Qerrata Gjekmarkaj

28 Mars 2024, 10:30Blog TEMA
Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja

Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen.

I ka qëlluar Agron Gjekmarkajt ta mbajë këtë flamur.

Dhe dje, në injorancë të plotë politike, firmoste si nënkryetar i Kuvendit një shkresë drejt Gjykatës së Apelit ku kërkonte që vula t’i kalojë Rithemelimit.

Shkurt, Gjekmarkaj, që akuzon mazhorancën se ka shkelur ligjet, se po mbështet partinë shtet- akuza këto krejt të drejta- në momentin më të parë i shkel të gjitha atributet e numrit dy të legjislativit, duke kërkuar që vula t’i jepet një pale- domethënë, palës me të cilën është bërë, së fundmi, ai, sepse qenkan shumicë.

Pra, në vend që numri dy i Kuvendit, organit më të lartë sipas Kushtetutës, t’i kërkojë gjykatës që të përshpejtojë procedurat për të zgjidhur ngërçin e një debati ligjor në partinë më të madhe të opozitës, duke zbatuar ligjin dhe pa presionin e politikës, ai zgjedh të firmosë si nënkryetar Parlamenti për postin e tij si nënkryetar i Rithemelimit.

Pas këtij hapi, nuk ka pse Gjekmarakj dhe ata që janë me të, të zemërohen me Nikollën apo Felajn se po përdor ligjet në favor të mazhorancës.

Të paktën, ato të dyja nuk kanë kërkuar zyrtarisht institucioneve të votojnë në favor të PS-së.

Por mëkëmbësi i Berishës, që dikur deklaronte largimin nga politika nëse ish-Kryeministri konfirmohej në krye të opozitës, e konsideron vulën e Kuvendit edhe vulë të partisë.

Nuk është për t’u çuditur nga një njeri që në fjalorin e vet ka vetëm dy fjalë, “Babo-babo” dhe “qerratai”.

Në të shkuarën e tij, është po ai që shan dhe lavdëron me të njëjtin zell. Ndaj dhe nuk ka se si ta dijë që firma si nënkryetar i Kuvendit nuk është e njëjta me atë të mëkëmbësit të Berishës.

Se ashtu i bie që ministri i Brendshëm të arrestojë vetëm ata që nuk janë me PS-në (dhe jo se nuk e bëjnë, por thjesht nuk e thonë si gjëmëmadhi Gjekmarkaj, që në këto vite në politikë e në Kuvend mbahet mend vetëm se ka ngrënë në një studio televizive teksa një koleg analist bullizonte kolegun tjetër).

Padituria politike e tij shkon më shumë se kaq. Ai mendon se partia nuk janë idetë, por njerëzit.

I bie që edhe sa herë njerëzit braktisin një parti, duhet të marrin dhe vulën.

Apo, meqenëse shumicat lëvizin, të ndërrojmë dhe emrat dhe vulat sa herë një shumicë zëvendëson një tjetër.

Me këtë ideal, duket qartë se sa ideologjike është bashkimi rreth Bardh-Berishës.

Dhe, imagjinoni, Gjekmarkaj mbahet edhe si ndër më të lëçiturit e grupit të tij, pasi ka mbaruar dhe gjuhë-letërsi.

Ose, më saktë, ka marrë diplomën aty duke u lëvduar se është nipi i At Zef Pllumit, edhe pse kjo nuk është e vërtetë.

Nejse, nip i dikujt mund të deklarohesh sa herë të duash, por të prezantohesh në emër të demokratëve, është një shaka pa kripë, shaka që Berisha ua ka bërë jo pak herë demokratëve.

45 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Te lumte pena Namir, skanim i sakte.

    1. S
      Salarioti

      Mullah Namir! Sa here ka ndonje levizje te dyshimte ne kampin e armikut, ti vepron menjehere. Dmth ti e zmadhon lugen me te cilen ha mut. Meqe dje ky loqja i Mirdites i kerkoi dje pershpejtimin e gjyqit per vulen , ti fap, e hape edhe me shume gojen tende qe te nxere luge me te madhe me mut kut ta futesh. Keshtu te do Partia Namir Mullah! Qen besnik.

      1. P
        Pikë e zezë me Berishistët

        O Selam, Po ti ç'pate mor burrë? Pse u preke kaq shumë nga Namiri? A thua ta ketë patur me ty ky Namiri? Nuk lexova gjë per Salarinë, per zotin. Uau, hajde pushkë labe, hajde. Shkrepet edhe kot fare.

        1. M
          Muzaka i Ri

          Qe nuk eshte nga Salaria te garatoj, por nje gje duket qarte, ka frike se mos mbetet dhe ky pa ngrene.

        2. A
          Argita fytyre bytha e palare

          Bravo Namik, per deri sa tu leshua ShkelXen Brrisha me siper me te shara, shkrimi juaj qelloj në shenje. Ky lart eshte vete Xenua bythqire qe qeteson tiroidet duke u palluar në bithe.Martesa me Arminen eshte blere vetem te mbuloje bythqirosjen e tij.

          1. F
            Foni

            Tani nuk thote me se eshte nip i Atë Zef Pëllumbit por nip i Tom Doshit, kerkon favore ne emer te tij, i mbyti edhe ata ne fakultet pse kerkon favore pafund. Eshte kërriç fare por s’ke çfare i ben, keta jane katoliket sot, o Zhelefina o Agroni, te tjere s’ka, ah harrova Lek Plepin.

            1. F
              Flet

              Sa mut që hëngërke edhe ti prej Salarisë o njeri..!

            2. k
              k

              Si fshatar i koprativës malore qẽ eshte , i falet se i mungon kultura . Këta i zgjidhin problemet me gure dhe druj, ky ka përparuar ti zhjidhi me shkresa.

            3. H
              Hamdi Jupe

              Nje shkrim ekselent.

              1. I
                I lindur pa vule

                O laperdhari,sa do zvarranik i neveritshem te jesh mbas nje specie me se te neveriteshme lulkes,ti duhet ta kish vene ne funksion llogjiken me minimale, qe si kopeja e llojit gjekmarkaj dhe ajo e lulkes,krijese prej dylli te saliut,injorante dhe te paftyre,jane krijesa pa vule,gjate tere egzistences se tyre.

                1. P
                  Per korrektese

                  O ti komentues. Vetëm Namirit nuk mund t'i thuash zvarranik, sepse nuk ka brohoritur per as je parti. Pastaj, Po ti çfare bere? Ja erdhen këtu dhe shave gojen kunder Namirit. A thua se bere ndonje trimeri te madhe. Ti perpara, Namiri mbrapa.

                2. M
                  M

                  Mortadella gjeka

                  1. N
                    Niko

                    Namik,e ke qarë këtë klloun pa kurriz!

                    1. K
                      Keshilltari

                      Ketij me nder me thone prof. Gjek mutit kurre nuk ja lexova ndonje artikull.... Teper i merzitshem, pa pike fantazie dhe shume karrjerist, tipiku i malokut qe mban kreherin e flokeve ne xhepin e palltos. Me pak fjale loqe i teri

                      1. X
                        Xhixhi

                        Po pelcet Lapordhaja nga inati qe PD -ja po normalizohet. Nga mengjesi ne darke del e pellet sa mundet se kjo eshte padrejtesi, se PD-ja eshte Basha, se Saliu eshte Non grata, se vula .., se drejtesia .., se …, se. Yyyyp lapordha, jepi , yyyyp!

                        1. D
                          Demokrati orëve të para

                          YYYYYPPPPP Xhixhi, yypp se ta hypën.

                          1. K
                            Kukësiani i Revoltuar

                            Ha ha ha, u moj Xhixhe, se na shkrive. Po normalizohet PD-ja the? Ha ha ha ha ha. Po normale. PD poshte ballkonit të Saliut. PS-ja perdor çuna dhe vajzat te reja si patronazhistë, ndersa Saliu ju perdor juve koqet e kandarit si "ballkonazhistë". Ore, fjalën turp e njeh, Apo nuk ta kane mesuar prinderit. PD-ja ka dale pa brekë ne pazar, ti thua normalizim. Të pakten Edi Rama doli pa brekë ne nje plazh nudistësh. Ju për kunj te Ramës po dilni pa brekë ne mes te Tiranës.

                            1. S
                              Sqarim

                              Edhe para 83 vjetesh perdori PK mëmë , çuna dhe goca te reja, si patronazhiste , dere me dere per te hapur fjalen e Partise. Manipulimin dhe perdorimin e njerezve e ka ne gjak kjo parti. Pronaret atdhetaret dhe intelektualet u quajten TRADHETARE se nuk binin dakord me traktet e partise. Kur erdhi ne pushtet i shtoi te rinjte dhe te rejat AKTIVISTE te Partise, biles u dha edhe poste!! Pastaj angazhoi DREJTESINE POPULLORE (edhe ajo u quajt E RE) dhe pushkatoi e burgosi opoziten qe me propagande ishte kujdesur ta shpallte ARMIKE. Dua te them se eshte film i pare ky qe ben kryerilindasi, seshte ndonje shpikje e re. AKTIVISTET u shpiken nga grupet komuniste asokohe.

                              1. T
                                Te yfte

                                Po o kar po Berisha burre zotni ik ore mut mos ma caj hajdarin!

                          2. D
                            Dardani i Ri

                            Ky Gjekmarrja është një antishqiptar i vërtetë. Ai, në bashkëpunim me rreaksionin antishqiptar, të brëndshëm dhe të jashtëm (Beograd dhe Athinë) po mundohet të rrëzojë rendin kushtetues në Shqipëri. Nuk e kuptoj këtë qendrim indeferent, të politkës dhe drejtësisë ndaj tij.

                            1. Z
                              Zani Burimi

                              Dhe ju te Temes mos i botoni asnje brockull qe shkruan ky "i lecituri", se na e hiqni zellin per te lexuar gazeten, o njerez!

                              1. L
                                Lamir Dhaparlaja

                                Pse lodhesh te kerkosh kot nga opozita me nenkryetare kuvendi mor Lamir Napardhaja, ja ke Kryetare ketej nga Rilindja ate Biben Nikolla me diplome Kristali me mesatare 5.5.

                                1. t
                                  taksidari i qeverise

                                  Qerrata Lapardhaja, e fitove edhe per sot canakun e supes atje prapa kryeministrise...

                                  1. l
                                    lexues

                                    Oshoqja Taqidare,luftoni per te drejtat tuaja.Po lehni si qen dite e nate dhe Sali bytha me Mul sumen akoma ju kane lene vetem me byrek me gjize.Legenat edhe dhallen ju a hoqen

                                  2. V
                                    Vranakonti

                                    E verteta eshte se vula duhet t'i kaloi PD-ke zyrtare,me Lulezim Bashen. Ata te rithemelimit pretendojn kot per vulen se nuk u takon. Deputetet e rithemelimit me ne krye Salin,dolen nga kosherja dhe bene nje grupim tjeter. Bleta kur hedh jashte kosheres bletet e teperta,ato shkojn ne nje dege peme dhe zgjedhim mbretereshen dhe krijon mbreterine e saj. Keshtu edhe grupimi i deputeteve te Saliut dolen nga partia meme dhe duhet te krijojn nje parti tjeter. Gjykata qe eshte per t'u kritikuar shume per zvarritjen e ketij problemi,duhet qe vulen t'ja japin PD-ke zyrtare. Kjo eshte e drejta.

                                    1. o
                                      opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                                      Vulen e nje partie nuk e jep gjykata, Vulen e nje partie e kane anetaret e saj. Atje ku jane shumica e tyre, atje eshte Vula. (me gjithe zellin e madh te pushtetit per tia varur Vulen e opozites ne qafe ca Vulehumburve qe nuk arrijne dot te nxjerrin as 16 kandidate neper 61 Bashki e qe nuk i shkojne pas as familjaret e tyre_)

                                      1. B
                                        Bislim

                                        Jo o Llazi,t'a ka thënë mami gabim! Gjykata e njeh çdo grupim politik edhe ajo t'a jep vulën. Në njoftimin kur u krijua PD ,ministria e Drejtësisë e Enver Halilit(ajo e jepte lejen atëhere) ,thoshte se "pasi u njohëm me dokumentacionin dhe përputhjen e tij me ligjin ,u vendos regjistrimi i PD në regjistrin e partive politike ". Ti atëhere ishe i vogël nuk ke faj... Shumica shpreh vullnetin,ligji e miraton këtë vullnet ose jo. Prandaj Saliu që është shumicë.duhet që të ketë vepruar sipas ligjit ,se në rast të kundërt nuk merr vulën po Ndoc Rrokun.

                                      2. L
                                        Luli

                                        Te lumte pena se i ke ardh hakut ketij surrat kuqit,bythlepires i nongrates

                                        1. M
                                          Maloku

                                          Ore ose moj Xhixhi cfar je burre apo grua, po te vdese Saliu si do beni ju per vulen? Ata dhe tani qe eshte gjalle Saliu po shqyhen me njeri tjetrin per postin e kryetarit, kurse ti na mbrockollit rshte qetesuar PD. Vula do shkoje atje ku te urdheroje Gjykata dhe ku eshte ligji , jo ku eshte shumica apo pakica. Do rrojme e do shikojme nese po qe se Gjykata do te vendose qe vula duhet te rrije tek Basha se si do behet shumica prane tij. U pika qe sju bie qe besoni qe idiotet Bardhi, Gjekmarkaj e bejne per ideal. Ky idioti i lindur gjekmarkaj, idiotsite e tija e le dhe me shkrim, qe kur ti lexojne me vone femijet e tij do te skuwrn deri tek veshet

                                          1. T
                                            Tironci

                                            Vulen e ka PD zyrtare dhe kjo nuk diskutohet. Nqs mendohet se non grata me te tjeret ka shumicen le ta kene por kjo nuk I ben ata perfaqesues te PDs. Nuk kuptohet pse nuk kane krijuar akoma partine e “Rithemelimit” por vazhdojne enden gjyqeve duke humbur kohen kot.

                                            1. K
                                              Krisht cfare na ke dhene !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                              Gjekmutajn.

                                              1. L
                                                Llaf Dibre

                                                I "lēçitur" Gjekmarkaj? Mos more! Dje lexova vetem titullin e nje shkrimi tij te Tema. Kishte kopjuar dhe modifikuar si "mençuri" e tij nje thenie te A. d'Ipona. Fliste i pafytyri pikerisht tani qe drejtesia po merr kuptimin si fjale, dhe fliste pikerisht nga ai krah qe drejtesine e patì instaluar si padrejtesi? Lëçitja e Gjekmarkajt eshte 0. Çdo shifer pas xeros eshte me negatività. " Nje karakter trokë, i deformuar dhe i zgerlaqur nga skllaveria e tij shpirterore, nuk mund te ngrihet kurre ne idealizem" thoshte, J. Fichte

                                                1. S
                                                  Skraparliu

                                                  Deputetibme letyre dhe qe e ka mare kete vende pa merite eshte Gjaku i Markajve qe deri dje ishte ne paradhome te Edi Rames sote te cane bythen per Saliun,sa per Babon ai ngorth per Ramen,keta soje deputetesh nuk ke ci do te lene ne rruge,Namir shikoje si po vishet Gjeka tani te Rrithemelimi me kostum blu me papion floket para i lyen me xhele paldesyne nga punet e medha qe ka e mbane ne dore ate canten qe dilte te Sokol Balla ngjyre kafe ja ka fale nje gabeli shyqyr qe e kemi nenkrietar parlamenti qe mos e pacim

                                                  1. a
                                                    astrit

                                                    Nuk e di se perse mereni me Gjon Markajn kur as ai vete nuk di se ç'thote e ben!

                                                    1. J
                                                      Jeni

                                                      .......hahaha politikani gone gjek..... eshte nje gamor i llakuar......( ndjese gomereve prej verteti qe i krahasoj me kete idiot )

                                                      1. M
                                                        Mirdita.

                                                        Turp ,nenkryetar nje qenie me ere m..

                                                        1. H
                                                          Humoristi

                                                          Qerratai,derdimeni,me mbiemer te shquar toskerisht me (aj),qe ka pire vere.te kuqe me sulltanpiktorin,per t’u futur ne listat e mesnates te Lulbraves,kerkon perballjen me mentoret e tij!?

                                                          1. M
                                                            Moli

                                                            Gjeka, asht bo tironas tashti në 2022, ku berisha i ka dhënë vetëm flethyrjen në tironë, pashaportën do dhe pese vjet tjera ta mori, edhe pse shamin e mban ke xhepi i vogël i xhaketës, edhe pse akoma lëpin flokët, zakon që ja lëpinte lopa, nuk e shpejtojnë propedurën për pashaportë si qytetar.

                                                            1. F
                                                              Fatimja

                                                              Sh.bukur

                                                              1. S
                                                                Shqiptari

                                                                Thone qe ky Gjek Markagjoni eshte edhe nip i Nastradinit.Madje ka dhe nje lidhje te vjeter gjaku te cilen ai nuk e ka deklaruar kurre, me Gjin,Gjon,Mark,Frrok,Nue Pek Upenge Calin.

                                                                1. T
                                                                  Te treja zonjat Topmodele !

                                                                  Tre zonjat Top Modelet qe kane deshire te miremarin ne dore fatin e 3 milioneve Shqiptare Si skillever. !

                                                                  1. V
                                                                    Velo

                                                                    Është kërriç i shkreti...mundohet të bëjë ndonjë hartim dhe kaq. Byrekun me gjizë e përtypte me të dyja bullçitë

                                                                    1. u
                                                                      uskania

                                                                      Agron Qafkuqi!????????

                                                                      1. L
                                                                        Lavjersi Gjekmarkaj

                                                                        Veprimet e Bardhes nuk i mare seriozisht pasi kur ke probleme hormonale veprime luhatje te tilla jane normale por kete koke kuqin Gjekmarkaj kete bejtexhi qe te bene per te dhjere e jo per te qeshur e konsideroje njeriun me te ulet me te pamoralshem qe ka vendi dhe per kete fajtor eshte Basha .

                                                                        1. M
                                                                          Meli

                                                                          O zoti artikull shkrues, se si mendoni ju për pjesën e Rithemelimit unë e di, po si mendoni ju për punën e PD zyrtare dhe sidomos për punën e z. Basha të lutem dua të di mendimin tuaj.

                                                                          Lini një Përgjigje