Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

7 Mars 2024, 09:16Blog TEMA
Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

Nga Monika Stafa

Mes përpjekjes për të mbijetuar në një vend të varfër dhe mjeran ajo mbeti një Mbretëreshë jo vetëm e bukur. Prej një biblioteke në Budapest në mes një perandorie duhet të shkonte në një vend ku balta të zhytej deri në kërci në rrugët e kryeqytetit.

Në Tirane. Në Shqipëri.

E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mirë. Një njeri i mirë që në jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton në kohen e saj.

Geraldine Appony të dehte me mirësinë e saj. Oh, c ‘shpirt të bukur kishte! Kur lexoja për të ndër dorëshkrime e dokumente të kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si të ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mirë ish!!

Portrete si ajo, janë qenie të rralla që i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten një thesar.

Tejet i paçmuar.

Hungaria ishte atdheu i saj, por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.

Shqipëria. Ky vend i shqiponjave.

Të jetë i shqiponjave valle?

Por sot Shqipëria e turpëroi.

Dhe në muret e korridoreve ku vareshin fotot plot dritë të saj, ca lotë pas atyre shëmtive prej balte pashë të rrëshqisnin ngadalë.

E pafat isha unë, dukej sikur thoshte nënzë Trëndafili i Bardhë.

Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

20 Komente

  1. a
    astrit

    Shqiperia e respekton Geraldinen si nje grua fisnik e dinjetoze. Ajo i qendroi burrit te saj ne rebeshet politike ne krah e krenare. Problemi qendron te nipi e saj qe eshte shume larg burrerise,inteligjences, e fisnikerise se gjyshit.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ore 1 pyetje kam se mbase nuk e kam kuptuar mire. Ky i jati i kesaj aktores, perse duhet te jetoje te pallati i zogut??? Sepse nuk eshte as ne tradite , as ne te drejte ligjore. Se mos eshte ndonje delenxhi komunist qe mendon si ne 1944 qe pronat e te pasurve ju takojne cobaneve.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hungarezja nukë ka pasë qenë islamo-komuniste

        Po pratikove fenë islamë a po në qoftë se ke mentaliteti lindor islamo-komunist, nuke bëshe kurrë njeri. Se pse feja islamë dhe mentaliteti primitive islamo-komunist të bën njëri të prapambetur dhe që veç urrenë dhe shtronë dhunë. Hungarezja nukë ka pasë qenë islamo-komuniste, prandaj ka qënê njeri i mirë.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janaqi nga Qimara

          Ik or debil psikopat qe shikon ëndërra vetëm me islamikë. Komunizmi është pjellë e ordodoksisë. Ik beji te fala Janulles torra.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tirana 1967

        Monika Stafa te lumte dora. Je ajka e gazetarisë shqiptare,plot kulture dhe dituri,gjithmonë e para..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          O zot çfarë sarkazme ajo fjalia e fundit! Bravo Monika, të lumtë dora them dhe unë.

          Përgjigjjuni
        2. .
          .....

          Bravo,e goditur! Nga foto duket e vogla i ngjan gjyshes Geraldina per fat.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Debatiku

            Çfarë zhgënjimi... dual fytyra e vertet....një princeshë e matur, e zgjuar, e dashur, e bukur si engjëll por që sillet si ... e rrugës. Pa pikën e respektit për të bijën dhe atë që ka mbetur nga familja. Po keshtu dhe palloshi 2 metra ... s'është punë fati por punë paresh dhe seksi që së bashku nxjerrin shtazën primitive pas ëndrrave të plasur si tullumbace... monika thotë gjynah...

            Përgjigjjuni
          2. o cu kenaqem

            sa kenaqet rama kur sheh keta, thote heee rrini urte o popull se e sheh ka me keq, hahaha

            Përgjigjjuni
            1. z
              zogu i leshit

              Hahahaha per zogollet.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptar

                Te lumte Monika, nje pershkrim qe nuk ka nevoje te zgjatet, i shkurter dhe i sakte, per nje grua fisnike si mbreteresha Geraldin.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Bravo! Mreteresha Geraldine ka qene nje trendafil i vertete: shikoni dokumentarin "Die Rose von Tirana" te televizionit Arte.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    adi

                    Kan thene se Harami shkon deri ne 7 breza mbreti Zog plaqkiti arin dhe ja theri!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi ,Holland

                      Po moj Monika po,i biri Geraldines doli ne ' 97 me automatik ne dore per ta mare pushtetin me force si nje horr Eskobari jo si I biri Geraldines, po Geraldina meqe ra fjala ku e çoi mushka te nje mbret pa prejardhje te nje mashtrues e hajdut, o Mona rofsh po mos shkruaj vetem per ata qe shohin endra me mbret ,behu pak realiste.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tekiu

                        Po c mbret e trendafili moj kokra e budallaqes. Po a kishte ndonje shkolle ky trendafili yt apo kishte mbet pa martu e shyqyr qe doli nje malok hajdut e o burra para. Po c trendafili moj qyqe kur ata qe polli i dolen njeri me budalla nga Tjetri? Po a e shikon qe nipi I trendafilit ka 30 vjet ne shqiperi e ska mesuar as 300 fjale shqip. Po Ik moj mos na sill zoret ne goje me keto lepirjet e tua te ndyra.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati idealist

                          O astrit ja ke futur kot.Çfarë fisnikërie kishte bashibozuku Ahmet Zogoll ? Geraldina rridhte nga gjak mbretëror,po Zogolli ?Ai kishte gjak nga qumështi i fikut.Zogu ishte një tradhëtar i kombit e jo ndonjë fisnik leshi.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Reji

                            Na mallëngjeve sum, sum sum na mallëngjeve.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Ishte thjesht interesaxhie dhe erdhi ti rri mi shpin kti populli mjeran dhe te bente qejfet e veta e dyndur ne te mira , ne nje koh qe popullin e hante Malarja , mjaft i thuret lavdi antivleres naj keni shpif , njerez te ulet me kto flersime te turpshme e te pa merituara po e çoni kte vend te shkaterrim total bashk me familjen shqiptare, gruaja zogut ishte thjesht e dhen mas florinjve dhe qefeve , ju i thurni lavdi per shpirtmirsi e njerzillik , karagjoz artikull , monika vogel e paska pas gjyshin me zogun , po i kthen borxhet e gjyshit .

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Haka Tekizoti

                                Geraldina realisht ka qenë manikyr për cubin, hajdutin, vrasësin e patriotëve shqiptarë dhe tradhtarin e Shqipërisë, që ajo e pranoi për burrë për hir tē dëshirēs ekzotike për t'u quajtur mbretëreshë. Kaq mund të thuhet për të. Edhe gjithë sa thuhen këtu nga autorja e "afashinuar" (siç do thoshte ndonjë i afashinuar pas gjuhëve të huaja saqë i strehon te shqipja) i shërbejnë ende cubit për të njëjtin funksion.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arnoldi

                                  O Monikaaaa ik mos na hap barkun dhe ti, ik lexo atje te topi cfare te ven perpara se per aq je ....debile femer, se besoja te kishe kaq pak respekt per kete vend,po ua beri mire enveri ua maste koken me spango tradhtareve si puna juaj,plera

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje