Përse Ramiz Alia nuk tregoi të vërtetën për ngjarjet e 2 Prillit

3 Prill 2024, 20:11Blog TEMA

Përse Ramiz Alia nuk tregoi të vërtetën për ngjarjet e

Nga Bedri Islami

Në njërën nga dokumentet e fundit , të publikuar nga media të ndryshme, lidhur me ngjarjet e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, që , mjerisht, ishin të përgjakshme, me vrasjen e katër protestuesve, mes të cilëve edhe njëri nga liderët e lëvizjes studentore, Arben Broci. Sipas këtij informacioni, zoti Ramiz Alia, në konkluzionet e tij, nënvizon se Azem Hajdari, i dërguari i opozitës, që sapo ishte zgjedhur deputet në një zonë periferike të qytetit, “ nuk ka gisht në organizimin e protestave”. Me gjithë ndërhyrjen e ish Ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi, duke saktësuar të dhënat, edhe një herë ish presidenti Alia ngulmon se, Azem Hajdari ka ndihmuar që të shuhet zjarri.

A e dinte Ramiz Alia të vërtetën mbi ngjarjet e 2 prillit? Me siguri, po. Të dhëna të shumta, të mbledhura që në fillimin e protestave, faktonin se ajo që sapo kishte ndodhur dhe që, jo rastësisht ata kishin gjetur Shkodrës, e, po ashtu, jo rastësisht kishin filluar një ditë më parë, kishin në kreun e tyre pikërisht deputetin e porsa zgjedhur, një rast i pazakontë ky për qytetin, që, vite të shkuara, para monizmit, kishte refuzuar, edhe pse i nderonte, të kishte deputetë burra të shquar si Bajram Curri apo Hasan Prishtina.

Demonstratat e 2 prillit kishin organizator kryesor pikërisht Azem Hajdarin, e, bashkë me të, edhe pjesë të rëndësishme të shërbimit të fshehtë serbo – malazez, të cilët ndodheshin në qytet që nga ditët e para të përgatitjes së zgjedhjeve të para pluraliste, dhe që, për fat të keq vepronin lirisht dhe kishin gjetur strehë dhe bashkëpunim me shumë figura që do të bëheshin të njohur si përkrahës së Partisë Demokratike.

Vetë Azem Hajdari, e jo pa miratim të strukturave të larta të opozitës, në janarin e vitit 1991, ishte takuar në Tiranë me të dërguar të posaçëm të këtij shërbimi, nga ku kishin ardhur financimet e para, por edhe udhëzimet e para për organizimin e opozitës, objektivat, rrugët që do të ndiqeshin, të cilat nuk kishin të bënin me forcimin e lëvizjes opozitare, por me pasojat që do të vinin më pas në shkatërrimin e vendit.

Me 31 maj 1991, kur ishin numëruar votat e zgjedhjeve të para pluraliste, pushteti ende i Partisë së Punës, kishte vetëm një përfaqësues në parlamentin shqiptar, Çun Jonuzin, figurë e njohur karakteristike e Malësisë së Veriut, komunist liberal, i larguar nga detyra pas një letre të gjatë dërguar udhëheqjes mbi gjendjen në fshat dhe rrugët që duheshin zgjedhur për të përmirësuar gjendjen. Të gjithë zonat e tjera në Shkodër kishin votuar për opozitën, thuajse në mënyrë plebishitare. Përgjithësisht kjo ka qenë e pritur. Dihej se Shkodra do të votonte djathtas, ashtu si do të dihej më pas se ajo do të ndjehej e tradhtuar në besimin e saj.

1 prilli ishte një ditë e tulatur, e qetë, njerëzit nuk arrinin të besonin se si kishte fituar në shkallë vendi përsëri Partia e Punës, sidomos në rrethinat e qyteteve, e aq më tepër, shpresa që kishin pasur për ndryshim të shpejtë, tashmë u dukej e largët. Në qytet kishte shqetësim, por nuk kishte rebelim. Qyteti në vete, zonat rreth tij kishin votuar për opozitën, Qyteti ishte bërë “ blu”. Ndaj kujt do të rebeloheshin?

Afër mesditës së 1 prillit, në sheshin para godinës së Partisë Demokratike, në ballkonin e vogël të saj, do të dukej Azem Hajdari. Aty ai do të mbante fjalimin e tij nxitës. Qëndroja në sheshin , së bashku me gazetarin Jani Malo, po dëgjonim deklaratat e deputetit të porsa zgjedhur, që nxiste njerëzit për protestë, duke theksuar se opozita ka fituar kudo, votat janë manipuluar, se ky pushtet duhet shporrur me forcë, se gjithçka duhej filluar nga Shkodra, edhe marshimi mbi qendrën komuniste. Në një moment i thashë mikut tim gazetar se për çfarë rebelimi flet ky deputet. Ai më tërhoqi vëmendjen, “ hesht, njerëzit janë të trazuar dhe nuk dihet ku godet vala”. Unë isha gazetar i Zërit të Popullit dhe njëra nga valët mund të përplasej tek unë.

Menjëherë pas fjalimit të Azemit nisi edhe revolta. Fillimisht nga një grup që e kishin shoqëruar atë drejt sheshit. Njerëzit filluan të protestojnë. Pastaj , me to, u bashkuan qytetarë të ndryshëm, të cilët ishin në shesh , apo që po vinin drejt tij, studentët e prirë nga Flamur Buçpapaj, turma të larmishme, të cilët gjetën frymëzimin dhe organizimin pikërisht në fjalët dhe prirjen e deputetit të sapo zgjedhur.
Protestuesit qëndruan përballë ish godinës së Komitetit të partisë, hidhnin parulla, këndonin, i jepnin forcë njëri tjetrit, protesta e tyre ishte fillimisht kundër institucioneve qendrore, por duke e ruajtur figurën e presidentit aktual, dhe, pas disa orëve ajo përfundoi qetësisht. Në mbrëmje ata u shpërndanë. Shumë kush mendoi se gjithçka përfundoi këtu.

Ishte vetëm preludi i asaj që do të ndodhte një ditë më pas. Shumë forca të organizuara, brenda e më shumë jashtë Shqipërisë, nuk donin që protesta të ishte paqësore, ata kërkonin me ngulm që të kishte përplasje, dhunë, djegie, revoltë të organizuar. Shkodra nuk ishte zgjedhur rastësisht dhe, po ashtu, jo rastësisht ishte kërcënuar për mos të mos qenë aty kronisti i RTSH, që, të nesërmen, për të pasur një alibi, do të shkojë në Bajzë për të filmuar përurimin e një ujësjellësi.

Azem Hajdari, megjithëse u deklarua se , pas fjalës së tij, ishte larguar për në Tiranë, në të vërtetë ai ishte në Shkodër. Në shtëpinë e njërit nga themeluesve të PD-së në Shkodër, në shtëpinë e të cilit ishte bërë edhe mbledhja themeluese, ai do të takohej me disa nga drejtuesit e PD-së, mes të cilëve Pjetër Arbnori, Xhemal Uruçi, Ali Spahia, disa të rinj nga lagjet Kiras dhe Serreq, por do të mënjanohej takimi me të riun Arben Broci, i cili, në mbledhjen themeluese kishte kundërshtuar që drejtues i Degës së PD në Shkodër të ishte Pjetër Arbnori. Edhe në demonstrimet e 1 prillit ai nuk kishte qenë i pranishëm.

Azemi qëndroi në shtëpinë e M.M. ish ushtarak, i larguar nga funksioni deri afër mesnatës. Ai darko me vezë të fërguara dhe fasule të ziera. Pastaj, i mbështjellë me rrobat e zonjës së shtëpisë, i shtrirë në ulësen e pasme të veturës, u nis për në Tiranë. Kontrolli i vendosur në Urën e Bahçallëkut, hyrje – dalja e qytetit, nuk e ndaloi dhe, në mëngjes herët, si alibi për ndodhjen e tij, shkoi të pi kafen e mëngjesit në Hotelin 15- katesh të Tiranës.

Ndërkohë në Shkodër, me dy prill, ngjarjet shkuan drejt dramatikes, për të përfunduar në një tragjedi me katër të vrarë, enigma e vrasjes së të cilëve nuk është zgjidhur ende edhe sot, ashtu si nuk është zgjidhur edhe enigma përse, që në mëngjes herët, i pari nga të vrarët do të ishte Arben Broci, qëlluar me armë të përgatitur në rrugë artizanale në Uzinën Mekanike “ Drini”.
Në dy prill ishte e qartë se godina e Komitetit të Partisë, sot ndërtesa kryesore e Universitetit “ Luigj Gurakuqi” do të digjej. Njëri nga demonstruesit, i ndjeri Ded Kasneci, kur e takuam rastësisht me Shaqir Vukajn, tha se, “ ose ajo godinë do ë digjej sot, ose kjo do të jetë dita e fundit e jetës së tij”.

Dy prilli ishte krejt ndryshe nga ajo që ndodhi një ditë më parë. Nuk kishte më demonstrues paqësorë, të revoltuar, por gjithçka ishte në harkun e shkurtër kohor të një përplasje. Sipas porosisë së dhënë një ditë më parë, tre drejtuesit kryesorë të PD-së në Shkodër, Pjetër, Arbnori, Xhemal Uruçi dhe Ali Spahia nuk ishin në mesin e demonstruesve, mbi të gjitha për të krijuar alibinë se nuk ishte vepër e opozitës, por revoltë spontane e njerëzve të revoltuar.

Tashmë dihen se si rrodhën ngjarjet. Janë bërë analiza, diskutime, mbi të gjitha, Komisioni i Posaçëm i Parlamentit Shqiptar, i drejtuar nga përfaqësuesi i opozitës, Emin Musliu, solli dëshmi të shumta të këtij organizimi, rrugët që ishin ndjekur, përplasjet dhe rrethanat e vrasjeve që, befasisht për vetë opozitën, shfajësonte forcat e rendit.

Më pas, disa vite më pas, kur në mesin e opozitës, që tashmë ishte në qeveri nisën përplasjet për qeveri, lideri i saj, krejt haptas akuzoi Azem Hajdarin si njeriun që kishte gisht dhe si organizator i vrasjeve të 2 prillit.
2 prilli i Shkodrës kishte vetëm një dëshmitar të mediave: atë të radiotelevizionit të Malit të Zi, që, më parë se gjithë të tjerët, e kishte ditur se dy prilli nuk do të ishte një ngjarje e zakonshme.
Ramiz Alia e dinte të vërtetën nga shumë rrugë, ashtu si dinte edhe zhvillimet që kishin ndodhur më herët në lëvizjen opozitare në Shkodër. Në mesin e atyre që kishin qenë nxitës dhe u bënë pjesë të opozitës kishte disa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ndonjëri nga të cilët, për disa kohë u bë i rëndësishëm. Ata informonin rregullisht në strukturat e tyre rekrutuese dhe informacionet e tyre përcilleshin më tej. Pra, kishte një burim të brendshëm. Edhe nga strukturat e partisë që drejtonte kishte informacione të bollshme, për më tepër, drejtuesi i partisë në Shkodër, që më pas u bë kurban, disa muaj më parë ishte zgjedhur si anëtar i Byrosë Politike.

Përse ai e minimizoi rolin e Azem Hajdarit, pavarësisht këmbënguljes dhe të dhënave të paraqitura nga ish ministri i brendshëm?
Alia ishte gjithnjë njeriu i qëndrimit në hije në rastet e përplasjeve të mëdha. Kështu kishte qëndruar ai edhe kur vihej në lojë jeta e miqve të tij, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, kur goditej grupi në ushtri apo në ekonomi, kur Sigurimi i Shtetit kishte ngritur rrjetin përgjues ndaj disa drejtuesve të lartë, deri te kryeministri Mehmet Shehu, apo kur synohej goditja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Kjo ka qenë përgjithësisht linja e jetës së tij, duke përjashtuar rolin e tij të veçantë në eliminimin e Mehmet Shehut, gjithnjë duke bërë kujdes për kokën e tij.

Në 31 mars 1991 ai kishte humbur zgjedhjet në zonën ku mendohej se do të fitonte, pasi aty ishte edhe Shtëpia ku ishte themeluar Partia Komuniste. Më shumë se gjithçka tjetër ishte një humbje e paralajmëruar, dhe, në fakt, njohës të mirë të rrethanave i propozuan atij të vinte kandidaturën në një zonë të sigurt. Ai nuk pranoi, duke ndjellë humbjen e dëshiruar prej tij.

Ai mendoi se, duke futur vetë në lojë disa nga drejtuesit e opozitës, do të gjente edhe gjuhën e përbashkët me to dhe, në këtë mënyrë do të ndante pushtetin paqësisht, duke ruajtur për vete dhje grupet rreth tij mënyrën e rritjes financiare dhe rikthimit të butë në pushtet.
Ai e toleroi dhunën, për të pasur ditë të qetësuara, por e shkatërroi shtetin.

Loja që po bëhej deri asaj here sipas rregullave që kishte vendosur ai do të dilte shumë shpejt nga rrethi i zjarrit, do të nxiste trazira , dhunë dhe shkatërrime pa fund, e në fund rënien e shtetit, që, duam apo jo ta pranojmë, filloj pikërisht me 2 prill. /Gazeta Dita

14 Komente

  1. s
    sali

    Trusti i Tropojes i udhehequr nga krye krimineli Sali i ka sjelle kombit shqiptar aq te keqija sa asnje pushtues e asnje regjim nuk ja ka sjelle me perpara

    1. S
      Sufllaqe falas

      Ke të drejtë shyqyr që erdhi rilindja me belën ben tigrin e lali çerrin se kemi qenë në pikë të hallit Me kta zhdukëm korrupsion dhe vjedhjet

    2. S
      Saliu dora vetë

      Ramiz Alia eshte rekrutuar nga KGB ruse ne kohen qe ka qene per studime ne Moske per ruajtje e pastertise te radheve te studenteve shqiptar atje.Mehmet Shehu e quante Ramiz Alin jagua i partise.Ishte Ramiz Alia qe futi ne PD te Sali Berishe.Ishte Sali Berisha qe propozoj Ramiz Alin si president te parin prularist ne kundershtim me udhezimi qe presidenti duhet te fitonte si deputet.,ndersa Ramizi nuk fitoj ne zgjedhjet e para pluraliste

      1. G
        Go West

        E ke thene tamam Bedri: Ramizi, ky burre i urte, tolerant, paqesor ne dukje, bashke me Nexhmien kane qene faktoret determinante te shkaterrimit te Shqiperise, nje fatkeqesi e pallogariteshme. Ndonse kishin ne dore, duke vene ne levizje resurset e panumerta te krijuara nga puna e dy brezave te shqiptareve, bashkarisht ata mbajten te burgosur shqiptaret me shprese se do mbreteronin per jete, shternguan te jetojne ne limitet e mjerimit 70% te shqiptareve, kaluan ne plumb e hodhen ne grope me gjithe rroba gjithe ata njeres qe ndoshta mund te kishin ndonje ide ndryshe. Shqip ne na lane rrugeve dhe Vendin pa zot. Pastaj gjithe llumrat qe dolen lart me Sali e Azem e Pashko, kriminela e kurvare e pijanece e hajdute, gjeten shesh dhe bene pershesh. Flm Bedri!

        1. R
          Rin Monajka!R.I.P.

          Ishte proteste e orkestruar pas ngjarjeve ne Rumani.14 janari,13 dhjetori,protesta ne Kavaje,ambasadat ishin protesta bio.Te tjerat per te shpetu lekuren Ramizi..me Saliun e ca agjensi lokale.Pse?!S ishim te zot ta rrezonim..sic Pavaresine na e dhuruan tjeret

          1. a
            agron

            te lumte pena e mendja ,je i vetmi qe thua te verteten per rolin e r.alis [per shkaterimin e ketij vendi ,si mi halesh ishte ashtu vdiq pa njeri larg vendit,te uroj shendet

            1. T
              Toni M.

              I ndjeri R.Alia drejteperdrejte tv Shteterore bente thirrje... Joooo derdhje gjaku... dhe e dyta pse u vrane vetem ne Shkoder me arme zjarri??? psh ne Tirane (ambasadat 90-sdhe busti ne sheshin kryesore) su vra njeri me arme zjarri... vetem ndonje rast i izoluar... Po njejta gje ne Durres( eksodi ne port 91-n) po e njejta gje raste te izuluar krimi por jo nga Shteti.

              1. 1
                1

                Per nje moment dua te abstragoj me nje teori conspiracioniste:Mos valle dhe RAMIZ ALIA ishte agjent jugosllav?K jo nuk eshte ndonje cudi megjithate brezat qe do vijne kur te hapen arkivat do shohin cudira per kosoven dhe shqiperine.Nuk eshte rastesore legjenda urbane se italianet thane qe ne abisini nuk gjenim spiune as me pagese,ne shqiperi vinin pa i kerkuar

                1. A
                  Andreas

                  Pa e lodhur muhabetin Bedri, se kemi 30 vjet qe na keni care bythen me keto shkrime cdo 2 prill, deri tani libri i Gjek Celajt eshte shume i rendesishem, por me i rendesishmi fare, qe i jep zgjidhje ceshtjes dhe ndricon goxha te verteten eshte Libri i Bujar Hoxhes ''Sigurimi i Shtetit dhe Pluralizmi shqiptar''. Pervecse tregon se aty ka dore UDB-ja, por jep edhe hollesi se kur, si, ku, ne cilen shtepi u strehua grupi diversionist i ardhur nga Jugosllavia. Ramizi ishte ne dijeni te cdo gjeje, por nuk kishte c'te bente se do ta hante si Caushesku.

                  1. O
                    Oketo

                    Bujar Hoxha ka qene vete personi I dyshimtë ( per UDB dyshohet ). Ai krijoi lidhjet midis Ramizit dhe Saliut dhe takimet beheshin ne shtepine e tij.

                  2. J
                    Juli

                    O Bedri . Pse mër burrë shkruan edhe ti pa emra konkretë!!!! Nëse do që të besojnë,shpjegojë qartë e saktë. Tash kanë kaluar SHUMË VITE,akoma ke frikë !!!!!

                    1. D
                      Drejetsi e vonuar ose ska fare !

                      Si gjithmone shpelarja e Trurit te njerezimit shqiptare te pa Informuar mire ne pergjethsi ! Ramizi kryekrimineli iku i mori me vete te gjtha Sekretet ...Ja dhuroi trashegimine Saliut por kryekriminel.......njeri i vdekur dhe ske si ja mere te verteten dhe tjetri gjalle po kriminle nuk ka hequr dore nga Lufta shkaterimit ne total kundra vjedhes ....vrasjeve te shqiptarizmit... Ky quhet sali...penecilina qe i lejohet akoma te pellasi nga kati i tete....ne vend qe ti ishte ritur bari......sic ju eshte ritur bari me mijra te vrare nga dora e kryekriminelit sali me grupin e tije po kriminel...

                      1. R
                        Rezi

                        Që Azem krimineli kishte gisht kjo s’do mënd! Por dua të sillej në mëndje edhe një rast tjetër, përveç mijëra bëmave të tjera të këtij krimineli. Diku në Fushë Arrëz si në gjithë Shqipërinë, kishte shteti socialist rezerva në rast krizash e lufte. Me urdhër të Azemit dhe PD-istëve të zonës u joshën qytetarët të shkonin të hapnin depot, diku 40 veta hynë brënda, ja mbyllën derën dhe i vunë flakën, ku gjithshka u bë shkrumb! Sa për Flamur Buçpapën, një injorant që mori detyrën për një muaj që të largonte nga puna të gjithë të arsimuarit. Ky qen që vetëm për 2 prillin dhe këtë punë do mbahet mend.

                        1. R
                          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                          U shofshin ZAGARET qe ushqejne Vampirin !

                          Lini një Përgjigje