Nga Kristaq Xharo*
Çfarë kuptojmë me sjellje strategjike? - Sjellja strategjike e një qeverie përfshin mënyrën e përdorimit e planifikimit, harmonizuar me veprimet e koordinuara për të përmbushur objektivat dhe interesat madhore në skenën ndërkombëtare...
Pas deklaratës së përfaqësuesit amerikan e më pas gjithë aleatëve perëndimore për dyshime në partneritetin me Kosovën duket se situata ka kap pikën e vlimit ku në mungesë të reflektimit koha që vjen rrezikon të jetë një ‘gremisje’ e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nëse nuk na trajtoni partnerë tha përfaqësuesi amerikan, edhe ne ....shton dilemat strategjike. Dilema ku po e çoni Kosovën zotërinj politikanë krijon ndjeshmëri strategjike.
Një lojë e përcaktuar nga autogola. “…ti brendashkruhesh një koncepti të ngushtë vestfalian të sovranitetit në këtë kohë, është një anakronizëm i pamenduar, në rastin më të mirë, dhe një bast i rrezikshëm, në më të keqin”- Havier Solana. Si më parë llamarinat e makinave, pak më vonë zyrat boshë në veri, e tashmë dinari janë lëvizjet më të guximshme të qeverisë. Çuditërisht në veç e veç apo të gjitha sëbashku nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e interesave vitale të shtetit të Kosovës. Hans Morgenthau, ndoshta më i qarti në kategorizimin e interesave, i dërgon të tilla veprime në kategorinë e tretë atyre periferike, ku asnjë shtet nuk supozohet të humbasë aq shumë sa mendon se do të sigurojë avantazh prej tyre. Aq më pak që në një formë apo tjetër të gjitha përsa më sipër ose janë pezulluar, shtyrë apo edhe anuluar.
Në anën tjetër për secilën prej tyre Kosova vetëm ka ‘humbur’ me autogolat që i ka shkaktuar vetes. Midis momenteve të vështira në këtë periudhë dallojnë më së paku tre prej tyre: së pari ‘brengosjen’ e aleatëve, deri në dilemën për ta konsideruar partnerë, pa të cilët mbijetesa e shtetit kosovar është në paradoksin më të madh dilemë më të madhe se në çdo kohë më parë; së dyti mbështetjen e aleatëve (kujtoni thirrjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit) ku ata u detyruan të pranonin një axhendë që vështirë se do ta kishin pranuar më parë, e të bënin aq kritika ku vështirë të peshonin më pak se ato të drejtuara Serbisë dhe së treti sanksione të vendosura ndaj Kosovës. Shumë autogola me një trajner që duket se luan në një fushë tjetër..
Midis taktikave dhe strategjisë. Tre aktorë të dukshëm strategjikë luajnë në fushën kosovare: Prishtina, Beogradi dhe Perëndimi. Qartas peshorja do të anojë nga të tërhiqet perëndimi. Loja për ti tërhequr në anën e vet bëhet në të gjitha format, megjithëse perëndimi, përtej ndeshjes Prishtinë- Beograd, ka axhendën e vet e cila dominohet nga gjeopolitika. Objektivi strategjik i perëndimit mbetet stabiliteti në këtë rajon ndaj ai nuk do të toleroj askënd. Ukraina i ka mjaftuar për të derdhur energjitë e veta, një e dytë është shumë e tepërt për fuqinë e tij.
Në anën tjetër duket se Prishtina me veprimet e saj ka anashkaluar këtë ‘vijë të kuqe’ të perëndimit dhe me veprime të pakoordinuar ka sjellë ‘brengë’ te aleatët. Në radhën e fundit, ‘epokën e dinarit’ si dhe disa herë të tjera më parë, ka munguar koordinimi me aleatet strategjikë dhe qartas ata nuk i shqetëson dinari, por sjellja strategjike e Prishtinës. Në këtë fushë luan edhe Prishtina, ku askush nuk dyshon për ligjshmërinë e veprimeve, por për kohën dhe pasojat që vijnë. Me këtë format veprimet e qeverisë kosovare enden vetëm në nivelin taktik dhe asnjëherë nuk do të japin efekte strategjike të dobishme. Robert Green autor i librit të famshëm ’33 strategjitë...’ këto veprime i quan ‘ferr taktik’.
Edhe nëse Prishtina këto veprime i quan elementë të strategjisë, e pakoordinuar me SHBA dhe partnerët e tjerë, asnjëherë prej saj nuk do të afrohen efekte strategjike efektive. Dukshëm, Prishtina po humbet në kohë duke mos kolauduar orën me partnerët duke dashur të kujtohet se roli i partnerëve në Kosovë nuk është thjesht këshillues, ata gjenden aty si garantues të atij shteti tërësia territoriale e të cilit, vështirë të mbijetojë pa angazhimin e partnerëve strategjik. Ndaj edhe ndjehet që ‘brengosja’ e aleatëve ndaj Kosovës edhe në rastin më të fundit, nuk lidhet me ‘dinarin’ targat e makinave’ apo ‘zyrat e boshatisura’ të qeverisjes lokale por me sjelljen strategjike të Prishtinës, që duket se i mungon edhe koha edhe qëllimi edhe hapësira.
Aktori i tretë, i përhershëm me strategji të qartë kundër Kosovës , është Beogradi, në rolin e admirueshëm të viktimës, në etapën aktuale përveç se nxit destabilitet, arrin të paraqes Kosovën faktor nxitës të konfliktit. Pas Banjskes,të cilën e kaloi pa asnjë ndëshkim, erdhi dinari dhe peshorja e perëndimit lëkundet sa në një anë sa në tjetrën. Perëndimit i intereson vetëm stabiliteti.
Në Kosovë betejat strategjike zhvillohen në kohë dhe në hapësirë dhe siç shprehet Napoleoni ‘ strategjia është arti i shfrytëzimit të kohës dhe hapësirës. Nuk jam shumë i shqetësuar për të dytën (hapësirën) se të parën (kohën). Hapësira mund të rikuperohet...koha e humbur asnjëherë’. Strategjia e Kosovës kërkohet të kolaudohet në kohë, me orën e perëndimit...
Të njohësh kundërshtarin. Pavarësisht nga njohja juridike nga Serbia nëse ndodh, apo normalizimi marrëdhënieve, që do të mbetet përherë në dilemë, shqiptarët duhet të përgatiten për një përballje të gjatë me Serbinë, me dinamika që ngrihen e ulen, por nuk do të ndalojnë asnjëherë. Historia 100-vjecare e shtetit amë mund t’ju shërbejë si orientues. Nuk ka pasur rëndësi sistemi politik në vendin tonë, Serbia përherë ka ruajtur një strategji të pandryshuar ndaj nesh. Kështu do të vazhdojnë: janë interesat strategjike të Serbisë që synojnë të mos lejojnë e të godasin çdo përpjekje të shqiptarëve për të forcuar shtetin e tyre.
Është interesante të shohësh strategjinë serbe pas viti 2010, vit që lidhet me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare për Ligjshmërinë e aktit të pavarësisë. Pas asaj humbje të rëndë, por jo asgjësuese, shteti serb përshtati strategjinë për vazhdimin e ‘luftës’. Më së pari, ai synoi të godasë themelet e shtetit të Kosovës që qëndronin të lufta e tij (UCK). Suksesi nuk ju mungoi kohë pas kohe. Sot në Hagë ndodhet gjithë zinxhiri komandues e politik i luftës. Pas mobilizimit të strukturave serbe, sot Haga punon me dosjet e përgatitura bodrumeve të shërbimeve të spiunazhit serb duke marrë edhe bekimin e Këshillit të Evropës në atë kohë.
Së dyti, bllokimi i njohjeve ndërkombëtare nëpërmjet lobimit agresiv të Beogradit për denigrimin e shtetit të Kosovës. Hendeku i madh midis elitave politike në Prishtinë vetëm sa ka lejuar Beogradin të bëj lojën e tij. Së treti krijimin e një mjedisi të vështirë për aleatët në Kosovë drejt brengosjes së tyre. Për këtë ndihma më e madhe vjen nga vetë sjellja aspak strategjike e Prishtinës. Së fundi edhe veprime shantazhi e diversioni si ai i Banjskës për një mjedis të paqëndrueshëm në territorin e Kosovës, gati identike me periudhën viteve ‘48- ‘56 të shekullit të kaluar të Serbisë në Shqipëri. Pra Serbia ka një strategji me shenja të dallueshme, injorimi i të cilave do të na çoje në gabimet e radhës.
‘..Nëse e njeh kundërshtarin dhe e njeh veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i qindra betejave. Kur njeh veten por jo kundërshtarin, për çdo fitore do të duhet të parashikoni një humbje. Nëse s’njeh as veten as kundërshtarin, çdo betejë është e humbur..’ shprehet Sun Tzu. Mos ka ardhur koha të pyesim: në cilin rast e gjen veten Prishtina...?
Në përfundim: Si në mjaft raste të tjera partizanët fejsbukut, hapin dhe fitojnë luftëra. Për ata mjafton vetëm dëshira dhe mposhtin çdo kundërshtar. Ata e kanë vështirë të kuptojnë kapacitetet e fuqisë, balancat dhe aleatët strategjikë, fuqinë e fortë dhe të butë diplomacinë dhe konfliktet. Për ata mjafton të shënojnë qoftë edhe një gol pa dalluar sa të tillë kanë shënuar në portën e tyre. Ndërgjegjësimi për të shkuar përtej reflektimit arrihet vetëm me një strategji madhore të fokusuar në interesat jetike, por gjithmonë të harmonizuar me aleatët strategjik.
*Prof. Dr. Lektor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës
Këtu është NYJA e intrigës artstike të politikës: Albini është pengesë virtuale e stragjetisë perëndimore të castit. Albini është shkasi, jo shkaku. Me një më pak Albin objektivi irrugëtimit është vetëm më i afërm. Sindroma më e parë dhe e përjetuar Ayatollah Homeini rigjëmon. Do ia shihni tymin. Irani vallëzon, Amerika lakmon ritmin e perënduar.
Excellent
Autori shkruan “Midis taktikave dhe strategjisë. Tre aktorë të dukshëm strategjikë luajnë në fushën kosovare: Prishtina, Beogradi dhe Perëndimi…” Po Tirana ku eshte, o autor? Me 3.4%serb e mbi 95% shqiptr ti askund nuk e llogarite Tiranen? Ne fakt, mentaliteti i tille i autorit qe nuk sheh, pervec Prishtines e Beogradit, e Perendimit, eshte frenuesi substancial per Kosoven. Ndryshoni o derrezi, heqni vehtes friken!
Mitrovicë! Gjynah që nuk paske kuptuar gjë fare nga ky shkrim që duhet të mbahet mbi ravolinë, të lexohet dhe të kuptohet nga çdo politikan me inflyebcë në Kosovë, dhe aktualisht nga Albin Kurti. Ky mjaft të kujtojë në arenën steategjike, politikën aventureske të E.Hoxhës, i cili mbi çdo interes shihte pushtetin e tij dhe pasojat u panë dranatikisht në vitet '90. Shteti shkoi pothuajse në zgrip, edhe pse prej 1944 ishte shtet sovran, prej 1955 anëtar i OKB, me ushtri dhe njohje ndërkombëtare, monopartiak me pushtet absolut të diktatorit, dhe prapë....shteti shkoj pothuajse në zgrip. Po Albini që mesa duket, me VetVendosjen e tij, pak a shumë sillet siç vepronte Enveri, por që ai i kishte "avantazhet" firmale që përmenda, të cilat Kosova e VV e Albinit nuk i ka? Mos vallë Kurti, për pushtetin e tij e çon dhe Kosovën në zgrip? Të humbasë dhe ato që ka fituar, falë të miqve të mëdgenj të shqiptarëve dh falë të cilëve Albini sot është kryeministër, kur në të kundërtën do ishte ende në burgjet serbe? Tanë të vi tek pyetja tënde zotëri. Ti pyet: "Po Tirana ku është o autor...?!". Përgjigjia ime që vetkuptohet dhe nga shumica e shqiptarëve, është: Pa asnjë ekuivok, qysh prej 1991, Tirana (të gjitha qeveritë pa asnjë dallim) është rrjeshtuar përkrah Perëndimit dhe veçanërisht ShBA-ve, Aleatit dhe mikut më të madh të shqiptarëve në Ballkan, kjo e materializuar me çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e saj shtet i pavarur. Ishte kjo fitorja më e madhe e shqiptarëve qysh nga 1912. Ishte pikërisht Kosova (jo vetëm) nën pushtimin serb, brenga më e madhe e shqiptarlve, brengë të cilën na e mundësuan miqtë tanë të fuqishëm ta largonim dhe askush tjetër. Dhe mu për këtë duhet t'i jemi atyre mirënjohës për jetë. Dhe kjo për ne është dhe duhet të jetë strategji dhe jo taktikë për pushtetin e politikanëve arrivistë shqiptarë ngado e kudo që ata veprojnë, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Tuz-Ulqin, apo në Preshevë. Tung!
Perderisa sa te kemi “Profesore” te tille logjerues te studentve, qe krijojne opinione te tilla altruiste e indiferente ndaj kombetares si teresi, shqiptaret do te vazhdojne te neperkemben. Mentalitet komunist deshprimisht i mbeshtjellu me gezof internacionalist! Mekat!
O profesor, Po te ishe kaq i dijshem do te ndikoje ne krijimin nje opinionit shqiptar separi nacionalist te mirefillt e pastaj internacionalist. Po ti keshillo Shqiperine qe te ndertoj ushtri, se nuk ka shtet te e as komb te resoektuar pa ushtri. Merrni pka mesim nga Gre qija dhe vendet tjera fqinje. Ndertoni e forconi ushtrine e mos beni indiferentin duke u fshehur pas zonave-trojeve shqiptare rreth e percark, se nje dite sllavi e greqiret mund te ju trokasin ne dere….
O profesor, Po te ishe kaq i dijshem do te ndikoje ne krijimin nje opinionit shqiptar separi nacionalist te mirefillt e pastaj internacionalist. Po ti keshillo Shqiperine qe te ndertoj ushtri, se nuk ka shtet te e as komb te resoektuar pa ushtri. Merrni pka mesim nga Gre qija dhe vendet tjera fqinje. Ndertoni e forconi ushtrine e mos beni indiferentin duke u fshehur pas zonave-trojeve shqiptare rreth e percark, se nje dite sllavi e greqiret mund te ju trokasin ne dere….
Profa te na e spjegoj si ka mundesi qe per kete vit bixheti shteteror i Shqiperise eshe vetem sa buxheti i Malit te Zi? A se gati harrova, keni edhe tre drone, ja kaq e doni ju vendin dhe shqiptarine. Faleminderit qe i doni shqiptaret jasht Shqiperise, por ju nuk e doni Shqiperine.
Kurti ka konsulent greket ( armiqte e betuar te shqipetareve) eshte veshtire te gjesh naive te niveli feminor, eshte sh veshtire te komunikosh me njerez qe vuajne nga deliri i madheshtise, e kemi dhe nje te marre ne Shqiperi , Berishen…..