1 plus 7, formula e Ramës për 800 mijë votat

24 Mars 2024, 10:10Blog TEMA

1 plus 7, formula e Ramës për 800 mijë votat

Nga Eduard Zaloshnja

Si para se Rama të vinte në pushtet, ashtu edhe më pas, votat e vlefshme për PS-në dhe aleatet e saj të vogla (PSD, PDS, PSV-91, etj.) janë rrotulluar rreth shifrës 800 mijë në zgjedhjet parlamentrare. Madje edhe në zgjedhjet e fundit lokale, kandidatët për kryebashkiakë të përzgjedhur nga Rama (të mbështetur në terren nga PS dhe PSD) morën pothuaj 800 mijë vota të vlefshme.

Porse në zgjedhjet që po afrohen, duket se PS-ja nuk do të ketë më aleate të vogla – 800 mijë votat duhet t’i marrë e vetme, në qoftë se do që ta ruajë trendin 16-vjeçar të Ramës. Dhe fushata intensive e antarësimeve në PS, që ka shpallur ky i fundit, duket se po synon pikërisht ruajtjen e trendit.

Kur Ramiz Alia ia kaloi stafetën Fatos Nanos, partia kishte rreth 150 mijë anëtarë në regjistrat e saj. Qysh atëherë, shumë nga ata anëtarë janë larguar nga Shqipëria apo fare nga kjo botë. Të tjerë i kanë zëvendësuar, por sidoqoftë, numri total i anëtarëve është përgjysmuar – numri i fundit i publikuar mbi antarësinë e PS-së ka qenë rreth 75 mijë.

Në fillim të fushatës aktuale të antarësimeve, Rama deklaroi se deri në fund të qershorit, duhet të arrihet numri i 100 mijë anëtarëve aktivë. Dhe theksin e vuri tek kjo fjala e fundit. Pra, ai do 100 mijë anëtarë vërtet aktivë, e jo thjesht që të figurojnë në regjistrat e partisë.

Duket se në themel të këtij objektivi të Ramës është një formulë e thjeshtë arithmetike – duhet që mesatarisht, çdo anëtar aktiv të sigurojë që 7 familjarë/kushërinj/fqinj/miq të tij të shkojnë të votojnë për PS-në ditën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, 100 mijë anëtarë aktivë të PS-së mund të sigurojnë se përveç votave të tyre në kutitë e votimit, do të jenë edhe 700 mijë të tjera – për të arritur shifrën 800 mijë!

Që numri i 100 mijë anëtarëve gjithsej do të realizohet deri në fund të qershorit, nuk vihet në dyshim. Po mbetet të shihet nëse ata 100 mijë do të jenë vërtet aktivë, ashtu siç i do Rama. Dhe kjo do vërtetohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, nëse PS-ja i merr e vetme 800 mijë votat.

SHËNIM: Nga sondazhi i fundit që zhvillova për Report TV, ekstrapolova se përafërsisht 735 mijë banorë të rritur janë gati të votojnë qysh sot për PS-në  (lexoni këtu: https://shqiptarja.com/lajm/eduard-zaloshnja-si-ndahen-votat-dhe-mandatet-parlamentare-nese-votohet-sot ).

2 Komente

  1. s
    spata

    Rama ,o z.Zaloshnja ,sa te jete Sali krimineli gjalle ,votat i ka, per te marr pushtetin .Ju analista parashikues, politolog e kush tjeter qe llomotite neper ekrane TV dhe gazetat on-line ,skini kuptuar ku qendron forca e Rams .Eshte pikerishte dalja jashte konkurences se Saliut ,qe Rama shin e ben si te doje politken dhe ekonomine e vendit.Suksesin e ka nga Saliu . Keta te dy si Verior nuk zihen per pushtet, por per te gllaberuar e pervetsuar pasurite kombetare . Rama eshte karta qe perdor Saliu, i diskredituar ,te mos preket .Fakti qe ky kriminel ka qysh nga 97 ,qe se rruan fare nga Drejtesija dhe pushteti ,tregon se ka mbeshtetjen e Rames. Rama ne pushtet Saliu ne opozite me favore ekonomike ne biznesin familjar . Jo me pak i kenaqur eshte dhe maloku tjeter Luli ,qe eshte i pompuar vazhdimisht nga Rama . Derdellisni sa te doni,komentoni e cfryni dufin , kjo ka marr rruge, qe ky klan te ket gjithmone pushtetin .Po u rezikua Rama Saliu e ka gjetur zgjidhjen .Ngre Lulin dhe i imponon Bardhit , te zinjve te Pd e pjeses tjeter ,qe shkojne nga pas ,te bashkojne votash per te marr pushtet.Kush e thyen kete koalicjon te Bjeshkve te Malesise ? Qorri ,Llapa a po ndonje revolucjonare qe haet me vete ?

    1. T
      Tirana

      Me ngritjen e pensioneve do ket vota me te Sigurtà.

      Lini një Përgjigje