Zamir Dule nuk ishte një mall, ky është faji i tij

5 Prill 2024, 14:54Blog Nga Frrok Çupi

Zamir Dule nuk ishte një mall, ky është faji i tij

Hera e fundit që shpresova ta takoj Zamirin, ishte festa e gazetës. Më kishin thënë se ishte bërë më mirë dhe se mund të vinte…


Por qe e pamundur.

… Vitin që kaloi, 023, ndoshta në dhjetor, gazeta Koha Jonë festoi vitin e ri dhe shpalli fituesit si një ‘Oscar’ i vërtetë. Ishte një shpërthim malli e bujarie; në  një nga lokalet më luksozë të Tiranës;  vetë presidenti i Republikës dhe llambadarë. Nuk kishe ku të hidhje shikimin e të mos dalloje pasuri pa fund. Pastaj vallja, pa fund.

Të gjithë ata që kanë punuar në gazetën ‘Koha Jonë’ dhe më shumë të tjerë.

Zamiri nuk erdhi deri në fund. Shpresoja që në një çast të hynte si i padukshëm në atë mizëri njerëzish në ‘qiell të shtatë’; të shfaqej pak i kërrusur, pak i zbehtë, krejt i pazhurmë- siç e kisha njohur ditën e parë. Edhe ditën e parë e prita në redaksinë e gazetës Koha Jonë kur kryeredaktori zyrtar ishte në burg. Nganjëherë kam menduar se si vallë mundën ta gjejnë shikasit dhe policët mizorë në natën e 3 marsit 1997, kur i ‘nxorën shpirtin’ Zamirit dhe i vunë zjarrin redaksisë gazetës. Pasi ishim larguar të gjithë në mesnatë, Zamiri kishte rënë të flinte në katin përdhese, atje ku kishte gjetur një fole si një mace që nuk i bënte kujt qeder.

E shkretuan, e dhunuan, e bënë për jo- njeri, dhe e hodhën për të vdekur. Ta dinin se nuk ishte djegur bashkë me orenditë, do të ktheheshin e do t’i vinin prapë zjarrin. Aq ishte fiksuar njëri nga militantët që dogji gazetën, saqë edhe kur redaksia u vendos në një apartament përballë shkollës ‘Petro Nini’, vinte në redaksi me dy kallashnikovë, hapte bajonetën dhe ua ngulte thasëve me gazeta për të gjetur o Zamirin ose armiq të tjerë të Sali Berishës. ‘Përbindëshi i Tropojës’ u ishte kthyer në libër xhepi ose në fletore arketipi.

Ai njeri militant, edhe sot që protestonte ‘për ndershmëri’ para Bashkisë së Tiranës, me siguri e quan ‘një lojë’ lajmin për vdekjen e Zamir Dules; pret ta vrasë prapë.

Zamiri shkoi në heshtje dhe në varfëri ekstreme. E ëma kishte shkuar në qiell pak vite më parë dhe për Zamirin ishte shuar edhe një fije tjetër e dritës. Por vëllai i vet bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Më kanë thënë gazetarët e Korçës, Gëzim Hashimi më shumë, se si jetonte ai njeri dhe sa shpresonte t’i shikonte edhe një herë shefat dhe kolegët e gazetës. Kjo ushqente edhe shpresën time për atë natë kur festuam Vitin e Ri në ‘Sofrën e Ariut’. (E shikoni: Edhe restorantin e  kishim zgjedhur me emër të një kafshe të fortë). Nuk qe e thënë që të vinte Zamiri, të paktën të jetonte pesë minuta në luks.

Në fund të fundit, kush ia kishte fajin? Edhe Zamiri duhej të ishte një Ari, kafshë e  fortë, që të shqyente të tjerët e të mos shtrinte dorën. Kështu ndodhi jo vetëm me Zamirin. Gazetarin Bardhok Lala e gjetën të hedhur në një gropë te Liqeni, e tani jeton larg ‘Ariut’, në një fshat në Lezhë. Zenepe Lukës ia hodhën shtëpinë në erë, po të njëjtët, por Zenepja zgjodhi të ikte në atë botë para Festës. Gazetari Ali Uka u vra në shtëpinë e tij, për të njëjtën arsye dhe nga e njëjta dorë që vrau Remzi Hoxhën.

Që atëherë u ndanë ‘kafshët’ e forta që mund të shqyenin këdo dhe kafshët që nuk e meritonin të jetonin në këtë pyll. Askush deri më sot nuk e ka bërë inventarin e tyre. Madje as të gjithë kolegët.

Do të duhej bërë një inventar, të paktën sa vjeç ishte secili; të paktën sa fëmijë kishin nëse kishin dhe a i kishin prindërit të gjallë; a ishin të dashuruar, a kishin laps e letër në çantë?, këta gazetarë të vuajtur…. Se gazetaria me këto operon, me gjëra shumë të vogla. Ka edhe kompjuter, ka laptopë, ka fotokopje, ka shtypshkronjë… Por këto janë gjëra të mëdha dhe i përkasin bosit. Po flas për inventarin e gazetarit.

Ndërsa për mallin e gazetës e di se janë bërë disa gjyqe, disa deklarime, disa kërkesa, disa beteja…, dhe sa mirë që është bërë.

Në sallën e gjyqit, me atë rast mund të ishte shkruar se mes mungesës së mallrave, ‘na mungon edhe një gazetar’. Nuk u bë kurrë. Faji është i vetë Zamirit, pse nuk ishte mall; le ta mësojë sot në ‘ditën e qiellit’.

Ndërsa shoqëria mediatike, politike e ligjore nuk ka bërë asnjë hetim, asnjë kallëzim, asnjë numërim të atyre që nuk janë o Arinj o mallra.

 

10 Komente

  1. D
    Dhkembi

    Kriminelet e djeshem kane fytyre te protestojne sot. Keto jane pasojat e mungesse se drejtesise ne kete vend. Qofte I parajses Zamiri dhe dhjetra te tjere qe u sakatuan prej vampirit Berishe

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali

      Krimet dhe te keqijat qe i ka sjelle kombit shqiptar Saliu nuk ja ka bere asnje pushtues

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me emër

        Po ç'bëhet kështu? I rrahur barbarisht, i sakatuar deri në vdekje dhe asnjë hetim?...... . Gazetarë të zhdukur, të vrarë e të plagosur dhe kriminelët protestojnë duke kërkuar drejtësi!!!!!!!?????? Po si nuk ka një padi, nga ato shoqata gazetarësh që çfarë nuk thanë, kur Edi Rama preku në sup një gazetare, në mënyrë dashamirëse?..... Sikur i ra me qytë të pushkës, jo sikur e përkëdheli????... Po ky tjetri i tha Klodiana Lalës jo shumë kohë më parë- ta tregoj unë ty, dhe askush nuk shkruajti një rresht...... . Sepse ai ta tregon vërtet..... Ndërsa Edvinin shaje nga nëna, motra, jo se motër nuk ka, nga gruaja, shaje sa të duash... E dinë të gjithë gazetarët. Nga Edvini nuk të gjen gjë......... . Por gazetarët e dinë gjithashtu, se ai tjetri të rreh, të vret, të zhduk vërtet. Dhe nuk të gjendet varri. Se e drejta, jo që jo........... Por hetime për të ndjerin Zamir Dule duhen bërë . Ju takon juve o Frrok, ty dhe Lesit. Jo vetëm të shkruani opinione. Por të uleni dhe të shkruani një kallxim penal.... Apo dhe ju keni frikë se mos ju zhduk. Po thuajeni. Kemi frikë. Nuk na e mban bytha.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Media ne veprim

          Mos shkruani nostalgjira, por shoqata e gazetareve e tere media te shtoje nje padi te re ndaj dhunuesit te gazetareve e medias se lire, bajrakatarit Sali Berisha. Le te jete kjo vdekje e Zamirit nje akuze e re ne SPAK per kryekriminelin dhe kryehajdutin Berisha qe nuk ka lene te zeze pa i bere ketij vendi..

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Po ti o Frrok paske pritur dhe dashur shume ta takosh te ndjerin. Po perse se more rrugen dhe te shkoje ne Korce dhe ta takoje, apo derdellis kot per te kaluar radhen. Blla, blla, blla.

            Përgjigjjuni
            1. A
              A

              Ju gazetaret,apo me mire shumica juaj dermuese,jeni si pordhe-litikanet,apo shtetaret,te neveritshem deri ne vjellje dhe vec po tju shikosh.Por mirre more froker,vec prisnit Zamirin e semure te vinte ne suaren tuaj te zhurmueshme dhe nuk levizi asnjeri nga ju bythet,per ta vizituar gjate gjithe kohes ne fshatin e larget,pa le me per ta ndihmuar ekonomikisht.Ju jeni turpi dhe faqia e zeze historike e medias shqiptare.Shikoni si jane transformuar ´´heronjte´´ e gazetes ´´koha e degjeneruar´´:Drejtori mbasi doli nga burgu,i puthi doren ekzekutorit,dhe me pas u shndrrua si bosi i medias me te madhe, super i pasur,qe e vuri ne sherbim te persekutorit diktator.Nje mender medie,qe eshte dhe me te neveeritshem se pordhlitikane,kur duhet te behen ne opozite me ta i shtrihen nen kembe atij qe ka pushtetin.

              Përgjigjjuni
              1. Sa mire qe fole me ne fund Zoti Çupi per Zamir Dulen i shkaterruar plotesisht nga Sali plehra e banda e tij. Po ku eshte shoqata e gazetareve ta ngreje zerin për ate krim qe ju be Zamir Dules ne kohen me te erret te vendit tone, te Salimutit kriminelit? Mire deri dje kishit frike por sot pse se kallzoni kete krim te bere ndaj kolegut tuaj? Akoma keni frike nga qelbesira qe rri nate per natë maje ballkonit te halesë e mban fjalime bastarde?

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ontario

                  E dhimbshme....Shkrim serioz .Froku duket sikur thote " ah si nuk kam nje grusht te fuqishem ti bie ketij mali qe s'bezan"

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malsori

                    Zoti marrte hak tek plehra Sali krimineli per te gjithë ato qe ka vrare nder vite.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E vrau shiku krye kriminelit Berrisha

                      E vrau rregjimi fashisto - komunist i krye kriminelit Berrisha U rrah barbarisht nga maloket e Shikut ne bodrumet e gazetes Koha jone dhe sot asgje heshtje , arrestohen criminel deri ne kore e jugut Amerike e Kanda Dubai dhe tre apo kater terrorist te Shikut te Berrishes nuk gjenden godotet top channel vdes nje persone terroristi nuk gjendet pak si çudi .....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje