Nga Andi Bushati
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e mardhënieve Tiranë-Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, që Lapsi.al i ka përkthyer dhe botuar, për të kuptuar më mirë opinionet që qarkullojnë në anën tjetër të kufirit, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.
Pothuajse nuk ka artikull ku “kundërshtari”, që fajësohet se po i vë flakën pas dy dekadash marëdhënieve Greqi-Shqipëri, të mos përshkruhet si i përkëdheluri i ShBA, si një lider autokrat që ka arritur të heshtë Brukselin, Berlinin dhe Romën për mëkatet e pushtetit të tij.
Në këtë aradhë përmenden vizita e Blinkenit, pakti për marrjen e refugjatëve me Melonin, apo bashkëpunëtorëve afganë të amerikanëve, ngritja e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe kapja e drejtësisë me bekimin e aleatëve tanë perendimorë.
Pra, ndonëse duket qartë se Athina po përgatitet për betejë, me atë që ish kryeministri Antonis Samaras e konsideroi si “një regjim që s’ mund të ketë vend në BE”, fqinjët tanë jugorë e shohin me realizëm fuqinë e tij. Ata e pranojnë se falë koncesioneve, që ka ditur të ndërtojë me llokma Shqipërie, falë lobingjeve alla McGonigal, Edi Rama është një kundërshtar i fortë.
Natyrisht, këtë profilizim politologët dhe analistët grekë e bëjnë nga këndvështrimi i tyre, të prekur në sedrën nacionaliste të dikujt që ndien se i kanë thyer hundët padrejtësisht, të lënduar në dinjitetin e fqinjit të parespektuar, por ajo që ka rëndësi për ne, në gjithë këtë tablo, është vështrimi realist se, kanë përballë një “armik” jo të lehtë dhe me mbështetje.
Pikërisht kjo qasje bie ndesh, katërcipërisht, me atë që kanë adoptuar pjesa dërrmuese e rivalëve dhe kritikëve të kryeministrit autokrat brenda vendit. Ata janë të gatshëm të bëjnë qimen tra për ndonjë kritikë që vjen nga mediat perendimore, të kapen si i mbyturi tek fija e flokut pas ndonjë rezolute pa rëndësi vendimmarrëse, të ekzaltohen për ndonjë deklaratë të balancuar të ndonjë ambasadori avdall. Ata i mëkojnë ndjekësit e tyre me iluzionin se “Amerika e drejtë” do të ndëshkojë satrapin qe i korruptoi agjentin e FBI-së, apo se evropianët nuk do ta durojnë më atë që e ka shndërruar vendin në një port gjigant prej ku eksportohet kokaina kolumbiane drejt brigjeve te tyre.
Në thelb të këtij refuzimi për të parë kthjellësisht realitetin, qëndron ngurimi dhe frika për të pranuar se regjimi shqiptar është një autokraci që qëndron në këmbë falë mbështetjes perendimore.
Pranimi i zgjedhjeve të vjedhura, mbyllja e syve fillimisht për kanabisin e më pas për depërtimin e parave të drograve të forta në ndërtim e turizëm, leja për të përdorur drejtësinë e re si kamzhik kundër rivalëve politikë, kanë të gjitha të njëjtin burim. Duke u hequr sikur nuk e sheh atë, opozita bëhet e pabesueshme dhe kritikët e kryeministrit hipokritë, pasi nuk mund të ketë rivalitet real me kundërshtarin, pa njohur peshën e tij reale dhe pa bërë llogaritë me pikat e tij të forta.
Një betejë e ndershme me Edi Ramën kalon me detyrim përcaktim edhe përmes denoncimit të atyre qarqeve perendimore që janë vënë në shërbim të vrasjes së demokracisë në këtë vend. Pak rënëdësi ka se në target mund të jenë evropianë apo amerikanë, e vërteta ku kundërshtarët e regjimit besojnë duhet ti ç‘kompleksojë ata nga çdo tabu.
Shembulli i asaj që po ndodh në Kosovë, ku po lartësohet në publik figura e lidërëve që mbrojnë interesat e vendit dhe parimet e tyre, qoftë edhe kur ato bien ndesh me atë çka u kërkojnë aleatët, është një dëshmi që tregon se shqiptarët e kanë arritur pjekurinë për tu shkëputur nga komplekset e inferioritetit. Ata kanë nevojë për udhëheqës që u thonë të vërtetën dhe jo për hipokritë që valëvisin fjamujt e perendimit dhe kur mesazhet që vijnë prej andej prarojnë imazhin e autokracisë.
Fiks për këtë ajo që po ndodh në Athinë duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar.
Natyrisht, jo në aspektin e nacionalizmit shpesh të sëmurë dhe folklorik grek, por për aftësinë e tyre për të njohur përmasat reale të kundërshtarit që kanë përballë. Edhe në Shqipëri të jesh kundër Edi Ramës, përveçse të bësh llogaritë me oligarkët, mediat dhe falangat e tij, duhet të ndërgjegjësohesh edhe për kundërshtimin e një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar që ai ka në krah.
A është kjo një betejë e pamundur? Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Ama një gjë është e sigurtë: disfata do të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që do vazhdojnë të shiten edhe si shokë të ambasadorëve, edhe si “armiq” të diktatorit.
Andi bytha, hape gojën gë lëshojë një kokerr pordhe.., shumë të shijëshme.
Akoma vazhdon te shkruash . Nuk kuptoj nje gje , emrin e ke andis bushatis . Nje shkrim mjaft i dobet , bera gabim qe e lexova . Vetem per disa klikime dhe urrejtje brenda teje . Do te sugjeroj te shkosh te gazetat greke e te shkruash ,ose ne Kosove meqe e do kaq shume. Nje mik qe ta don te miren !
Ky po vdes na inati perse Rama vazhdon te triumfoj. Ngeli duke bere freski lekve Ruse nga dhe paguhet dhe ja tek e nxorri perseri koken me urrejtje ndaj perendimit.
Ka disa pasaktësi te Bushati. Dhe kryesorja është se opozita e sulmon Ramën për po ato gjëra që ka bërë vetë ajo kur ka qënë në pushtet. Prandaj dhe është tejet e pabesueshme. Ndryshe Rama ka vepruar drejt me Belerin. Bushati dhe të tjerë si ai psh Lubonja, Çani etj të mos na bëhen këtu më katolikë se Papa. Sa toka na ka marrë Greqia? Apo duhet t'i harrojmë ato? Dhe nëse Rama ka vepruar me inat me Belerin, siç thonë "të djathtët" me gjasme, praktikishit ai ka vepruar drejt? Mos duhet tua lëmë edhe Himarën grekërve, siç na morën dikur Çamërinë?! Me zjarr dhe me hekur! Ku ishte demokracia atëhere?! Pse nuk flasin për këtë histori Lubonjat, Bushatët dhe Çanët?! Edhe shqiptarët janë të prekur në nacionalizmin e tyre nga çfarë na kanë punuar grekët gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Nga pretendimet e tyre për Vorio Epirin, nga vrasjet në Peshkëpi, nga dëshira për të na grabitur detin, nga ngritja me paramendim e varrezave greke në vend, nga fronizimi, (këtu jo për faj të tyre) e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse të Fan Nolit etj etj. Rama është i pari udhëheqës i vendit që ua ka thyer hundët grekërve gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit. Meqë ra llafi: pse nuk i ngrinin pretendimet e tyre grekët, pra Greqia, kur në pushtet ishte Enver Hoxha?! Por rrinin si mumje! Më së fundmi Rama ka arritur të bëjë për vete edhe perëndimorët si dhe Erdoganin. Kjo e ka çmendur fare Athinën. Bushati duket sikur tani është zgjuar nga kllapia. Ai flet për autokracinë e Ramës dhe bën sikur harron kohën kur i çmenduri nga Viçidoli kërcênonte në mes të Kuvendit se ta bënte fytyrën më keq se sholla e këpucës! Apo kur vriste "demokratikisht" njerëzit në bulevard! Sa për drogën duket se po ky Bushat e ka harruar fare "Republikën e Pavarur të Lazaratit"! Regjimi i sotëm edhe nëse është autokraci është 10 herë më pak autokrat sesa ishte në kohën e Berishës! Mos vallë Bushatit i është dukur më e drejtë drejtësia në kohën e Gjin Gjonëve me diploma nga "plepat" sesa sot?! Vjedhja më e turpshme e zgjedhjeve në vend ka ngjarë në majin e vitit 1996 e që andej ajo u bë rrugë. Është e vërtetë se paratë e drogës janë futur në vend, sidomos në sektorët e ndërtimit dhe turizmit, por mos vallë Bushati kërkon që ato të mbesin në Angli?! Bushati tregohet ose budalla ose maskara kur pohon se regjimi i Ramës mbështetet dhe fiton nga perëndimorët. Nuk e kupton ai qyq se edhe pa perëndimorët Rama do të fitojë edhe 1 000 herê të tjera me Berishën, që u ka ardhur shqiptarëve në majë të hundës gjatë këtyre 34 vjetëve?! Bushati pavarësisht helmit që e grryen nga brenda duhet ta kuptojë, po qe se urrejtja nuk ja ka errësuar llogjikën, se sistemi i sotëm quasi demokratik i Ramës është 100 herë më i lirë dhe i përparuar sesa "demokracia - shkërdhatokraci" e kohës së Berishës! O Bushat: Kuptoje një herë e mirë e mos shkruaj më budallalliqe të tilla: Rama fiton se ka mbështetje tê gjërë brenda dhe jashtë vendit. Dhe opozita, jo të bashkohet me Greqinë, siç thotë Lubonja, por edhe me djallin vetë, përsêri do humbi. Se shqiptarët sidoqoftë e kanë një fije llogjike dhe i kujtojnë gjêrat. Dhe sidomos nuk i harrojnë ato aq kollaj. Prandaj Berisha nuk do të bëhet më kurrë "nuse" për herë të tretë. Kot lodhen bushatërat, lubonjat dhe çanërat...
ti,lubonja dhe shum kurva si puna juaj sa me shum shani ramen aq me shum i shtohen votat,prandaj mos hani shum mut se prej jush do rri dhe 20 vjet tjera pushtet
Eshte e çuditëshme se si nje njeri qe e quan vehten shqiptar,te kete kaq shume urrejtje per kryeministrin e vendit te tij sa i ngarkon te gjitha fajet qe kane ndodhur ne Shqiperi gjate 33 viteve ne nje kohe qe gjate drejtimit te shtetit shqiptar nga ky grupim u zhduk kanabisi,vendi ynë iu largua trafiqeve te njohura nga nderkombetaret dhe jane shume ndryshime pozitive qe vendi ynë eshte permiresuar ne syte e nderkombetareve dhe jo per syte e bukur te Rames.Greket kane problem te pare se shqiptaret i vene ne fund per lidhje ekonomike,se jane shume vende para tyre qe preferohen.Kane problem se kane shpenzuar deri 300 milion euro per poshtersite e tyre qe asnje vend i BE nuk e ben per helenizimin sidomos te jugut.Paturpesisht ky maskara propozon qe opozita te krijohet ne Greqi dhe mbase t'a drejtojnë greket per t'i dhene pushtetin kujt duan ata ,si ruset ne pushtimet e bera ,apo si kishe helenike qe na ka pushtuar.Sado i poshter te jete Rama te pakten eshte shqiptar dhe bashkëpunon vetem me perendimoret
Andi kam 2 jave pa bere sex te lutem nje gojore e kam te donosdoshme dhe do ta shikosh gojen plot me kos low fat, ilaq kundera pjerdhies
Andi Berisha je sinonim i Fatos Lubonjes,njerezit me te peshtire te medias!Fisin nga joteme e ke te nderuar por me siguri qe ke mgjare nga yt ate!
Ta paska shkruar Janulla këtë shkrimin.
Ti i more nje here ne “qafë” demokratet( më saktë Lulin,Berishen,Moniken etj) me “aktin patriotiko- alla intelektual” tëndin: daljen nga parlamenti, tani don me marrë në qafë dhe ajken politikberese te Greqise! Po qe se të marrin seriozisht! Ti Andi, Ilir Metaj dhe te ngjashmit si puna juaj thjesht jeni te PERDORSHMIT e rradhës asgje me teper. Nje pyetje: E moret pagesn e rradhes apo i merrni paradhenie??!!
Te qifte qeni nanen kurve
Do te jete Andis Bushatis ne gjendjen civile dhe ate sekrete te Kishes Greke dhe Asfalise Greke!! Ka inatin e Rames SE I permbysi gjyshin, babain, Gaqo Neshon dhe Agim Neshon, diplomatin e madh nderkombetar te shekullit 21!!!
mjeran...