Ai që rri në ballkon shikon ëndrrën e tij

13 Mars 2024, 09:35Blog Nga Frrok Çupi

Ai që rri në ballkon shikon ëndrrën e tij

Nuk është se në një vend me një parti të vetme ‘nuk paska demokraci’; kjo praktikë është e njohur botërisht. Tani duket qartë se skena e njohur do të luhet në vendin tonë. Partia Socialiste, pak nga pak, po e lëshon kuptimin e ngushtë ‘partia’ dhe po kthehet në maxhorancë qytetare e politike. Partitë politike, rreth saj, kanë nisur të punojnë ‘si bleta’ nën pemën e Partisë Socialiste. Eksperienca zjarrvënëse e partive, veçanërisht shuma e pjesëve të mbetura të Partisë Demokratike, u kthye në filozofinë reale konfuciane: “Sa më keq- aq më mirë!’. Bënë sa bënë të keqen…

Një ditë i harxhuan ligësitë, bombat, mosbindjet, bojkotet, flakadanët, budallallëkun…, notuan në ujëra të cekëta dhe tani mbetën në zall. Pjesën e kohës kur askush nuk po u thoshte me nerv ‘heej!, çfarë bëni kështu se do t’u ndalojmë’, ata e perceptuan si ‘fitore’. As maxhoranca politike, as qytetarët, as nxënësit e shkollave…, askush nuk desh t’ia dinte çfarë bënin ata. Shtetet e Bashkuara, si aleati i madh i kombit, nuk desh t’ia dinte më, as i interesonte.

-Tani të merremi vesh; e bëtë atë që deshët? Ejani të bëni ndonjë punë të vlefshme!

Kështu duket si i bindi Partia Socialiste, si një mama dhe kujdestare e mirë e këtyre copëzave partie. Dje nisi afrimi për ‘kah shtëpia’ e partive, ca ‘PD’, ca ‘Rithemelimi’ (si të thuash ‘Shtetrrethimi’), ca si Faltore e ca si ballkonada. Në fakt vetëm kaq ka ndodhur dje kur maxhoranca thërriti në tryezë pjesëzat e mbetura të politikës së partive.

Të gjithë do të marrin pjesë në një ‘Parlament funksional’ dhe jo në një tymnajë zjarrvënësish. Me siguri, me këtë rast, do të miratohen disa iniciativa ligjvënëse, do të dalin ca qindra a mijëra nga burgjet dhe do të hapet vend për ca më të mallkuar, do të kënaqen partitë me ligjin zgjedhor… dhe kjo është e tëra.

Në  fund të ditës, partia qeverisëse do të ketë bërë punët për ‘shtëpinë’, domethënë ato që i duhen vendit. Mandatin tjetër, siç duket qartë, Partia Socialiste do të ketë më shumë se shumë vende në Parlament. Në fakt, këtu po konsolidohet teoria politike se edhe me një parti të vetme ushtrohet dhe zbatohet demokracia. Eksperienca e demokracisë para- politike e popullit tonë e ka provuar me sukses, madje për periudha të rëndësishme të historisë së vet.

Çfarë ndodhi vallë, si u zbutën të gjithë njëherësh?

Nuk ka ndodhur ‘zbutja’, ka ndodhur ëndrra. Të gjitha pjesët e ndara po shikojnë ëndrrën e tyre, por ‘pa u habitur’, siç shkruan Erich From. Pjesa zyrtare e PD po frikësohet si në një ëndërr me ardhje të barbarëve; ata mendojnë se ‘Ri- shtetrrethimi’, ‘Faltorja’, ‘Poshtë- Ballkonorja’, e mesmja dhe e skajshmja…, po vijnë t’i zënë vendin. E gjithë energjia- të ruajnë domenet. Pjesa e sapo ardhur nga Amerika, që strehohen ‘poshtë ballkonit’ menjëherë sapo kthehen nga Uashingtoni, përplasen me njëri tjetrin dhe me atë që rri në katin e tetë. Njëri tjetrin po e quajnë tradhtar, ndërsa atë në ballkon po e mohojnë: ‘O ti, o ne… ik tani!’.

Ai që rri në ballkon shikon ëndrrën e tij:

Ai është i arrestuar në katin e tetë, por shpreson se me këtë rast ‘shokët do ta shpëtojnë’. Ka dy ditë që ka rënë ‘squkë’ dhe i lë shteg thashethemeve se i ka vërshëllyer kryeministrit që nga kati i tetë dhe ka lidhur aleancë për një ‘lirim nga arresti’. Mulin që e kishte ‘fajkua’ e ka tërhequr, edhe mund ta ‘vrasë’ sepse tani i prish punë.

Këta të gjithë po shikojnë ëndrrën e tyre, por ndërkohë po bëjnë ca punë për ‘shtëpinë’. Mbledhin shkarpa, lidhin qentë, ushqejnë pulat, riparojnë një gardh, neutralizojnë njëri tjetrin që të mos ndezin flakadanë… Dhe më në fund të votojnë ligjet që i duhen vendit. Kaq është boll.

16 Komente

  1. B
    BUBULINA

    ''Mbledhin shkarpa, lidhin qentë, ushqejnë pulat, riparojnë një gardh, neutralizojnë njëri tjetrin që të mos ndezin flakadanë… Dhe më në fund të votojnë ligjet që i duhen vendit". Eshte ky refreni i shtetit tim qe nga 1991. Kurre nuk ka pasur pluralizem, kurre. Thjeshte ne 'tezgen e gjese se gjalle, eshte vene shqiperia dhe banoret e saj. Duhet shtuar vetem nje e vertete tjeter. Majtas apo djathtas *tezges se gjese se gjalle, sipas vota/ llogarive , nje pale ka ngrene mish e ka pire gjak, pala tjeter ka pasur pune me kocka. Sa tani nuk mbajne mend dhe s,ka shenja se kush ha c,fare. Duhet bashkuar sipas thenies, NJERA DORE LAN TJETREN, TE DYJA LAJNE FYTYREN. FLM

    1. P
      Prind

      Zgjohuni, se keni 10 vjet qe luftoni vetem opoziten, luftoni Berishen si ujk i ngordhur dhe e bete Ramen mbret. Ju te gjithe kini ndikuar ne rikthimin e partise- shtet pas 30 vjetesh!

      1. P
        Pe Shkodre !

        Çuditemi pse atij te çmenduri nuk i vini vuajtjet e tij ... mendore ai eshte psikopat nuk eshte aftesi mendore te plasesh cdo dite dhe bashke me te edhe ato poshte ballkonit dhe disa Tv te dale dore e dyte qe pretendojne per shume por bejne vetem ate siç e thone shkodranet pallë me mend ,u ka hy vetja ne qejf !

        1. P
          PN

          Prind, kelysh i saliut do rrishe gjithe jeten, bisht qeni, ...

          1. B
            Bureto

            "Zgjohuni se keni 10 vjet qe luftoni vetem opoziten..." shkruan @Prindi, Jooo mo jooo, askush nuk e shan opoziten. Nese kritikat dhe keqardhjen per te qe eshte katandisur ne ate derexhe ti e quan sharje, eshte tjeter muhabet. varet si e shikon. Ramen nuk e kane bere mbret ata qe kritikojne opoziten. Ama nese zotrote quan opozite Sali Berishen, Ilir Meten, Fatmir Mediun, apo Vangjel Dulen, atehere une bashkohem me ata qe keta i shajne e i kritikojne. Por pikerisht aty konsiston kritika, se cilet perfaqesojne 'opoziten' per te cilen do duhet te na vije keq. Boll me me ata qe vec se pasuruan veten nuk i bene ndonje gje te mire demokracise dhe vendit, perkundrazi i kane bere keq. Per t'i ruajtur privilegjet dhe per t'u pasuruar shkuan deri edhe në krime si ne Gerdec, 21 janar 2011 etj, etj. Per te gjitha keto si duhet te sillemi? Apo meqe ata jane 'opozita', see thone ata qe jane, ta perkedhelim dhe t'i biem Rames, i cili ka plot mekate, por deri me tani nuk ka vrare njeri, per me teper që në shumice populli qe e voton dhe miqte tane e respektojne, dhe keshtu ai eshte, siç thua ti, "mbret", por jo se ne kritikojme "opoziten", qe perfaqesohet nga ata qe permendem më siper. E mire e keqe, kjo eshte demokracia qe duam te ndertojme, por qe edhe per faj te kesaj 'opozite', per te cilen zotrote te vjen keq, jemi aty ku jemi. Le te shihet se pari ajo vete në pasqyre, te pastroje veten nga zgjyra dhe te ndryshoje në ate menyre qe ta munde Edi Ramen. Rama nuk largohet duke sokellitur "Rama Ik!. Ai duhet mundur. Dhe mos e harro shprehjen, jo dhe aq te gabuar 'Ai qe te kritikon te do!'. Mbaje mend kete! Nuk ka njeri me mend qe nuk e kupton se opozita eshte vlere dhe domosdoshmeri në nje shoqeri demokratike dhe pluraliste, por jo kjo, kjo jo...! Per te dale nga kjo gjendje, po dite ti ndonje menyre tjeter na i trego dhe mos bë fajtor ata qe nuk kane faj. Ata shohin dhe gjykojne me mendjen e tyre, qe në pergjithesi, deri me sot, me pak devijime kane gjykuar drejt. Dhe e fundit, mos ngaterro togfjalshin "Parti Shtet", qe i takon nje kohe tjeter, kur pluralizmi ishte i ndaluar me Kushtetute, me kohen e sotme ku ne treg jane mbi 100 parti politike. Sigurisht qe midis tyre ka te medha, te vogla, qe votohen apo qe nuk votohen. Po ama shumica e tyre, mbi gjysma, siç dihet, konkurojne me njëra-tjetren ne zgjedhje kombetare apo lokale. Apo jo? E pra ja qe jemi në p[luralizem.

            1. V
              Vlora

              Respekte Frrok

              1. "
                "BOHOTINA"

                Bureto plotesisht dakort me ty... I thate Ju dhe nuk po lodhem sot...

                1. B
                  Bee Gees

                  @Prind, je kontradiktor. E quan Berishen kal i ngordhur, por nga ana tjeter e mban kryetar partie, e voton, i shkon poshte ballkonit ta pershendesesh. Kjo eshte hipokrizi.

                  1. P
                    Popull dembel pa pike guximi !

                    Z. Frroku i pa zevendesueshem me penen e tije..... mezi presim ti Lexojme shkrimet e tije... Faleminderit..... por fatekeqesia eshte ....meqe Ligjet po zbatohen me ngadale, se 33 vite i kishin en dore kriminelet...... do te ishte e mire njerezit disa gjera ti kishin mare ne dore vete !!! se per dreqe sjane as pake ata qe sote.....duhesh tju ishte ritur bari......te parit atij qe pellet nga kati i tete... deri tek atat me te vegjelit qe jane fshehur......

                    1. P
                      Popull dembel pa pike guximi !

                      Z. Frroku i pa zevendesueshem me penen e tije..... mezi presim ti Lexojme shkrimet e tije... Faleminderit..... por fatekeqesia eshte ....meqe Ligjet po zbatohen me ngadale, se 33 vite i kishin en dore kriminelet...... do te ishte e mire njerezit disa gjera ti kishin mare ne dore vete !!! se per dreqe sjane as pake ata qe sote.....duhesh tju ishte ritur bari......te parit atij qe pellet nga kati i tete... deri tek atat me te vegjelit qe jane fshehur......

                      1. S
                        Shkembi

                        Atij qelbesire edhe i jane dale ca endrra te kobshme, Po kjo hale drejtesie kur do zgjohet qe ti numuroje te gjitha krimet qe i ka bere ketij vendi?

                        1. H
                          Hani mute bla bla bla !

                          Drejtesiene secili duhesh ti kishte mare ne dore vete frenat ! Por nuk kane bythe....se kane lepurin ne barg me kile.... Aty i keni neper bulevard dalin dhe shetisin ! pse ju tremben Bodiguarteve ! qe e kane lepurin me te madhe se ata kriminelet ! qe mbrohne nga Bodiguartet ! Hehehheh doni Drejtesi pa gjake nuk ka ! pa bere edhe Heroin e vetevetes nuk ka ! keshtu qe shijoni dhimbjet dhe poshtersite ! dhe mos hani mute kote ! E pate se sa Bodiguarte kishte Ai qe pellete nga kati i tete ! e pate se si ja mblodhi dhe ja beri si sufllaqe fytyren Ai trimi !

                          1. S
                            Shkembi

                            Ore ti mut i mutit, a e di qe ke te drejte?! Rames I intereson nje shpellar qe sfidon shtetin duke lehur nga dritarja e halese, kurse ketij kufomes i mjafton ankthi per te mos ju prekur bijte dhe malli i vjedhur. Sa per te tjerat qe ti Po ha mut kot, duhet ta dish se te rinjte qe s’i dhrojne pasrejtesite, po shikojne jeten e tyre jashte vendit, ndersa ne 80 vjecare qe kemi mbetur ketu, shikojme e na dhemb zemra.

                        2. K
                          Kostari

                          O Frrok mortja. Ti me Idajet Beqirin e spartak ngjelen si keni guxim te dilni ne rruge. Po qesh mileti me ju o mjerane .

                          1. R
                            Realisti

                            Frrok, je njish!! Vazhdo me shkrime të tilla. Janë vërtet shumë tërheqës dhe të veçantë për tu lexuar. Do dëgjosh edhe ulërima ujqësh por pylli i ka edhe ata.

                            1. F
                              Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                              Frrocko maloku ne variantin e shpjeguesit te enderrave te Pallatit kryeministror.

                              Lini një Përgjigje