Nga fjalimi i një revolucionari

5 Prill 2024, 17:47Blog TEMA
Nga fjalimi i një revolucionari

Nga Namir Lapardhaja

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër,

hajdutëria është ëndrra jonë e përbashkët, prandaj amnistojmë sot hajdutët e pushtetit për të pasur mundësi që në të ardhmen të amnistohen edhe hajdutët tanë.

Sepse të vjedhësh, është sakrificë dhe të sakrifikosh për të vjedhur është meritë e madhe.

Asnjëherë mos e harroni këtë!

Lufta jonë me pushtetin nuk është për të mos i lejuar të vjedhin, por t'u marrim pushtetin për të pasur ne mundësi të grabisim atë që sot ata kanë mundësi për ta grabitur.

Nëse do kishim mundësi nuk do të vidhnim vetëm shtetin, por edhe pushtetin, edhe ato pak gjëra që kanë ngel në këtë vend për të vjedhur.

Duhet të harxhojmë sot për revolucionin, sepse nesër, në pushtet, do t'i vëmë me lehtësi ato lekë që sot do prishim.

Harxhojmë sot për të fituar nesër.

Fitojmë nesër ato që harxhuam sot.

Kemi vjedhur dhe do vjedhim. Kemi bërë pasuri e do bëjmë pasuri. Kemi jetuar në luks dhe vila e do vijojmë të jetojmë mes luksit dhe kullave.

Mjafton që të ketë qorra që të na besojnë dhe të na ndjekin nga pas.

Betohemi se gjithçka që vjedhim e bëjmë për popullin, për partinë, për militanët, për demokracinë.

Vetëm kështu e vendosim dinjitetin e tyre në vend.

Atë që këta sot e nëpërkëmbën duke pasuruar vetëm veten e tyre.

Vjedhim, por mundohemi.

Mundohemi, pa vjedhim.

Dhe ju që na ndiqni, mund të vidhni me ne nesër, nëse na ndiqni në vjedhjen tonë sot.

Rroftë hajdutëria, zonja dhe zotërinj!

Poshtë hajdutët e pushtetit, rrofshin hajdutët tanë!

Fitore!

7 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    O namir, ka ikur koha e Hartimeve dhe Propagandes; gjurmoni faktet, radhitini dhe jepuani lexuesve qe ju ndjekin! (Keshille nga nje gazetar i vjeter)

    1. R
      Real

      Ky gazetar leshi, mundohet te beje hartim dhe njekohesisht te beje edhe gojore per pushtetin hajdut te ripjelljes. Asnje fjale per vjedhjet galopante te pushtetit kriminal te ripjelljes sot, vetem qe ne do vjedhim kur te vijme ne pushtet Gazetar i tredhur dhe mas::: ra.

      1. N
        Nari

        Kam respekt per kete qe ka bere shkrimin,por qe te jete i besueshem duhet t'i kerkoje kryetarit te partise se tij Lul Bashes, te na sqaroje se si u be me dy vila ne kohen e pandemise,nje ne Tirane tek Tegu dhe tjetra ne gjirin e Lalezit.Duhet pastaj qe vete Basha te na thote pse nuk u perball ne gjykate me akuzen e kontrollit te larte te shtetit,per shperdorimin e 230 milion eurove ne rrugen e kombit,por e shmangu ate me procedure duke mos u paraqitur ne gjykate ! Luli duhet te na sqaroje pse firmosi si minister i jashtem faljen e 440 kilometra katrore det ne favor te Greqise,si dhe te sqaroje pozicionin e tij si minister i brendshem me 21 janar,kur u vrane kater njerez te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard dhe u plagosen me plumba me dhjetra te tjere.

        1. P
          Pensionisti.

          Namir , Luli, qe ti mbron eshte me i rrezikshem edhe sa Saliu e Iliri. Ai nuk vjedh, por vjedh duke shantazhuar. Rruga e kombit nuk karrohet. 250 ml Euro nuk jane pak. Pyete ku shkuan ?

          1. J
            Jimi

            Respekte Namir !

            1. V
              Vranakonti

              Nje fejton i bukur. Bravo Naimir!

              1. F
                Fred

                Do fakte ky gazetari i vjetër ,i fushatës te korrje- shirjeve! O gazekar,anipse ne pension,ka ardhur koha të marrim hunë,dhe ti shkërdhejmë në dru hajdutët e Baghdadit.... Ti kërkon radhitje faktesh!?

                Lini një Përgjigje