Në vend të elegjisë ... reflektim për shkollën simbol të ‘skëndërbegasve’

27 Mars 2024, 14:09Blog Nga Kristaq Xharo

Në vend të elegjisë ... reflektim për shkollën simbol

Konferenca kombëtare për arsimin dhe formimin profesional (AFP) me pjesëmarrje edhe ndërkombëtare e zhvilluar dje për ushtarakët por dhe më gjerë sjell  në kujtesë mungesën në këtë ngjarje të një shkolle  simbol njohur si Shkolla e Mesme ushtarake ‘Skëndërbej’.  Dita e nesërme do të jetë 79 vjetori i kësaj shkolle.  28 marsi 1945 është dita e krijimit të  Shkollës Ushtarake ‘Skëndërbej’. ‘Begsat’ kudo, në vend dhe nëpër botë e konsiderojnë këtë ditë si festën e tyre. Kujtojnë  lavdinë e kësaj vatre të simbolit kombëtar,  që përfundoj në mënyrë tragjike jo më tepër si elegji, por si nevojë për reflektim. Shkolla ‘Skëndërbej’ simbol kombëtar,  që inspirohej dhe mbarte vlerat simbolike të kombit, që nga vetë emri, lindi dhe jetoi si një  fidanishte ku përgatiteshin shtetas me karakter të thellë patriotik, me dije të thella arsimore e me dinamizëm të pakrahasueshëm duke  afruar personalitete nga të gjitha fushat. Sot kur përditë e më shumë antivlerat kanë triumfuar kudo, një institucion i tillë simbol si SH.U.’Skëndërbej’,   do të ishte embrioni që do të ruante vlerat më të mira të kombit tonë.   

Shkolla ‘Skëndërbej’ nuk ishte shpikje shqiptare as produkt i ndonjë ideologjie. Institucione të tilla arsimore kishin filluar në Perëndim që në shekullin e 16 dhe 17, por shumë shpejt u përhapën edhe në Lindje e më tej  në të  gjithë botën. Klausevitz në veprën e tij ‘ Mbi luftën’, bibla e artit dhe shkencës ushtarake,  shprehet se datat e krijimit të këtyre institucioneve, jo çuditërisht  janë të njëjta me atë të krijimit të vet shteteve, ndaj dhe shumë shpejt ato u konsideruan simbole dhe mbartës natyral  të vlerave kombëtare. Në vendin tonë, pas shpalljes së pavarësisë,  në tentativë, krijohet një shkollë të tillë, për herë të parë në vitin 1913, në Shkodër e ngritur nga austriakët, por që nuk arriti ti mbijetoi kohës. 

Shkolla ‘Skëndërbej’ e krijuar në 28 Mars 1945, fill në ditët e para të pasluftës ndoqi përvojën e vendeve të tjera, të dominuar nga modeli prusian. Shkolla e  begsave- ‘kadetëve’ nga frëngjishtja - djem të rinj, thithi në gjirin e saj pionierë të rreshtuar në brigadat partizane, fëmijë të të rënëve gjatë luftës, e plot të tjerë me entuziazmin e moshës,  të dëshiruar për dije dhe  me frymëzimin për ti shërbyer kombit. Për më shumë se 45 vjet ajo mbeti  shkollë kampion dhe krijoi histori, që  krenohej çdo bashkëkombës.  

Nuk është nostalgjia dhe krenaria që ndjejnë ‘begsat’, por thirrja drejtuar ndërgjegjes së elitave politike të reflektojnë, të dënojnë vendimin  skandaloz e tragjik të  vitit 1992 e të rilindin Shkollën e Mesme Ushtarake ‘Skëndërbej’.  Në atë vit të mbrapshtë,1992, nën moton e përmbysjes së madhe, më shumë kundër shtetit se sa ideologjisë dhe sistemit,  presidenti-komandanti i përgjithshëm i asaj kohe,  si një ‘gjeni konstant’,  ju desh  maja e malit të Korabit, të lëshonte rrufenë mbi këtë shkollë - institucion edhe pse  mbartës i simbolikës  kombëtare,  duke e konsideruar si shkollë të jeniçerëve. Ky ndoshta do të ishte edhe fillimi i stuhisë që ‘Zeusi’ do të fillonte stuhinë duke hedhur rrufe ndaj të gjithë institucioneve   në fushën e mbrojtjes, sigurisë, e kudo ku kapte kosorja e revolucionit. Edhe pse ironike dhe paradoksale  nga të gjitha shkollat e mesme profesionale apo të përgjithshme rrufeja do të binte  e shkrumbonte vetëm   shkollën “Skëndërbej’ duke vënë edhe njëherë në pikëpyetje nëse ‘ushtaraku është profesion’.

Duke kujtuar një ngjarje në 2013, në Konferencën e Integrimit në NATO,   u pyet gjenerali belg, se si dhe kur mund të mbyllej një akademi ushtarake në Belgjikë, apo në perëndim, i mbetur konfuz dhe pasi ju ripërsërit pyetja dhe u shpjegua konteksti, ai do të shprehej se kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa do të mbijetoi shteti. Akademitë ushtarake, veçanërisht ‘begsat’ në perëndim, por edhe në botë, natyrisht kthehen në simbole dhe  si të tilla shprehin unitetin e kombit. Atëherë përse duhej një ngjarje e tillë të ndodhte në vendin tonë.  Lexoni Samuel Huntigtonin, një nga shkencëtarët më të mëdhenj politik, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë dhe akademik,  jo vetëm  në ‘Clash of Civilization’,  por në ‘Soldier and State’ për një përgjigje më të qartë ..përfundoi gjenerali belg.      

Paradoksi më i hidhur gjendet në atë se   çfarë ndodhi më pas. Pasi shkatërrimit të  shkollës  ‘Skëndërbej’ dhe të tjera më pas, në vazhdim të viteve ’90,   arsimimi i ushtarakëve tanë ‘për të mbrojtur atdheun’, ju besua vendeve fqinjë, për të cilat duhet tu jemi mirënjohës. Dërgimi, zakonisht,  është praktikë e shteteve të porsa krijuar, pa histori e pa përvojë, por jo e një shteti që kishte histori 90-vjecare dhe asnjëherë më pak luftarake.  Ndryshe nga gjithë profesionet e tjera, kur një ushtarak i ri diplomohet në çdo shtet ai kalon në dy momente solemne : të këndoj himnin dhe të bëj betimin para flamurit kombëtar... të shtetit të tij... Kjo është edhe simbolika që ndryshe nga gjithë profesionet e tjera përgatitja e oficerëve të rinj është monopol i shtetit-kombit amë.   Ushtarakët si  ‘kadetët-begsat’ dhe oficerët e rinj përgatiten të mbrojnë vendin e tyre në rast agresioni që ju vjen nga... prandaj ky profesion është unik. Më pas, kualifikimi mund të bëhet në çdo vend partner.   Paradoksi vazhdon....

Modeli i shkollës së ‘begsave’  nuk ka qenë  shpikje alla-shqiptarçe. Mjafton një vështrim i shpejtë  në ‘motorin google’ e shumë lehtë sheh në çdo vend të botës, me histori gjen shkollë ‘kadetësh-begsave’ në çdo vend të botës, përfshirë edhe mbi 23 vende të NATO-s, vende me histori të hershme. SHBA ka aktualisht 22 të tilla, Italia, Franca, Gjermania, Turqia e të tjerë padyshim i ruajnë si nga më të mirat. I vetmi ndryshim është se tashmë në këto shkolla,  ashtu si djem pranohen edhe vajza të reja. Në këto vende këto shkolla janë unike dhe quhen pasuri dhe fuqi kombëtare, vatra që inspirojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe vet kombit.  A kemi edhe ne nevojë për një institucion të tillë....jo për nostalgji por si institucion në themel të kombit.

Duke përfunduar, dhe ju uruar kremtimin e festës së krijimit të shkollës ‘Skëndërbej’ , do të mbetet  krenari për këdo që ka kaluar në bangat e kësaj fidanishte dhe për këdo që ka përjetuar historinë e saj. Sot më shumë se kurdo,  ndërsa po sfidohemi rëndshëm nga një situatë e nderë sigurie dhe erërat e një lufte,  që prodhon me bollëk mjedisi aktual, është koha të ndërpritet bullizimi e të mendohet për sigurinë e mbrojtjen si një çështje tashmë mjaft aktuale. Mënyra më e mirë për të ruajtur e garantuar  paqen mbetet promovimi i vlerave kombëtare nëpërmjet institucioneve që inspirojnë e formojnë karaktere , ngrenë kapacitete të fuqisë kombëtare  dhe të  rrisin optimizmin dhe  dinamizmin e kohezionit kombëtar.  Nuk mund të lihet ruajtja e këtyre vlerave vetëm ndeshjeve të kombëtares së  futbollit duke kënduar himnin apo partizanëve të fejsbukut. Shkolla ‘Skëndërbej ishte e duhet të jetë një prej këtyre institucioneve për vendin e pse jo për Kosovën dhe shqiptarët kudo që jetojnë...ndaj mund dhe duhet të jetë përsëri.

Partizanët e  ‘Paqes së përjetshme’ të Kantit  dhe ‘Fundit të Historisë’ së Fukojamës, idealistët e utopistët kur fryjnw erërat e luftës rrallohen...

Kristaq Xharo: Prof. Dr. në UET;   ish - skendërbegas-(Kolonel R)  

22 Komente

  1. L
    Labeati

    Kico faleminderit per shkrimin dhe te uroj shendet

    1. L
      Labeati

      Kico faleminderit per shkrimin dhe te uroj shendet

      1. v
        vend-muti

        Na mbyten keta pordhesor doktorat e absurditetit dhe injorances,si puna e ketij xharos,qe u ushqye dhe u mbath,nga Hoxha,por per te paguar paguanin skllevrit,per te mbrojtur ate sundimtar, nga populli shqiptar,qe e la pa breke ne bythe, dhe e rasi brenda per nje fjale goje.Me cfare mburret ky ekzemplar kokoroc,pa tru,qe ka sherbyer per te mbrojtur kete diktator mizor,pasi si dhe doli askush shtet nuk na kercenonte ne, vec bemat cmendurake te diktatorit dhe mbas ngordhjes se tij,ne pa brek ne byth sulmuam dhe pushtuam tere perendimin sic ish deshira e hoxhes dhe begasve te llojit xharo,te cilat jane me mire, dhe se me pare,pasi dine ta dredhin pa ju kuqur faqia as dhe mullaqia,qe eshte organi kryesor tek ky lloj.

        1. D
          Deda...

          Qëndrojnë të gjotha sa thoni zoteri, por e kapni problemin vetem në sipërfaqe, dhe kjo flet shumë: nuk mendoj se jeni nga ata që flisni bukur dhe veproni shëmtuar... Por kllufi Cili, ky ithtar i ekonomise liberale në një end të leckosur flet gjithashtu shumë... Disa vrojtime: 1. Shkollen e SKENDERBEJ e krijuan ata qe ia kishin shijuar dhe parë flaken barutit, dhe pothuaj të gjithë u shkuan ne plumb... 2. Pasoja: më 1997, ushtaraket hodhen kapele e rripa, dhe u vunë perpara si bagetite... 3. Me 1945, shkolla SKENDERBEJ ishte e Meh.et Shehut, më 1990 e Enver Hoxhes... 4. Si mund të ketë ushtri me fshataresi të uritur, pa tokë, pa lopë, pa dele etj... 5. Si mund të ketë ushtri me një popull per nga parametrat e lirisë, afër bujkroberise... Fakti që hani tek kazani i Cil kurv-shkerdhates, të bën të mendosh se jeni ushtarak, ne mënyrë figurative, i ushtrisë te 1990, uroj ta kem gabim... Ka dhe plot të tjera, por nuk kam kohë... Shnet për të gjithë... Z. Baze, ma nxirrni komentin...

          1. p
            petro

            O Dede! Ata qe kishin shtylle kurrizore i perjashtoi nga ushtria Saliu kur erdhi ne pushtet e mbajti vetem ata qe i benin temena, prandaj perfundoi ashtu ushtria ne vitin 1997 me disa perjashtime sporadike te atyre qe i mbrojten repartet. Keta qe i mbrojten ne cdo vend tjeter do ishin dekoruar e ngritur ne detyre, por kjo nuk ndodh ne Shqiperine tone prandaj na ndodhin gjithe keto. Kjo vlen edhe per te tjerat qe nuk ke kohe ti permendesh

            1. d
              degradim

              Ky Deda qenka fillozof i ditur. Ku ta gjej te mesoj pak se ketea ddederit malok keshtu jane shoke te saliut te sheqere kurves. Palaço hespâi ! Tani jemi te kenaqur se s'ka nevoje per artista si ai shoku Dedes, Mehdi Maklaj nga qymyri. Hajt more, se idioter rrit sot domatja dhe qepa se jane me fare miu.

            2. L
              Luftëtari

              Zotëri artikull shkrues, çfarë ushtaraku jeni ju që nuk keni guximin të tregoni me gojën plot emrin e atij që e emëroni Zeus??? Çudi një ushtarak që pretendon që në shkollë ju mësohej edhe ju kalitej karakteri me thën të drejtën më çudit???? Ju pyesni por nuk jepni rrugëzgjidhje si e mendoni ju të rikthehet ish shkolla” Skënderbej” në një shkollë tashmë edhe më të avancuar në mentalitet e teknologji??? Të gjithë dinë të tregojnë po i zoti është ai që prpozon zgjidhje. Gjithësesi ju e të gjithë kuadrot e kësaj ehkolle vërtet të nderuar ta gëzoni Festën dhe të keni dhe ju jetë të gjatë!

              1. P
                Poseidon

                PA U VARROSUR SALEHKARAXHICI USHTARI I SERBI RUSISE NUK HAPET SHKOLLA

                1. V
                  Vala

                  Nostalgjia eshte tjeter pune, por sdo harruar qe fundi i palavdishem i saj nuk erdhi rastesisht

                  1. a
                    astrit

                    Shqiperia ka pasur shkolla ushtarake shume kohe me para se kjo shkolle ushtarake te emerohej shkolla Skenderbe

                    1. S
                      Shqiptari

                      Z. Xharo eshte nje njeri i pergatitur, ish ushtarak i respektuar e me integritet dhe gjetjet ne artikull jane me shume vlere. Por fatkeqesisht ne vendin tone te dashur veshtire te gjesh njerez qe e quajne te dobishme sigurine dhe mbrojtjen e vetvetes. Mendojne se gjithmone do kemi te tjeret te vine te na ndihmojne. Gjithe bota flet per rreziqe, kercenime, lufte...dhe Ballkani zien...por ne fleme mbi dafina. NATO shyqyr qe egziston, por aleancat sic krijohen edhe shperbehen (ishalla jo NATO). BE eshte ne kufijte e mbijeteses, çbehet ne se shperbehet???? Vetem ne s'na duhen shkollat ushtarake, se nuk gjen vend qe nuk i ka ka. Vetem ne s'na duhen topat, raketat, tanket, avionet....se çdo vend ne Evrope po i ble. Imagjino: Zvicra qe ka 300 vjet pa lufte po ble 35 avione supermoderne F-35. Serbia, Bullgaria, Kroacia, Rumania..etj etj, te mos flasimi Greqia e Turqia....po armatosen rende. Pyetja eshte: keto vende kane para te teperta dhe s'dine ku ti harxhojne? Jane budallenj dhe blejne kot armatime? Ne qe s'harxhojme para per ushtrine ose jemi me te zgjuarit....ose pergjigjen e gjeni vet. Por shihni Gazen si eshte katandisur, si tabele qitje.... Shpresoj sinqerisht te mos ndodh gje qe te prishe ekuilibrat....se Gaza do ju duket lule para asaj qe mund te na ndodhe.... Sinqerisht uroj qe paqja te mbreteroje ne Ballkan...por nje personalitet i shquar ka thene: te pergatitemi per lufte qe te ruajme paqen.... vijon....

                      1. F
                        Fck you"vend muti"

                        "Vend muti" qe shkruan si nje idiot pathollogjik.Nga injoranca jote fondamentale kuptohet qe je nje mother fucker.Nuk meriton argumenta,por vetem sharje.Fuck you

                        1. z
                          zagari i perjetshem i bllokut

                          PARTI-ENVER,jemi gati kurdohere,demokraci e dhjere.

                        2. r
                          rilindja e enver hoxhes

                          Edhe nje antishqiptar dhe antihuman tjeter, qe tani ha buken e perendimit,qe e ka veshur dhe ngjeshur diktatori izolacionist paranojak,hoxha,ushqyer me mundimet e shqiptareve te raskapitur dhe ndersyer kunder tyre.

                          1. S
                            Shpresa

                            Shkolla Ushtarake "Skenderbej" do te hapet vitin tjeter, sepse i duhet NATO-s per te pergatitur oficere me karakter luftarak, te qendrueshem, besnike, te ndershem e fjalepake.

                            1. P
                              Palluku

                              Po do hapet qe ti hane karin armiqve si ua hengren begsat e karit per 45 vjet. E vetmja gje qe benin ishte te qinin njeri tjetrin ne bythe. Komunistet e kane me detyrim bythqirjen. Shkolle vetem meshkuj zhulsa e pabuksa. Ca pret nga ky popull qe voton prape byrone politike te 85. Edhe njehere ju qifsha robte o begsa. Pa vdekur i fundmit nga ju ky vend nuk ben hajer. Ishit ju qe moret armet ne 91 per te mbrojtur ate mut monument bronxi qe hiqej zvarre. Robt ku ti keni.

                            2. B
                              Blersi

                              Shkolla ushtarake skenderbej ishte shkolla e mesme, me program mesimor te njejta me gjimnazet qe bente mesim ushtarak 6 ore ne jave. Nje lloj garnizoni ushtarak per adoleshentet e veshur ushtarak, qe dilnin vetem një dite ne qytet. Pasi mbaronin kete shkolle begsat kalonin me shkollen e bashkuar, tre vjet dhe dilin oficera. Ky model ishte lindor. Sipas modelit amerikan, Jo shkolle te mesme ushtarake. Per tu bere oficer merren djem e vajza qe mbarojne universitetin, u behet kurs ushtarak dhe titullohen oficera. E gezofshi festen!

                              1. T
                                Tape per bythe

                                Ushtaraket e Shqiperise betoheshin per idealin e partise ndryshe nga ushtaraket e gjithe botes qe kishin Atdheun te parin. Kjo fole prodhonte pordhace te pa pare, plehra qe u qiheshin grate dhe qe hanin groshen e ushtareve. Shkurt nje maternitet zgjebzish qe ishin gati te masakronin popullin per doktrinen e cmendarakut Laver. Ky koqja do jete shquar ne llogaritjen e forces se pordhes, ne eren e qelbur te fendes, per te luftuar kunder armiqve imagjinar. Ah, harrova armen sekrete. "Morrat"

                                1. Z
                                  Zot, ku jetojme

                                  Lexoni komentet dhe do te kuptoni se çfare injorantesh e kanë pushtuar kete shoqeri!!!! Pa kurrfare njohje ta bejne biografine, a thua se kane nje jete qe te njohin. Autori i shkrimit ka qene nder ushtaraket me te mire te ushtrise shqiptare, studjues e njohes i mire i disa fushave. Aktualisht pedagog ne nje nga universitetet ne vend. Pershkrimi qe i ben ish Shkolles se Mesme Ushtarake "Skenderbej" eshte realiteti i atyre breznive. Me mbylljen e kesaj shkolle dhe me shkaterrimin e arsimit ushtarak u shenua fundi i prodhimit te ushtarakeve shqiptare te betuar per atdhe dhe me aftesi ushtarake te denje per nje vend te militarizuar dhe tmerr i vendeve fqinje. Nese autori nuk permend emra por i personifikon ata, kjo tregon se nuk eshte aq i vogel sa te merren me vogelsira, por merret me parimet dhe çeshtjet qe cenojne sigurine e vendit.

                                  1. K
                                    Kafshet nuk behen njerez

                                    Ti vazhdon te jetosh ne ekstaze,si qen-ruajtes i monstres komuniste izolacioniste hoxha,qe shkretoi trupin dhe shpirtin shqiptar.Ahere ti qen-lehes kafshues paguhesh dhe mbathesh,nga puna e sklleverve shqiptare.Tani ti vemje,te siguron jeten si njeri me standart ne perendimin e” mallkuar”,por ty te pelqen te vazhdosh te jesh nje zagar,qe leh mbas te zotit te dikurshem

                                  2. S
                                    Salihi biri i Karaxhixhit

                                    Te pershendes profesor si begas qe ke qene ,per artikullin edhe une jam me ju se u rrita ne ate fidanishte,shkolla Skenderbej ishte ndere shkollat mate mira te Tiranes,ne ate shkolle dhane mesim nje kuader mesimor nder mate mire qe kishte Tirana dhe u pregaditen fizikish e mental nje brez qe ishin mbi te gjithe atdhetar e intelektual,mos u deshpro nga nga komentuesit e shpellave qe luften e banin me gur e hunje por dhe nga ata qe nuk ishin kurre ne shkolla.Zeusi i tyre tani hane mut nga kafazi

                                    1. M
                                      Mire

                                      Vetem respekt deri sa te jeme gjalle per - BEGAS-it ! Perjashtoj disa qe pas vitit 1991 u bene udheheqes shteti qe i sherbyen tradhetise dhe fashizmit dhe ca qe vazhdojne edhe sot: bukeshkalur. E kam nga dhimbja qe kam. RESPEKT per ushtaraket e ndritur, megjithese vete kam qene nje ushtarak pa uniforme ne terrenin e gjere shqiptar !

                                      Lini një Përgjigje