente garën dhe votën e lirë brenda atyre strukturave. Madje, disa naivë mendonin se pasi të dëbonte Bashën nga partia, do tërhiqej dhe do ishte thjesht garanti i një gare të lirë dhe të ndershme.

Në fakt, të gjithë luftën kundër SHBA dhe vendimit të saj për ta shpallur “Non grata” arriti ta kamuflonte si betejë për demokratizimin e PD-së dhe si çlirim nga pengmarrja e Lulzim Bashës.

Mirëpo, nga ai moment dhe në vijim, nuk bëri gjë tjetër vetëm se faktoi të kundërtën, duke i marrë frymën opozitës, duke e mbajtur peng, duke vrarë garën thuajse për gjithçka brenda “Rithemelimit”, duke parathënë gjithçka përsa i përket çdo pozicioni, duke filluar nga kryetari lokal i degës, anëtarët e kryesisë, kandidatët për zgjedhjet vendore, anëtarët e Këshillit Kombëtar, drejtuesit e forumit rinor dhe të gruas dhe duke arritur kulmin me emërimin e disa nënkryetarëve dhe anëtarëve të rinj të kryesisë dhe duke dhënë mesazhin se gjithçka nuk qenka bërë për parime dhe për vlera, por gjithçka paska qenë pjesë e një pazari të rëndomtë, se beteja në PD nuk qenka bërë për garën, por mjafton t’i bashkohesh ‘Foltores’ dhe të gjithë ‘mëkatet’ politike të fshiheshkan me gomë sikur t’i bashkoheshe faltores.

Mjafton ky detaj për të kuptuar se gjithçka ka qenë një tallje e hapur me demokratët dhe shqiptarët, ashtu siç do rezultojë edhe në të ardhmen. Pra, ata që i ishin bashkuar Berishës, sepse Basha u kishte ndërprerë karrierën normale në PD apo të tjerë që iu bashkuan atij me idenë për të ‘shpëtuar’ karrierën e tyre politike, kanë rastin më të mirë për të kuptuar se s’paska qenë Basha ai që ua paska bërë një gjë të tillë, por Berisha për të forcuar dhe për të mbajtur gjallë pozitat e tij brenda opozitës, duke shpresuar që, nëpërmjet kësaj, t’i shpëtojë drejtësisë.

Pavarësisht gjithçkaje, ‘Rithemelimi’ vijon të jetë një organizatë fantazmë dhe ilegjitime. Për sa kohë që nuk zyrtarizohet si parti, duke u regjistruar në Gjykatë, i gjithë ai grup deputetësh do të përfundojnë rrugëve ose, në zgjedhjet e radhës, do të jenë në humorin e Berishës apo të Metës, në mos qoftë në N. Ndokës.

Sa për ata që iu bashkuan edhe formalisht Berishës, rrjedhimisht ata nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike, sepse nuk mund të jenë automatikisht pjesë e dy strukturave paralele. Ata të vijojnë rrugën e tyre për të mbrojtur interesat e Berishës dhe të shpresojnë të arrijnë të kapin një karrige deputeti në zgjedhjet e ardhshme, por interesat dhe aspiratat e demokratëve as nuk i përfaqësojnë as nuk i mbrojnë dot më.

8 Komente

  1. a
    american23al

    Pak respekt per Tabakun,per te tjeret fotoja tregon funderrinat e kesaj shoqerie...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keli

      Te futur qe i kane bere keta Sali Berishes. Keta e dine se Saliu do denohet dhe largohet nga politika. Keta jane te instruktuar nga pertej Oqeanit per tu bashkuar e rrembyer Fotoren, te zgjidhen ne kryesi, pas Berishes te marrin drejtimin e PD dhe pastaj te bejne nje bashkim te shendetshem, duke eliminuar Nul Mokat, Salijanet, Ballinjte, Shkerdhenin, Argiten dhe te gjithe ata qe perbejne grupin e non grates. Rrugen e hapi Gaz Bardhi dhe pasi e hengri Muli se gjoja po vinte fitorja, u bene zgjedhjet e sotme. Berisha tanime edhe vete po e ndjen qe keta ja kane futur thelle. Prandaj u largua Meta, prandaj nuk ndjehet Basha, po pret ribashkimin e PD, por pa Berishen e njerezit e tij.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Thuhet se "politika vertetohet atehere kur ajo ndodh!". Thene kete ndoshta dhe @Keli ka te drejte! Por edhe sikur kjo te vertetohet, a mund te mendohet se pa Saliun, Mulin, Paloken e co, opozita, pra PD tashme mbasi te jete bashkuar (sikur), me Bashen, Bardhin, Gjekmarkajn, Salianjin e co, do jene një konkuruese e denje dhe pstaj shqiptaret duke i besuar do t'a sjellin atë në pushtet?! Thuhet se "kurre mos thuaj kurre" , por me duket se në kete rast mund ta themi me plot gojen "kurre"!. Pavaresisht makinacioneve politike qe do mund te kryhen, zgjedhjet e 2025 jane te humbura,, por me e rendesishme eshte ajo qe do duhet te ndodhe pas tyre. Dhe kjo do kerkoje si domosdoshmeri reformimin radikal të PD-së. Së pari duke u shuar formalisht si e tille, siç ndodhi në Shqiperi, pas 1990 me PPSh, po dhe kudo gjetke, sidomos me partite e Lindjes Komunsite; rruhet baza, pra anetaresia; afrohen prurje te reja; zgjidhet permes nje procesi demokratik dhe meritokratik lidershipi i ri, (mundesisht pa asnje nga figurat e mbjella, vaditur e rritur aty, nga Berisha-Basha, pra te kompomentuarit nga berishizmi) dhe atehere kjo parti e re, me ate çka do ti ofroje shqiptareve të vjelë frutet në zgjedhjte e vitit 2029. Historia nuk eshte pune 3-4 vjetesh, eshte proces dhe PD eshte e destinuar te kaloje pa tjeter në ate rruge. Çdo rruge tjeter eshte humbje kohe, ose shuarje perfundimtare edhe e asaj qe mund te mbetet prej saj. Por gjithsesi hataja nuk do te ndodhe! Koha (dialektika) sjell zgjidhjet e veta, vakumi i krijuar perkohesisht do mbushet me forca dhe alternativa te reja.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje qytetar

        Edhe ti , o Lapardhak , gjithe keto shkrime i ben per nje karrike deputeti . Dhe , them se e ke siguruar kete nqs, L. Basha do ketë akoma vulen e P.D. Prandaj vazhdo me téj me keto zhgarravit je te neveritshme .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dauti

          Po keta jane bythqima te gjithe.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Vetëm degjeneratat e korruptuar shkojnë pas non gratës, si ai “poeti i plehut” gjokmarku.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humiristi

              Gjyshi ,kerkon mbrojtjen e votes se lire,te na tregoje nje rast te vetem se kur demokratet votuan lirshem ne pd!?

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zoti ju vrafte debila !

                Ha ka hala zagare qe ju shkojne nga mbrapa ketyre plehrave ! Hahhhahahh ha mere idiota qe talleni me simpatizantet qe besojne ne mrekullite e tyre ! Talluni talluni se si mijnte do te vuani kure talleni me njerez te paafte qe ju besojne..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje