Mos pyet google (map) se të degdis në Qafë të Murrizit

10 Mars 2024, 21:50Blog TEMA

Mos pyet google (map) se të degdis në Qafë të Murrizit

Nga Lutfi Dervishi

Një ngjarje që do ta bënte edhe Kafkën të skuqej ndodhi dje në Rrugën e Arbrit. Kjo rrugë, hapja e së cilës është inauguruar me valle e tupanë më 28 nëntor 2021, e premtuar për t’u hapur plotësisht në prill të 2022 – u bllokua nga një makinë e vetme, një trajler turk.
Trajleri u identifikua që te ura e Brrarit nga Sateliti “Albania 1”, por motivet e këtij itinerari mbeten të paqarta.
Ndoshta i entuziazmuar se do të kalonte në zonat ku Hajredin Pasha kishte lënë dikur kokën bashkë me ushtrinë, një shofer nga Anadolli në trajlerin e të cilit valëvitej flamuri i Turqisë e pa veten të bllokuar në majë të Qafës së Murrizit, pa shpresë se mund të lëvizte, as majtas as djathtas, as para as pas, ndërsa nga një makinë tjetër dëgjohej “vetëm përpara”.
Shoferi, një Odise i pavetëdijshëm për kërkimin e tij, zbuloi se për të shkuar në Maqedoni, kishte një rrugë më të shkurtër se ajo e “Korridorit tetë”. I tunduar nga vetë “Google Maps”, orakulli modern i Delfit, shoferi nisi aventurën drejt Itakës së tij. Por udhëzimi dixhitalo- hyjnor, nuk e çoi në tokën e premtuar, por e degdisi në Qafë të Murrizit, duke bllokuar dhjetëra automjete dhe duke krijuar një nyje gordiane trafiku, që as Skënderbeu modern i Shqipërisë nuk mund ta zgjidhë.
Vetë shoferi mohoi se ishte drejtuar nga “Google Map”.
Ai tha se kishte parë lajmet tri vite më parë, kur festa për hapjen e rrugës i ngjante dasmës së Princit në Angli.
Kritikët dhe satiristët menjëherë u kujtuan se ka 13 vjet që punohet natë ditë në këtë kantier. “Është rruga e ardhmërisë”, – tha një plak nga Zall Dajti, “dhe gjithmonë do të jetë e ardhmërisë. Ju të rinjtë fluturoi pak dhe harroni se jetoni në të tashmen dhe jo të ardhmen”.
“Nuk është se rruga nuk është e përfunduar, rruga ka përfunduar, por ende nuk është hapur. Me falni është e kundërta, rruga është e hapur, por nuk ka përfunduar – tha një burrë nga Dibra që si çdo dibran nuk kuptohej nëse e kishte seriozisht apo po tallej me hallin e turkut”.
Në një deklaratë që mund të vinte vetëm nga analet e optimizmit të qeverise, një zyrtar i transportit e siguroi publikun se rruga ishte “pothuajse e hapur”, “pothuajse e përfunduar”, “pothuajse e kalueshme” dhe se “këto pengesa të vogla janë pjesë e udhëtimit drejt përparimit të pandalshëm”.
Ndërkohë, trajleri turk në mënyrë jozyrtare është propozuar të quhet “Anija e Tezeut”. Mbetet për t’u parë nëse do të ruajë identitetin e tij deri në momentin që do të hapet rruga apo do të shndërrohet në një monument stacionar të ironisë.
Ndërsa në rrjet ka shpërthyer satira me trajlerin turk, për ne, arnautët, Rruga e Arbrit është një kujtese hyjnore se të gjithë jemi kalimtarë në rrugën e jetës— ndonjëherë të bllokuar, shpesh të hutuar, gjithmonë të mashtruar, rrallë të ftilluar, por gjithmonë me shpresë që në kantieret ku djersitet ditë e natë prej 10 vitesh, do të vij dita të përfundojë ndonjë rrugë…

9 Komente

  1. K
    Ke eshte derdimen i stisur

    Cfare thote ky more qe nuk thote asgje.

    1. D
      Dibrane e Burrel

      Dervishi me gjak te zi, kerkon te nxije cdo gje qe po ndertohet. Dervish, shko shikoje ate uren e re te Kukesit, qe e la pa bere Sali Berisha. Nuk ben dot ironi me rruget qe po ben Edi Rama, jane vleresuar nga Europa si rruge me standarte te mira. Dibranet e vleresojne rrugen, u shkurtua vajtja ne Tirane nga 5 ore, ne 1 ore e 15 minuta. Ketij shkrimi te gazetarit Dervishi, qe mesa di une eshte nga Tirana, i qan hallin kaloresit se i varen kembet. Dibranet, Klosi, urojne Edi Ramen per kete rruge, Dervishit nuk i pelqen, ..., si mund tja veme emrin?

    2. A
      Arian

      Kur bo humor dhe ti vdeks

      1. g
        gazeta Zeri Rinise

        Ke filluar te shkruash satira si Gjekmarkaj !

        1. S
          Shpetimi.

          Eh mer Lut.... Na knoqe... Bon vaki,...turku hyri si Sulltan Murati...dhe u natarru I varfri.. I modh je o Lut..

          1. N
            Nufar Armanaux

            Një krah shkarpash t'heqi netë rëpirave do e gjejë humbua ç'e ka në mos i hyn pyllit me lisa me naxhake e i shkon në truçkë të lidhë një trap për të lundruar për m'at anë . Dje kujtuam liqenet e Lurës me t'im ungj .

            1. S
              Salihi

              Ku je o verem se na mori madhi per te pa surratin,apo je gazetar i madh i qenefit

              1. E
                ENTSOE

                Lutin e Ka kunguar Fatja Mediu nga Fieri, do ta gjeje qimen, patjeter!!

                1. V
                  Vangjeli L

                  Ik o Luti fshihu se po te gjeti Ylli Rakipi do ta beje kurrizin me te but se barkun se nuk e ka harruar traditen.

                  Lini një Përgjigje