2 Prilli: Pse krimi nisi në Shkodër

3 Prill 2024, 09:44Blog Nga Frrok Çupi

2 Prilli: Pse krimi nisi në Shkodër

2 Prilli i vitit 1991 është pararendës i 21 Janarit  të vitit 2011. Në 2 Prill u vranë katër qytetarë  në sheshin e Shkodrës…, dhe në 21 Janar u vranë katër qytetarë në bulevardin e Tiranës.

Të tetë burrat janë vrarë në oborrin e Partisë Demokratike; ata në Shkodër para zyrave të PD që kishte qenë Muze i Ateizmit; dhe 21 Janari i Tiranës në oborrin e qeverisë së PD të kryesuar nga Sali Berisha.

Të dy aktet kanë autorësinë e kupolës së Partisë Demokratike. Por ndërsa në 2 Prill tymnaja ishte shumë e dendur e nuk mund të dallohej kollaj ‘ujku’; në 21 Janar ishte një kohë tjetër. Ngjarjet mbetën të pa zbardhura. Nëna e Arben Brocit, Lije,  mbeti me lutjen në gojë: ‘dua të di kush ma varu djalin?’, familjarët e Aleks Nikës mundën të trokasin në Gjykatën Evropiane dhe të marrin përgjigjen se kush e kreu krimin.

Krimi e mbuloi Shqipërinë që nga 2 Prilli, nën kupolën e PD.

Pse nisi në Shkodër?

Nuk kishte arsye, por kishte arsye:

Krimi ndodhi në 2 prill, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste politike të 31 marsit. Në Shkodër fitoi PD, madje fitoi me 70 për qind, edhe pse humbi kudo gjetkë. Që nga ky moment, Partia Demokratike ishte fituese; nuk kishte punë tjetër më të mirë se sa të festonte dhe gëzonte fitoren. Kjo ishte ‘pa- arsyeja’.

Mirëpo kishte edhe arsye për dhunë dhe vrasje. Arsyeja ishte pikërisht fitorja. Mbrëmjen e 1 prillit, Azem Hajdari që ndodhej në Shkodër, u largua duke deklaruar se ‘tani jemi të qetë’. Por të nesërmen në mëngjes u kthye në Shkodër me duhmën e kundërt se ‘duam revolucion’. Që atë natë ishte përhapur kërcënimi se ‘do të djegim’ institucionet. Qysh nga krijimi i PD, në 12 dhjetor ishte: ‘Të digjen veprat e komunizmit!’ sepse ‘do të ndërtoheshin të reja’ menjëherë. U shkatërrua e tërë ekonomia e vendit, uzina, fabrika, ferma, shkolla dhe spitale. Frymëzimi i djegies së Shkodrës bashkohej me një tentativë të kryer pak muaj më parë, por sidomos me praninë e disa shërbimeve të huaja sekrete në qytet. Fitorja e PD në Shkodër u përdor si model se si do të ishte pushteti i ardhëm në gjithë vendin ku ‘do të digjej komunizmi’.

Inferioriteti ndaj Shkodrës dhe hakmarrja:

Shkodra, djep kulture, deri në atë moment, nuk ishte përfaqësuar në kryesimin e partisë së parë ‘antikomuniste’. Aktivistët që u sulën në Shkodër vinin nga periferi të largëta, sidomos nga Tropoja. Ilir Gjylbegu, që iu caktua të ishte në krye të PD, u përgjigj me delikatesë: ‘Nuk jam unë për këtë punë, Saliu e bën mirë!’. Iliri bashkë me Dr. Ylvi Vehbiun bënin ekipin e kujdesit ndaj shëndetit mendor të Berishës.

Gjithë frustrimi u kthye në kompleks dhe sulm ndaj Shkodrës. I vetmi që tentoi të ishte ‘tjetër gjë’ mes lukunisë, ishte Pjetër Arbnori, por edhe ky në një moment të vrasjeve të 2 prillit, u thye. Ndërsa Ali Spahia që u dekorua si nënkryetar i PD, bëri gjithçka për të fshehur të vërtetën e vrasjes së 2 prillit: Kufomat nuk i lejoji në morg, as për autopsi nuk lejoji, madje i shëtiti kufomat nëpër qytet. Ai vetë kishte qenë i burgosur, por jo për vepra politike. (Tani është i vdekur e nuk thuhet).

Ndërsa Azem Hajdari vinte jo vetëm si emisar i Berishës në mëngjesin e 2 prillit. Vinte edhe për hakmarrje personale. Një natë më parë, në shtyllat e rrugëve të qytetit ishte afishuar një dokument ku tregohej se Azemi ishte shpallur mendërisht ‘i rrezikshëm…’ kur ishte në ushtri.

E gjitha niste nga kompleksi i inferioritetit.

Pse u vranë katër kur duhej të vritej vetëm një?

Në fakt, ‘ai mort’ ra në Shkodër për të vrarë Arben Brocin. Arbeni ishte studenti ekselet që i kërkoi pluralizëm politik presidentit Alia; ishte njeriu më i qartë për demokraci; ishte fytyra e butë qytetare; ishte student i vërtetë dhe jo ai abuzivi. Ky ishte rrezik i madh që të zëvendësonte Azem Hajdarin, madje edhe vetë Sali Berishën…

Në 2 prill, teksa këta po mblidhnin njerëz të çdo lloj për të ndezur zjarrin në Shkodër, nuk po gjendej Arben Broci. Diku e gjetën në një lokal me shokët e tij, duke festuar fitoren e PD; as kishte idenë e protestës. E morën urgjent për në shesh…

Ndryshe pse do të ndizej qyteti, nëse nuk do të vriten Arben Broci.   

21 Komente

  1. e
    exho

    Te kaloi jeta duke llapur dhe shpikur sipas qejfit o Frrok ! Parazit i perjetshem qe nuk i dhe asgje ktij vendi dhe askujt ...

    1. K
      Kazani

      Edhe mund të kesh të drejtë o exho. Po ja dil n'a thuaj ndonjë gjë ti më mirë ose sill ndonjë fakt ti që nuk e dimë. Se duket se këto që thotë ky (pavarësisht se kush është dhe për çfarë e bën) duket se qëndrojnë dhe kanë bazë reale.

      1. V
        Vranakonti

        Mallkuar qoft dita kur u themelua PD-ke. Paska qene nje parti qe i ka sjell te zeza ketij vendi e ketij populli. Ndoshta si parti nuk ka faj,por lideri saj qe ishte ne krye,Sali Berisha e ktheu kete parti nga nje parti e shpreses ne nje parti vdekjesh,shkaterrimesh,djegiesh,sa nuk la gje ne kembe por i rrafshoi dhe i zhduku nga siperfaqja e dheut. Mallkuar qoft Saliu dhe partia e tij.

        1. r
          rrofte Vampiri dhe u shofshin zagaret

          Vranakont !....edhe zagaret e Liderit jane fajtore se e ushqejne me gjak.

      2. C
        Celo Mezani

        Exho, lere Frrokun ne pleqnine e tij dhe po ke bythe pergjigju pyetjes: A e organizoi Ali Spahija vrasjen e Arben Brocin me udher te Sali Berishes dhe UDB-se apo jo ?

        1. B
          Bardhi

          Leshoi ketu edhe "R E X H O " nje "simite te papjekur" qe zakonisht dalin nga "mendjet e holla te papjekura.

          1. T
            TIRONA

            ???? exho byt.lepires injorant per kohen!

            1. V
              Vranakonti

              Exho kaka! Frrok Cupi nuk llap,ai flet me mend dhe shume saket. Analiza qe bene sot edhe te tjera qe ka bere me pare,jante sakta dhe brilante. Mençuria e zotit Frrok eshte ekselente dhe per t'u admiruar. A,perveç kesaj eshte njeri i zoti qe nuk trembet kujt. Edhe pse e kane kercenuar ai nuk ndalet per te thene te verteten. Lexoi me vemendje,me gjakbutesi,me durim,pandjenja politike dhe do shikosh se analizat qe bene Frrok Cupi,jane te verteta dhe te pranueshme nga te gjithe.

            2. Z
              Zani Burimi

              O Exho, per te llapur me ate gjuhen sa nje lopate je vete ti. Sa per te folur si Plak eshte Frroku qe ia di anen gazetarise tamam. Lerini pallavrat ju qenushet e Salihit!

              1. P
                PN

                Kompleksi i inferioritetit eshte elementi qe e vuajne shume verioret, eshte elementi qe ka sjelle dhe vazhdon te sjelle shume drama ne vendin tone, ate qe nuk e kane ata perpiqen ta kompesojne me hakmarrje,..... te njejten gje po ben edhe exho, nje idiot i lindur, kerkon qyqari te matet me largpamesin e zotit Çupi, .....

                1. G
                  Gurabardhi

                  Bravo z. Çupi! Ju shquheni për mençuri, dituri, guxim dhe patriotizëm. Banda salafiste me në krye kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpelar Berisha, duhet demaskuar. Ata janë rreziku më i madh për kombnin tonë. Ju e bëni shumë mirë këtë. Urime të përzemërta!

                  1. S
                    Shkembi

                    Kjo eshte e verteta e vetme o Frrok. Te gjitha te tjerat hane bythelepirja ndaj Saliut dhe turmes sevampireve

                    1. N
                      Noci

                      Po ,ështe e vertete.Une qe shkruaj keto dy rrjeshta kam punuar me Ben Brocin,ishim dy reparte ne Cigare,Shkodër,ku punonim.Beni doli ne pune ,por dikush e lajmeroi se ç'po ndodhte,tha vetem se kjo nuk ishte e vendosur,iku drejt vdekjes se çuditëshme,enigmatike.Pas gjyqit kam dëgjuar se gjykata nuk e mori parasysh as raportin i mjekut ligjor nga Tirana,as raportin e specialistit te armeve.Vetem mbaj mend qe kur u kthyem nga varrimi djem te rinj ja shpartalluan xhamat nje sere te madhe moderne dhe fabrikës se cigareve,sado qe u folem,por keshtu luftohej komunizmi u kishin then atyre.

                      1. s
                        sali

                        Qorat the tru mpiret Berishiste dhe po tju vrase saliu njerezit e afert dhe po ti vrase vete ata prape do thone ky eshte Lexhenda.Saliu i ka bere Shqiperise ato te keqija qe sja ka bere asnje udheheqes apo pushtues ne tere historine e kombit tone

                        1. S
                          Sala

                          Po SPAK po thote ndryshe ore truthare. Çdo dite po del se keto vjedhje qe po i ben Edi me Lali Erin as jane pare as degjuar ne nje shtet, as ne Afrike. Vazhdo fli ti dhe enderro per shokun Enver.

                        2. K
                          Koplikas

                          Ohuuuuu, ashtë dashun me kalu 33 vjet me u thanë pa frykë që Ali Spahinë e futi komunizmi në burg se i fuste duert te duci grave paciente, jo se paska folun nalt e poshtë kundra. E kena ditun tanë Shkodra si ka kenë puna po bytha nuk na ka lanë me folë, se ndryshe kishte me na dhimbun fort. Shumë voni je kujtue Frrok

                          1. S hiu i kuq

                            Frroku ka qene spiun,, ia kane thene ne disa emisione, por ai nuk merzitet fare.

                            1. M
                              Marseli

                              F.CUPI MUNDE TE KET ANGESIT E TIJE,POR PER KETE NGJARJE THOT TE VERTETEN DHE VETEM TE VERTETEN.ORGANIZIMI MITINGUT,ORGANIZIMI AKSIONIT KUNDET OBJEKTEVE TE SHTETIT,ORGANIZIMI DHE MENYRA E VRASJEVE,ZHDUKJA E PROVAVE,ARRESTIMET DHE DENIMET PA PROVA ISHTE DORA E U.D.B.NE BASHKEPUNIM ME DREJTYESIT E PARTIS DEMOKRATIKE..KJO NGJARJE VERTETOI SE ATDHEU RA NE DUART E BANDITEVE POLITIK,EKONOMIK,SPIUNAZH DHE KRIMINAL.KJO I SOLLI SHQIPERIS DEGJENERIM DHE GROPOSJE TE DREJTESIS,TE DEMOKRACIS DHE SHTETIT LIGJOR.PER PASOJ KRIMI KORRUPSIONIT,TE DDGJENERIMIT MORAL E POLITIK,TESHKATERRIMIT TE EKONKMIS DHE DEMOKRACIS DUKE I BERE KETO ME URDHERA TE DHENA ME GOJE NGA DREJTUESIT E SHTETIT TE P.D.U BENE ME VENDIME QEVERIE PER TE PASURUAR NJE GRUP NJERZISH KRIMINAL NEN LOGON DIGJ,SHKATERO DHE VITH PASURIN E SISTEMIT TE E.HOXHES SE DO TNA I NDERTOI AMERIKA EUROPA ME CEKUN E BARDHE.SNGELU OBJEKT EKONOMIK SHTEROR NE KEMBE.ZANAFILLLA E KESAJ KATRAHURE QE SHKODRA E 2 PRILLIT DHE SOLLI PASOJAT QE EDHE SOT NUK MUNDE TE MARRIN TRUGE.SUBJEKTI I KETYRE PSOJAVE KRIMINALE ESHTE DHE MBETET P.D. ME SALIN E TE TJERE TE VDEKUR APO TE GJALLE QOFSHIN.

                              1. E
                                Evropiani nga Shqipëria

                                Shkodra dhe shkodranët me pordhët e tyre nuk meritonin tjetër veç dy karadyzenve nga Tropoja. I gënjeu dhe dosa e misrit që do e bënte Shkodër Venedik

                                1. K
                                  Kot fare

                                  Po ishte kryeredaktori i RD dhe normale qe di me shume se tjeret per kete rast e plot ndodhi por duhet te kishte folur me perpara kjo eshte ceshtja.

                                  1. D
                                    Dardan

                                    Krimi politik i 2 prillit 1991 nisi ne Shkoder, sepse aty kishte bazat me te forta agjentura e fshehte jugosllave UDBA. Kete e di mire Doktor Vdekja qe pellet maje dritares.

                                    Lini një Përgjigje