Ku ishe ti Lulëzim?

16 Mars 2024, 13:29Blog TEMA
Ku ishe ti Lulëzim?

Nga Ilir Metaj

Në skenën e politikës shqiptare, ku tragjedia dhe komedia ndërthuren me njëra-tjetrën deri në grotesk (shpesh herë), apo deri në funeral (jo rrallë herë), Lulzim Basha qëndron si një figurë sfiduese, për moralin po se po, por sidomos për logjikën.

Një figurë si Basha gjithmonë ka shkëlqyer kur nuk shfaqet. Vlerësimet më të larta ai i ka marrë kur ka qenë në gjumë. Aty, të paktën, ka zgjuar ndjenjen e hollë të humorit çapkën të rrjetit.

Por nëse ka vendosur të flasë, asnjëherë nuk ka ditur kur, si dhe pse.

Këto gjëra i kemi ditur, i kemi harruar, buzëqeshur, e prap neglizhuar.

Por ai të rikujton, ai nuk e duron neglizhencën.

Po ç’bëri këtë herë?

Foli përsëri.

Por këtë herë nuk ngjalli buzëqeshje. Këtë herë ngjalli revoltë, deri në urrejtje.

“Unë nuk dhashë asnjë urdhër në 21 janar”, tha.

Dhe e tha ashtu, qetësisht, si të mos ishte duke kumtuar alibin e Ministrit të Rendit, për ditën më të zezë të rendit, në gjithë historinë e rendit demokratik në Shqipëri.

Në një shtet ligjor, ku veprimet sjellin njësoj pasoja si mosveprimet, mungesa e të kuptuarit të kësaj përgjegjësie nga një Ministër, për më tepër me formim juridik të pretenduar, është ulëritëse.

Me një naivitet foshnjor, ish ministri i disa ministrive në qeverisjen e Sali Berishës, ish delfini e më pas ish trashegimtari i partisë më të madhe opozitare, pretendon të jetë ok me drejtesinë, ok me moralin, ok me karrierën sepse… ai thjesht nuk bëri asgjë. Të tjerët bënin gjëra në vend të tij.

Ai thjesht është i qetë edhe kur e kupton se nuk bëri gjëra që mund të shpëtonin 4(katër) jetë, edhe kur la të tjerët të bënin gjëra në vend të tij duke i marrë këto 4(katër) jetë.

Ai thjesht është i qetë.

Sepse ai pranon se ishte atje, sic ka qenë kudo, që të mos bënte asgjë.

Që të lejonte të tjerët të bënin gjëra duke u futur në kepucët e tij. Mjafton që Basha vet të mbyllte sytë dhe veshët dhe …thjesht të flinte gjumë.

Fatkeqësi për këtë popull që ka jetuar nën iluzioniin se ka shtet, se ka institucione, se ka ministra, se ka Kod Etike.

Populli, në fakt, në shumicë u zgjua qysh më 2013 nga ky iluzion, edhe pse me plagë të thella që i dhembin sot e kësaj dite.

Por, edhe nëse ka patur ende nostalgjikë të atij shteti, jam i bindur se ky rrëfim i sinqertë i Bashës i ka hapur sytë të shohë, e mendjen të kuptojë.

Të kuptojë, se në një ditë apokaliptike sic ishte ajo e 21 janarit, Ministri i Rendit të shtetit shqiptar “nuk dha asnjë urdhër”.

Dikush sipër tij e kreu këtë mision makabër edhe atë herë.

Ama, Ministri i sa e sa ministrive, i gëzoi një me një ofiqet, tenderat e rrugëve, vilat e pallatet, kapardisjet nëpër kancelaritë më të larta të botës.

Sepse Ministri Basha nuk jep urdhëra, por është i gatshëm të shijojë cdo meritë, që i jepet në emër të popullit të shenjtë shqiptar.

“Une nuk dhashë asnjë urdher”, është një formë sipërore e cinizmit shtetëror dhe politik.

Është forma më e rrezikshme e papergjegjshmerisë publike.

"Ku ishe ti, Lulzim?" është pyetja ime, jo cinike.

Është pyetja- akuzë.

Është gishti i drejtuar tek ty, i të afërmve të 4(katër) jetëve të ndërprera pa shkak.

Është revolta e këtij populli, që ka vendosur mos të tolerojë më iluzionin e shtetit në vend të shtetit, iluzionin e demokracisë në vend të demokracisë, iluzionin e lirisë në vend të lirisë.

Por pyetja "Ku ishe ti, Lulzim?", është gjithashtu një gur themeli në ndërtimin e një kujtese kolektive që refuzon të harrojë!

E pra, ku ishe ti Lulzim atë 21 janar?

*Deputet i PS

56 Komente

  1. d
    drejtesia

    Me idjot se Luli nuk me kane zene syte!

    1. L
      Lul derdimeni pasanik

      Ne gjume ishte, ku te ishte tjeter. Por ne 21 janar e ka ngjyer gishtin ne vrasje edhe Luli.

      1. I
        Indinjata

        Gaboheni qe ishte ne gjume sepse ate nate Luli shkonte si postier ne shtepine e "HORRIT TE BULEVARDIT'"qe ti bashkangjitej verisionit te Ambasadorit Arxhiu,qe protestuesit ishin te dhuneshem dhe vrasjet jane bere brnda tyre!A nuk ju mjaftojne deklaratat e ish Topes se "hetimi i ksaj ngjarrje duhet te filloje nga shkaku e me pas te gjykohen pasojat',pra e thene ndryshe kushdo nga keta mund te kishte vrare ate dite se i kishte provokuar Edi Rama!Ky klan bashibuzukesh eshte i te njejtit kaliber me te njejtat karakteristika ku te gjithe do vrisnin edhe 300 po te qe nevoja! Sipas burimeve te brendeshme pas vrasjes se te 4 viktimave te pafajeshme ku shteti i vrau ne mes te bulevardit ,ku si shperblim ketij dordoleci iu dha Bashkia e Tiranes nga prestigjatori Arvizu qe fuste kater flete ne kuti dhe nxirrte nje deri sa nxorri fitues Lulezimin , duke e etiketuar edhe "yll ne ngjitje' pas vrasjes e ku ne humor e siper i tha Lulit se po te kishte vrare Saliu edhe 300 si pretendonte do te kisha bere kryeminister! Ndaj ai nuk ndihet fajtor ate dite sepse ai u ngrit ne detyre dhe sot ai ndoshta pret me padurim qe te rikthehet mbase Arvizu ne detyre e ai te marre detyren e Kryeministrit jo per kariere por per ta rikthyer vendin ne 1990 fal dhjemokracise qe instaluam ne vend,ku po te besh nje krahasim me rregjimin e shkuar te para 90 paska qene lule para kesaj bordelloje qe te vetmen arritje ka qe: kushdo dhe kudo mund te prostituoje,vjedhe e vrase me dy gishtat larte !Dhe te gjithe jemi krenare qe ndertojme kapitalizmin te dhjere por krenare ,duke qendruar ketu e 23 vite indiferente per keto vrasje makaber te bera nga kryekrimi kryeminister i asaj kohe Sali Berisha ,sepse per ne ka rendesi nese do te hyje sot Luizi ne BB Rryp apo jo!

        1. .
          .........

          Mos u Indinjo kot! Në 1991 kur u vranë në Shkodër demonstruesit, nuk pyeti kush "Ku ishe ti Gramoz Ruçi?",por nga socialistët u tha se i vranë vetë demokratët, Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Të njëjtët sot, fëlliqësirat komuniste në PD thanë se u vranë nga afër, me çadra pistoletë e plot marrëzira të tjera. Vrasës në të dy rastet ishin falangat më të errëta të diktaturës komuniste, si ata brënda PS dhe ata brënda PD. Kurrë nuk mund të gjesh një rast të vetëm nga shtresat e përndjekurve nga regjimi komunist të ketë vrarë për arsye politike ndonjë njeri. Historia ka treguar se ata që vrasin për të marrë pushtetin dhe ata që vrasin për t'a mbajtur atë me çdo mënyrë janë komunistët. Deviza e tyre e thënë publikisht është ajo që "pushteti del nga gryka e pushkës dhe mbrohet po prej saj". Pra, fëlliqësira komuniste gjejeni të ligën brënda vehtes, pasi si Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, po ashtu dhe Sali Berisha e Lulëzim Basha janë të gjithë bastarde të sistemit komunist, nuk i lidh asgjë me vlerat e sistemit demokratik. Demokracinë kurrë nuk mund t'a ndërtojnë njerëz gjaksorë, vrasës gjakftohtë, atë e ndërtojnë vetëm njerëz me shpirt njeriu dhe jo kafshësh.

      2. k
        k

        Shtet dhe shoqëri e degraduar,kalbur dhe korruptuar në çdo qelizë.Të gjithë e dinë që urdhëri për vresjen në 21 Janar ka ardhur nga krimineli non grata,por të gjithë luajnë pjesën në komedi sikur ështe nje krim i përgjithshëm misterioz i shkaktuar nga rusia,rastësia,fatkeqsia,fataliteti,shteti,viktimat dhe familjarët e tyre,koha e keqe,trazirat nëpër botë,etj,etj.Servilat e degjeneruar kanë ngritur llogore nëpër TV ku çdo mbrëmje hedhin tymuese të gënjejnë të vobektit injorantë tip bathore.Mafjozët e parlamentit gjatë ditës shahen ,kurse në darkë ushqehen bashkë dhe ndajnë pazaret.Hajdutët ujqër drejtorë dhe parimorë atdhetarë të flaktë ,në mjergullën ekzistenciale zhvasin kombin,KM ,hedh hi syve popullit me turizmin e Italianëve,injotantët si guri dhe kocaqja shpërndajnë karamele optimizmi dhe vetëlavdrimi se jemi populli më lashtë,më i bukur dhe që kemi mësuar gjuhën gjitha kulturave të njohura universale.Mafja dhe trafikantët prishin qytetin dhe ndërtojnë pallate të pastrojnë paratë e gjakosura që nuk ka lavatriçe industriale ti lajë,porse vetë jetojnë në Dubai dhe ajri i pisët nuk i shqeteson. Thjesht shoqëria shqiptare vegjeton si çadër e parvencës hipokrite që fsheh çdo të keqe ekzistuese dhe të dëmshme që bota nuk i pranon.Pak a shumë si historia e plehrave që do sillte Evropa në shqiperi.Shqiperia është kazani i plehrave të hemisferit.

        1. L
          Lulurrushi

          Idjotet do ishim ne nese do i besonim keto qe shkruhen , Luli eshte duke interpretuar rolin qe i kan dhen ne menyre te sakt. Kjo eshte nje loje e felliqur per te shmangur drejtesine per krimet qe kan ber ,jane te gjithe ne unison ne rolet qe kan ndar ne kete teater te flliqur per te shpetuar nga ndeshkimet. mjer kush i beson keto pallavra te mirstudiuara ne kurriz te shqiperise. Kemi media dhe gazetare shume te keqij.

          1. R
            Rabid Left

            Luli ishte me dashnorin Rahmanin ne cadren e …

          2. P
            Poseidon

            VERTET LULI NUK KA DHENE ASNJE URDHER SEPSE AI ISHTE ATY E KUDO PER TE MOS BERE ASGJE SEPSE ISHTE SALEHKARAXHICI QE BENTE VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT ,,,,JEPTE DETIN GREQISE,,,,,VRISTE NJEREZ NE BULEVARD ME DUAR NE XHEPA E SHUME POSHTERSIRA TE TJERA ,,,,DHE LULI MERTE PERSIPER TE MOS FLISTE DHE KESHTU AI MUND TE MERTE GJASME DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE .....DHE TE ISHTE PRETENDENT PER KRYEMISTER NE RRADHE............POR AI ESHTE BASHKEFAJTOR DERI SA TE DETYROHET NGA SPAKU TE HAPE GOJEN.......HALELUJA........

            1. R
              Realisti

              Lulëzimja ishte në bythën e Sales.

            2. P
              Poseidon

              VERTET LULI NUK KA DHENE ASNJE URDHER SEPSE AI ISHTE ATY E KUDO PER TE MOS BERE ASGJE SEPSE ISHTE SALEHKARAXHICI QE BENTE VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT ,,,,JEPTE DETIN GREQISE,,,,,VRISTE NJEREZ NE BULEVARD ME DUAR NE XHEPA E SHUME POSHTERSIRA TE TJERA ,,,,DHE LULI MERTE PERSIPER TE MOS FLISTE DHE KESHTU AI MUND TE MERTE GJASME DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE .....DHE TE ISHTE PRETENDENT PER KRYEMISTER NE RRADHE............POR AI ESHTE BASHKEFAJTOR DERI SA TE DETYROHET NGA SPAKU TE HAPE GOJEN.......HALELUJA........

              1. P
                Poseidon

                VERTET LULI NUK KA DHENE ASNJE URDHER SEPSE AI ISHTE ATY E KUDO PER TE MOS BERE ASGJE SEPSE ISHTE SALEHKARAXHICI QE BENTE VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT ,,,,JEPTE DETIN GREQISE,,,,,VRISTE NJEREZ NE BULEVARD ME DUAR NE XHEPA E SHUME POSHTERSIRA TE TJERA ,,,,DHE LULI MERTE PERSIPER TE MOS FLISTE DHE KESHTU AI MUND TE MERTE GJASME DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE .....DHE TE ISHTE PRETENDENT PER KRYEMISTER NE RRADHE............POR AI ESHTE BASHKEFAJTOR DERI SA TE DETYROHET NGA SPAKU TE HAPE GOJEN.......HALELUJA........

                1. N
                  Ndue

                  Cdo fjal e akt dhe e qelluar te ky shkrim.

                  1. E
                    Edantes

                    Bravo te qofte o Ilir Meta me këtë shkrim brilant dhe pa doreza politike. Ti i përket brezit te ri te politikaneve shqiptarë. Te uroj suksese ne misionin tend si deputet. All the best to you and your family! Tung nga USA.

                    1. C
                      Cudia

                      O shoku! E ka Metaj jo Meta. Mos na ngatërro lulelakrën me brokolin.

                    2. O
                      Optimisti

                      Lulzim Basha nuk vret dote nje mize, e jo te vrasi 4 vete.Luli eshte shume sensitive si njeri. Prandaj kam besim tek Lulzim Basha, se nuk eshte kreminel si sali kerma. Vete Lulzim Basha e di se cfare i kane degjuar veshet kur ka qene ne kabinetin e berishes, kundra kombit Shqipetar, njeqind te zeza kundra Shqiperis sali serbi. Shqiperia regullohet po te varet ne litar sali berisha altered shpetojm ne.

                      1. L
                        Lul deficienti me origjine nga Holanda

                        Luli do tregoje si Cecua bemat e nongrates, ndryshe do haj edhe vete burg.

                        1. t
                          tradita

                          Pi ilacet para se ti rruash trapin berishes, ti dhe te gjithe ju enveristet lokalist.

                          1. .
                            .......

                            Hej te qifsha robt or tradita, saliut edhe ty qe besoj je zeni, ju qiu robt daj sami. Ju vulosi perjet non grata familjarisht.

                            1. E
                              Emiljano

                              Tradita o rrot trapi ku ka me enverist se enveri o idiot

                              1. T
                                TIRONA

                                tradita e leshit corbellupites: Me ne fund po duket drite per kete popull te shumevuajtur dhe: Tmer per ju bythelepires! Hajde dru me pre!

                            2. L
                              Luan

                              Ore vertet, ku ishte Luli.??? Ne zyre, ne garde, ne kryeministri.? Kush e drejtoi policine.? Pse nuk thote, qe nuk e pordhi njeri se ishte minister. Po kush ishte personi qe e anashkaloi..? Atehere i bie qe ky plere e dinte qe do vriteshjn njerez dhe nuk reagoi po ja futi gjumit. Ky eshte ne tave njesoj si Saliu. Madje me kriminel se Berisha.

                              1. A
                                Ana

                                Ahkrum brilant

                                1. K
                                  Ku ishe ti bole gazetar

                                  O kar, luli dha deshmine e vet dhe kaq, POR SALIU THA NE TOP CHANNEL SE I VRAVA UNE ME GARDEN DHE LIGJET E NANOS!!! Po ti gazetar debil ku ishe me 21 janar dhe deri me sot? Apo me nje gur doni te vrisni dy zogj! JUGU E VESH SALIUN ME ANTIPLUMB DHE PASTAJ E GJUAN ME FISHEKE MANOVER!!! TE DY PALEVE SI RAMES E BERISHES DHR MAFIES PLANETARE JU LEVERDIS TE VRITET E DREJTA E PROTESTES SE POPULLIT NDAJ TALLIN TRAPIN ME 21JANAR POR POR PERGJITHMONE SE KA DHE ZOT....!

                                  1. M
                                    Mentor Haderi

                                    Titulli gjetje e bukir paralelizmi me “ku ishe ti adam” i remarkut. Po edhe shkrimi eshte i goditur ne fakt dhe ka logjik.

                                    1. L
                                      Loni

                                      Mentor Hadëri, po të vë në dukje, se jo vetëm je një injorant, ("Ku ishe ti Adam", është vepër e shkruar nga Hajnrih Bël,) por ç'është me e keqja edhe shpirtërisht lë të kuptohet se je një qelbësirë që se ke shokun. Pse arrij në këtë konkluzion? Ja t'a them me dy fjalë. Këtu bëhet fjalë për dikë që ka dijeni për shkak të detyrës rreth vrasjes së 4 të pafajshmëve, ti gjen kohën t'a shikosh problemin nga ana artistike, duke lënë hapur të kuptohet se as ndjen qoftë edhe më të voglën keqardhje për jetën e atyre katër fatkeqëve, që mizorisht ju morën jetën. Të paktën të kishe heshtur, o njeri, të mos komentoje. Por nuk mund të heshtje sepse je thjesht një idiot që s'mund të mos shfaqje gjithçka të keqe që ke brënda shpirtit tënd meskin.

                                    2. B
                                      Boston

                                      Shkrim shume i sakte, i vecante, teper terheqes dhe e shoqeruar me logjike te prehte. Urimet me te mira zoti Metaj!

                                      1. S
                                        Shqipëtar!

                                        Një titullar Institucioni, (sidomos i një ministrie të rëndësishme) kur ndodh një ngjarje, gjykohet për “veprim apo mosveprim” ky zgjodhi të mos veprojë?!(pra të mos parandalonte një tragjedi?!)

                                        1. B
                                          Besnik

                                          Bravo, shkrim i guximshem!

                                          1. R
                                            Rama ik

                                            Butaku po flinte mundesisht me Argiten ne njerin krah dhe me Ramutin ne krahun tjeter. Ata te 4 iken per dhjam qeni se i nxoren ne prite dhe i shiten per te fituar sot miliarda euro pa i hyre ferre ne kembe. Prandaj Ilir mos ma rruj shume kollodukun se edhe ti si keta je me emer e mbiemer.

                                            1. P
                                              Pensionisti

                                              Lulbrava me 21janar eshte ne tarrcen e kryeministrisemw dy gishta lart e dhembet jashte.Ne historine e njerezimit nuk eshte pare ndonjehere nje minister i brenshem ne tarracat e keyeministrive.,dhe me pas te deklaroje se nuk di gje ke vrane vartesit e tij!?

                                              1. A
                                                Alfred

                                                Nje shkrim mese i qelluar!

                                                1. D
                                                  DinPak

                                                  Luli zgjodhi te mosvepronte kur u dha urdhri ne zyren e Sali Qenit per te gjuajtur ne turmeric, sepse nuk donte te hante grushtin ne sy, sic e hengri komandanti i Gardes, kaq e thjeshte eshte.

                                                  1. S
                                                    Skënder

                                                    Cfare pyetje ? Po ku e di Luli ku ishte , ku eshte e ku do te jete

                                                    1. T
                                                      Tironci

                                                      Ore ti adashi Ilir Metes, ku ishe ti kur babloku jot nxorri dhe i braktisi demostruesit me 21 Janar per te protestuar per Bllokun e Metes. Ku ishe ti trim kur lexhenda jote pa kaluar as te 40-tat e viktimave shkoi e hengri ngjala me Meten e bllokut dhe te Berishes dhe me pas e beri Kryetar Kuvendi dhe President. Ku je ti more deputet i popullit kur Kryeministrit tend i hajne mbrapa kurrizit ministrat dhe drejtoret dardha, kumbulla, banane, hashash, kokaine etjetj. Ku je ti se nuk ta kemi degjuar ndojnjehere zerin kritik por edhe sot qe paske shkruajtur paske kopjuar Skenderbeun e Spiropalit si nje kopjac servil i neveritshem. Nese ke ndopak dinjitet pas bemave korruptive te qeverise per te cilen ti si manekin ngre vec doren gjeja me e paket eshte te heshtesh. Luli edhe nese eshte propblem eshte i opozites.dhe jo i juaji. Fakti.qe po e sulmoni tregon qartazi se ti dhe babloku jot keni qene dhe jeni nje me Non Graten Sali Rame Berisha ( Kulla).

                                                      1. m
                                                        mendimi

                                                        Doli nje qelbesire me emrin Tiornci qe be vend te analizoje ngjarjen dhe qellimin e shkrimit, hidhet mbi nje dege te thate dhe kerkon se ku ishin ata qe u vrane! I çmendur koke e kembe, por jo vetem: keshtu si ky jane shume qe duan te lajne mutin me shurre dhe dalin nga shinat dhe dihet ku do perfundojne: ne humnere, ne mos sot, neserTironci! Palaço gjallese si shume te tjere qe fshihesh si struci koken ne rere. Ishte ne dritare duke mbajtur fjalime, pas asaj qe shtiu me arme, palaço! Kompliment per shkrimin dhe mendimin e shkruesit ketu.

                                                        1. L
                                                          Llaf Dibre

                                                          @Tironci, me kaq se ke thene e çveshe çipllak hipokrizine, amoralitetin dhe pazarin e ndyre qe u be mbi kurrizin e viktimave. Tungjatjeta!

                                                        2. n
                                                          nena

                                                          Bravo Ilir, kam dy dite qe mendoj te shkruaj ne shtyp, por nguroj. Madje pak moral te kishte Basha me se paku te kishte dhene doreheqjen, por i pelqente kariera dhe pasuria prandaj heshti dhe beri kariere mbi 4 te vrare. Luli heshti edhe kur u vodhen leket e rruges se kombit, nuk foli, foli me procedure. Luli heshti edhe kur u vodhen votat per te ne kurriz te Sokol Olldashit, luli heshti kur u mbeshtet nga Sali Berisha per te vazhduar pas jumbjeve te njepasnjeshme. Ju zoti Optimist jeni kryekeput gabim. Luli eshte po aq fajtor sa Sala, ai heshti per 13 vjet e sot nuk dhashe urdher une. Luli qe ate nate duhej te kishte dhene alarmin per ate qe po ndodhte, ndaj ai duhet te zhduket nga skena politike. Si shpjegohet qe flet per pronen e gruas ne se eshte e tille, qe e mori aq shpejt. Shqiparet po vriten e vdesin e nuk po i marrin dot pronat. Po kunati si i beri kompanite. Thjesht Luli eshte nje vemje qe punon ne rrogoz, flaka ti bjere Shqiperise boll une dhe familja ime te jemi mire. Eshte von Lulzim per te folur ke apo nuk ke faj pas 13 vjeteve.

                                                          1. M
                                                            Me mire vone se kurre

                                                            Shkrim shume cilesor,qe i ben nje skopi deri ne gen species luli.Por vazhdoje te me vije keq,qe nje pen dhe personalitet i tille,vazhdon te mos prodhoje asnje kritike,karshi hazretit te partise se tij,qe e mban tufen e tij ne tutar,dhe ai trumbeton vec suksese,kur politika dhe veprimet,qe ai ben jashte dhe brenda vendit,eshte me shume se tallava,korrupsioni funksionon si gjymtyre e fuqishme e sundimit te tij,etj,etj.Nqse do te vazhdosh te heshtesh,z.Meta,ky shkrim i tendi,dote vije tek ty mbas vitesh me titull ”Ku ishe ti zoti Metaj?”

                                                            1. E
                                                              Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                                                              Pyet DEPUTETI

                                                              1. F
                                                                Fol Lul laj gjynahet se ke festën e ngritjes sumës

                                                                Vetëm kjo foto (dhe të tjera në tribunë),të ngjall urrejtje për këta kriminel që drejtësia i le të lehin nëpër ballkone e tv.Këta dy kriminela gjakftohtë rrinë si mut e gënjejnë e nuk dinë gjë për çdo gjë. Këta dy bashkpuntor të krimit e të vjedhjes,bëjnë sikur shajnë njëri tjetrin si Lul brava,por Luli ka çelsin për të hapur bravën Sali dhe të laj shpirtin e tij nga ky gjynah.Edhe sikur të mos ketë dhënë urdhër di gjithëçka se kot nuk dilte nëpër tribuna me Saliun e me synxirin Prendi ....

                                                                1. E
                                                                  Emigranti

                                                                  Perse nuk e besoni Lul mavrine,nuk ka qene aty per te dhene urdhera,duhet ta dini qe ate shpesh e zë diarrea,ka qene me raport mjeksore. Lulzim,bëju i penduar i drejtesise,se del me i fituar. Edhe nese nuk ke urdheruar,ke penguar organet e drejtesise….tregoju burre nje here ne jeten tende se ke mbi 20 vite ne postet me te larta ne PD dhe ne qeverisjen e PD_s.

                                                                  1. a
                                                                    alphazeta

                                                                    Luli është thjesht një kukull që buzëqesh. Por mua më kanë thënë se ai ka qarë ditën kur u mësua se u vranë 4 vetë! Nuk e di se sa e vërtetë është. Sidoqoftë Luli për mua nuk përbën problem. Çfarë mund të bëjë koloneli kur gjenerali jep urdhër për sulm?! Çështja për mua është se kur do futet Berisha ne burg?! Apo do vdesë me dy gishtat lart te penxherja e kuvlisë ku e kanë futur?! Kam frikë se Rama do bëjë ndonjê dobiçllik që Saliu të mos dënohet kurrë. Dhe 4 dëshmorët që sollën Ramën në pushtet shkuan për dhjamë qeni!

                                                                    1. S
                                                                      S'kam faj une, por ataaaa

                                                                      Ke të drejtë, por kujt i'a thua!? Me kujton këngën e Elita 5 "Fol vetem fol, sepse askush nuk të dëgjon". Ministri thotë unë nuk dhashë urdhër, por çfarë bëje në zyrë? Ishte në zyrë për të treguar që jam në punë dhe për të marë rrogën! Kur të tjerët punojnë , ministri ri. Kur të tjerët marin përgjegjësitë për detyrat shtetrorë , ministri thotë nuk bëra gjë. Çfarë di të bëjë ky njeri?

                                                                      1. a
                                                                        astrit

                                                                        Aty ku duhet te jete çdo minister i brendshem kur shkatarohet rendi ne vend.

                                                                        1. I
                                                                          Ilirian Qelbaci

                                                                          Shoku Adash I.M. i Likes se Partise se Lirise ! Lylin e keni ashtu sic e keni etiketuar ta keni gjithmone - NE GJUME! Me Vule te PD ne qafe te varur nga ky Pushtet natyrisht per te fjetur me rehat. Per me tej shko se te sqaro Timonieri yt, nese e gjen me ore te mire...

                                                                          1. S
                                                                            Skender

                                                                            Isha ne Taracen e k/ministris duke zbatuar urdherat qe me jepte baba. Bravo Ilir per shkrimin.

                                                                            1. E
                                                                              Ermal Muho

                                                                              Ti Ilir Meta i Vlores m pelqe je komplet ndryshe nga Like floriri. Po ama edhe ti e di q edhe te partia jote ke plot ministra q nuk dihet ku jan me pun e me dalje publike sic ben ti shpesh her dhe kir paaafff i shohim ku jan vetem kur u flet Spak se kan ngren kumbulla sic tha babloku. Kjo nuk esht e drejt. Nuk te akuzoj ty se edhe ti ha kumbulla se ne fakt m dukesh serioz dhe me karakter tipik laberie po ama nese ti hesht me ministrat e partis tende nuk esht mir. Sidoqoft respekte per shkrimin dhe n pergjithsi.

                                                                              1. Q
                                                                                Qytetari

                                                                                Fajesia e dyte e Bashes eshte se po mban mbyllur gojen dhe nuk thote kush dha urdher te qellohet, sepse eshte frikacak por edhe fajtor. Lul, beju nje here trim dhe I ndershem ne je burre, fol, kush dha urdher te qellohet mbi njerezit ne bulevard.

                                                                                1. H
                                                                                  Hi

                                                                                  Nuk eshte Luli fajtori per 21 Janarin. Te gjithe e kuptojne qe urdheri per vrasje eshte dhene nga non grata. Edhe Edi Rama nuk eshte i paster ne ate ngjarje pasi i coj aty protestuesit dhe iku vete. Tani ben aleance me non graten.

                                                                                  1. F
                                                                                    Fat man

                                                                                    Z. Ilir Mataj (jo ai i floririt te Krrabes dhe i 700 mije eurove per te cilen u be protesta), Lulzin Basha me 21 janar si Minister i Brendeshem ka qene shume "larg" protestuesve ishte ne taracen e Kryeministrise ku ne bashkerendim me katin e dyte te saj ku qendronte killeri tjeter Saliu jepje urdhera per te vrare qytetare pas shperndarjes se protestes. Lulzim je vrases.

                                                                                    1. m
                                                                                      mirel

                                                                                      Ore, keta kurvat e Ramutit kane akoma nevoje per scopi te idioteve te paguar si ky lamashi. Nuk ju mjafoti shkopi i Berishes kaq vite, po kane nevoje per rifreskim skopie Copa putanash. E bete pazarin per Shitjen e Sazanit dhe Zvernecit dhe merreni me scopite e Ilirit

                                                                                      1. L
                                                                                        Labi

                                                                                        O bq o salës o legen që e ke vendin në baltë duke u zjgërryher me derrat. Ptuuuuu far e keqe berishane.

                                                                                      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                                        Ishte në tarracë të kryeministrisë, e pa i madhë dhe i vogël, por jo si ministër, por si vëzhgues i PD ! Duhet të tregojë planin e veprimit. Deri tani shpresonte se nuk do hetohej ngjarja.

                                                                                        1. F
                                                                                          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                                                          Or ti Metaj Meta mutaj si llagapet e Like florise! Shqiptaret tere krimet e SS-Serb Salise,edhe gjumin e Lul bythe qirit i dine kur ti s'kishe lindur por ajo qe NUK dine socialSSalistet si puna jote jane: 1.-Ku ishte kreu socialSSalist me emrin EDvin bojaxhi kur shqiptaret i vriste babai shpirteror i tij si 'pardesybardhe' ne krye te xhihadit!? 2.-A di te na thuash ti se me çfare motivi e per ç'fare meritash i ka vene emrin nje rruge ne ish kryeqytetin shqiptar sot Kandahar te nipit te Dasnor Mamaqit OLLDASHI, kreu antikAmunist integralist neofashist EDI RAMA!? Nderkohe qe Sokol OLLDASHI nga me te inkriminuarit ministra e keshillonte lulash gjumashin: Mos u shqeteso per 4 te vrare se po te isha une do vrisja 300!? 3.-Ku ke qene ti kur kreu socialSSalist ka permbysur tere historine e popullit shqiptar bashke me simbolet e ka òvarrosur tere deshmoret e varrosur tere 'bileret' greke serbe zogolljane e zogiste kujslinge e koloboracioniste perfshi edhe ne VLOREN ku ne sheshin e flamurit perdhunon ZOGOLLI si ne tere ish Shqiperine! Po je vlonjat jep dorheqje ,nemos vret vehten ti hapesh rruge rilindjes se shtetit te varrosur per 33 vjet nga txhihadistet,neofashistet sot kryesuar nga 'TRE MoskeDHjeret' EDVIN-LIKE-SALI!

                                                                                          1. S
                                                                                            Si gjithnjë “ME DUAR TË PASTRA” , për vete .

                                                                                            Luli do flasë kur të dënohet , kur t’ë kërkojë gjykim të shkurtuar për t’ë ulur ca vite dënimi , as mos prisni t’ë dënohet urdhërdhënësi i vërtetë , pastaj ç’punë ka Saliu (me gjithëse e ka deklaruar në media që do ishte SNAJPERISTI I V-të), ështē ministri i linjës që jep urdhëra për mbrojtjen e kryeministrisë apo objekteve shtetërore , në këtë rast Luli . Për të vërtetën , Luli do flasë në HESHTJE si një ish president , se po foli me zë , j’a nxijnë sytë si atij komandantit të gardës .

                                                                                            1. J
                                                                                              Jimi

                                                                                              Po mire more derdimen, ti nuk dhe urdher per te vrare njerez te pafajshem ne bulevard (kete nuk e beson askush) po kur nuk e dhe ti kete urdher qe ishe kumandari i pushkatareve, kush dreqin e dha kete urdher ? Ne ushtri dhe ne forcat e armatosura te nje shteti europian, ashtu sic pretendojme te jemi edhe ne, ka nje hierarki, e cila funksionon ne menyre te disiplinuar e perfekte. Vartesit kurre nuk mund te marrin atributet e eproreve, por edhe nese dikujt i shkon nepermend nje gje e tille ato nuk mund te zbatohen. Po flasim per nje shtet te mireorganizuar ne te cilin ligji eshte tabu dhe jo per fise Zulu. Ja e zeme se dikujt i shkoi ne mend dhe mori kompetencat e tua dhe si pasoje pushkataret e zbatuan ate urdher dhe ndodhi ajo qe ndodhi pa dijenin tende, po ti kur e pe se cfare ndodhi, cfare bere per te ndeshkuar fajtoret ? Per te shfajsuar veten nga ky krim dhe per tu distancuar nga kriminelet, ti me e pakta qe mund te beje, ishte te jepje doreheqjen dhe njekohesisht te denoncoje shkaktaret e ketij krimi shteteror. Por ti nuk bere as njeren dhe as tjetren, pasi ti ishje vete dora qe kreu krimin dhe jo vetem kaq, por ti me force dhe ne krahe te babait tend shpirteror mbrojte tezen e tij dhe sabotove hetimin e krimit. Po ti nuk ke faj, se per ty 7x7=42 dhe kujton se edhe per te tjeret kaq bejne!

                                                                                              Lini një Përgjigje