Çelësi i Edi Ramës dhe brava e prishur e PD

12 Mars 2024, 12:13Blog TEMA
Çelësi i Edi Ramës dhe brava e prishur e PD

Nga Denis Dyrnjaja

Në 30 vite demokraci në Shqipëri ka patur ndryshime pushteti politik dhe kjo ka ndodhur herë me zgjedhje të pranuara e herë me zgjedhje të papranuara. Është dialektikë normale që humbja dhemb e është e zorshme të pranohet, ashtu sikurse është i papranueshëm tjetërsimi i vullnetit të popullit në zgjedhje. Po pse shkojnë qytetarët në zgjedhë çdo 2 dhe 4 vjet? Përgjigjja është e thjeshtë për të caktuar me vullnetin e tyre administratorët e qeverisjes qëndrore e lokale. Nuk e bëra këtë parantezë per t’u marrë me zgjedhjet, me mënyrën sesi zhvillohen apo nëse ato pranohen apo nuk pranohen nga palët. Qëllimi është tjetër kund. Përtej të gjithave çfarë ndodh në ditën e zgjedhjeve kundërshtive etj etj, në këta 30 vjet është kuptuar kush do dhe di të ndërtojë dhe mirëmbajë shtet. Shteti fillon që te roja e institucionit, koka e një shkrese zyrtare, madje edhe te teksti i shkruar i një dokumenti pa shkronjën ë, por me shkronjën e në vend të saj. Po, duket si banale dhe qesharake, por shteti në fakt fillon te shkronja.

Diskutohet shpesh mbrëmjeve në programe televizive me karakter politik, jo kodi zgjedhor, jo reforma zgjedhore, jo komisioni bipartizan, jo vëzhguesit, jo numëruesit, jo komisioni hetimor, jo ne kishim kaq vota e ju kaq vota, ne fituam, por ju manipuluat e shumë e shumë të tjera. Në fakt të gjitha këto në fund shfaqin një kontraksion të madh që lidhet me faktin se opozita nuk po gjen çelësin të çelë derën e korracuar të pushtetit të Edi Ramës. Shumë kush thotë se opozita nuk prodhon frymë, nuk ka njerëzit që të përçojnë besim dhe nuk sjellë asnjë qasje që t’i intrigojë shqiptarë për të bërë ndryshimin. Po kjo është njëra pjesë e të vërtetës. Por ka edhe një pjesë tjetër që lidhet me sjelljen dhe qasjen filozofike të trajtimit dhe menaxhimit të pushtetit nga Rama dhe PS. Ai po mbaron mandatin e tretë politik në qeverisje dhe me gjasë ka të siguruar të katërtin. Si dhe përse? E thjeshtë fare.

Jo vetëm se opozita është e shpartalluar në luftën për pushtet brenda vetes, mes klanesh e interesash, jo se opozita nuk ka ide sesi t’i bindë shqiptarët dhe është tërësisht e vjetër në mendësi dhe personazhe. Çështja është më e thjeshtë se kaq. Ndoshta profecia e Pjetër Arbnorit të ndjerë duhet rikujtuar herë pas here, se këta nuk janë thjeshtë socialista, por specialista. Sigurisht Arbnori kishte parasysh marifetet politike të Nanos, kur përdorte këtë shprehje, marifete që nuk i kishte e si linte mangët as Sali Berisha. Por tjetër kund dua ta ngas idenë. Kjo shprehje e Arbnorit gjen vend sot te Edi Rama dhe PS për tjetër gjë. Dallimi i madh dhe ajo që nuk kuptojnë dhe për më tepër nuk pranojnë demokratët dhe opozita e sotme ne tërësi e PD si parti e pushtetit para një dekade në qeveri, është bindja e njerëzve se socialistët e konsolidojnë formën dhe prezencën e shtetit, ndërsa demokratët e shpërbëjnë ose e degradojnë atë. Pra është thjeshtë, një rafiniturë e hollë bën dallimin. E di që shumë vetë ndërsa lexojnë këto rreshta do mendojnë për korrupsion për afera për regjim etj. Por ato as nuk nisën dje as sot dhe s’do mbarojnë as nesër. Gara kush bën më shumë a më pak korrupsion është pa kuptim. Nëse bën korrupsion bën dhe sasia nuk tregon se njëra parti është më e mirë dhe më e ndershme nga tjetra. Legjenda se Berisha nuk i lëshon ata që bëjnë zullume dhe Rama i lëshon është treguesi më i fortë i qasjes ndaj ligjit dhe shtetit, korrupsionit gjithashtu. Por kjo është një histori që ha debat të gjatë. Gjërat janë edhe më të thjeshta.

Jozefina Topalli një nga njerëzit e afërt të Berishës ndër vite tani e rikthyer pasi Berisha dhe Basha i bënë daljen nga PD kur ishin në vitet e tyre ye dashurisë at e bir, në një intervistë të fundit dhënë koleges Mirela Milori, kur u pyet për Edi Ramën tha se bën shumë mirë reklamën politike, sikurse quhet në gjuhën moderne PR politik. Po dhe në fakt i ka rënë në kokë. Rama është nje mjeshtër i promovimit dhe këtë filozofi ka injektuar edhe në parti. Por çështja është që të jesh mjeshtër, duhet të kesh edhe çfarë të promovosh. Dhe Edi Rama promovon edhe ato që krijon edhe ato që kundërshtarët e tij ose nuk ditën t’i bëjnë ose nga neglizhenca i lanë të zhbëhen. Mbi këtë bazë Rama ka krijuar dhe materializuar filozofinë që socialistët ndërtojnë dhe demokratët shkatërrojnë. Vizita e tij e fundit në Shkodër tregoi pikërisht këtë gjë. Stadiumi Loro Boriçi u rikonstruktua disa vite më parë me standarde të certifikuara nga UEFA dhe iu dorëzua Bashkisë së drejtuar prej demokratëve. Sot ai stadium është si një objekt i lënë në mëshirë te fatit. Por sikurse ka ndodhur me stadiumin, ka ndodhur në tërësi me shtetin dhe institucionet kur demokratët kanë patur pushtetin. Të paktën në perceptimin publik, është krijuar kjo bindje të cilën sigurisht që Edi Rama nuk do ta linte pa e shfrytëzuar se ata janë shkatërrimtarë.

Ardhja në pushtet e demokratëve shoqërohet nga sindroma e braktisjes së njerëzve ose ata nuk dinë të nxjerrin në pah se janë pranë njerëzve. Ndërsa nga krahu tjetër Rama iu thotë të vetëve, njerëzve hallin ndoshta nuk u zgjidhim dot, por dorën t’ua zgjasim dhe dëgjesën ta kemi gjithnjë për ta me përulje. Ja kaq e thjeshtë është pse njerëzit vendosin të zgjedhin kë të mbajnë në pushtet. Ata kërkojnë t’i përfillësh, t’i dëgjosh dhe t’iu servirësh kushtet bazë. Shqiptarët nuk kanë pretendime të shumta. Janë modestë. Kërkojnë gjëra bazike, rregull, sistemim dhe estetikë. Te tjerat i bëjnë vetë ndaj dhe qytetet, lagjet e vendi pëson ndryshim. Këtë ndryshim e ndjejnë ata që jetojnë këtu dhe ata qe vijnë nga jashtë. Ndoshta ndryshimi është produkt dhe forcë e kohës, por edhe kjo përsëri nuk është rastësi. Duhet të krijosh një sinergji mes fatit, kohës dhe mendësisë që të prodhosh një rezultat pozitiv.

Rama e ka gjetur këtë ekuilibër të cilin zor se e humb e kundërshtarët e tij zor se gjejnë e jo më ta përkthejnë. Ai shtyn përpara me nevojën për ndryshim dhe pranon natyrshëm se në këtë proces mund të ketë edhe veprime apo vendime që janë marrë gabim. E rëndësishme është gjenerimi për të bërë përparim. Pra Rama ka gjetur çelësin që hap edhe bravën e prishur të demokratëve!

16 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Dhjete me yll per kete shkrim!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci

      Ky shkrim eshte nje vjellje qe na thote se nuk ka rendesi sa vjedh Rama me tendera koncesione ppp,, nuk ka rendesi qe po fal cdo pellembe toke te bregdetit tek ministrat deputetet dhe tarafi i tij, madje nuk ka as rendesi se mbi 1 milione shqiptare ka braktisur vendin ne keto 10 vjet, e vetmja gje qe ka rendesi jane ato dy piket mbi ë. Per nje gje ke te drejte Rama vertet kujdeset aq shume per qytetaret sa gjithe vitin i le ne kurriz patronazhistin ndersa diten e votimit i con dhe banditin per kujdes ekstra ne rast si ato pamjet qe pame ne Shkoder.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjin Gjoni

        "Lenci"! Po thuaj naj te re na vetja moj kok e madhe. Kto qy llap napur gazeta, na i dim shum mir se perdit na çan bythen Sal hajvani me kto. Kto i dim. Ni shkrim i mir sun u pelqe patronazhistve si puna e "Lenci"-t

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ai tjetri

          Teknik sala edge oficerve te policis u dha trull ne bregdet nuke po flase per capacula pa kurrnji klas shkoll ci u banen me troje, kjo gja dihet e kane ba ata e dota bajne exhe kta, pore me kta ka nji ndryshim kta pakte edhe ndertoje ata vec vjellin e shkatrdijne sa her vin pushtet edhe kjo per nji fakte te thjeshte nuke munesh te bash shtet me kac o shoq duhen njerz me shkoll jo coban

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Asnjehere s’ka ndodhur qe qelbesirat fashiste te Shqupit te pranojne verdiktin e votes, kur ai ka qene ne disfavor te tyre. Ky eshte tregues qe flet shume

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Asnjehere s’ka ndodhur qe qelbesirat fashiste te Shqupit te pranojne verdiktin e votes, kur ai ka qene ne disfavor te tyre. Ky eshte tregues qe flet shume

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bejkush

            Stilistikisht shkrim i mirë! Në fakt autori po shpjegon sekuencë pas sekuence,detaj pas detaji një film pornografik që ndërkohë po e shohim të gjithë... Komunizmi ishte sistem ,jo parti politike elektorale,sistem dhe megjithatë u rrëzua, sepse njerëzit nuk e gjenin më veten në atë sistem në asnjë pikëpamje.. Edi Rama,është bajat me çdo gjë që bën në politikë,që nga mënyra si flet deri në vendimet që merr,të cilave u rikthehet më pas.Ai ndonëse e shpall me pompozitet diçka,i rikthehet si legen për t'a justifikuar më pas sepse del bllof. Sidoqoftë : Sado që është një gënjeshtar i pështirë,pushtetin do t'a gëzojë deri në pleqëri. Kjo sepse ,te pala tjetër nuk e gjejmë veten absolutisht,nuk jemi gjëkundi me ata. Nëse dua të kem një maskara në shtëpi, zgjedh një maskara prej vërteti jo një maskara që më shitet si burrë i mirë....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Brendi

              O Brekusho ja ke fut pordhes kot ,je njesh me vize para ne mendimet e tua te pjerdhura e frymezuara nga sali spiuni

              Përgjigjjuni
            2. "
              "BOHOTINA"

              Bravo Denis. Nje kapitull te tere kam ne librin "BALASHET" i botuar qe ne 2011 per kete trjtesen tende...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denisi

                Ik mer pall

                Përgjigjjuni
              2. u
                uskania

                Denis, ke bërë një analizë shumë të mirë.PD është ndërtuar gradualisht nga SB si një formacion kundërshtet.SB pshurri ëndërrat tona në fillim, pastaj pshurri veten dhe familjen e tij.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O lleshi

                  Na e rrofshin socialspecialistet pd pgomejt felliqesira llum

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                    Ku neton ky Denis Da.bllaja sot e 33 vjet,nderkohe qe shqiptaret Kane ngelur pa' ZOT e pa' shtet!? Vetem nje Idjot,Krriminel osé FevZi vazhdon e leh per dy varrmihes te ish shtetit antishqiptare agjente 'at e bir' EDVIN che SALI!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Kjo ështe absolutisht e vërteta e drejtimit te shtetit ne demokraci,duam apo nuk duam ne gazetari tha diçka qe e dinim ,por nuk e shprehnin.Ne 97 dihet ku përfunduam,ne shkatërrim total te vendit sa u deshen forcat e huaja te na vene rregull dhe ne rrjesht.Dorezimi i pushtetit ne 2005 nga Nano ishte perfekt.Ne 2013 Berisha e dorezoi pushtetin me Shqiperinë ne prag te falimentimit.Nje nder faktet e rënda ka qenë se bankat dhane kredi me urdhër ne masen 5 miliard dollare,kredi te keqija keto.Nano e dorezoi shtetin ne 2005 me 2'5 përqind kredi te keqija,kurse Berisha ne 2013 me 22 përqind.Prandaj sot elektorati qe ka edhe shkaqe te tjera,nuk i voton ata qe quhen te djathtë por edhe nuk shihet ne perspektive krijimi i nje forcen te djathtë qe te zevendesoje garden e vjetër qe e quajne vehten te djathte

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tupi

                        Qr e pabesueshme cfare shkruan ky gazetar. Madje e veshtire te quhet gazetar, ky qenka nje nga gojoret me te medha te rames. E turpshme

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Virus

                          Shtet eshte te zbatosh ligjin, ti i pari si qeveri, jo ta shkeli rama me kembe per pushtet dhe pastaj rregullon koken e shkreses se ketij karit, dhe lulishten qe nuk ka me vend ku ta beje prej betonit te lalit

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje