Majko dhe Meta u plakën njësoj

6 Mars 2024, 09:23Blog TEMA
Majko dhe Meta u plakën njësoj

Nga Frrok Çupi

As që do t’ia dinim për moshën e tyre nëse këta sot nuk do të ishin 100 vjeçar. Kanë një shekull në politikë dhe që i kanë zënë rrugën brezit të tyre. A s’e keni dëgjuar në çdo dasmë e vaki ku njerëzit flasin pse nuk ka alternativë, ‘po ç’u ba me këtë moshë që nuk doli kush i hajrit’. S’është fjala se janë këta të dy që e kanë bërë me fjalë: ‘hajde t’u dalim e t’ua zëmë shtigjet’.

Jo, nuk është kështu; edhe pse që në shpërgënj janë së bashku. I mbaj mend kur të dy ishin në kupolën e shtetit, njëri krye e tjetri zëvendës i kryetarit të qeverisë. Pandi ishte kryeministër nga shkurti 2002 deri në verë po 2002, ndërsa Meta ndihmës i tij. Por në të njëjtën zyrë i kam gjetur dhe mu shfaqën si dy vogëlushë që kishin vënë përpara lodrën e shtetit dhe kënaqeshin. Tmerrësisht të lumtur.

Këta janë plakur njësoj dhe së bashku me gjithë brezin e tyre; ky është problemi. Brezi pati modele të dështuar. Sidoqoftë këta dëshmojnë arketipin e atij brezi që nuk ke ku e vë gishtin. Megjithatë nuk kishim pse i sillnim në ‘radar’ nëse që të dy, njëherësh, të mos shfaqeshin njësoj:

Majko shfaqet pesë herë në ditë në siglat e një televizioni tek i jep fytyrës një pamje sa komike edhe frikësuese dhe thërret ‘Ah ta lumsha Albin Kurti!’. Ta lumsha, d.m.th, që po i tregon vendin Amerikës! Dy ditë më vonë lavdëron Edi Ramën për partnershipin exelent me Amerikën. Edhe Meta i ‘Lirisë’ po të njëjtën gjë: Lavdëron NATO-n, por i tregon ‘shqiponjën’ Amerikës. Sikur të ishin të dy së bashku në zyrën e parë të qeverisë, vajmedet ç’do ta gjente ‘shtetin lodër’. Mirëpo Bibla thotë se ‘zoti të jep aq sa mban’ dhe kombi ynë nuk meriton të dalë nga ligjësitë biblike.

Që në fillesa, së bashku dhe njësoj:

Të dy u shfaqen si ‘antikomunistë’ bashkë me studentët që i kërkuan pluralizëm presidentit Alia. Mirëpo pas kësaj bënë llogaritë; hipën mbi një parvaz të qytetit Studenti dhe vrojtuan ku ishte radha më e gjatë. Socialistët ishin braktisur dhe radha aty ishte me tre a katër ‘shishe qumështi’. Atëherë këta qëndruan këtu; atje te Demokratët ‘kushedi kur u vinte radha’.

Edhe në ideologji ishin njësoj:

Të dy sikur kishin ngrënë librat e letërsisë sovjetike, që nga Turgenievi deri te Gorki. Fjalori i tyre ka diku te 40-50 fjalë, i gjithë libri me fjalë lufte ose vulgariteti. Edhe në mimikë u ngjajnë ‘Aljoshave’, ushtarëve heroikë të Ushtrisë së Kuqe; Pandi ka më shumë grimasa dhe kostume, ndërsa Iliri është një rus i stilit të ri me mace e me brekë plazhi.

Të dyve u del patriotizmi nga hundët:

Ilirit i ka qëlluar keq se që nga vegjëlia nuk e mësoi dot shkronjën ‘sh’ dhe Shqipërinë e quan ‘Scipëria’, gjë që nuk e tregon burrë të fortë e patriot; sidomos kur thërret ‘Kustetuta e Scipërisë’.  Ndërsa Pandi nuk e beson kurrë se akoma nuk është bashkuar Shqipëria me Kosovën. Madje për këtë bëri edhe krushqinë e të vëllait në Prishtinë.

Të dy, njësoj, vuajnë nga ‘babai i munguar’.

Jo se nuk i kanë baballarët, por gjithnjë kanë kërkuar për ‘baba’ udhëheqësin e fortë. Të dyve u shkon goja lëng që të takojnë Sali Berishën, madje edhe tani që ky është i arrestuar. Sipas kësaj sjelljeje, me siguri kanë mbajtur në xhepa foton e Enver Hoxhës dhe të El Chapos. Sa për Ilirin, dihet që nuk do me ia pa sytë Rexhepit të tij; ndërsa Pandi u rrit me mbiemër ‘mamaje’.

 Të dy u kanë ngritur mite grave të tyre:

Pandi thotë se e shoqja nuk denjon as të fluturojë me avion në qiellin mbi Serbi. Ndërsa Meta e mban gruan ‘siç nuk je për grua’, sipas Agollit. Ky ka dy Monika, njërën politikane që nuk ka lidhje, dhe një tjetër që ka qenë ‘one upon a time’.

Të dy e kanë lidhur varkën e politikbërjes diku jashtë kufirit:

Majko e ka më të thjeshtë, sepse dihet që as ka abuzuar e as ka vjedhur aq sa ‘wow!’. Shumë- shumë mban ‘për bishti’ neomarksistët e Kosovës e sidomos Albinin. Ndërsa Meta i ka nervat jashtë, për punën e parave që siç po del edhe nga sekuestrimet në SPAK dhe nga dosjet nën hetim, shumicën i ka fshehur nëpër botë. Kësaj i shërben çdo lëvizje e Metës kur del jashtë kufijve.

Në politikën nacionaliste, Meta me Majko kanë njëfarë kundërshtie mes njëri tjetrit, me sa duket të ‘rregulluar me dorë’. Ndërsa Majkos i shkon dora deri në Kosovë; Meta shkon pak më tej- në Beograd. Iliri ishte vetëshpallur si miku më i ngushtë i kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq. Edhe pas vrasjes së tij, Meta i shkonte në shtëpi gruas dhe fëmijëve; derisa u përfol sikur ky kishte gisht në vrasjen e kryeministrit serb. Kurse Kurti i Kosovës e ka idol kryeministrin e vrarë, këtë vit lëshoi edhe alarmin fals se ‘po më vrasin’. Kishte për model pikërisht vrasjen e Gjingjiq, vrasje që e ktheu në hero ndërkombëtar.

… As që do të më duhej të përshkruaja profilet, sikur modeli i tyre të mos kishte zënë rrugën e brezit.

29 Komente

  1. S
    Sqepari

    Ideja brilante e Majkos per nje tunel nendetar Shqiperi- Italia eshte ende e gjalle! Ajo rron ne endrrat tona dhe nuk do prehemi te qete deri sa te mryhe, bac!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pena

      Zoti Çupi shkrimi eshte me i bukuri dhe me i dobishmi qe ke shkruar deri me sot, dy tipa te ndryshem por fatkeqesi per shqiptaret, njeri hajdut i paskrupullt, tjetri injorant babaxhan, dy dallkauk qe jane bere pengese e pakapercyeshme per shqiptaret, per ecjen perpara. Tipa te tille ka me shumice politika, sidomos e djathta. Nevoje urgjente eshte spastrimi i politikes, kete mund ta beje vetem spaku. E para duhet hetuar vjedhja e thesarit, ndersa spaku merret me arkat e peshkut, e tmerrshme. Te hetohen vjedhjet, keshtu pastrohet dhe politika, dhe i hapet rruga brezit te ri. Nevoje urgjente pastrimi i politikes, dhe pjeseve te tjera te shtetit. Eshte e pa falshme qe ata qe armatosen PD te jene sot profesor ne UPT.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Respekt zoti Cupi. Ke bere nje shkrim brilant. Qe te dy,Pandi dhe Meta. Njeri i bje patkoit tjetri gozhdes. Pandi eshte si ajo petulla qe e kthen sa andej e sa kendej ne tigan,pra sa here me Edi Ramen sa me Sali Berishen, kurse Meta eshte akoma me i moderuar se ai jo vetem ka ato qe ka Pandi,por eshte nje politikan dallkaut dhe nje hajdut i perkryer,mjeshter, sepese di te vjedhin por di edhe te fshehin.

        Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Fjalori i tyre ka diku te 40-50 fjalë. Me kete i ke thene te gjitha. Nuk kam pare drejtues kaq te varfer ne fjalor. Me kaq fjale domosdo qe je edhe i varfer ne mendime...

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Lali fiku ju a kalon fjalori i tij kap 200 fjalë

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lymi Tutit

        Pershkrimi me perfekt qe mund te behej per keto dy "Portrete",qe na kane "ngec" para syve,ne keto mbi 30 vite ! Respekte Frrok ! Lymi Tutit

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sul pumi

          Brilante

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tenxherja Kapakun

            E ke qare o Frok Cupi,tenxherja kapakun kane gjetur tek njeri tjetri,njeri i paafte ne pambaresi,tjetrit i punon mendja vetem per euro e dollare!Njeri mut e tjetri kak thote populli!Komedia me e madhe ishte kur njeri ishte kur njeri ishte KM e tjetri ZV.KM!Ky tjetri vazhdoi me tutje deri president i vendit…,te qafsha mi shege i thone tiransit…

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Mire e ke o Frrok ! Ata qe nuk plaken ne politike jane maloket .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sula

                Shume bukur Çupi; keta jane modelet me te felliqura shqiptare. Do ishte bukur qe ketyre injoranteve klasike tju publikohej libreza e punes.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amerikani

                  Bravo z Cupi analize e shkelqyer per njerez qe nuk kane punuar asnje dite dhe dalin neper TV dhe nuk dine cfar te flasin . Ilirin nuk e njoh por Pandeli Majkon po. Per mua nje njeri frigacak qe kemboren kur ishte minister i mbrotjes ja tunde tjeterkush per te marre vendime. Kam punuar ne MM kur ishte minister dhe kisha nje problem per nje e drejte qe me ishte mohuar nga ministri . Kam ndenjur 2 jave ne pritje per ta takuar dhe nuk me ka pritur, kurse Zenit djalit te atj ju hapeshin dyert si te ishte ndonje personalitet i madh shteteror jo nje here por tre here gjate 2 javeve. U ndjeva mjaft keq dhe ika nga MM .Pra ky eshte strategu qe nuk iken nga politika dhe flet budalleqe dhe i votuar me 250 vota nga elektorati i PS .Te lutem mos shkuaj me per te sepse ndej vec neveri kur degjoj emrin e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptar

                    Ke shume te drejte i nderuari Frrok.Qe te dy keta bajgurina kane qene kamikazet e Sales apo urithet e tij ne rradhet e partise socialiste

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      demokrati i vertete

                      Sa-lehu kur ishte presdient i ka dekoruar te dy keta me "Pishtari i demokracise"!

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                      Hidh nje sy vehtes ne pasqyre or Frrocko te shohesh se je ster-plakur sa Majko e Meta bashke e u thinje duke bredhur sa ne nje preher pushteti ne tjetrin.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Koli

                        O Frrok , pse ste ftonin shoket ne shtepi per sebebe ty?!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardani i Ri

                          Bravo z. Çupi! Keni bërë një përshkrim perfekt të personalitetit të dy sharlatanëve në politikën shqiptare.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Joti

                            Sharje e gjate…

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Metamon

                              "Rusi me mace e brek te shkurtra" eshte perle hahahahahah

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Humoristi

                                Shkodranet kane nje shprehje te vjeter:”Ai qe i thote nanes majko ,nuk eshte shqiptare!”

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nga fshati titit

                                  O Frok te dy si Ilirindhe Majko jane mut muti,te dyve ju dha mundesia per te bere dicka per Vendin,Likja filloi te vidhte djersen e Shqiptareve me 10% qe vuri percdo tender,dhe Majko qe gjthe pronat e ushtrise ja fali Delijorgjit sa e zuri zullumi me Gerdecin keta jane dy te rinjte qe mburen sote se kane kontribuar per Shqiperine por ne fakte jane treguar te dy me maskarenjte e PS,jane pasuruar me djersen dhe gjakun e Shqiptareve lere cfare thone dhe cfare pozzash marin gjoja ju dhimsen Shqipetaret,te kthejne ato qe kane mare iliri 10%,Majko leket e Delijorgjit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    ROÇKODAN

                                    majkos dikur I hante kaposhi qurat, sapo shiti tanket tek karDelijorgji u be milioner parate I çoi ne Qipro, mundet ti jene zhdukur si pollos.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. W
                                      Www

                                      Fantastike - Shqiperia keto 30 vjet!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Te gjithe do zhvishen ne breke !

                                        z. Frrok Cupi brilant ! por hajde mbushi mendjen atyre qe fluturojne me nga nje pjate supe te prishur ! z. Frrok Cupi ke dhe shume te tjere qe skane mare pjese ne Politike ! por kane zgjatur duart dhe kane bere Miliarda ! shyqyr qe USA dhe Evropa jua ka nxjere ! Ja ka bllokuar Vilat dhe Kazinon ne USA ! ne Evrope ne München i shiten Apartamentet e blera me Emer te trete... Ndrsa ne Greqi i kane akoma Vilat..Ne Qipro ju kane ngelur disa Miliona...ne Kine po ashtu...ne Australi po ashtu...! Gjejeni se kush eshte : thojne qe eshte Profesore i Finacanve ! thojne qe ka ka bashlepunuar me nje Profi Spiun ! qe ka filluar te plaket ! por Milionat jo !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Te gjithe do zhvishen ne breke !

                                          z. Frrok Cupi brilant ! por hajde mbushi mendjen atyre qe fluturojne me nga nje pjate supe te prishur ! z. Frrok Cupi ke dhe shume te tjere qe skane mare pjese ne Politike ! por kane zgjatur duart dhe kane bere Miliarda ! shyqyr qe USA dhe Evropa jua ka nxjere ! Ja ka bllokuar Vilat dhe Kazinon ne USA ! ne Evrope ne München i shiten Apartamentet e blera me Emer te trete... Ndrsa ne Greqi i kane akoma Vilat..Ne Qipro ju kane ngelur disa Miliona...ne Kine po ashtu...ne Australi po ashtu...! Gjejeni se kush eshte : thojne qe eshte Profesore i Finacanve ! thojne qe ka ka bashlepunuar me nje Profi Spiun ! qe ka filluar te plaket ! por Milionat jo !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Y

                                            Do i bie shkurt... Pandi naiv dhe pak i lesht,Meta finok dhe maskara.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vlora

                                              Respekte Frrok.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                E verteta

                                                Kush tha qe Majko nuk ka vjedhur? Sa ka patur ne dore, fene i ka luajtur. Si gjithe te tjeret xhanem. Ne Shqiperi ka mbetur i pa perlyer vetem ai qe nuk ka pasir mundesi. Do zoti ju sekiestrohen te gjitha e ta fillojne nga viti 0.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqipetari

                                                  Respekte! Frrok.Shqiptaret duhet te behen te guximshem.Ta izolojne me cdo kusht elemente te kllases pollitike qe vodhi dhe vrau shqipetare dhe te marrin pasurine e tyre te vjedhur nga shpellare dhe kunguj katundare.Nuk ka nevoje shqiptaria per antishqiptare shpellare dhe kunguj katundare qe vodhen dhe vrane shqipetare nder 3 dekada mbare.Ne shqiptaret duhet te kerkojme pasurine tone te vjedhur nga qelbesirat endacake te kombit nder 3 dekada.Mua nuk me lypset as e majta as e djathta por me lypset pasuria ime e vjedhur nga endacake shqipetare te pollitikes se qenit te ngordhur.Zoti e denofte mutin shqiptare te 3 dekadave.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Socialisti

                                                    Iliri dihet qe eshte hajdut me cizme, majko eshte nje vemje qe po plaket duke ndejtur kot ne parlament e qeveri, pa dhene gje prej gjeje, nuk e di pse e mban ps kete njeri amorf, turperon veten me te

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje