Opozita e "bashkuar" rreth Edi Ramës

1 Prill 2024, 18:42Blog Desada Metaj

Që prej çarjes së madhe te PD-së pas shpalljes non grata të Sali Berishës, retorikë qëndrore e pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës ka qenë bashkimi. Më shumë se analiza për arsyet e ndarjes, shkaqet që çuan në skenat e turpshme të 8 janarit apo akuzat dhe llumi që u hodh pa kursim, fokusi ishte bashkimi. Dhe kur më në fund bashkimi ndodhi, bashkë me zbythjen nga revolucioni permanent ai solli dhe ndryshimin e kursit të betejës së Rithemelimit me qeverinë.

Produkti i parë politik i bashkimit të “shumëpritur” ishin komisionet hetimore parlamentare. Që me ndryshimet e miratuara nga mazhoranca pa debat në kohën që “bashkimi” hidhte tymuese, kanë më pak hapësira për hetim dhe tashmë është shumica ajo që do të vendosë nëse mbledhjet do të jenë të hapura ose jo për median. Përtej kësaj, ndryshimi i objektit të hetimit të komisionit hetimor për koncencionet në shëndetësi duke tkurrur nga 4 në 2 numrin e koncencioneve në shqyrtim tregoi qartë se interesat e vogla të opozitës vlenin më shumë se interesi publikut për vjedhjet e qeverisë. Aktualisht komisioni hetimor do të hetojë koncencionin e sterilizimit (për të cilin Spak ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme) dhe atë të check-up. Paradoksalisht, koncencioni i dializës dhe ai i pajisjeve laboratorike (që hetohet ndërkohë nga Spak) u tërhoqën nga kryetarja e komisonit Albana Vokshi si objekt hetimi i komisionit pa ndonjë arsye të qartë. I qartë për publikun mbetet fakti që opozita në tërësi por dhe në copëzat e saj, ka interesa të qarta dhe të ngushta të lidhura me kuletën e çdo biznesi që ka përfituar nga fondet publike. Dhe është kaq e dukshme kjo, sa së fundmi opozitarët e post revolucionit permanent, thjesht po qarkojnë rrethin ku do veprojnë për t’u dukur aktivë si opozitarë e për t’iu afruar sa më afër listës së doktorit që mund t’i rizgjedhë si deputetë. Kjo përpjekje, si çdo hap më pranë doktorit ka sjellë dhe konkurrencë brenda llojit dhe të qënurit marionetë e makinacioneve të tij nuk është më lajm. Sikundër betejat falce të Berishës me Edi Ramën nuk bëhen më për të marrë pushtetin por thjesht për të marrë nga kryeministri karrigen e opozitës. Kjo ndodhi dhe me marrveshjen e fundit mes tyre, pjesa e dukshme dhe e padukshme e së cilës i dha jo pak kosto Berishës tek mbështetësit . E për këtë duhej pak bojë e re për të lyer fasadën e vjetër të betejës me qeverinë. Me bojën e kësaj fasade janë përzier dhe penelat që risollën në vëmendjen e publikut akuzat për përfshirjen e vëllait të kryeministrit në dosjen e Xibrakës. Riciklimi i akuzave me shumë zhurmë në ditën kur Spak ndaloi disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës, në rastin më të mirë mund të konsiderohet një përpjekje për të marrë vëmendje më shumë se kolegët e Rithemelimit që tundnin e shkundnin akuzat e Spak. Në rastin më të keq mund të konsiderohet si lëvizje e sponsorizuar nga biznesmenët e afërt me interesat e klaneve të mazhorancës për t’u përfshirë e kapur një copë nga ajo që konsiderohet si luftë e brendshme në PS.

Në të dyja rastet rishtarë në një fushë e lojë të vjetër, mjaftuan vetëm pak orë për të kuptuar se sinqeriteti i vetëm politik që ka treguar “bashkimi” gjatë javëve të fundit është ai i marrveshjes së dukshme me Ramën. Sa për pjesën e akuzave ndaj të vëllait, zhurma ishte gjurma e vetme që mbeti pas paralajmërimit për padi, që në fakt rezultoi thjesht kërkesë për indicie nisje hetimesh dhe u telendis pak më vonë në interpelancë me Edi Ramën. Që do të thotë prapë shumë zhurmë, publikimi i ndonjë fotoje vjedhurazi në stilin e “liderit historik” që pasohet si përherë nga boshi i madh i harresës dhe inflacioni i akuzave që politika bën në interes të politikës. Nëse vërtet beson tek beteja me Edi Ramën dhe ke fakte të forta, mblidh dokumentat apo foto qofshin, harto një akuzë për të qenë e dorëzoje në Spak. Përndryshe, nëse i frikësohesh padisë së rreme dhe efektit “babale” gjej një kauzë tjetër. Ka kaq shumë abuzime në këtë vend, sa vetëm pak vullnet dhe pak më shumë guxim duhet për të qenë e jo për t’u dukur si opozitarë. Seleksionimet për të denoncuar abuzimet si në rastin e komisionit hetimor të koncencioneve në shëndetësi apo gënjeshtrat e vogla për kauza të mëdha janë dukshëm në formë e përmbajtje kopje të shëmtuara të asaj që shohim e prekim prej dhjetra vitesh. E nëse origjinali ka aftësinë dhe fuqinë të ruajë me çdo formë e mënyrë pushtetin e tij, ju si opozitë po na tregoni se edhe të ndarë edhe të bashkuar jeni të paaftë për t’u konsideruar alternativë. Sepse ndoshta ende se keni të qartë se shkak i vërtetë për ndarjen është mënyra e të bërit politikë që në tranzicionin shqiptar konsiderohet “berishizëm”. Dhe nëse mendoni se me këtë mënyrë të dalë boje, me akuza të selektive dhe të stisura, me beteja false apo me marrveshje të fshehta do të jeni alternativë përballë Edi Ramës, e sigurt është që betejën e keni të humbur. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!

18 Komente

  1. K
    Keshtu de i do drute foltorja, bravo

    Bravo Desada, te lumte.

    1. D
      D. Pavli i shastisur nga habia

      Ska lene kar pa thyer kjo ...nga Ymer Baze deri tek Tualet Palla. Bravo keshtu vazhdo shoqja Desada. Mertiton titullin " Dysheku I Këmbësorisë" Kuvendi duhet tja jape me 74 pro 3 abstenim asnje kunder.

      1. P
        Pis njeri qe merresh me gjona personale

        Nga vjen ti more shpellar?!

        1. D
          D. Pavli i shastisur nga habia

          Nga pidhi I sat'shoqe mor sufllaqexhi malokar

    2. l
      lindio

      Kjo eshte ajo kurva qe organizon ato mbledhjet koke me koke te fshehta? Lady Chatterley e Tiranes?!

      1. K
        Ka dhe si ty

        A ke men nkry bre....?

      2. E
        Emigranti U S A

        Vertet me vjen keq qe ta them moj Desada se te kam vleresuar shume here me teper se sa e paraqet vehten ne kete shkrim po qe te merresh me nje person qe nuk eshte as burre e as grua si gaz Bardha eshte ju vetem kohe e humbur kot por shume me teper se kaq . E dashur Desada qe ka shperdorime e vjedhje po eshte e sakte qe e thua se ka hajduta ne kete qeveri po qe te mendosh qe te vije upodhita e Sali qenit ne pushtet e do ta rregulloje gjendjen kjo eshte si te besosh qe nje qorri te lindur do i vijne syte , kurre nuk ka bere vaki . Ketu kemi jetuar dhe e dime kush eshte Sali haleja e Like muti qe jo vetem jane hajduta me te medhenj po edhe kriminela te regjur e te rrethuar po nga kriminela qe mezi po presin e kurre mos e dhente zoti qe te vijne aman po erdhen do ta shohish se kush jane e c’fare jane ne gjendje te bejne .

        1. R
          Rame, na duhesh edhe disa vjet

          Shume sakte. E vertete. Edhe vete berishistet e kuptojne tashme se ky eshte fundi i tyre. E gjith loja e Bardhes, Boçit, Baçit e pordhi kali eshte te marrin nje mandat deputeti. Pune matrapazesh.

          1. A
            Altin Pellumbi

            Analize realiste! Sikur te ishit e tille dhe me pare…

            1. K
              Kreshniku i drejte

              Destra keni ndonje gje per lalin..

              1. L
                Latif Dreqi

                Mendjen tek e çara e ke moj goce

                1. v
                  vajmedet

                  Kjo është ajo që futi në sherr ministrinë e Ballukut për tenderin e të shoqit!

                  1. K
                    Kostandinos Janullqiris Belermutis

                    Shuml seksi kjo gocë-grua e pa zënë fill. Sa e ke pazarin për një natë ? Po për një javë xhiro me kroçierë ? Je e gatëshme për seks të egër. Të lumtë.

                    1. S
                      Shijak TV

                      Nga shkrimet, analizë apo esse, më të dobëta. Shkruesja, me mbi dy dekada në media jep leksione gazetarie në UT apo tek Çili ????, formimin e fjalisë è ka copë-copë,të merret fryma teksa e lexon pa zë, presja vend e pa vend etj etj. E mirëkuptoj, fundja do të mbroj vendin e punës, Aitoritetin e Medias Audiovizive, ku si anëtare emri i’u dha nga Lulzim Basha (opozita PD) e më pas u votua nga deputetët socialist ???????????? Tipa të tillë do bënin mirë mos përflasin të tjerët sidomos kur për ata “të tjerë” tregon mosmirënjohje. Karrierë ke bërë e nderuar, pak rëndësi si, por mos pështyj aty ku ke ngrënë, mjafton të hapësh arkivat e të shohësh veten pas 2005 kur ishe dhe zêdhënëse e Besnik Mustafaj apo fotot me shoqen e ngushtë Mona Kryemadhi, Elona Guri e Vojo Bregu nepër kampet e LSI. Mos flasim për ortakërinë e bar whisky, si krushkë e socialistëve. Hesht më mirë!

                      1. L
                        Lulushi

                        Menyra tipike e njerezve te paguar nga qeveria. Sa here qeveria eshte ne zgrip, sulmo opoziten. Tka dal boja oj Desad, spjerdh njeri ca thua ti. ???????? Meqe ra fjala, edhe ti e ditke qe ekzitokan foto e? ????????????????

                        1. p
                          per te ardhur keq

                          Ku ka qene kjo zogeza e Ilirit qe doli tani apo ka bere llogore dhe duke qene se erdhi pranvera ju shkrif gjaku? U be dreq kjo pune: gjithe putanat e ndershme gazetare dhe jane pushtet i karet i demokracise. Lume si ata qe shijojne ditet !

                          1. d
                            detto tra noi

                            Desada ka treguar perkushtim e vendosmeri ndaj pushtetit Rama e demostruar kjo edhe ne mundesine e takimit ne shtepi te saj te Tao Balles me Lyl Bashen ku vajten njeheresh "per ta ngushelluar per fatkeqsi familjare...''

                            1. d
                              drini

                              Emigranti usa , ne jam burre apo jomund te vish ti dhe familja e te te jap prova.

                              Lini një Përgjigje