Ukrainasit pa municion, europianët të lodhur e pa plan: A po shkon Putin drejt pushtimit të Kievit?

26 Mars 2024, 10:16Blog TEMA
Ukrainasit pa municion, europianët të lodhur e pa plan: A po shkon

Nga Enver Robelli

Vlladimir Putinit po i ecin  punët mirë. Brenda 6 muajsh i hoqi qafe dy oponentë të tij: Jevgeni Prigoshinin dhe Aleksej Navalnin. Prigoshini vdiq në një “aksident ajror”, Navalni vdiq në burg në një vendbanim polar. Në Moskë shefi i Kremlinit e priti Tucker Carlsonin, “gazetar” amerikan dhe adhurues i autokracive, dhe i mbajti një ligjëratë të gjatë mbi historinë e Rusisë. Në Spanjë “persona të panjohur” vranë një pilot rus të helikopterit, i cili pati dezertuar në Ukrainë. Donald Trumpi tha se do të inkurajojë Rusinë për të sulmuar ato vende të NATO-s të cilat nuk paguajnë mjaft para në buxhetin e Aleancës Veriatlantike. Ditë më parë forcat ruse pushtuan qytetin ukrainas Avdijivka. Drejtësia (në thonjëza) ruse ia ndaloi kandidimin për president një politikani opozitar. Nga data 15 deri më 17 mars Vlladimir Putini do të organizojë në Rusi një shou elektoral dhe pastaj do të shpallë fitoren për një mandat të ri si president.

Vlladimir Putinit po i ecin mirë punët edhe për arsye të tjera. Ukrainasit kanë mbetur pothuaj pa municion, europianët janë lodhur dhe duket se nuk kanë plan afatgjatë si t’i kundërvihen Rusisë, partia e Ronald Reaganit është peng e një izolacionisti - përballë kësaj zymtësie duket se Vlladimir Putini mund të ketë apetit për të synuar pushtimin e Kievit. Perëndimi gjendet para një viti vendimtar. 

Në prag të fillimit të vitit të tretë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës kryediplomati i BE-së Josep Borrell u dërgoi një fletërrufe vendeve të BE-së duke i akuzuar se krerët e tyre politikë janë të shkëlqyeshëm me fjalë dhe joseriozë me vepra. Mesazhi i letrës së Borellit ishte ky: Ukraina është e vendosur në luftën e saj kundër pushtuesve rusë. Për të vazhduar luftën Ukrainës i duhen armë. Muncion. E shumëçka tjetër. 

Europianët dhe amerikanët i kanë mundësitë për t’i ndihmuar Ukrainës. Jo sa për të mbijetuar, por për të krijuar pozicion të favorshëm në front. Tek nga ky pozicion mund të fillojnë ndoshta negociatat për ndalje të luftimeve, armëpushim, eventualisht për ndonjë marrëveshje. Kryeministrja e Danimarkës dhe ajo e Estonisë këto ditë e bënë të qartë se Europa ka mjaft mundësi për t’i dalë në krah Ukrainës. Mes shumë problemeve të tjera me të cilat përballet Europa, është edhe ky: mungesa e liderëve të cilët janë të vetëdijshëm për momentumin historik. Nuk bëhet më fjalë vetëm për fatin e Ukrainës. Bëhet fjalë për fatin e krejt kornizës së sigurisë në Europë nëse edhe më tutje në njëfarë mënyre tolerohet Vlladimir Putini. 

Tolerancë ndaj Putinit është nëse Ukrainës i jepni aq armë sa për të mbijetuar, por jo për të zmbrapsur rusët. Ukrainasit e kanë dëshmuar se kanë vullnet të madh për të luftuar kundër pushtesit rus. Ata kanë arritur disa suksese spektakulare duke goditur e fundosur anije të rëndësishme të flotës ruse në Detin e Zi. Sipas shefit të CIA-s William Burns, deri më tani në Ukrainë janë vrarë apo plagosur 315 mijë ushtarë rusë. Ukraina, përkundër pritjeve krejt të tjera të disave në Perëndim, ia ka dalë të bllokojë njërën prej superfuqive më të mëdha të botës. 

Në pyetjen se çfarë e pret Ukrainën në vitin e tretë të luftës, ka dy përgjigje: po vazhdoi ky ritëm i luftës, Ukraina mund të pësojë kolaps, ndërsa po u aramtos si duhet ushtria ukrainase, gjasat janë reale që diktatori rus të kuptojë se rruga nëpër të cilën është nisur do ta çojë në qorrsokak. Kundërshtimi i ambicieve hegjemoniste ruse kushton miliarda. Janë miliarda që qeveritë perëndimore do të donin t’i investonin në projekte të tjera. Por momentalisht projekti më i rëndësishëm është shporrja e Rusisë nga Ukraina. Sepse Vlladimir Putini zor se do të ndalet nëse sheh një shans për fitore në Ukrainë. Apetiti rritet duke ngrënë. Supës së zier nga Putini duhet hedhur aq kripë, saqë të bëhet e pashijshme për diktatorin rus. Europës dhe Perëndimit në përgjithësi tani i duhet momenti i 13 majit 1940 kur Winston Churchill në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar tha: “Nuk kam asgjë tjetër t’ju ofroj përveç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës”. Ukraina nuk po kërkon që të tjerët të luftojnë për të. Po kërkon armë…

12 Komente

  1. s
    shori

    To-Robell, race muti pa shtylle kurrizore, shpirt hyzmeqar lepires i paskrupull, sperme e hibride araboshqiptare, pasardhes i denje i te pareve te tu qe krijuan batalionin SS "Skanderbeg"... dhe i veteofruan "stemen" shqiptare Benito Musolinit, per nje kapote ushtarake e nje gavete fasule...(!!!???) Kerkon dhe pabreksi, t'i jape mend Evropes se si te veproje...!!! Ptuuuuuuuuuuu..........., race e qelbur...!!!!

    1. a
      anti25642654censurë

      të qifsha robt shorro!!robelli po i jep mëndje putës,o bir putini!!po i thotë shko në pidhin e nonës së shorrit se do të të qijnë robt europianët!!ka më rracë të qelbur se ty o bir putini që shkruan shqip??ti o je mbetje e para viteve '60 o je zagar i ndonjë ndërzimi pas viteve '90 kur budallaçka shqiptare shkonin e studionin në moskë me bursa ruse!përfytyro sa bushtra kanë qënë që kanë pranuar bursat ruse!!pasojë je ti o bir putini!!

    2. P
      Pirdhni se liroheni.

      Shoku Enver ke harruar te thuash se Ukraiba po hedh valle ne goje te Ariut Polar, qe i ka kafshuar 29% te territoret dhe po bazhdin me tej. Ukraina ka "bllokuar" njeren nga ushtrite me te medha, ndersa Talibanet pa breke dhe me nga nje kallash ne dore munden ushtrine me te madhe dhe me te forte ne bote.

      1. a
        anti25642654censurë

        o ti që nuk pjerdh,por pjell mendime muti!!mamin mirë e ke??ajo shton sasinë e karëve në përqindje çdo muaj,e jo rusia e putanës,teritore të pushtuara!!megjithëse për ty,sa herë shkruan,në vënd të sasisë së karëve që hyjnë në të satëme,mendon për teritore të pushtuara nga rusët!!nuk ke faj!bir putini je!!

      2. a
        anti25642654censurë

        nuk e di se nga çgjuhë e ke përkëtyer në shqip këtë fillim fjalie-" Tek nga ky pozicion mund të fillojnë ndoshta negociatat për ndalje të luftimeve,...",por vari hejbet!ti thua -"Tolerancë ndaj Putinit është nëse Ukrainës i jepni aq armë sa për të mbijetuar, por jo për të zmbrapsur rusët."por mund të mos jetë me të vërtetë "tolerancë",o robell!!mund të jetë ajo që është menduar që në fillim të agresionit rus,putinian,ose dhe më parë se ai të fillonte!!dy janë momentet!!thënja e baidenit,shumë e dyshimtë për atë kohë"ne do reagojmë fort nëse rusia kalon masën e agresionit",e pasuar në momentin e agresionit nga ostin" ne do ta bëjmë rusinë që të mos i shkojë në mëndje për të sulmuar dikë tjetër në të ardhmen"!!e këto dy thënje të çojnë në atë që po ndodh me "mungesën e armatimit" në ukrainë!!sanksionet,gjakrrjedhja në rusi,duan kohë të veprojnë!efekti i tyre është i ngadalshëm,por si duket është shumë efikas!!pavarsisht propagandës putinane për përdorim të brëndëshëm,e asaj të zagarëve,bijve të tij për përdorim të jashtëm,rusia po shkon për lesh luci!!është detyruar të paguhet me rupi për mallrat që shet në indi!me dollar të pastër për ato që blen në kinë dhe me juan për ato që shet,e mbi të gjitha,paguan në flori mikun e tij të pathyeshëm ajatollah leshin e radhës në iran!! -"Në pyetjen se çfarë e pret Ukrainën në vitin e tretë të luftës, ka dy përgjigje: po vazhdoi ky ritëm i luftës, Ukraina mund të pësojë kolaps, ndërsa po u aramtos si duhet ushtria ukrainase, gjasat janë reale që diktatori rus të kuptojë se rruga nëpër të cilën është nisur do ta çojë në qorrsokak." e ke gabim o robell!ukraina nuk do lejohet të pësojë kolaps,por dhe nuk do lejohet të shkatërrojë rusinë e putanës dhe muzhikëve budallenj!!ajo do ta çojë atë në falimentim total,do ta çojë në ndryshkje të brëndëshme dhe për pasojë në shkatërrim total!!robell ukraina është ajo skuadër,kompani,batalion a divizion që përdoret për të tërhequr në grackë kundërshtarin!ukraina është ajo pjesë e taktikës që përdoret për të tërhequr atje ku duhet kundërshtarin dhe për të arritur qëllimin strategjik!shkatërrimin e tij total!!një furrnizim i fuqishëm i ukrainës do të ishte i barabartë me luftën e parë të gjirit persik!atëherë kur koalicioni i udhëhequr nga usa,përmbushi vetëm objektivin e marrë!çlirimin e kuvajtit!po të kishte hequr nga pushteti sadamin nuk do kishte një luftë të dytë në irak!po të humbasë shumë shpejt rusia ,do të mbetet në pushtet putini!po të humbasë në kohë,do të jetë shkatërruar aq shumë ekonomikisht,sa është e vështirë të qëndrojë në këmbë si federatë!ka mundësi që të mos qëndrojë në këmbë as si shtet,me zgjatjen e luftës!!ukraina do ketë humbje të mëdha,por në fund nuk do ketë më asnjë rrezik nga,putini i radhës!!ps:nuk e di se kur e ke shkruar këtë artikull botuar sot,por ca gjëra duken si rrëmujë!!

        1. E
          Evisa

          Ngado që t'a rrotullohet, sido që të thuash, në fund të gjithë do të arrijnë në përfundimin e gjeniut të marrëveshjeve dhe zgjidhjeve politike,të ndjerit Henry Kissinger, i cili me të drejtë vuri në dukje, se Putinit i duhet dhënë një copë tokë nga Ukraina, thjesht për t'u justifikuar se diçka bëri "në të mirë të Rusisë", që lufta të përfundojë. Ai e bëri budallallëkun, kujtoi se ukrainasit do e prisnin me lule, si shpëtimtar dhe u habit kur ndodhi e kundërta. Bile kish zgjedhur t'i sugjestiononte ukrainasit duke përdorur termin nazistë për drejtuesit e saj. Është e kotë t'a zgjasësh, jepini një copë tokë sa për t'u justifikuar, që të ndërpritet lufta dhe rifillojë ndërtimi i gjithçkaje të shkatrruar nga mëntë e kokës të një mbetje komuniste, të Rusisë perandorake si Putin.

          1. s
            shori

            @anticensura..., o psikopat idiot analfabet...!!! Po te sugjeroj dy gjera: E para, mos u merr me komente, sepse nuk di te lexosh komentet e shkrimet e sakta, me shqipe te bukur, sepse je mesuar me gjysma rrokjesh, pa fillim e fund, si shkrim arab... E dyta, mos e shiko me mamin nga vrima e celsit, se do cmendesh fare e do marresh rruget...!!! Ji djale i mire dhe pi ilacet ne kohe...

            1. a
              anti25642654censurë

              shorr mor bir putini,ti më flet për shqipen??o mbeturinë ruse e fund viteve '50 që mban anën e atij që përveç spermës nuk ka kontribuuar asgjë tjetër në mbarshitimin tënd,mëso të replikosh dhe jo të komentosh!idiot kliko tek "Përgjigjuni" për të replikuar komentin tim,dhe mos shkruaj koment të ri!boll ndjek nënën tënde nga bordelli në bordell,duhet të të ndjek dhe ty,tashi??

              1. T
                TREGETARI

                Shori-O ere shurre qe kundermon ne kete website e qe e mba veten per shqiptar ik o plere ne Rusine tende o sperme sllave ote qifsha gruan e cte permban.

                1. a
                  anti25642654censurë

                  tregtaro,mo e shaj nga gruja shorrin se e bëre punë muti!!shorri është 69sh!!sa "grua" dhe "burrë"!shaje nga nona,se nuk del huq!pavarsisht se është lezbike,ajo prapë punon si kurvë e pavarur në bordelle të ndryshme!sa për motrat,përveç të madhes që ka ndërruar gjininë,të gjitha janë femra!!për shkak të profesionit nuk bëjnë dallim,prapë se prapë janë me vrimë mes shalëve!!"gruaja" e shorrit,ka po të njëjtat vrima që ka dhe shorri!!

                  1. Q
                    Qiresi i gjinekes te Tregetarit

                    Po ti pse s'iken ne ukrain o ..TARI trugomari, o sperm arabi, çupen dhe motren sa po ti qiva, tani rradhen e ka jotshoqe, o debil.

                2. D
                  Dik Man Jaku

                  Eh more Enver na hoqe "Apetitin" me keto qe shkrove.

                  Lini një Përgjigje