Telenovela turke e Tiranës

8 Mars 2024, 22:07Blog TEMA
Telenovela turke e Tiranës

Nga Sadik Bejko

Ne gjthe kete historine me Princ Leken, simbolin e familjes mbreterore shqiptare, status qe ne Shqiperi eshte i bazuar mbi nje ligj te parlamentit shqiptar, ka nje peshtjellim. Nuk them që mos të japin lajme, dhe nga ato që janë për në faqet e shtypit rozë, por rangun mbretëror të njohur me ligj duhet ta respektojnë.

Shqiptaret kane nje familje me status mbreteror… familje në rang të lartë. Rangu eshte nje lloj pushteti që duhet respektuar. Rangu mbrohet nga ato që quhen rregulla të pashkruara, po që në një shoqëri të mirë, janë të detyrueshme sa edhe ligjet e shkruara. Rangu është pushtet.

1.

Cilët janë njerëzit që kanë atributin e pushtetit?

Një kryeministër, një ministër... janë njerëz të pushtetit te zgjedhur, pushtet që të detyron me sanksione, me ligje, me gjykata, me polici që t'u bindesh verdikteve te tyre.

Atribute pushteti ka dhe nje ekspert, nje specialist ne nje fushe te dijes a te tregut. Nje specialist i shquar i tregut, nje gazetar i shquar, nje bankier, nje profesor me tituj shkencore... eshte njeri qe ushtron pushtet, pushtetin e dijeve si ekspert i nje fushe te caktuar. Ai keshillon, ben analiza, jep mendime te çmuara, bën parashikime, por sado me vlere, këto ide nuk e kane fuqine ligjore qe domosdoshmerisht te jene te detyrueshme te vihen ne jete.

Personat e trete ne pushtet jane njerezit ne rang. Nje baron, nje kont, nje princ, nje Pape, nje Kardinal… nje kryepeshkop, nje perfaqesues i familjes mbeterore i njohur me ligj, quhen njerez ne rang. Ata nuk jane si njeriu me pushtet shtetëror, si nje kryebashkiak a minister. Nuk kane as fuqi intelekti si specialistet. Mbase nuk kane as pasuri te konsiderueshme. Por ata kane ate qe quhet rang i larte. Jane njerez te rangut, te nje shkalle shoqerore te respektueshme.

Ne nje shoqeri shqiptare te proletarizuar nga mendesia marksiste... sic eshte Shqiperia... respektohet vetem pushteti shtetëror. Pushteti shteteror shqiptarët i ka dhunuaruar në shekuj, me ndëshkime skllavëruese e me lenie në mizerje e varfëri. E prapë shqiptarët e kanë frikë shtetin më shumë nga Zotin. Pushteti baraz Perendia.

Ne botë krahas ligjeve të shkruara, kanë fuqi, respektohen dhe rregullat e pashkruara.

Ne vitet ’60, ne revoltat e studenteve te Parisit kunder Presidentit De Gol, u rreshtua dhe filozofi Zhan Pol Sartër. Kur i thane De Golit ta burgosim Sartërin. De Goli tha: nuk burgoset Volteri. Sartëri ishte nje njeri i pushtetit intelektual. Qe respektohet, edhe kur gabon.

Vilhelmi i madh i Prusise, atyre qe i ankoheshin pse e mbante prane Volterin, u pergjigjej se ai eshte njeri i aristokracise se mendimit. Se thoshte Vlhelmi i madh ka tri aristokraci, aristokracia e fisit, kontet, markezet, baronet, duket, aristokracia e pasurise, bankieret… dhe aristokracia e mendimit… filzofet, Getet, Shileret, Bethovenët…etj.

Shqiptaret duhet te mesohen se nje shoqeri e mirestrukturuar, duke respektuar strukturat e saj te pushtetit, respekton veten, statusin e saj si shoqeri e organizuar në shkallën më të lartë.

Ne mbetemi peng i te fortit te radhes... jo i hierakive strukturore, te cilat dhe ne mos qencin te detyrueshe me ligj, jane te detyrueshme nga nje ligj i te qenit shoqeri xhentelmenesh, shoqëri e sjelljes se mire.

Ne nje shoqeri te sjelljes se mire, xhentelmenesh, dikush që humbet, pranon humbjen. Ne nje shoqeri te sjelljes se mire, babai pranohet dhe me te metat, kufizimet e tij. Nuk vritet babai nga bijte ne shtepine e tij. Po nuk te pelqejne sjelljet e babait tend, tani qe nuk je ne moshe minoreni, por edhe minoren te jesh, dil nga ajo shtepi ... shko,  nderto jeten tende, larg tij.

2.

Të vij te dy personazhet që më shtynë të bëj këtë shënim.

Nje aktore si Elia Zaharia, nuk eshte e shenjte. As princ Leka nuk eshte i shenjte. Janë njerëzorë, të gabueshëm. Madje per nga statusi shoqëror që kanë janë më të ekspozueshëm ndaj sjelljeve që zënë faqet e para të shtypit rozë.

Te gjthe e dime se aktoret, njerezit e Shoëbizit, jane ne faqet e para te këtij shtypi. 

Edhe Princat, qofshin ata dhe me rangun me te larte mbreteror si ata te Anglise, nuk mbeten me pas ne histori roze... ndonjehere dhe te dyshuar per histori të dënueshme...

Historia e Lekes dhe e Elias eshte dhe historia Rangut tone mbreteror... me pak ngjyra roze. Me pak dramacitet. Edhe njerezit e rangut me te larte, ne jeten e perditshme, ne mekatet e tyre, jane tokesore.

Pse shqiptaret jane kaq te prekur nga kjo histori roze? Pse nje histori roze kaq te rendomte... nje histori tokesore... e bejne kaq dramatike... dhe pse me kaq duf prej rajaje prej njerezish te mllefit revolucionar... mbrehen ne inate , bertasin ne ekrane egersisht qe mbreterit duhen shkuar ne gijotine?

Shqiptaret keshtu na dalin krejt te shpelare nga nje shoqeria e te qenit e fisnikeruar. Femijte vrasin  babain qe i rriti, e varrosin ne truallin e po atij burri, babai qe mire a keq i ushqeu,  i rriti.

Po keshtu shumë gazetarë bëhen palë me nje grua qe jo vetem e dhunon burrin, por e fyen, e poshteron, i permend shkollimin, i pemend buken e gojes, i shqyen rrobat e trupit. Dhe ku ndodh kjo? Ku banon kjo grua, bashke me vajzen,me babane e saj? Keta banojne ne shtepine e atij qe e dhunojne. Ne pallatin mbreteror.

Per fatin tim te keq, pashe nje grua artiste qe fliste me fjalorin me te ulet se te atyre fshesareve qe fshijne udhet e kryeqytetit. Pashe nje artiste aq te shfytyruar. Nje të shkolluar dhe zonjë me pervojë jo të paktë jetësore. Gjithmone ne emisionet televizive shohim gra nga rruga, me histori fatkeqe, gra qe i meshirojme.

Tani po shohim nje grua arti. Nje grua qe vjen nga ajo që quhet elita me e larte e Tiranes. Nena e saj artiste, ajo vete artiste, babai i saj profesor.

Si ndodhka ky mjerim qe kjo zonje e elites se madhe te Tiranes nuk dallohet ne gjuhe, në sjellje nga nje grua e periferive?

Dhe ky burrë, princ Leka e ka lene në pallatin e tij ish-gruan ku ajo po banon përkohësisht bashke me të atin. Me partneren e tij te re eshte strehuar diku gjetke. Sa të kryhen procedurat ligjore të divorcit. Por nuk mund ta takojë të bijën se ish-gruaja rrëmben drurin… Për te ardhur keq.

Televizonet e Tiranes, që pëlqejnë telenovela turke, gjejne rast te shajne familjen mbreterore, shajne historine e tij, shajnë para ardhësit e tij. Kjo është një fabul e lashte, e rrëfyer me zell që nga koha e Kongresit të Përmetit. Pa pa pa .. Sa te keqinj qe jane keta mbreterit edhe kur u lirojne pallatin e tyre ish-grave dhe kur i tolerojne ata që i shajnë e i shtyjnë …

Përrallat me partizanin Meke që shkel me opinga pallatin e mbretit, në televizionet e Tiranës ende vazhdojnë.

67 Komente

  1. N
    Nositi

    Aman se na I solle zoret e barkut ne goje me kete familje mbreterore qe vetem ashtu seshte

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Ore Mero, keni lajthitur qe shkruani e pranoni te shkruajne per princa e mbreter. I thoni Ilir Metes te propozoje qe te kthehemi nga Republike be mbreteri, sic bene dy deputete te Skraparit ne 1928 dhe Shqiperia u be mbreteri, por u be be parlament. Sot per sot jemi republike parlamentare dhe jo mbreteri. Prandaj per hir te Shqiperise, mos brockullisni per princa e mbreter, se e bete lesh e li kete popull. Referendumi qe beri Saliu me Leken e mbylli pergjithmone kete pune, ju vazhdoni e.mbani hapur duke ushqyer anarkine sociale. Eshte turp Mero, sidomos per ty qe dukesh edhe me serioz e korekt se te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Futja kot

        Ky qe broçkulket ne kete shkrim, harron se ne Shqiperi kemi republike dhe nuk ka asnje rang te qytetareve. As kryeministri dhe ministri nuk kane rang. Kane vetem rol institucional. Mbaron roli, mbaron autoriteti. Te gjithe shqiptaret jane njesoj para ligjit dhe medias. Leka Zogu dhe Elia jane po al plebej sa pjesa tjeter e popullsise.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cuku

        O te dhjefsha mbretin dhe princin e ty bashke me ta o BOLE

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cuku

          O te dhjefsha mbretin dhe princin e ty bashke me ta o BOLE

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

            Turkish telesevda...... hahahaha! Keshtu ndodh kur ndan krevatin me nje sunit shqipfoles..... positive ne kete duel eshte se zonja Zaharia te pakten i shpetoi hanxharit,pasi dueli i nje gruaje me arabin ka perfundim tragjik (99%)....!! Turkish telesevda continue....

            Përgjigjjuni
            1. E
              E

              Bejko,e para princi i leshit,e dyta njeri pa dinjitet dhe pa fisnikeri,filmon mamane e vajzes se tij dhe ja jep publikut,e treta nje njeri mjeran.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tiransi

                Nje bravo e madhe per z.Sadik Bejko. Shkrim i nevojshem dhe sqarues. Znj.Elia tani mund ti kthehet aktrimit, o te futet ne Big Brather bashke me babain harbut, i cili nuk duhej te shkonte dhe te rrinte ne te ashtequsjtutin pallat mbreteror. Keq me vjen por znj.Elia u kthye ne fis.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mbreteria kaosit

                  Shume mire e pershkruar shkrim me te vertete qe te ben te reflektosh dhe pozicionohesh.Kjo shoqeria e jone e tille eshte anadollake e perzier me komunizem dmth nje mishmash i vertete.Duke llogaritur dhe prerardhjen fetare plus klasore del dicka stonuese,regresive. Po dhe ti Sadik nga preardhja origjina mos te vije keq nuk je europian,eshte e pamundur te jesh mysliman sunit dhe europian njekohesisht,por gjithsesi je galvanizuar me nje shtrese europianizmi.Te pakten tenton te sillesh si europian,eshte gje e mire tentativa

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fredi

                    me ne fund ...ne gjithe kete cfaqje te shemtuar ,edhe pse "luajne' me qindra aaktor,lexova nje artikull qe ben analize reale , i pa ndikuar nga zelli i turmes qe gjuan me gure pa ditur perse.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ALB Patriot

                      Nga sa u muar vesh, del se princ Leka eshte treguar shume tolerant me ish-gruan e vet e ish-vjehrrin e vet, duke u nisur nga sjellja e tyre arrogante. Ata nuk emeritojne te rrine me atje.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Izagukod

                        Ik o Sadik se na humbe nja 5 min kot

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          E mo @Izagukod! Të mbyti puna ti dhe paske harxhuar 5' kot!!!! Më mirë kishe harxhuar dhe 5' të tjera, se nuk do bëhej kiameti, e kështu të na ndriçoje dhe ne 'injorantëve' se çfarë nuk të pëlqeu në shkrimin e S.Bekos, poetit dhe profesorit të letërsisë, dhe kushedi mbase dhe binim dakord me ti?

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nje zog......... ,shume zògj .........

                          Sadik faleeminderit qe na bere te kuptojme se paska ku e ku me keq se hartimet e Gjekmarkajt. Shkurt muhabeti , te na rruash ķo...et ti bashke me aristokracine tende qesharake.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Demiri

                            E dija burre te mençur kete Bejkon. Interesant, sa te mjere jane sherbetoret e te keqinjve. Mbreti thot, flet per statuse e pallavra vetem e vetem per te lare fytyren e nje pinjolli te nje familje tradhtaresh e hajdutesh te Shtetit Shqiptar i cili mbushi thaset me flori dhe e la vendin ta pushtojne italianet pa bere asnje bamp. I ati i ketij fyellit, nje kontrabandist i ndyre, nja mashtrues qe hengri florinjt qe i la i ati. Bejkua perpiqet te njollose pikerisht ne diten e 8 marsit nje grua me nje femije te braktisura nga ky horr qe i la per nje putane, ky mender princ me 4 klase shkolle, me diploma falce, nje kumarxhi qe eshte i zhytur ne borxhe. Burri paska kohe me u turpnue edhe ne pleqeni thojne shkodranet per Bejkon.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Raimonda

                              Mos ha m...kot! Na tregon rangun e nje njeriu qe u dashka repektuar sipas ligjeve te pashkruara se na qenka princ(?!). Na tregon ti se jemi pjese e fabules se kongresit te Permetit?! Mos shko kaq larg kujto referendumin qe i hodhi perfundimisht pleherat ( mbreterit injorant)ne kosh..

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Mondaaaaa! Referendumi, i 1997, sipas KQZ, pavarësisht manipulimeve të dëshmuara, zyrtarisht tregoi se pro monarkisë votuan 37.5% e shqiptarëve. Specifikisht në qarkun Korçë kishin votuar pro saj afro 57% e tyre. E gjitha kjo për hir të së vërtetës! Proces-verbalet janë aty, në KQZ. Me këtë nuk dua të them se po të bëhet sot, për shumë arsye, ai referendum do kishte atë rezultat. Jo, jo, atëhere shqiptarët panë keq dhe, ndërgjegjia u diktoi se për të shpëtuar nga e keqja, ndoshta monarkia do të ishte ilaçi. Pra po e përsëris, e thënë kështu e gjitha kjo sa i përket komentit tënd, gjithsesi jo civil (qytetar), dhe të vërtetës për Referendumin, të cilit iu referove.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Edison

                                Po shkoni more gazetare rrumpalle shikoni grate e dhe fmite tuaj . Shyqyr qe ju doli sebepi te merreni me hallet dhe punet e te tjereve. Kerkoni te nxirrni 2 lek per te henger nje çape buke duke neperkembur dinjitetin e te tjereve.

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qafa e Llogarase

                                  Vllare deri te gjysma ,jeshje mire po mire fare,kur vajte te " mbreti" reshkite ,po c mbret esh ky a dereziu ti me gjithe ate qe e shqepi ne dru...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pano Mballomatari

                                    Mallkuar qofsh o shkrimtar i mykur në paragjykime mesjetare! Na bën të ndihemi keq me këtë koncept racist që ke, duke e ndarë shoqërinë në mënyrë të ndërlikuar me aq shumë klasa dhe kasta. Shqipëria është demokraci ku pushtet ka vetëm ai që e merr me votë nga populli dhe e humb atë kur humb zgjedhjet. Elitat në këtë mënyrë këmbehen, sipas një logjike të mirëmenduar thellë dhe jo rastësisht. Ky është parimi kushtetues, ligjor, formal dhe moral në këtë Shqipëri që kemi aktualisht. Në vitin 1990 populli luftoi dhe rrezikoi shumë për liri dhe barazi qytetare dhe jo për t'u vënë nën hijen e kastave, si në Indi. Ky është shtet ligjor dhe jo shtet bajraktarësh moralë të skaduar, siç kërkon ti dhe Berisha. Mbreti i shqiptarëve, i vërteti, ishte një hajdut dhe intrigant, uzurpues i kurorës, tradhtar i kombit. Kurse ai palla me kobure në brez ishte pisqollë nga koka. Ky i pashkolli dhe paralitiku të vlejë më shumë se unë dhe ti, o profesor i curufjasur dhe servil i "fisnikërisë"?! Ik or bëhu adjutant i Kujtin Gjuzit të gjesh rehat pranë Rangut të kartë, o skllav nga aspekti sociologjik!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi Vlore

                                      Mbreti vdiq, rrofte mbreti. Hahahahahahahahahaha

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dori Nepravishta

                                        Sadi Bejko pjesen e pare te shkrimit e ke bere mire kur ke pershkruar shoqerine dhe rangjet e saj qe funksionojne kudo pir pastaj dukesh sikur I lepihesh Princit ndonese ne thelb eshte ashtu si thua qe ai I ka leshuar shtepine ish-bashkeshortes se tij dhe vete ka ikur te jetoje me qira diku tjeter. Ti shoku Sadik i ke qejf keta njerezit e shquar se e dime qe ti vdes dhe per Kadarene duke ju lepire pas nje qen bir qeni si Ismaili, ndaj mire je bere qe u fute ne vallen turke...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gaqiu

                                          Po ku e gjeti pallatin ky mender princ mo???? Ik mor mut dhevti... Njerez qe duan vemendje..... Bajgat.... Jane me katunare se Mekja...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Historia

                                            “Te gjithe njerezit lindin dhe mbeten të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet shoqërore mund të bazohen vetëm në të mirën e përbashkët.” - ka shkruar Marquis de Lafayette para 235 vjetesh. Ke te besojme tani: Bejkon apo markezin? Une them markezin, meqe ishte njeri rangu dhe ka jetuar para se te lindte edhe Marksi, edhe Bejkua.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Ana

                                              Historia Falemnderit qe ke permbledhur shume me bukur dhe shkurt ate qe kam shkruar une me poshte

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Historia

                                                S’ke faj qe revoltohesh me kete shkrim absurd. Ky Bejkua ngjan sikur ka udhetuar ne kohe nga mesjeta. E habitshme cfare njerezish mban kjo toke.

                                                Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Ana

                                              Ne gjithe kete shkrim te gjate e te gjate vetem me dy gjera jam dakord Se pari nje njeri i arsimuar, edukuar nuk duhet ta ule veten kurre ne nivelet e nje gjuhe vulgare apo dhune fizike dhe mendore/verbale Dhe se dyti Ne shqiptaret nuk duhet te na interesoje se cfare ndodh ne jeten e tyre si princ dhe aktore/artiste por ne artin dhe vlerat e tjera qe na sjellin si shoqeri, jeta e tyre private eshte jeta e tyre private Pjesa tjeter me duket shume problematike ne kete artikull. Se pari Princ Leka eshte nipi i Zogut, i cili e shpalli veten mbret, nuk u shpall nga shqiptaret, nuk e trashegoi nder breza nga gjeneratat e meparshme erdhi ne nje republike parlamentare dhe iu tek te behej mbret dhe u be sa hap a mbyll syte. Se dyti menyra se si kane filluar mbreterite kane qene nga njerez qe e kane bere bashke nje popull te tere per ta mbrojtur nga sulmet e popullatave te tjera, pra ka qene nje nevoje per udheheqes per te siguruar mbijetesen e tyre dhe si te tille e kane sjelle veten si nje vlere te shtuar, po cfare beri Zogu kur na erdhi Italia, ia mbathi se bashku me arin e thesarin. A te duket nje person per t'u respektuar ty?! Mua jo, aspak! Nderkohe nuk dua te them qe Leka duhet te paguaje per Ahmetin por nderkohe as nuk duhet te trashegoje cfare ai mori nga populli shqiptar. Thene shkurt ti kritikon Elian qe do te marre pronat e princit (dhe nese eshte ky rasti me vjen shume keq per princin) por nderkohe edhe princi ka marre prona qe nuk jane te tijat me merite keshtu qe per mua jane ne te njetat baza, dhe nese ajo ka investuar ne ate familje dhe shtepi ka te drejta qe i duhen dhene. Dhe nuk dua te kritikoj rende princin se ai te pakten perdori rrugen ligjore per te marre cfare ka sot, ne kemi njerez qe na kane rrjepur pa skrupuj dhe akoma na heqin lekuren keto 30 vite dhe nuk i ka gjetur gje akoma, maksimumi bertasin nga ballkoni nderkohe qe njerezit kane shkuar ne burg se nuk kane paguar dritat. Sa per respektin e hierarkise me duket shume arkaike. Rrespekt i nje qenieje njerezore i takon cdo qenie njerezore tjeter por pertej kesaj duhet te jete i bazuar ne cfare vlere te shtuar i sjell shoqerise. Se cfare titulli ke dhe cfare emri nuk duam tia dime ne shqiptaret dhe mire e kemi ne kete pike. Personalisht e vjeresoj nje person qe sjell vlera qofshin intelektuale, kulturore, diplomatike, politike, shpirterore, monetare, nese pasurojne shoqerine ku jetojne me keto gjera une iu heq kapelen, nese jo, une ngelem besnik ndaj respektit njerezor por me tek se kaq nuk shkoj. Kjo puna e respektimit te titujve dhe hierarkise me duket diktatoriale dhe aspak demokratike, ne nje shoqeri demokratike duhet vleresuar cfare sjell ne tavoline per te gjithe, por nuk do te kthehemi tek kastat qe aplikohen akoma ne disa vende kur gjoja disa njerez duhet te qendrojne me lart se te tjeret thjesht se ashtu iu tek atyre dhe krijuan nje sistem te tille mijera vjet me pare. Personalisht pastrueset e Tiranes i vleresoj shume me teper se nje ish minister si Arben Ahmetaj apo Flamur Urineujitesi i lulishteve, sepse ajo pastruesja del vone dhe i ben rruget e ketij qyteti me te pastra, dhe me ato pak para perpiqet te kujdeset per familjen e saj ndersa keta te dy dhe lloji i tyre mbjellin vetem korrupsion financiar, dhe ndotje morale dhe ambjenti, asgje me shume, asnje vlere te shtuar, perkundrazi, vlera te shkateruara. Puna e dhunes dhe vrasjeve ne familje eshte dicka shume e dhimbshme dhe duhet punuar ne shume drejtime per ta adresuar, ama nuk e di pse me jep pershtypjen qe ti artikullshkrues i ke pasur syte dhe veshet e bllokuar kur shume gra jane vrare dhe shume te tjera dhunuar nga burrat e tyre dhe, shume femije jane dhunuar nga baballaret e tyre, martuar me zor e ku di une por meqe sipas teje ka nje hoerarki nuk duhet te behet problem si duhet te shkoje fjala e atij qe ka titullin dhe graden burre/kryefamiljar e ju di une. Shkurt nese vertet do ishe i shqetesuar per shoqerine dhe familjen ne pergjithesi do kishe shkruar me pare, por nuk me duket rasti. Thene kjo, per mua cdo lloj dhune duhet denoncuar, ndo lloj vrasje denuar me burg e ndoshta ne disa raste edhe me jete por kjo eshte ceshtje qe hap debat te gjere. Duhet te mbrohen te drejtat e secilit pavaresisht gjinise, moshes, emrit, tirullit, vendbanimit e ku di une. Dhe familjet me te mira dhe me harmonike fuksionojne ne baze te dashurise, besimit dhe respektit te ndersjellte, jo ne baze te hierarkise P.s Falemnderit te gjithe pastrueseve qe vijne nga familje qe nuk jane princerore, apo pasardhes te dukeve, konteve, etj etj por jane meritojne kurora se ma bejne me te mire jeten ne kete qytet mua dhe qindra mijerave te tjere! Respekte pa fund!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mësuesi

                                                Ana, dikur, mbase dhe sot, në oren e letersise na jepej si detyre te benim hartime me tema te improvizuara nga vete nxenesit. Edhe ky komenti yt nje hartim i tille eshte. Ndaj mqs, brenda ka shume patetizem, nje mesues i mire mbasi ta lexonte nuk do të të vinte note pakaluese. Per menyren e te shkruarit meriton note kaluese, po per permbejtjen, duke qene se eshte me shume kontradikta,(tani nuk po i hyj ketyre se komenti im do ishte më i gjate se yti dhe në keto formate nuk eshte e arsyeshme te behet) mund të të vinte nje note pakaluese. Gjithsesi mezatarja kaluese do ishte. Urime!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ana

                                                  Mesues nese je vertet i tille trego ku jane kontraditat. Nga komenti yt mund te tregoj me siguri qe je mashkull qe te pelqen shoqeria patriarkale dhe ne kete rast te rekomandoj te shkosh te jetosh ne Lindjen e mesme

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. M
                                                  Mësuesi

                                                  Ana, dikur, mbase dhe sot, në oren e letersise na jepej si detyre te benim hartime me tema te improvizuara nga vete nxenesit. Edhe ky komenti yt nje hartim i tille eshte. Ndaj mqs, brenda ka shume patetizem, nje mesues i mire mbasi ta lexonte nuk do të të vinte note pakaluese. Per menyren e te shkruarit meriton note kaluese, po per permbejtjen, duke qene se eshte me shume kontradikta,(tani nuk po i hyj ketyre se komenti im do ishte më i gjate se yti dhe në keto formate nuk eshte e arsyeshme te behet) mund të të vinte nje note pakaluese. Gjithsesi mezatarja kaluese do ishte. Urime!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Ana

                                                    Meqe ra fjala tani te jepen te besh ese ne shkolle dhe jo me hartime, po tregon moshen me kete qe the. Po edhe une po te isha mesues do ti ulja nja dy pike vetes per gabimet ortografike qe po shikoj se kam bere nga shpejtesia. Por te siguroj qe kam qene studente shume e mire dhe nuk ka as patetizem as kontradikta ne shkrimin tim. Une besoj fort qe te gjithe njerezit meritojne te respektohen si qenie njerezore por pertej kesaj eshte vetem ceshtje meritash personale dhe kontributi social. Pallavrat e kastave shkoni i predikoni diku tjeter se nuk pine uje me ne Shqiptaret, ne jemi te gjithe mbreter dhe te gjithe sherbetore njekohesisht. I vetmi qeduhet te sundoje mbi kete vend dhe mbi shqiptaret eshte ligji dhe ligji duhet te jete gjithnje ne te mire te shqiptareve

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. I
                                                    Ilirjan

                                                    Komenti yt eshte me i gjate se vete shkrimi...!! E ke ti ekskluzivitetin e te shkruarit gjate?!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Ana

                                                      Ilirjan ndjese qe te mora shume kohe per te lexuar komentin, por nuk mund te pranoj te flitet per kasta ne shekullin e 21 dhe te kerkohet respekt pa merita. Nese te lodhi komenti i pare, shpresoj qe ky eshte i permbledhur mjaftueshem per pelqimin tend

                                                      Përgjigjjuni
                                                  3. e
                                                    emigranti

                                                    Shkrim i perkryer. Respekte per te vertetat e pamohueshme dhe i pa ndikuar nga tamtamet me ngjyrime komuniste.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pensionisti i Porcelanit

                                                      Sali Berisha: "Shqiptaret kane nje familje me status mbreteror [Leka Zogu II do jetoje si mbret jo ne detyre", Leka Zogu II "do te varroset si mbret jo ne detyre", pra thote Sadik Bejko: "eshte familje në rang të lartë!" Iku dhe Sadiku nga Covidi, i shkreti ...!!!.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. X
                                                        X...

                                                        Po kur lepin ga fryn era, i çfarë rangu je?... Pastaj, të jesh mbret, princ etj, pra të kesh rang, nuk është qyl, rangu fitohet me kontribut, dhe kjo n'a shpie tek debati se çfarë kontributi ka familja mbretërore dhe pikërisht princi...

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          andi

                                                          Qenke bajge.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            RANGU TE LEJON CDO GJE

                                                            NUK MUND TA BESOJ SHKRIMIN DHE MENDIMIN E KETIJ NJERIUT TE NDERUAR NE RANGUN PIJE DASHESVE TE KLASIT TE PARE , TURP.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              RANGU TE LEJON CDO GJE

                                                              NUK MUND TA BESOJ SHKRIMIN DHE MENDIMIN E KETIJ NJERIUT TE NDERUAR NE RANGUN PIJE DASHESVE TE KLASIT TE PARE , TURP.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                Illo

                                                                Mbret lind, nuk behesh! Zogu juaj u vetshpall mbret, shumica e elites se tranzicionit, qe i shohim dite per dite ne tv e gazeta, me doktoratura, qe sinecte lidjin dy fjale, jane po ashtu te vetshpallur! Te gjithe keta jane idhujt tuaj pa krye!!! Intelektual e elite ste ben pushteti, as prejardhja, por kultura, dija e puna e ndershme!!!! Por, kur permendni proletaritin, jeni per tu qare e per tu qeshur!!!! Trushplare!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nervi

                                                                  Shkrim me te dobet e pa pike logjike skisha lexuar prej kohesh. Se di si i jepet hapesire per botim. Turp

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. X
                                                                    Xha Jahua

                                                                    O Sa-dik me mire te kishe bere nje mut te madh se kete shkrim

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. B
                                                                      Bumbum..bum

                                                                      Kush i tha princit të martohej me nji artists skizofrene? Kush e këshilloi? Nuk bëhet mbret e princ me zor njeriu , .. ktit ti konfiskohen pasurit se gjyshi vet me dhun nga srbt erdhi dhe bëri grusht shteti rrëzoi qeverin e Nolit dhe u vetquajt mbret. Copa e injorantit nga fshatrat e dibrës Ju që shtrembroni historin jeni shkaktaret e përçarjes.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Malo

                                                                        Shkrime qe i pergjigjet Realitetit,por do ishte i kompletuar te shkruhej edhe per Familjen,duke permbledhur Kryeminister,Presidente ,Mbretin etj keni harruar gjene me te shtrenjte Familjen qe i ka ikur kuptimi,pa familje ska nuk do te egziztoje asnje nga te lart permenduarit,me dashje po ja heqin fillin qe gjithcka te mos kete kuptime,ndaje flitet si ato fshesaxhijet qe ke permemdur,keshtu qe pa themelin nuk ndertohet shtepia,ka plote qe ja vlene ti permendim por mjaftone me kaqe.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Pa Lidhje

                                                                          Artikull me idiot nuk kam pare. Rangu respektohet thote ky trapi. Po nga e gjeti rangun Ahmet Zogu, mbret i veteshpallur? Se pse u ndane cifti, ajo eshte mes tyre dhe mes Zotit. Po mos na beje moral e ashtuquajtura familje mbreterore nepermjet ketij idiotit te dobishem qe ka shkruar artikullin.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Mali

                                                                            Një shkrim koti

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Sadiu

                                                                              O Dike, po ku ke qënë o të shkretën se u bëmë merak. Mirë që na sqarove, por kujt i plasi menderja për princ leshin, për orgjinën e rrugaçërise të mbretërisë sate. U ftofshë edhe ti në mendere si princi tënd.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Meri

                                                                                Monarkia dhe Republika jane te papajtueshme. O je monarki o je republike. Cfare eshte ky status familje mbreterore mbret princ e brockulla te tilla. I gjyshi i ketij burrit te aktores, u veteshpall mbret, ndenji 10 vjet, ja mbathi si hajdut ne 1939, e tani na la peshqesh jo vetem kete budallane e tij (nipin) po dhe nje sere budallenjsh te tjere qe duan ta mbajne me pa hir mbreterine. Cfare kuptimi ka statusi i ketij mashtruesit ne Republiken e Shqiperise.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  Sqepari

                                                                                  Shihni njerez se cfare mostrash rrembejne penen e ju drejtohen me marrezirat e hierarkive ne Shqiperi!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. I
                                                                                    Ilirjan

                                                                                    Mire shume i ke thene... por, a dijne t'i lexojne, a dijne t'i kuptojne e aq me pak... te reagojne ndaj te VERTETAVE te mesiperme shqiptaret ? Respekti, eshte fjala kyce qe duhet t'ua mesojme me imponim femijeve, qysh ne gji te nenes. Ne deri me sot, jemi ne kete pike palacolleku deshperues, sepse femijeve e me pas rinise e gjithe shoqerise, u kemi mesuar modelin me te gabuar te atij qe quhet RESPEKT.Dhunuesit, te fortet e te gjitha formave tek ne respektohen dhe fatkeqesisht, behen modele qe adhurohen e... imitohen nga te pa formuarit, sidomos te rinjte. Kjo, eshte ajo qe duhet ndryshuar... nese arrijme ta kuptojme!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Artan

                                                                                      Duartrokitje per kete shkrim perle qe I ve kapakun te gjithe zhurmes per kete histori te trishtuar per te gjithe ne.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. T
                                                                                        Tropoja

                                                                                        Bukur e ke thene,bravo.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. D
                                                                                          Dakord

                                                                                          Sadik Bejko turp të kesh o delenxhi burrë. Së pari republikë parlamentare do të thotë të gjithë të barabartë para ligjit. Nuk ka rang me gjak blu, jemi të gjithë homo sapiens. Së dyti ky që mbron ti as ka pasur as ka rang. Fronin e uzurpoi gjyshi i tij. Një copë shpellar u vetëshpall mbret me forcë. Së treti si e di ti çfarë fjalori kanë fshesaret? Ky është rangu për ty? Fshesaret dhe ti dhe unë jemi njësoj. Dallimi është arsimimi dhe jo rangu. Së katërti, ky rangu që mbron ti a nuk zuri dashnore pa u divorcuar?? Helbete TRADHËTINË E KANË NË GJAK KËTA ZOGOLLËT E "RANGUT" TË LESHIT. Në fund një këshillë nga unë ordineri për ty të rangut: BËJ KUJDES ÇFARË SHKRUAN NË PUBLIK SE DOBIA E FJALËS SË LIRË ËSHTË QË TË DIMË KUSH JANË IDIOTËT. HESHTJA ËSHTË FLORI.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. A
                                                                                            Ana

                                                                                            Komenti me perle qe kam lexuar! Shume Falemnderit Dakord!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                          2. H
                                                                                            Haka Tekizoti

                                                                                            Ja më në fund, në Shqipërinë e shqiptarëve të shplarë, mendërisht të proletarizuar, që nuk respektojnë rangjet (shyqyr që ky pushtetari i mendjes s'e ka ngatëruar me rraqet), që s'kanë frikë nga Zoti, që të bën gjëmën e kanë frikë nga shteti, që s'është i zoti të të bëjë asgjë...; pra, më në fund, në faqen e dheut ku gëlon e keqja e të këqinjtë, u duk drita në fund të tunelit, doli se mes kësaj keqnaje është një mendjendritur, një mendjekthjellët, që mund t'i shndërrojë rrënojat në mrekulli. Ja, kjo është arsyeja që e ka shtrënguar popullin e pagdhendur të thotë që shpresa vdes e fundit (pas tê zotit) - punë Zoti...

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. a
                                                                                              astrit

                                                                                              Profesor respekt per logjiken e larte te shkrimit. Lexova komentet nuk u çudita vazhdojme me njw shumice te konsiderueshme te jemi race barbare ku harbutlleku shkelqen

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. S
                                                                                                Shqiptari

                                                                                                Ja edhe nje shpellar tjeter autoritar qe kerkon respekt thjesht se keshtu i do qejfi, nese keni qejf kastat o njerez shkoni ne Indi dhe ne ato vendet rrotull. Shqiptaret nuk i hane keto brockulla. Respeki nuk jepet, MERITOHET!

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. N
                                                                                                  Nik

                                                                                                  harbutlleku nxin, jo "shkelqen", shkelqen perdoret ne kuptimin pozitiv.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                2. s
                                                                                                  sulltani i madherishem

                                                                                                  Ja dhe tallavaja e bejkos mungonte,qe historia te vazhdoje me tej pa kapak.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. M
                                                                                                    Mendimi im

                                                                                                    Shkrim fyes dhe racist per shqiptaret! Bejko kujdes!

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. M
                                                                                                      Mendimi im

                                                                                                      Shkrim fyes dhe racist per shqiptaret! Bejko kujdes!

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. I
                                                                                                        Ina

                                                                                                        Ky artikull eshte tmerresisht denigrues per grate e periferise dhe gjithe atyre grave qe bejne pune te veshtira. Idjot gazetar keto gra jetojne me dinjitet e nuk vjedhin jane zonja. Nje grua qe pastron rruge quhet prap zonje o Shpellar. na hapet barkun me princat e leshit dhe eliten e b*thes.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. B
                                                                                                          Bajrami

                                                                                                          pse thua per kryepeshkopin ,,,qe dhe ai ka pushtet ,,,,dhe nuk permend hoxhen qe eshte udheheqes shpirteror i 80%te miletit qe eshte myslyman ,,,,,,pastaj dhe ky princi ,,,nipi i mbretit Ahmet dhe sternipi i Xhelal beut ,,,na paska dhe emer kauri ,,,,,bastard ,,, myslymanet qe mohojne fen e tyre jan problem ,,,,,,

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. H
                                                                                                            Humbakohesi

                                                                                                            Qka eshte e tepert nuk tolerohet, prej nga gjith ky pompozitet Per rangimin e njerzve sipas klasave, edhe po te ishte ashtu nje mbret i vertet nuk duhet ti ipej kaq shum rendesi por ja qe nuk kemi me qka tjeter te merremi. Nuk nenqmohen njerzit pse punojn de nuk jetojn mbi kurriz te tjerve.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. D
                                                                                                              Demokrati idealist

                                                                                                              Demiri plotësisht dakort me ty.Të gjithë ne të moshuarit e dim se si u suall satrapi Zogoll me Shqipërin dhe shqiptarët,prandaj Zogollët e Burgajetit nuk meritojnë respekt nga ne shqiptarët.Këta 30-35 vjeçarët e kanë mësuar historinë e Zogollit sipas sali MALOKUT,ndërsa ne e njohim Zogollin e Matit nga gjyshrit dhe prinërit tanë të cilët jetuan në atë periudhe.Zogu ka qënë një tradhëtar ,prandaj nuk ka arsye që ta respektojmë.

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. B
                                                                                                                Bardhi

                                                                                                                NJE SHKRIM PACAVURE SHKRUAR MBI NJE KARTE QE VLEN PER TE FSHIRE prapanicen,AQ ME TEPER QE NE ATE BEHET FJALE PER "FAMILJEN MBRETERORE " KRIJUAR NGA NJE ANTAR I FAMILJES zOGOLLIANE FSHATARE NGA mATI,ME SAKTE NGA FSHATI Burgajeti i Matit...

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. D
                                                                                                                  Dauti

                                                                                                                  Dicka per z. BEJKO. Ke bere nje shkrim te gjate. I ke rene Elias...sepse ajo nuk ka status mbreteror. Te lumta kalemi o trim. Ke mburur princin sepse ai paska status mbreteror. Po cfare statusi? Kush ia ka dhene? Ne kongresin e Permetit Shqiperia u shpall Republike. Kete mos e harro! Pervec nje grushti njerezish, te cilet nuk nxherrin as edhe i deputet, askush nuk e vlereson kete princin. Ti je nga ata qe flet per pronat e tij. E ke njohur Muhamet Malon? E pra, kur babai i tij erdhi ne Shqiperi, megjithe gruan e tij Suzana, me kete Leken dhe me nenen, Geraldinen, keta mbreteroret ishin pa leke. Rrugen dhe shtepine per gati dy vjet ua pagoi Muhamet Malo. Tani dalin me prona. Por nga ato prona keta nuk kane asnje lek fitim dhe fal, ne ndihme princit i vjen Rama. I jep leje ndertimi per nje kulle, ngjitur me ish hotel Dajtin, ne qender te Tiranes. Po ti Sadik Bejko nuk shkruan per kete. Se edhe ti i kepin b....n Rames. Edhe ti shkruan per princin dhe Elian sepse i sherben Rames, largon vemendjen nga skandalet e tij dhe qeverise se tij. Prinderit e Elias i kane dhene shoqerise dhe Shqiperise. Kurse ky vetem i merr, nderkohe pronaret qe quhen ish pronare nuk marrin asgje. Ja keshtu...

                                                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                                                  Lini një Përgjigje