Është koha për ta mbajtur Erdoganin përgjegës

4 Prill 2024, 13:27Blog Nga Alon Ben-Meir

Është koha për ta mbajtur Erdoganin përgjegës

Është koha për ta mbajtur përgjegjës presidentin e Turqisë, Erdoganin, për shkeljet e tij skandaloze të të drejtave të njeriut dhe kundërshtimin e Kartës së NATO-s që e dobëson aleancën dhe bie drejtpërdrejt në duart e Rusisë dhe të Kinës

Është e vështirë të kuptosh pse, gjatë tetë viteve të fundit, në veçanti që nga puçi i dështuar ushtarak në vitin 2016, Erdoganika qenë, dhe është ende i egër kundër popullit të tij dhe duke i kundërshtuar aleatët e tij perëndimorë pothuajse pa u ndëshkuar. Ajo që e bën këtë edhe më absurde është se Turqia është një vend anëtar i NATO-s, i cili kërkon nga të gjithë anëtarët që t’i mbështesin parimet demokratike duke iu përmbajtur plotësisht doktrinës së saj ushtarake dhe politikës së jashtme që ndikon drejtpërdrejt dhe tërthortë në unitetin dhe efektivitetin e saj. Zyrtarët perëndimorë të cilëve u është bërë kjo pyetje shpesh i kthehen shpjegimit se Turqia zë një vend kritik gjeostrategjik midis Lindjes dhe Perëndimit dhe është nyja energjetike e Evropës dhe një urë që luan një rol kritik gjeopolitik. Për më tepër, Turqia është e rëndësishme për NATO-n pasi aty gjenden sistemet e raketave bllokuese me rreze të gjata, dhe për shkak të operacioneve ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, veçanërisht për përdorimin strategjik të bazës ajrore Incirlik në Adana, afër kufirit sirian.

Ndërsa disa nga këto sqarime mund të kenë njëfarë meritë, është e vështirë t’i krahasosh ato me shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut nga Erdogani dhe shfuqizimin e vlerave perëndimore, të cilat ai do të duhej t’i mbështeste. Për të bërë një ndryshim në sjelljen e tij, është thelbësore që së pari të vëzhgohet dhe të vihet në kontekst litania e shkeljeve të tij skandaloze lokale dhe ndërkombëtare, dhe të merren masat e nevojshme që korrespondojnë me qëllimin e sjelljes së tij të pahijshme.

Shkeljet e të drejtave të njeriut nga Erdogani

Mjerisht, epshi i pangopur i Erdoganit për t’i shkelëtë drejtate njeriut duket se nuk ka kufij dhe kapërcen çdo shkallë të mizorisë dhe brutalitetit.

Gjatë gjendjes së zgjatur të jashtëzakonshme që ai e vendosi pas puçit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ka pasur dhe akoma ka edhe sot e kësaj dite shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, të cilat përfshijnë ndalime arbitrare, shkelje të lirisë së organizimit dhe shprehjes, shkelje të së drejtës për punë, dhe lirinë e lëvizjes. Përveç kësaj, ai shkarkoi mijëra njerëz, duke përfshirë nëpunës publikë dhe mësues, dhe ndoqi penalisht gazetarët, shpesh pa një proces adekuat të duhur. Tortura dhe keqtrajtimi u bënë rutinë në paraburgimet e policisë dhe nëpër burgje, të cilat përfshinin rrahje të rënda, sulme seksuale dhe privim nga gjumi. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai i arrestoi mbrojtësit dhe aktivistëte të drejtave të njeriut, me qëllim që të ushtronte presion mbi grupet e shoqërisë civile dhe OJQ-të të cilat e kritikonin atë.

Aq më tepër, Erdogani arrestoi mijëra njerëz, duke i akuzuar ata, pa asnjë provë, për lidhje me organizatat terroriste. Ai shkarkoi 150,000 njerëz nga vendet e tyre të punës, duke i akuzuar në mënyrë të rreme për lidhje me lëvizjen Gylen, të cilën vetëm Turqia e konsideron një grup terrorist, dhe gjithashtu e kërkoi ekstradimin e shtetasve turq nga vendete tjera të cilët dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen. Ai persekutoi shumë akademikë, duke i akuzuar gabimisht për përhapjen e propagandës militante, dhe largoi mijëra gjyqtarë dhe prokurorë dhe i zëvendësoi me lakej për t’i zbatuar urdhrat e tij. Ai po ashtu udhëhoqi një “gjueti shtrigash” në të gjithë forcën ajrore turke, duke akuzuar shumë oficerë si gylenistë edhe pas puçit. Ai i anashkalon rregullisht procedurat ligjore dhe angazhohet në zhdukjen me forcë dhe transferimete paligjshme. Përdorimi i gjerë i dekreteve të tij emergjente ka shkatërruar sundimin e ligjit në Turqi, i ka kufizuar në mënyrë drastike aktivitetet e shoqërisë civile dhe e ka ushqyer mosndëshkimin.

Erdogani ndoqi në mënyrë agresive ata që i perceptonte si kritikë, veçanërisht gazetarët, duke i bllokuar faqet e internetit, mediat dhe duke i vendosur kufizimet e përgjithshme në internet, me mbi 100,000 faqe interneti të bllokuara, duke përfshirë shumë nga ato pro-kurde. Në veçanti, Erdoganie synoi Partinë Demokratike të Popullit (HDP), e cila e përfaqëson kryesisht komunitetin kurd, duke e mbyllur partinë dhe duke i sulmuar të drejtat e miliona votuesve kurdë, duke e përmbysur qëllimisht demokracinë parlamentare.

Erdogani i inkurajoi fjalimet anti-LGBT dhe postimet në mediat sociale nga zyrtarëte lartë të qeverisë, të cilat janë bërë më të zakonshme dhe i vënë në shënjestër studentët LGBT, veçanërisht në ditët si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në lidhje me këtë, Erdogani u tërhoq nga Konventa e Stambollit, një traktat i krijuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe femicidet. Në fund, por sigurisht jo në mënyrë shteruese, Erdogani ka ushtruar dhunë sistematike ndaj komunitetit e konsiderueshëm kurd të Turqisë, duke përdorur forcë të tepruar, torturë dhe dhunë ndaj grave kurde, duke i shkatërruar banesat dhe trashëgiminë e tyre kulturore, gjë e cila është bërë standard nën sundimin e tij të terrorit.

Kundërshtimi i hapur i Erdoganit ndaj aleatëve të tij perëndimorë

Që nga puçi  i dështuar, shumë çështje kontestuese i kanë tensionuar marrëdhëniet midis Turqisë, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duket se nuk ka asnjë shenjë se ndonjë nga këto çështje kontestuese mund të zbutet për sa kohë që Erdoganit i lejohet ta përdorërëndësinëunike gjeostrategjike të Turqisë për Perëndimin.

Shkeljet e të drejtave të njeriut nga Erdogani, regresioni demokratik dhe erozioni i sundimit të ligjit në Turqi kanë qenë dhe mbeten shkaqe të rëndësishme të fërkimit midis dy palëve, të cilat në fakt e bënë shumicën dërrmuese të shteteve të BE-së ta refuzojnë kandidaturën e vendit. Erdogani, gjithashtu ka iniciuar politika të jashtme në kundërshtim me interesat ushtarake dhe politike të aleancës. Blerja e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia ka qenë burimi kryesor i tensionit, duke çuar në sanksione të vendosura nga SHBA-ja. Kjo lëvizje nuk ishte në përputhje me obligimet e Turqisë si aleate e NATO-s. Shtuar kësaj është se ndërhyrjet ushtarake të Turqisë në Siri dhe qëndrimi i saj i fuqishëm në Mesdheun Lindor kanë qenë shpesh në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së në këto rajone. Në lidhje me këtë, mbështetja e SHBA-së për forcat kurde në Siri, e cila shihet si jetike në luftën kundër ISIS-it, e ka tërbuar Erdoganin, i cili e sheh milicinë kurde YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit)  si një grup terrorist të lidhur me PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).

Marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë, të cilat po thellohen dita ditës, të karakterizuara nga blerja e S-400, dhe qëndrimi i saj i kujdesshëm ndaj Kinës, veçanërisht në lidhje me ujgurët dhe bashkëpunimin në Siri, kanë qenë një tjetër burim i fërkimeve të vazhdueshme dhe kanë ngritur shqetësime në SHBA për rreshtimin strategjik dhe obligimet e Turqisë ndaj parimevetë NATO-s, gjë e cila e sfidon dinamikën tradicionale brenda NATO-s dhe atë midis SHBA-së dhe Turqisë.

Shtrirja e mosmarrëveshjes midis NATO-s dhe Turqisë në lidhje me Qipron dhe Greqinë i përfshin kryesisht mosmarrëveshjet territoriale dhe tensionet ushtarake. Prania ushtarake e Turqisë në Qipron Veriore, që nga viti 1974, dhe mosmarrëveshjet e saj për kufijtë detarë me Greqinë në Mesdheun Lindor kanë çuar në tensione të rritura. Kërcënimet e tij për ta pushtuar anëtarene NATO-s,Greqinë, dhe për ta aneksuar pjesëne anëtaressë BE-s, Qipros mbi mosmarrëveshjet territoriale, veçanërisht lidhur me të drejtat e shpimit të gazit natyror, janë parë si minim i mbrojtjes dhe të sigurisë së rajonit. Këto çështje komplikohen nga stërvitjet ushtarake të Turqisë, të cilat Greqia dhe Qiproja i shohin si shkelje të sovranitetit të tyre dhe si veprim sfidues për kohezionin e aleancës ndërsa i ndërlikojnë marrëdhëniet diplomatike brenda rajonit.

Kundërshtimi i Erdoganit i anëtarësimittë Suedisë dhe të Finlandës në NATO e la aleancën të trazuar me pikat thelbësore të mosmarrëveshjes, duke e përfshirë mënyrën se si të trajtohej etja e pangopur e Erdoganit për ta imponuar vullnetin e tij dhe se si kjo mund të ndodhë në çdo mosmarrëveshje të ardhshme. Erdogani e shantazhoi Suedinë, në veçanti, për të marrë një qëndrim më të fuqishëm kundër grupeve që i konsideron organizata terroriste, si PKK-ja. Vetëm kur Suedia i adresoi shqetësimet e Turqisë, që përfshinte heqjen e embargos së armëve kundër Turqisë dhe përmirësimin e ligjeve kundër terrorizmit, ai më në fund e pranoi dhe e lejoi pranimin e Suedisë në NATO.

Ka çështje të tjera të kontestueshme mes SHBA-së dhe Erdoganit, duke e përfshirë kërkesën e përsëritur të Erdoganit për ta ekstraduar Fethullah Gylenin, të cilin e fajëson për tentativën e puçit të vitit 2016. SHBA-ja refuzoi të pajtohej, duke e përmendur mungesën e provave. Një tjetër çështje zënke është njohja nga SHBA-ja dhe Franca e gjenocidit armen në vitin 1915 të kryer nga Perandoria Osmane, të cilin Erdogani e mohon me gjithë zemër.

Kohët e fundit, Erdogani e ka shprehur hapur mbështetjen për Hamasin, duke i përshkruar ata jo si terroristë, por si “çlirimtarë” që e mbrojnë tokën e tyre. Deklaratat e Erdoganit nxjerrin në pah një divergjencë të konsiderueshme nga perspektivat perëndimore, të cilat e klasifikojnë Hamasin si një organizatë terroriste. Refuzimi i Erdoganit për ta etiketuar atë si të tillë nxjerr në pah marrëdhëniet e tij të komplikuara me fuqitë rajonale dhe përpjekjet e tij për ta pozicionuar veten si një lojtar kyç në çështjet e Lindjes së Mesme. Hipokrizia e Erdoganit u shfaq plotësisht kur ai refuzoi të dënonte sulmin e egër të Hamasit ku u theren 1200 izraelitë, por e akuzoi Izraelin se sillej si një “kriminel lufte” dhe që po kryente “masakra” në Gaza dhe bëri thirrje që liderët izraelitë të gjykoheshin për krime lufte. Erdogani në të kaluarën, madje ka arritur deri në ofrimin e nënshtetësisë turke për zyrtarët e Hamasit dhe prej vitesh u ka siguruar atyre strehim.

Pjesa e fajit të NATO-s

Nuk ka dyshim se Erdogani mund të ishte sjellë ndryshe nëse do të ishte përballur me NATO-n dhe po të ishte kërcënuar në mënyrë kredibile me pasoja të rënda nëse nuk do ta ndryshonte kursin dhe nuk do t’i përmbushte kërkesat thelbësore të NATO-s. Dështimi i NATO-s për t’i bërë ballë Erdoganit dhe lejimi i saj për ta lënë atë ta shkelë statutin e saj pa penalizime, vetëm e ka inkurajuar Erdoganin të bëhet gjithnjë e më i pamëshirshëm dhe mospërfillës, duke e ditur se mund ta bëjë këtë pa u ndëshkuar. Kjo do të thotë se dështimi i NATO-s për të kërkuar që të gjitha shtetet anëtare t’u përmbahen vlerave të saje shkatërruan themelin e organizatës. Dhe ndërsa është e vështirë të mbash një qëndrim kundër Turqisë për shkak të kontributeve të saj dhe vendndodhjes jashtëzakonisht të rëndësishme strategjike, të lejosh që ajo të vazhdojë pa u kritikuar, nuk është gjë tjetër veçse një shpat i rrëshqitshëm që do të shkatërrojë themelin moral të NATO-s. Një tjetër renegat është Presidenti i Hungarisë Orban, i cili u bë një diktator de fakto dhe i shkeli sistematikisht të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit dhe nuk është thirrur në detyrë nga NATO-ja, gjë që vetëm po e përkeqëson sëmundjen e Organizatës.

Në të vërtetë, nëse NATO-ja dëshiron ta ruajë kohezivitetin dhe efektivitetin e saj si fuqia ushtarake e cila e mbron sigurinë evropiane, veçanërisht në këtë moment kur lufta e Ukrainës dhe lufta Izrael-Hamas po tërbohen, NATO-ja nuk mund të lejojë që ndonjë nga anëtarët e saj t’i fryjë zjarrit.Kështu që është tepër vonëqë NATO-ja të marrë disa masa ndëshkuese ndaj Erdoganit.

Masat ndëshkuese

Megjithëse Karta e NATO-s nuk ofron një mekanizëm për dëbimin e një shteti anëtar, është koha që NATO-ja të ndalojë të mbështetet vetëm në kanalet politike dhe diplomatike për të adresuar mosmarrëveshjet me Erdoganin, të cilat kanë qenë të pakapshme në shumë nivele, dhe në vend të kësaj të vendos masa ndëshkuese të gjera dhe transparente. Në marrjen e masave të tilla kundër një kreu shteti siç është  Erdogani për shkeljete të drejtave të njeriut apo veprimet që i sfidojnë marrëveshjet e NATO-s, këto masa duhet të konsiderohen në kontekstin e kompleksitetit të së drejtës ndërkombëtare, diplomacisë dhe marrëdhënieve gjeopolitike. Këto masa përfshijnë:

1. Vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Turqisë, qofshin vende individuale apo grupe vendesh, si ato brenda Bashkimit Evropian. Këto mund të variojnë nga sanksionet e synuara që prekin individë apo sektorë të specifikuar deri te masat ekonomike më gjithëpërfshirëse. Vendosja e më shumë sanksioneve, si heqja e Turqisë nga programi i SHBA-së  F-35 për shkak të operacionit ushtarak të Erdoganit në Siri dhe blerjes së tij të sistemit S-400 nga Rusia, paraqet një shembull të mirë.

2. Kufizimine bashkëpunimit dhe të pjesëmarrjes në aktivitetet e NATO-s nga shtetet anëtare, të cilat mund ta kufizojnë bashkëpunimin ushtarak ose ta përjashtojnë Turqinë nga disa aktivitete të përbashkëta. Këto përfshijnë moslejimin e Turqisë të marrë pjesë në stërvitjet specifike ushtarake të NATO-s, ndalimin e ndarjes së informacionit të ndjeshëm dhe përjashtimin e Turqisë nga proceset vendimmarrëse të NATO-s.

3. Ngrirjen ose përfundimine marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe midis Turqisë dhe vendeve të tjera, ose midis Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare. Kjo përfshin mospranimin e atasheve turq, gjetjen e një alternative për bazën ajrore të Incirlikut në Turqi, sapo të qetësohen trazirat në Evropë dhe Lindjen e Mesme, të cilën Erdogani e ka përdorur si levë, dhe pezullimin e bashkëpunimit për projekte të veçanta, posaçërisht në bashkëpunim në mbrojtje.

4. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare mund të ushtrojnë presion diplomatik mbi Turqinë duke e shprehur publikisht mosmiratimin e veprimeve specifike nëpërmjet dënimeve formale, deklaratave publike dhe bisedimeve diplomatike të nivelit të lartë. Dhe,mu në fund, mekanizmat juridikë ndërkombëtarë mund t’i adresojnë shkeljet e të drejtave të njeriut. Organet si Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) mund t’i hetojnë akuzat për shkeljete të drejtave të njeriut dhe ta ekspozojnë fytyrën e vërtetë të Erdoganit.

Pavarësisht nga rëndësia gjeostrategjike e Turqisë, NATO-ja duhet ta peshojë kontributin e Turqisë në aleancë krahasmospërfilljes së vazhdueshme të Erdoganit ndaj asaj që përfaqëson NATO-ja. NATO-ja mund të bëjë disa koncesione për të akomoduar një shtet anëtar të caktuar si Turqia. Megjithatë, ajo nuk mund të komprometojë vlerat e saj thelbësore, themelin që e mbështet atë si një aleancë ushtarake të qëndrueshme dhe të fuqis

6 Komente

  1. M
    Mos ju duket cudi

    Te heqim Gjergj Kastriotin nga sheshi dhe te vendoset statuja e Sulltanit….

    1. L
      LEXUESI

      O gazeta TEMA! Po ku e keni shkrimin qe nuk del fare a te zinj ? Ne duam te elxojme shkrimin dhe kjo nuk eshte hera e pare me ju qe shkrimet nuk shfaqen fare. Ky eshte turp dhe fyerje per lexuesit online.

    2. S
      Sonila

      Ti rruani bythen dhe bolet Erdoganit ju larot e Soros dhe ylberistet e LGBT se ai ju sheh juve qe beni si gazetate si minj haleje...

      1. z
        zhigolo

        Ky çifuti Alen Ben-Meir këto pyetje e kërkesa ndaj Erdoganit së pari të i'a bëjë Natenjahut!

        Lini një Përgjigje