Po u ngushtohet toka

27 Mars 2024, 10:52Blog TEMA
Po u ngushtohet toka

Nga Frrok Çupi

Dy burra kishin dalë te porta e kompanisë, të dy në pozicionin e gjuetarit. Njëri roje ‘legjendë’ e Eurosig, tjetri riosh dhe shumë agresiv. Të dy gjuanin njerëz. Kush kalonte në atë trotuar të ngushtë dhe dukej se nuk e donte Sali Berishën, do të fyhej e dhunohej prej tyre. Ai i riu i sulej njeriut në vrimë të veshit dhe ulërinte:

“Ku ka si Sali Berisha, more… Hero Berisha”.

“Po nuk keni ça i bani Berishës ju, more!’.

“Ju i bëni atë… “, dhe lëshonte fjalën më të ndyrë.

Sa largohej njeriu pesë a gjashtë metra, hollonte zërin: ‘Po me nanë e me motër kush ta ketë me Berishën!’.

“Hum, hum, hum!” i bëjnë në vesh kalimtarit.

Ngjarja e fundit ndodhi dje; ndërsa pandërprerë kjo është një zonë e vogël si ‘Gaza’ ku gjuhen gazetarë, politikanë ose njerëz normalë që mendohet se nuk janë me Berishën. Aty me sa duket është porta e çifligut ‘Berisha’ ku ruajnë ata.

Ndodhet vetëm pak metra nga shtëpia e Sali Berishës tani në arrest po aty; paralel me rrugën Mustafa Matohiti, në cepin verior të çifligut; bash në kurriz të piramidës së ndërtuar për Enver Hoxhën.

Prej kohësh është bërë e ditur se vilat e vjetra të ndërtuara në kohën e Italisë, që ndodhen në atë pellg, i ka blerë Sali Berisha, por me emra të tjerë.

Ndërsa kompania Eurosig ka për pronar Kadri Morinën; menjëherë nga mbiemri e kupton se vjen nga Kukësi dhe do të jetë nga të paktët që ia mban Berishës.

Pyetja vjen: Vallë pse të qenët nga Kukësi ose ndonjë fshat i Tropojës të jep të drejtën të dhunosh kalimtarë, njerëz në punë të vet, qoftë edhe kundërshtarë të Saliut?

Kadriu me të tijtë në kompani, e ka pranuar rolin e ‘qenit roje’. Ka një çudi këtu. Aq më shumë se ky është një njeri i parave, i Kukësit, por edhe i artit. Është një mik i mirë; kur ndodhet jashtë çifligut as që të shkon në mendje se bën ‘rojen e Berishës’.

Po ta shikosh Kadriun në një pronë tjetër të tij, në restaurant ‘Piaca’ të Ekrem Bardhës, atje është tjetërkush, nuk mban kamikazë, asnjë qen roje, vetë i këndshëm madje edhe me policët që arrestuan Berishën.

Ndërsa këtu ka tjetër gjë.

Kjo është zona ku sundon Berisha, sundon me armët e fundit. Dikush ka menduar se këtë e bën për të ruajtur vilat që i ka blerë me të bijtë e me fisin. Edhe ambasadën e Republikës Islamike të Iranit, e vendosi aty afër sa ishte i pari i vendit. Kjo ka sens, sepse donte që me syrin e Iranit të vëzhgonte ambasadën amerikane në qoshen tjetër të rrugës, por roje për vilat pse?

Kur Saliu del në ballkon, në instinktin e tij prej pronari me prona të vjedhura nga populli, nuk shikon revolucionin as skllevërit e revolucionit. Madje edhe natën e kanë parë që ngrihet e del në ballkon, veçanërisht natën ka frikën se i marrin pronat. Ditën ka ‘qen roje’ në krye të çdo rrugice: Rrëzë piramidës, bregut të Lanës, poshtë ballkonit ku dhunohet e drejta e qytetarëve të lirë, dhe në televizionet e tij. Të gjithë ngjallin krupë dhe shpifje për kalimtarët.

A sot u ‘ba kështu kjo punë”?, do të pyeste një Lumjan.

Sot Sali Berishës i është ngushtuara territori, kjo ka ndodhur. Dikur e shkelte në fyt gjithë Shqipërinë, tani i ka mbetur një fshat në Pukë e dy në Kukës. Tani edhe Tropojën nuk e ka më; e jo më Shkodrën.

Në Shkodër i kanë mbetur një dorë njerëz që hedhin në erë shtylla dhe vjedhin gjeneratorin e katundit. Tani i ka mbetur vetëm kjo lagje me vila që kufizohet nga kompania Eurosig dhe nga selia iraniane.

S’e ka më as portin e Durrësit, as Himarën, as Kepin e Rodonit e Porto Romanon, as Gjirin e Lalëzit… Berisha i kishte shtrirë duart larg, nga Prishtina në Beograd, nga Tetova në Shën Naum, nga Peshkëpia në Vlorë…

Jo, tani ka një copë vend që edhe nën arrest e ruan me dy- tre ‘qen roje’.

19 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Bravo z. Çupi! Ju shquheni për mençuri, dituri, guxim dhe patriotizëm. Kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, ka vdekur. "Qentë" roje po lehin mbi "varrin" e tij, me shpresë që të mos humbasin përfitimet që kanë marrë nga ai i çmendur. Kot e kan. Saliu ka vdekur.

    1. L
      Loro

      Pi ilaçet shoku, se Frroku merr paret per budalleqet qe shkruan. Perveç ndonjerit si ty , gjithe ata qe kane dy pare mend gjykajne se Berisha , per fat te mire apo te keq, varet si e gjykon secili, por ama e pranojne se u NGRIT FUQISHEM.

    2. H
      Humorist i pa botuar edhe sot

      Edhe ki mo ,barajktari i Rd-se,te rrefehet nje here ne kishe pa rrena!

      1. A
        Artan

        Perhere i holle dhe i kendshem per tu lexuar I madhi Frrok

        1. M
          Mos

          Bravo...eshte pak per Ju...

          1. B
            Bashkimi

            Çupi ka meritën dhe rrespektin për dekonstruktimin anatomik të qenies monstruoze të quajtur Sali Berisha.

            1. G
              Gjenerali pensionist

              O Frrok Çupi prej Mirdite ! Qente roje ne porten e Eurosigut qe ngacmojne kundershtaret e Berishes i ka zgjedhur dhe edukuar Kadriu , si pergjegjes rojesh kur ka qene kapter ne ushtri .( ndoshta nuk e di qe bisnesin Kadriu e ka mesuar kur ka qene kapter ne brigaten e tankeve te Saukut ). Nuk eshte rastesore qe shume biznesmene apo oligarke , siç i quan Saliu , vine nga kapteret e ushtrise . Te tille jane Rrapushi ndertimeve , Vebi Alimuça i fajdeve etj , qe shpejt ju harrua emeri , qe u bene te pasur ne kurriz te popullit se i mbeshteti Berisha , prandaj Kadrite me shoke e duan ende ate kufome .Mos u çudit me qente roje , po me agallaret e tyre . Se fundi kam degjuar qe Kadriu eshte nderuar , nga nje univeritet ne SH B A, ne mos gabohem , me titull nderi Honoris Kauza . Mos u çudit se Kadrite i bejne te gjitha .

              1. s
                shelegura

                Z.Frik ju pergezoj per shkrimin.

                1. B
                  Boston

                  Urimet me te mira Frok!

                  1. z
                    zani

                    Je i madh, Frok Çupi!

                    1. S
                      So kom qesh

                      Doli prape FRROK GAZEPI. Mjafton te shajsh Berishen dhe je “ mendja me i d(h)itur e kombit.

                      1. P
                        Perditesim

                        Frrok, shkruj ndonje gje per ngjarjet qe japin impakt ne jeten aktuale te shqiptareve. Berisha eshte kal i ngordhur. Ai i perket arkeologeve. Shkruj ndonje gje nga e tashmja...

                        1. R
                          RAIFI

                          Nuk din këta gazetaret e opinionistet tan të shkruajnë ndonjë gjë të mençur apo nuk guxojnë.Po ç'interes paraqet Salihu,një copë plak,një këmbë nën dhe e tjetrin mbi dhe.Ato duhet dëshmuar me çdo kusht ashtu siq thonë fqinjët tanë se shqiptaret janë primitiv,nuk dinë të bëjnë shtet dhe nuk kanë pas asnjëherë elitë.Ismail Qemali që Shpalli Pavarësinë u përzu nga atdheu të cilin e bëri ishte i pa përshtatshëm për shqiptaret,pastaj Princ Vidi,Zogu,Enveri e në fund edhe Salihu ani që ky i fundit u priu lëvizjeve demokratike dhe me vot të lirë po të shqiptareve u zgjodh Kryeministër e President!.Të njëjtin fat do ta ketë edhe Edi Rama për më tepër ky publikisht po bashkëpunon me Vuçiq,armikun më të madhe të shqiptareve.Nuk është kontestuese se Salihu bashkëpunoi me serbët por së paku gjysmë ilegalisht po Rami që ditën me diell ndjek politikë pro serbe apo këtë po e dëshiron populli shqiptarë së bashku me gazetaret e opinionistet si Çuli e të ngjashëm.Shkrueni o njerëz për problemet jetike të shqiptareve që në fshatra nuk ka as rrugë e as uji,e buka sigurohet me veshtersi.Shkruani për faktin se mbi 30 vjetë shtet demokratik,me nder me thënë jo vetëm që është shkatërruar çdo gjë shqiptare,ushtria,ekonomia,kultura,morali,edukata,mirësjellje por nuk është bërë asgjë për ti ribër.

                          1. K
                            Kukësiani i Revoltuar

                            O Raif, ke harru me pi kokrrat. Gjithë ky shkrim prej idioti t'ka hikë dam. Shko mër pallë se t'ka hupë mendja.

                            1. R
                              RAIFI

                              Kuksjan i revoltuar ,ke par o mjeran fshatrat e Kuksit në ç'gjendje janë.Qunat18 vjeçar janë si femij 12 vjeçar të pa rritur nga fukarallëku e kequshqyerja,apo ty të ka dhënë Edi Rama ndonjë bebiron për të thith dhe të duket mirë.

                          2. l
                            lindio

                            Per Frrok "llullen" kete ish sherbetor te sigurimit,nuk ka korrupsion ne qeverrine aktuale.Ky individ i piste,ish lehes i Zerit te Popullit ne dukje si varrmihes, eshte ne detyren qe ka bere gjithnje:I sherben Qeverrise se radhes.

                            1. P
                              Pikë e zezë

                              Lin-do, apo Lin-s'do, nuk ka problem. Kur nuk ke çfare t'i bësh skrimit, i turresh autorit. Frroku mund te jetë ashtu si thua ti, por shkrimit nuk i heq dot asnje presje, o Qeni roje i Berishës.

                            2. b
                              borsh

                              Bravo z. Cupi por dhe keshtu si eshte ky terroristi ben deme te medha, nese SPAK nuk i ndjek dhe konfiskon parat e vjedhura ky qendron ne dritare deri sa zoti te i marre shpirtin, problem ka fix ata prona qe femijet dhe Kadri Morinet te jene te fort kundra shtetit,eshte koha qe SPAK. te filloj konfiskimet me kete ne jemi te kenaqur dhe sikur saliu te dale. Zoti dhe SPAK e ka ne dore ne kemi komentet

                              1. r
                                raul

                                Artikull exelent. Bravo o Smart brain , o Faik Konica i ri i Shqiperise. Te admiroj Frrok per kurajon dhe vizionin qe ke , je 1shi i gazetarise Shqiptare. dhe nje here te pergezoj per kete shkrim te bukur .

                                Lini një Përgjigje