Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

25 Mars 2024, 16:25Blog Nga Frrok Çupi

Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

E ëmbël sa mjalti ku sulen grerëza. E hidhët sa mbyten nga epshi dhe ëmbëlsia të gjitha që sulen…

Çfarë po ngjet kështu?

Sapo u burgos i fundit mëkëmbës i shtetit dhe i fuqisë, zoti Goro në Himarë.  Pak më parë u burgos kryetari tjetër që tha se  ‘u zgjidh’, jo ‘zgjodh’ dhe tani po i rrotullohet kurmi nëpër burgje aq sa edhe ai vetë po tenton t’ i afrohet prapë helmit të Himarës.


Nuk ka kaluar shumë kohë kur ra në pranga edhe paraardhësi i tyre jetëgjatë, kryetari Bollano.

Ashtu si edhe vetë Himara ka ardhur duke u ngushtuar, me sa duket për t’u bërë sa më e vogël e për të mos lejuar fushë të gjerë për agresorët gjithfarësh që të mbyten në mjaltin e saj. ‘Sidomos pas vdekjes së Skënderbeut Himarë quhej gjithë krahina e Labërisë së sotme, domethënë duke nisur nga Radhima, në Lekël, në Butrinto”, shkruan Petro Marko.

Himara i ka shoqet të rralla në gjithë Mesdheun për nga bukuria e për nga klima e saj. Kush nuk e do këtë bukuri dhe këtë mrekulli!?. Fat i mirë që deri më sot e kanë në dorë shqiptarët dhe me sa duket ky fat do t’u takojë përjetë shqiptarëve. Përderisa vetë Shqipëria dhe të zotët e saj tani janë ngjitur në lartësitë e shteteve europiane.

Jo veç ‘për luftë’, por para të gjithash për nga joshja e ‘bletës’, domethënë për nga urat që e lidhin çdo shqiptar të Himarës me vetë zemrën e Shqipërisë. Ata që u larguan, ata që nisën gjuhë tjetër, ata që morën detin për në Korfuz ose edhe për në Itali…, ata humbën lidhjen me atdheun e tyre, jo se gjetën veten diku tjetër. Aq ‘pragmatike’ ishte lëvizja e himarjotëve për të mbrojtur jetën e tyre dhe për të krijuar lidhje të forta për ardhmëninë, saqë himariotët u përqafuan me Vatikanin ku kërkuan ndihmë. Katolikë nuk ishin, kishin qenë por nuk ishin më; myslimanë të përtej malit kishin qenë në të vonë, por i drejtohen Vatikanit; ortodoksë ishin shkruar por i drejtoheshin Papës.

Para 300 vjetësh u ngrit shkolla shqipe, por ‘kush e di’.  Ka një mundësi që ngjason me kalanë e Rozafës në Veri të vendit. Edhe kryetarë të tjerë, me siguri do të burgosen.

Sot Rozafa e Jugut po përjeton fenomenin që kush tradhëton natën vihet në pranga ditën. Këto vitet e fundit, Himarën po e ha deti. Në dy kuptime deti po sulet ta ‘marrë’ Himarën.

E para është se Himara u vu peng mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë në vitin 2009. Qeveria e ditës i dhuroi Greqisë disa kilometra katrorë det. Burime të nëndheshme dëshmojnë se qeveria shqiptare do të shpërblehej me pushtet. Greqia garantonte që ajo qeveri, tashmë e prezumuar si një ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe me kryetarin e qeverisë në arrest, do të mbahej në pushtet edhe një mandat tjetër. Në ‘menynë’ e tradhtisë së Rozafës do të përfshiheshin falja për masakrën kundër postës kufitare të Shqipërisë në Peshkëpi, varrezat e ushtarëve të Luftës Italo- Greke në Përmet dhe lënia e bregdetit si ‘mall pa zot’. ‘Pengu’ mes dy qeverive u adaptua si model nga individët me pushtet; secili shtriu dorën për vete.

Në anën tjetër, Himara e detit është njëmijë herë më e lakmuar se ‘Himara e brendshme’. Historia është ajo që ishte, me heronj të mëdhenj të Labërisë të lavdëruar nga Greqis si ‘grekë’; por epoka e tanishme ‘e detit’ ka krijuar më shumë armiq që nuk mund të burgosen si kryetarët e Himarës. Armiku më i fundit ishte ishulli i Sazanit. Cila qe arsyeja që të njëjtët, ata që shitën detin dhe falën Peshkëpinë, të njëjtët u ngritën kundër projektit të ri turistik të Sazanit? Për të ‘shpëtuar’ Korfuzin mund të goditet Sazani. Ka shumë të alarmuar, sidomos shteti grek, që mund të sjellin Belerë të tjerë për Himarën.

Por mbi të gjitha, njeriu është njeri, në fund qenka patriot, nëse ndodh. Secili tenton të marrë pushtet edhe në  Himarë me qëllim që të pasurohet për vete. Zyrtarët në Himarë do të kenë përjetë problemin e zhvillimit të saj: Sa më shumë e zhvilluar, aq më shumë mjalti i xeherosur ‘për vete’.

 

23 Komente

  1. H
    Himarioti

    Percartje psiqike…

    1. A
      Andreas

      Ne shqiperi e quajne patriotizem!

      1. X
        Xeni

        Himara ka qene kalaja e fundit e arberesheve ne trojet tona... turpsi e kane lene te katandiset sot

        1. C
          Cfare ti thuash Frrrrokut malokut

          Malok rrote k..ri!Do na tregosh ti neve himarioteve se cfare jemi?Keni rreshqit fare,Himara,Dhermiu ,Palasa jane me grek se greket sic e deshmon historia,sic e deshmojne Bajroni,Eduard Lir madje me qarte lexoni kujtimet e Eqrem bej Vlores. Ndersa Vunoi,Qeparoi ka %te larte fisesh greke por qe pas 1930 nje pjese e tyre filloi te identfikohet se jashtmi si shqiptare,fenomen qe ka ndodhur dhe ne vende te tjera ku ka njerez me identitet fluid per arsye te rrethanave social ekonomike dhe represionit te shtetit qe perhere me Shqiperi ka patur natyre diktatoriale lindore aziatike islamike(model turk) madje dhe me keq sepse u kombinua dhe me komunizem stalinist. Tani ka ardhur keq puna sepse kontinentalet alpine/per delikatese(maloket me pak fjale) jane leshuar ne det dhe si vandale qe jane pa kurrfare lidhje me bregun ( natyren mahnitese te Himares) po i nxjerrin ujin e zi. Greket e Greqise ja fusin kot me metodat dhe manierat europiane me kacaket dhe rrugacet e ketushem.Duhen mjete dhe menyra tjera per te ruajtur ketu ne kete vend minoritetin,identitetin e tyre ,pronat dhe te drejtat e tyre legjitime.Nuk i djersit veshi ketyre me bllokimin e perspektives europiane,deri atehere minoriteti etnik do jete zhdukur

          1. P
            Pleqesia Himare

            Cfare himarjoti je ti more byth shqyer evgjito grek!!! Ti shkepesh nga prapa me burra e ne se kemi per zakon ate pune. Ske faj o grek qire ju a ka lene amanet vellami anadollit, ai qe i bete hallve para ca ditesh ne Athine o vemje te ndyra hale-nistane

          2. H
            Himarjoti Lab

            Pidhh robsh arixhi grek qire himarjot jemi ne o pederast e jo ti qe shkruan me emer kallp... Bravo prof Çupi!

            1. Çipa

              Ti pederast me niofken himarioti je byth shqyer greko qire o lume madh cfare lidhje ke ti me Himaren tone?!?! Jemi shqiptare e te tille do mbesim sa te kete jete ne kete bote...

            2. T
              Tung

              Ky Frrok Vorri, nuk rri dot pa fut hundet ne çdo kusi qe nuhat rruges edhe po qe me mut.

              1. H
                Hhhhh

                Budallalleqe me oka!! Këtu Rama shet cdo cope të shqiperise, ketij ja ka fajin greku!!! Nuk e le të zhvillohet!!! O mavria o.

                1. Q
                  Qiforti

                  Katoliku cupi,do harxhoj ndonjeher pak mellan per day anijet qe mbyten katoliket e italis ne otranto,apo ci qitemen per me shum se 200 memetia....

                  1. S
                    Sebastiano

                    Qerrohu pederast grek qire me bythe te plasura nga pallimi me burrat te ligjeruar nga dobiçi pa din e iman MiçoKakis. Ruaj gjineken se ta shpartalluan ne karjan shqiptaret o tutkun me demek i lashte...

                  2. P
                    Patriot

                    Keto jane pasojat e ligjit 7501 to tokes bujqesore te shkruare nga Ramizi dhe te zbatuare nga Sala ne kohen qe Frroku ka qene ne PD. Duke qene 5 pronare dhe duke ndryshuare 5 here ligjin simbase orekseve te pushta- teareve, keto pasoja ishin te priteshme. Pasurite ndahen ne te luajteshme dhe te paluajteshme qe eshte prona ku duhet te perkufizohet ne kushtetute. Tjetersimi behet vetem per arsye publike sic jane rruget, spitalet, shkollat. Te tjerat jane pordhe me rigon simbase oreksit te KM, investitore strategjik me € 1 metri katrore. Vazhdojme fanare ndricues per pronat, lekun te rinje te vjeter si ne kohen e Dulles, ndersa ndertimet e reja shiten ne euro. Nuk keni pare gje akoma.

                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Po pse ? Zakonisht keto fjale "perçartje", "psiqike", i takojne atij qe i thote e jo atij qe i thuhen... Turp ti "Himarioti"...

                      1. d
                        demokrati

                        Pen e bukur dhe e hidhur kjo e Z.Cupi.Vetem ne Shqiperi ka gazetar milionere, te cilet atdheun e tyre e duan te rreckosur dhe shqiptaret raja.Jane pengje qe shiten e blihen pa qene ne dijeni te bleresit te radhes, dhe shoku behet dorezane per shokun, ata me mjekra.Kori i korbave, pernate mallkojne edhe nje gjysem pune qe qeveria shqiptare ben.E duan Shqiperine sic e kane eterit e tyre, ne meshire te gjitoneve.Shkruaj me shume Z.Cupi, tu hapesh syte edhe shqiptareve te mire himariote edhe lebereve si dhuli qe shiten per dy aspra.

                        1. D
                          Dardani i Ri

                          Bravo z. Çupi! Ju jeni analisti më i mençur, patrioti dhe i guximshëm. Ju nderoni çdo medie ku shkruani dhe flisni.

                          1. i
                            i indinjuari

                            Ne se je Himarjot degjie pak kete analist per te qene njeri pastaj Himarjot.Leri menjane idjotizmat me Saline dhe Greqine. Himara shte shqiperi dhe keshtu do mbese sa te egzistoje kjo jete dhe kjo toke. Sikterr o Himariot i shtirur. Rrofte Himara kjo cope toke e dhuruare nga perendia per shqiptaret dhe shqiperine.

                            1. Z
                              Zamir

                              Sakte vlla

                            2. B
                              Berti

                              Akoma vazhdon te hedhe helm ky kelysh sigurimi qe ska det tja laje gjynahet.

                              1. A
                                Arvanitasi

                                Komplimenta Frrok, si gjithmone teper i sakte!

                                1. A
                                  Aldi

                                  Si perhere teper i kendshem dhe praktik profesor Froku.

                                  1. G
                                    Genti

                                    Je gjigand i penes Frrok Cupi

                                    1. A
                                      Athinioti

                                      Te lexojme me shume kenaqesi o Frrok Cupi

                                      1. N
                                        Nik Nika

                                        Te ka hije o burre malsie, u bafsh 100 e kusur vjet

                                        Lini një Përgjigje