A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka filluar…

7 Mars 2024, 09:50Blog Nga Eduard Zaloshnja

A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka

Qysh nga 2009-ta, kur Rama filloi të garojë për postin e kryeministrit, për PS-në e tij dhe partitë satelite rreth saj (PSD, PDS, PSV-91, etj. etj.) kanë votuar të paktën 800 mijë zgjedhës. Më 2013, koalicionit të tij iu shtuan edhe194 mijë votuesit e LSI-së dhe PBDNJ-së, por më pas ato parti u larguan nga koalicioni.


Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakët e përzgjedhur nga Rama (shihni tabelën e mëposhtme). Sidoqoftë, këta të fundit patën mbështetje në disa bashki nga PSD-ja, e cila duket se është ftohur me Ramën kohët e fundit.

A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka

Dhe pyetja për Ramën (dhe për ne që merremi me shifrat elektorale) është nëse PS-ja do ta kapë e vetme kuotën e 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme.

Nga sondazhet mujore që kam zhvilluar prej shtatorit e këtej për Report TV, duket se PS-ja është e ankoruar rrotull shifrës së 750 mijë votave, pavarësisht se Rama si politikan ka më shumë se 800 mijë simpatizantë (shihni dy grafikët e mëposhtëm). Kjo diferencë mes votuesve potencialë të PS-së dhe simpatizantëve të tij personalë duket se e ka nxitur Ramën ta mobilizojë partinë një vit para zgjedhjeve, duke u kërkuar publikisht dje vartësve që PS-ja të dalë fituese në secilën nga 5200 qendrat e votimit.

A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka

A do të votojnë 800 mijë për PS-në? Fushatën e ka

7 Komente

  1. s
    spata

    Zaloshnja ! Pse lodhesh kot me keto grafiqe. Merr apo nuk merr Rama (PS) keto shifra shiko si po shkojne punet ne krahun tjeter .Rithemelimi i Berishes ka hedhur dy hapa shume pozitive qysh nga koha kur ai u shpall Non Grata .E para .Siguroje te mbledhi pjesen me te madhe te ish Pd.E dyta .Percarjet midis franksjoneve brenda Rithemelimit po zbuten dhe po konsolidohet bashkimi .Per vec ketyre duhen marr ne konsiderate dhe disa faktore te tjere te brendshem qe dote ndikojne ne rezultatin e zgjedhjeve ne 2025. Pa llogaritur deshtimet e PS, si rezultat i korrupsjonit galopant, celsin e fitores e ka ne dore Aleati yne.Qendrimi i tij ,gjate vizites se Blinken neTirane ishte nje mbershtetje e madhe per Ramen . Rama (PS) e ka te fituar pushtetin ne 2025.Mund te ndryshoje vetem nese ndodhin keto ndryshime .Perjashtimi i Berishes nga Rithemelimi ku ne krye te jene figura jashte influences krahinore te tij . Miratimi i ligjit per votimin e emigtantve ne zgjedhjet e 2025.Bashkimi ne nje koalicjon te perbashket i Rithemelimit,PL, Luli dhe partite e vogla opozitare .Ne keto kushte Opozita e bashkuar merr ato vota qe ka marrne 2013. Rama me shume gjasa e fiton pushtetin por nuk siguron fitore qe te marr vendime pa votat e te tjerve sic po bene sot ne forcen e kartonit .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tutu

      Do ta votojne trapin… une qe e kam votuar nuk e votoj prape se bashku me rrethin tim te afert…

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sondazhisti

        Na plasi bytha , po nuk e votove ti , o Tutu . Ai ka vota aq sa i dalin e i teprojnë . Zaloshnja , të siguroj që , siç po shifen bathët , jo 700 mijë , po një milion do ta votojnë Edi Ramën .8

        Përgjigjjuni
      2. I
        I larguar por gjithmone tironc

        Une mendoj se Rama do marre mbi 1.5 milion vota ose 99.99%. E ka bo Shqiperine vend te lulezuar me beton dhe droge dhe duket se shqiptaret jane shume te kenaqur me keto arritje fantastike si vend lider ne keto fusha!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiranci qe nuk largohet kurrë

          O tironci i larguar në p.dh të satëme , ha mut , ha .

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mbeti

          Ky mund te kete te drejte qe rama ka 800 mije simpatizante. Llogarit 600 mije pensioniste qe votojne qorrazi plus pjesa qe mbetet jane patronazhsite etj. Se te rinj me shpirt te lire e domokratik ska me ne shqiperi, kane ikur nga halli dhe per buken e gojes. Qeverisje qe do vec te nenshtroje gjithe kend dhe gjithcka, ka prodhuar nje shpopullim te tmerrshem, vetem nga abuzimet dhe arroganca rama veliaj dhe mbetjet e tjera

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama po luan me zjarrin

            Nje m.. do ta votojne Ramen, dashnorin e nongrates. PS te zgjohet sa nuk eshte vone. Veliaj e Balluku tia marrin Partine, dhe ta zbojne, USA ti fute nje nongrata dhe e sheh Rama vrimen e miut, atje brenda te pikturoje portretin e nongrates se foltores.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje