Vegimi hyjnor i Apostullit Gjekmarkaj

2 Prill 2024, 09:34Blog TEMA

Vegimi hyjnor i Apostullit Gjekmarkaj

Nga Minella Aleksi

Në vigjilje të festës të të Shëlbuemit, apostulli Gjekmarkaj na bëri me dije eksperiencën e vet hyjnore dhe rikthimin tek Ati i tij shpirtëror, “Në se unë nuk shkoj, nuk do të vijë tek ju Ngushëlluesi, por në se shkoj, do t’jua dërgoj” – kështu na e rrëfen Shën Gjoni.

I lumnueshmi Shën Gjon i çfaqet Apostullit Gjekmarkaj në gjumë dhe i kujton se “Festa e “Të Shëlbumit” po afron për të na kujtuar se çdo njeri është i thirrur për jetën e pasosur”.

Si bir i denjë i Atit të tij shpirtëror Gjekmarkaj të nesërmen në Parlament ligjëroi: “Berisha u arrestua në një agresion që i është bërë kushtetutës, ata nuk menduan se Berisha do t’u fliste nga lart, nga qielli, duke i befasuar të pafetë dhe duke u dhënë shah-mat në fushën e lirë të demokracisë”.

Sipas apostullit, Ati i tij u ngjit në qiell, takoi “Ngushëlluesin” dhe i garantoi për ardhjen e tij. Kaq tha i shumëdituri profesor dhe na mrekulloi neve, të vobektit që Ati i tij i thërret për jetën e pasosur në rrugën e kalvarit.

Dikush i bëri pyetjen, pse ti dhe jo një tjetër?!. Nën rrezatimin mrekullor, Gjekmarkaj si mbartës i porosisë hyjnore shpjegon arsyet pse Shën Gjoni e ngarkoi me detyrën e Mesazherit ëngjëllor:

“Biri im, me dituritë e tua shumëplanëshe të denja për misione hyjnore, me zë gjithmonë të ulët, të butë si pambuk, tipik për apostujt që flasin me Etërit, ti e nis ligjëratën me një buzëqeshjë të lehtë, të lehtë sa buzëqeshja e mëngjesit të së dielës.

Kudo ku gjëndesh të rrethon atmosferë solemniteti, zotëron artin e mbajtjes së një fytyre të drejtë gjatë predikimeve më komike. Në fakt, mund të them se ke një sens humori “hyjnor”, duke i kthyer edhe detyrat më të zakonshme të “Atit” tënd shpirtëror në mundësi për një nënqeshje qiellore.

Kur në foltore në atmosferë solemne, dëshmoje vegimin tënd të jetës nuk mund të mos ndieja se nën kostumin tënd si nën mantelin e një prifti, gurgullonte sens humori që mund të bënte këmbanat e kishës të qeshnin apo një copë buke në sallë të kthehej për të vobektit në një festë shpirtërore.

Kam vërejtur se Urtësia të karakterizon me mënyrën sesi mendon dhe jo me atë se çfarë mendon. Kjo është cilësi intelektuale e jona, të përkushtuarve të besimit ndaj Atit tonë shpirtëror. Për Atin tënd Kushtetuta është e shenjtë.

Ai që thellësisht vuan para “Hyjit” agresionin ndaj Kushtetutës mbart hire “Shënjti”. Edhe pse shumë zymtësi e mosbindje ka në Parlament, shakatë dhe humori yt ka diçka të ngjashme me shakatë dhe humorin e priftërinjve në ato momentet e vogla të të qeshurit të papritur gjatë një predikimi.

Në historinë e parlamentarizmit shqiptar njihen dy raste kur dishepujt blejnë liderin përpara se të blejnë vizionin. Rasti i parë është kur dishepullja Mary Elisa Salome çfaqi vullnetin hyjnor për të shenjtëruar Skënderbeun e kohëve moderne. Kongregacioni ekleziastik i tërhoqi vëmendjen se një shenjt nuk mund të lumturohej dy herë. Eksperiencat mrekullore të të parit ishin të provuara dhe të miratuara nga konsili papal 400 vjet më parë.

Ti bir ke shansin dhe mundësinë historike që të kërkosh lumturimin e Atit tënd si Shën Salizar Berisha II. Ti ke shansin që në emër të Rithemelimit të jesh i pari mes 138 apostujve të tjerë të të dyja kampeve të ndërmarrësh iniciativën hyjnore për Lumturimin e tij.

Akti i Lumturimit celebrohet pasi Konsili Rithemelues të ketë miratur të paktën tre prova mrekullore të kryera në jetën e Shënjtit Kandidat. Ati yt është fatlum sepse në jetën e tij ka kaluar nëpër beteja “Kasandrash” më shumë se dyfishin e numrit të nevojshëm të Mrekullive Lumturuese.

Mrekullinë e parë e ka kryer në Pranverë të vitit 1997. Me besimin te Fryma e Shenjtë, përpara gjithë popujve të Lindjes komuniste shqiptarët i bëri të barabartë me qytetarët dhe fshatarët amerikanë. Çdonjëri, sipas vullnetit të vet, trim ose frikacak, në fshat, qytet, në mal ose në fushë, të ketë armë në shtëpi. Nga pistoleta deri mitraloza, armë antitank, eksplozivë të të gjitha llojeve etj.

Ati yt Gjekmarkaj që i jemi mirënjohës në jetën tokësore dhe atë nën tokë na bëri pronarë armësh, ia mori shtetit dhe ia ktheu të zotit. Na mësoi si t’a mbjellim, si të vritemi, si t’a ruajmë tokën e mbjellë dhe mbi të gjitha na mësoi sesi të vrasim armiqtë tanë të përjetshëm, shqiptarët trima legjendarë. Tek e fundit këto armë ishin djersa e pa paguar e shqiptarve. E vërteta vonoi por nuk harroi.

Mrekullia e dytë, shumë afër me të parën u përjetua në Shtator 1988. Me frymën dhe përvuajtjen hyjnore i bëri shqiptarët pa shtet.

Në historinë europiane rasti i parë që një udhëheqës me hire legjendash historike dhe me formim intelektual akademik mjeksor Prof. Dok. të shkallës sipërore, transformoi një sistem shoqëror kriminal në një formë parahistorike modeli pa model të institucioneve. Si jo rrallë herë të parët në autoeksperimentet astro-shoqërore. Rasti gjerman me Hitlerin nuk mundësonte Lumturimin si proçes, Hitleri nuk kishte diplomë të arsimit të lartë.

Këshilli Hirësor i Lumturimit e kalon shpejt mrekullinë e tretë të Salizar Berisha II, në Mars të vitit 2008 në Gërdec, mbasi ishte e pastër si provë shenjtërimi teknikisht e përsosur. Donit një eksperiencë mrekullore të tipit shqiptar? Ja tek e keni, në fushat, kodrat dhe nën qiellin blue të Gërdecit. Shëmbëlltyrë e një mrekullie që në analet shenjtëruese konsiderohet apokaliptike.

Ditën e parë që Ati yt shpirtëror zbriti në Kolltuk ëngjëjt në qiell zbritën pranë tij, e pajisën me aparatura regjistruese dhe e trainuan si dëshmitar të së ardhmes. Mrekulli mbi mrekullitë e tij është që bashkëpunëtorët ia kanë të regjistruara me zë dhe figurë të gjitha kryeveprat sa edhe vet ebrejtë, populli i zgjedhur nga Zoti vuajnë, janë xheloz dhe gërmojnë e gërmojnë thellë në qiell dhe nëntokë për gjetjen e provave mrekullore të Moisiut, profetit të tyre.

Ati yt Salizar B. II ka edhe 6-7 raste të tjera që e bëjnë të jetë një përjashtim i rrallë në historinë e shenjtëve. Ja edhe një jashtë liste. Mrekullia në arsim. Edhe ata të sapolindur trashëgojnë të drejtën që në lindje t’u njihet diploma e arsimit të lartë. Të tjerat, dy deri në tre në fusha të tjerat fitohen në rrugë e sipër nëpër shkallët e jetës. Ky është privilegj hyjnor i “Të Shëlbuemit”, për harmoninë, bashkëjetesën e përsosur brenda kaosit.

Megjithatë “Djalli Antikrisht” tinëzisht bën punën e tij. P.sh. edhe pse mjek me bagazh akademik e human të jashtëzakonshëm, i mungon eksperienca e rasteve shëruese e theksoj, mrekullore. Edhe pse është munduar shumë, tej mase, me të gjitha mjetet teknike në dispozicion, nuk ka mundur të sjellë në jetë asnjë nga të vdekurit në duart e tij të bekuara si duar Shën Gabrieli ose Xhebrahili, të cilëve u është gjëndur pranë si psh, Remziut, Kostës, e ndonjë tjetri.

Megjithatë Lumturimin e ka të sigurtë sepse ka mjaft avantazhe të tjera, mrekullitë e shumta në dobi të popullit e të vendit të tij që e bekon përditë e përnatë edhe pse akoma nuk ka vulë me autoritet Shënjti për një gjë të tillë.

Së fundi, pas lumturimit, të kërkoj Ty bir i denjë i Atit që banesa e tij në qiellin e 8-të të shpallet vend i shenjtë peligrinazhi. Populli të dhurojë të mira financiare sepse vetëm të tilla objekte të shënjta si simbole harmonie do e shpëtojnë dhe do e përparojnë atë vend…”

Nën buzëqeshjen e tij të lehtë, të lehtë si buzëqeshja e mëngjesit të së dielës, Apostulli Gjekmarkaj pranoi përulshëm bekimin e Shën Gjonit që u tërhoq në qiell duke murmuritur A M E N.

46 Komente

  1. P
    Pal Vata

    Respekte zoti Aleksi ! Jam nje fansi juaj , por sot me ke merzitur ; si ka mundesi qe i kushton shkrim Kafshes se shpelles se Sali NonGrates kellires Gjekmutit te Mirdites.

    1. V
      Vranakonti

      Bravo,bravo zoti Aleksi per kete fejton brilant qe ke bere. E lexuam dhe u kenaqem.. Me kete i ke rene pikes. Ja te gjitha te verteta dhe te pranueshme. RASPEKT.

      1. A
        Argita baxhella shume e shemtuar

        Z.Aleksi ja ke derdhur te tere bengggg në surrat gomarit Gjekmarkaj

    2. R
      RAIFI

      Çonju burra se na myten fusharakt e pa bese!

      1. A
        A. K.

        Lezha ka nxjerre njerez me integritet te larte moral e kulture siPreç Zogaj, Nikolle Lesi, Albert Nikolla, Rudolf Marku, Zef Kola, edhe Gjekmarkaj shkelqen mes tyre.

        1. M
          Macgr

          Gjekmarkaj jo vetem qe shkelqen ore A,K. por ai dhe skuq me nje ngjyre te purpurte si te shenjtet. Nuk ka nevoje ta vendosesh ne nje rradhe me te tjerette duken te medhenj por vecoje kete te purpurtin si shenjtor. Eka qare fejtonin ALEKSI.ATE SHIKO TI.

      2. G
        G

        Kjo bote ka dhe Gjekmut,shkrimi eshte i bukur,po Gjekmutit I eshte trashur lekura,nuk ndien me.

        1. E
          ENTSOE

          Perfect, Juda- Gjek, eshte turpi I inteluktualizmit Shqiptar si vete Salazari Berisha I " madhnishem!! Shkrim I bukur dhe i vecante; paska akoma intelektuale te vertete Shqiperia.

          1. M
            Murgu

            Sa shpejt i doli bakëri këtij profesori nga Lezha !? Sa shpejt u kthye në origjinë ? Pa dinjitet,ndërsa ne prisnim përpara ai u shtri në këmbët e Salës.Turp !

            1. S
              Shqiptari

              Perlë!!!

              1. D
                D J

                Niveli mediokerr Gjekes i perdhosur nga profesionalizmi i autorit. Per te qare dhe per te qeshur. Pa shtylle kurrizore profesori i gjore.

                1. A
                  Arian

                  Fantastike nuk mund te thuash me shume per priftin

                  1. e
                    edi

                    Nuk me duket aspak çudi qe kete shkrim e kane postuar te gjtha gazetat e paguara nga Rama si DITA, Tema, Shqiptarja .Com dhe gazeta SOT.

                    1. M
                      Me prokurë të posaçme

                      Na mo ti Edi! Nëse nuk e kanë bërë ende, mirë do ishte ta bënin dhe jo vetëm ato, por dhe 'New York Times', 'the Guardian', 'Kathimerini', 'Borba', 'Zeminzhibao" dhe ngado kudo. Le të pëlcasin armiqtë e tij!

                      1. A
                        Adi

                        Vertet mendon se Rama bie ne nivelin e Gjek beseprerit, qeke loqe fare.

                        1. b
                          besim.ari

                          Adi mos ia rrit vlerat jo loqe por koqe.

                        2. ?
                          ?¿

                          "edi"! Shiko dhe leçit ma shume. I kyt shkrim e ka botue me germa kapitale "Ry-Dy"- dhe "Syri" i Sahalese. Thellohu or taj, thellohu.

                        3. K
                          Kajmakeria e Rilindjes

                          Nuk i vjen e keqja shqiptareve nga Gjekmarkaj, as Shqiperise jo e jo. Sepse Gjekmarkaj nuk ka patur kurre ne duar fonde publike e nuk ka futur dore ne xhepat e shqiptareve. Shqiperia e shqiptaret vuajne, varferohen e per pasoje shpopullohet prej 10 vitesh nga Rilindja e pretenduar e tille dhe e modifikuar ne praktike si Rrjepje e Ekonomise shqiptareve e Shqiperise.

                          1. G
                            Genci

                            Gjeka eshte helmi vete, shyqur qe te gjithe e njohin tanime.

                            1. S
                              Sali Ram Berisha

                              "Kajmakeria...."! Si ke emnin ke ne lehjen, kajmak fare, biles qen safi. Per fat t mir, kjo qy tina llap n koment o e fertet. Gjeka sun i ka fut kurr durt n byth t fondeve publike. Ne per ikyt sun ka merite, por sepse si avdall, si servil, si i pa burr qy o, askush sun i beso. Se po ti besonin, ay koqe ne kryq leki sun kish lan pa marrun ne, si malok qy o, do kish ba me faj t pa fajshmit.

                            2. U
                              Ushtari.

                              Mos ja krihni shume bishtin ketij bejtexhiu se ky eshte si puba e k...t sa me shume ta ferkosh aq me shume grihet.

                              1. D
                                Dardani i Ri

                                Ky Gjekmarrja është turpi i familjes, fisit, politikës dhe kombit tonë. Nuk ka fyerje më të madhe për kombnin tonë se, prezenca e shpellarëve dhe kafshëve të tilla në politikën shqipfolëse.

                                1. A
                                  Agron Maloku

                                  A je si je o Malok

                                  1. C
                                    Cfurku

                                    Nuk kishje kohe te shkruaja shkurt.

                                    1. C
                                      Cubi

                                      Më pëlqeu shumë shkrimi, shumë i goditur dhe brilant. Me vjen mir që shqipja ka nxjerrë mjaft njerëz të talentuar. Por e keqja është kujt ja thua. Ku marin vesh këto lloj mostrash që për një copë karrike shesin nënën, babën, fëmijët se gratë as që bëhet llafe se ato i shesin e i lejnë sa her t'ju teket. Se sa për djegien e Shqipëris për interesat e tyre e bëjn nga 30 e ca vjet. Këta kanë lindur antishqiptare dhe agjentura dhe të till do vdesin. Sa për kushtetutën s'ka pse ju vjen keq se këta muter as e votuan as e njohin .

                                      1. g
                                        gjektrapi

                                        Perfekt Pal Vata

                                        1. I
                                          Indinjata

                                          E perkryer kjo pergjigjie per nje thi te veshur me kostum qytetari ku dekonspirohet prej parfumit esence te pergtitur prej eterve te tij me gjakun e fshatareve te thjeshte ,ne laboratorin e Markagjonajve! Padyshim ky thi eshte tejet optimist dhe i lumtun qe kryekrimi shqipetar Berish ngrejti ne piedestal duke i emnue edhe neper shkallet e mermerta te tempullit shqipetar si zedhenes te tij!Andaj edhe ky derr i kuqun nga yndyra e kazanit mediatik sot gulcon e gulcon duke meduar se i ka ardhur dita qe kafshet e zbrituna ne asfaltin e kryeqytetit mund me kercenue cilindo qe mendon ndryshe prej ligjeve te pyllit! I perkryer ky shkrim i cili do te mbetet gjate ne mendjen time z.Aleksi

                                          1. n
                                            nje qytetar

                                            Pal Vata, e ke meritue nofken qe i ke ngjit vehtes. Edhe ai origjinali zog Gamori si ti ka qene...

                                            1. Y
                                              Yttttt pleh

                                              Qeke qytetar rus ti zotrote.

                                            2. H
                                              Humoristi

                                              Ky eshte humor katundaresh “antikomuniste”te thekur!?

                                              1. K
                                                Kot

                                                Shum na bone me qesh.

                                              2. s
                                                shqiptar

                                                Eshte kohe e humbur te merresh me kete grope ptike

                                                1. G
                                                  Grida

                                                  Kisha respekt per kte gjeken por Sa me shum flet AQ mo Shum I del boja, Bo car Debili paska qen zot na ruj menjen osht marru mas Grides E nuk di car flet ne cdo fush Bo si kopetent, vetem budallalliqe, per Griden rrezik ti lej dhe sume.... Salianjit..!! Te arrinte deri ne kte derexhe SMA merte menja Kurr.

                                                  1. S
                                                    Shqiptari

                                                    Ore,ky apostulli i shen Gjonit,Gjekmarkaj i falet i falet njerit prej 12 Apostujve te Jezusit,sipas besimit katolik te kishes Romane,apo i falet porofetit Alej Selam Muhamed!Kur e shoh poshte ballkonit te Salehut,me duket sikur po fal Namazin e Akshamit,pasi dielli ka filluar te perendoje.Larg qofte,se goja nuk ma nxë,mos vallë eshtë konvertuar ne islam dhe Berisha e ka bere Synet Gonin qe pergjerohet per të??!! Apo eshtë nga ata... djemtë e ...Malit???

                                                    1. S
                                                      Skraparliu

                                                      E GGOGOL GJAKMARKAJ e ke kapur veten tani ke leke per te lyer floket me xhele qe te dukesh si Dash merinos se paguajne Shqiptaret per ty per tu bere apostull mos lere kete profesion se shkone o Goni.

                                                      1. T
                                                        T

                                                        Gjonmakari gjoni e turpëroi mbiemrin ,eshte fytyra me e poshter aty .

                                                        1. D
                                                          Dj

                                                          Po me në fund një anti Gjekmarkaj satir… qe shkermoq shpirtin pseudo kristian të pretenduar nga Shen Pjeter Gjekmarkaj … i cili e mi hoi më shumë se tre herë Jesun … dhe tani në pendese e siper perpiqet të imitoj Shen Pjerin… për tu bere jo thjesht Apostopul por dishepull…

                                                          1. l
                                                            lexuesi

                                                            nje super shkrim,mrekulli e vertete,sidomos( Pas lumturimit te kerkoj Ty o biri denje qe banesa e Atit ne qielline 8-te shpallet vend i denje pelegrinazhi.Populli te dhuroj te mira financiare sepse vetem te objekte te shenjta si simbole harmonie do e shpetojne dhe perparojne ate vend) ha ha ha super shkrim.

                                                            1. R
                                                              Republika e trangujve

                                                              Mos u lodhni kot! Gjekmarkaj do hajë gjatë. Ka një nevojë patologjike për sharlatanë, zvarranikë, prostituta, tribal mesjetarë, profetë provincash dhe shpellash, vorjoqimarjotë, maloqe folklorikë, pordhacë, gjithollogjistë tallavaje, nga kishat e xhamijat deri tek universitetet, shkenca, politika, institucionet dhe media që padashur zbuluam që është e gjitha në dorë të Greqisë. Shqiptarëve ju ka ngelur vetëm liria për të emigruar. Vorioqimarjotët, islamikët, janullqirët, Vatikan lëpirësit, maloqet, sharlatanët, gjithollogjistë kanë krijuar atdheun e tyre me hotele, flamurë, ligje, banka, analistë, ologarkë, lexhenda, secili me gjekun e llumit të vet.

                                                              1. S
                                                                Saliu

                                                                Akoma me gjekmutin merreni?

                                                                1. M
                                                                  Miku Gjekes

                                                                  Gjek xheli do ckisherohet nga Vatikani, ha ha ha.

                                                                  1. A
                                                                    Aleanca e Ripierdhjes gjëmon

                                                                    Mos o zot ma thellë !

                                                                    1. l
                                                                      leko

                                                                      O derr maloku rrace e ndyre.

                                                                      1. A
                                                                        Altin Pellumbi

                                                                        Shkrim-satire brilante! Ju lumte z.Minella! Paç jeten e gjate! Une sot nuk do te beje koment! I keni thene aq lehte e mire sa dhe pambuku po te perdorej do dukej shume i rende! Falemnderit!

                                                                        1. a
                                                                          american23al

                                                                          Ky nuk duhet marre seriozisht sepse ne Rithemelimin kane mbetur jane tipa si puna e ketij : debila dhe klluone te Berishes.... Kjo organizate antikombetare duhet te injorohet nga populli shqiptare sepse asgje e mire nuk vjen prej ketyre te shitur...

                                                                          1. L
                                                                            Lezhjani

                                                                            Bo bo sa mire ja ke dhiere ketij me nder mut profesori me duket sikur i ke rene me dore e ja ke hedhur ne surrat ketij palaco servil i pashoq i peshtire deri ne neveri ,qe aty ku ben pjese ai bajge ka shume te tille po ky eshte me ekzemlari me i neveritshmi se mundohet edhe ta shese vehten per te zgjuar . Nuk te njoh se merito nje qetasje te rende aq shume e urrj kete palaco edhe njehere bravo ngelesh i nderuar .

                                                                            Lini një Përgjigje