Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për Berishën

10 Prill 2024, 17:07Blog TEMA
Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për

Nga Ervis Iljazaj

Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për Sali Berishën duke lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi. Sali Berisha duhet të gjykohej në gjendje të lirë. Jo vetëm se është një nga politikanët më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi i tranzicionit shqiptar, jo vetëm se ka qenë ish kryeministër dhe ish president, por edhe si standard drejtësie. Arresti është një masë ekstreme dhe duhet të përdoret vetëm në rastet e duhura. Arresti duhet të jetë një politikë penale sa më e rrallë të jetë e mundur, vetëm në ato raste kur nuk ka rrugezgjidhje tjetër. Por, vendimi i Gjykatës së Lartë sot është një vendim me detyrim-përcaktim.

Në fakt, masa për Berishën ishte detyrim paraqitje. Por refuzimi që i bëri Berisha kësaj mase duke sfiduar hapur organet e drejtësisë, çoi në përkeqësimin e masës. Ajo që bëri Berisha duke mos njohur vendimet e organet e drejtësisë dhe duke refuzuar vendimet e tyre, ishte padyshim një precedent i rrezikshëm. Në këtë kuptim, Gjykata e Lartë nuk mund të legjitimonte një sjellje të tillë, në raport me drejtësinë. Do të ishte një absurditet dhe do të binte i gjithë shteti ligjor dhe kultura juridike e shtet-formimit. Nëse Gjykata e Lartë do të ndryshonte masën nga arrest shtëpie, në gjykim në gjendje të lirë, do të ndërtonte një precedent ku organet e drejtësisë dhe vendimet e saj nepërkëmben dhe nuk zbatohen.

Në thelb, Gjykta e Lartë me këtë vendim ka dhënë një vendim që përcakton qartë se çfarë sjellje duhet të ketë një person, cilido qoftë, me organet e drejtësisë dhe vendimet e saj. Dhe në këtë drejtim, nuk kishte se si të vendoste ndryshe. Ky vendim nuk do të thotë aspak nëse Berisha është i pafajshëm ose i fajshëm. Më së shumti është një vendim që kërkon të vendosë dhe të mbajë reputacionin e drejtësisë në Shqipëri.

Nuk dihet nëse mos zbatimi i masës nga ana e Berishës së detyrimit të paraqitjes ishte një strategji politike, apo këshillë e avokatëve, por koha tregoi se ishte një lëvizje e gabuar. Nëse Sali Berisha do të zbatonte vendimet e drejtësisë sot do të ishte një politikan jo në arrest dhe do të vazhdonte aktivitetin e tij politik normalisht deri në përfundimin e procesit. Por ambicia për të fituar çdo gjë, me sa duket do të bëjë që të humbasë dhe aktivitetin politik dhe betejën juridike.

Që momentin e parë qasja që Berisha kishte ndaj SPAK dhe procesit ndaj tij ishte refuzuese dhe sfiduese. Me idenë e forcës politike se mund të sfidonte organet e reja të drejtësisë, Berisha me të gjitha gjasat mendoi se mund të fitonte gjithçka dhe të dilte triumfues. Por kohët kanë ndryshuar, organet e reja të drejtësisë kanë ndryshuar gjithashtu. Sot fuqia politike nuk e mposht dot drejtësinë ashtu siç jemi mësuar në këto 34 vite tranzicion. Këtë gjë e demostrojnë hetimet për korrupsion që po zhvillohen ndaj njerëzve me pushtet në Shqipëri. Duan apo s’duan, kushdo qoftë nga politika shqiptare nëse thirret nga organet e drejtësisë do të duhet të paraqitet përpara tyre. Në të kundërt, veçse e rëndojnë pozitën e tyre juridike.

15 Komente

  1. d
    destan

    Ore RRK Sali non grata eshte vrases dhe hajdut i permasave te larta cfar rendesie ka se cfar ka qene.....

    1. E
      Evropiani nga Shqipëria

      Dracula i Shqipërisë duhej të ishte me kohë në burg të përjetshëm. Akoma i besoni vetë broçkullave që nxirrni nga goja?

      1. J
        Ja ke fut kot

        Ervis Koqja, Gjykata e Larte sipas teje ka legjitimuar shkeljen flagrante te Kushtetutes, ku nje qytetar i zgjedhur nga populli deputet pa u bere kerkese dhe pa marre aprovimin nga Kuvendi te therrese dhe te arrestij cdo deputet, ky PO eshte precedent, apo jo koqe?

        1. S
          Sllobodanka

          C'eshte mo ky Ervis Iljazi? Si ka guxim dhe ze ne goje emrin e Lexhendarit te Vicidolit, birit dhe dhenderrit te Serbise, mik me koke i Rusise?! Mobilizimi po vazhdon, armet dhe aeroplanet po bluhen dhe shume shpejt shpresojme qe Presidenti dhe Kryeministri i Famshem qe rrezoi Komunizmin Enverist te clirohet dhe te coje ne burg te gjithe prokuroret e ASPAK-ut dhe gjyqtaret e GJKKO-se!

          1. M
            Marseli

            Sa vlerrsime I bejne nje krimineli keta gazetaruc.Shikohin momentin per nje kriminel qe ka lyer duart me gjak te shqipt tarit.Keta faqezinj e kan ndergjegjen me te krimbur se saliu.Saliu duhet ti dal shpirt ne Burke ore bashkepuntore te tij.

            1. S
              Sula

              O Iljazaj, dhe ti dukesh qarte qe ke frike nga Berisha dhe me sa duket do kesh ngrene ndonje "çorbe te prishur " ne qendrimet ndaj Berishes dhe ke leshuar shkrimi me mesazhin qe jam me ty. Berisha de fakto eshte hajdut, kriminel dhe ka te gjitha te zezat e kesaj bote ne kuriz. Ketu drejtesia eshte pa bythe qe ta denoje. Me thuaj çfar ndryshimi ka me mentorin e tij E. Hoxha apo dhe ai po te qe gjalle ta denonim me detyrim paraqitje

              1. E
                Edantes

                Ky Ervis loqja ka shkuar per lesh dhije me kete shkrim. Ik pirdhu o gazetaruc imbecile, shko te rugica e te marreve dhe mer avdes.

                1. D
                  Drejtesi e vonuar

                  Keta mender gazetare helmojne njerezit me shkrime te tilla. Na pralliska ky se berisha na qenka politikani me i rendesishem dhe si i tille duhet te jete i pa prekshem edhe pse i ka bere gjemen vendit. Berisha e ka shkaterruar kaq keq kete vend, sa te gjithe pushtuesit te marre se bashku nuk kand arritur ta bejne nje gje te tille. Ai mor ti malukat , jo me arrest shtepie, por prej kohesh duhet te ishte ne burg.

                  1. L
                    Latif Dreqi.

                    Ky Iljazaj ka Erseka, servil i peshtire si gjithe ersekaret.

                    1. T
                      Topi

                      Çfar politikani më i rendesishem ka qene ky ?????Ne kohen e tij vendi une vetem eshte shaterruar.Fuck you all

                      1. s
                        shqip

                        Personalisht jam dakort me gjysmen e ketij artikulli. Salih Berisha duhej te ishte arrestuar, qofte edhe formalisht dhe te dergohej ne burg. Pastaj, kur te shkonte para gjykates, ne varesi te sjelljes para saj, do ta linin ne burg, ose ne arrest shtepie. Me kete, mbase Salihit do ti vinin mendte qe te kuptonte se ai nuk eshte ndryshe nga qytetaret e tjere te vendit tone. Ashtu sic u veprua, Salihi mbahet si i persekuturai i drejtesise dhe vazhdon ti beje karshillek SPAK-ut dhe gjykatave, duke dale e mbajtur konferenca ne dritare te shtepise se tij, kur kushtet e arrestit ne shtepi e ndalojne personin e arrestuar qe te mbaje komunikime me te tjere jasht familjareve te tij. Edhe ne kete rast, Berishes po i behen lehtesime te pa parashikuara ne ligj. Jane akoma ne burg shperndares te vegjel droge, apo hajdute e te tjere per krime shume me te vogla se sa to per te cilat akuzohet Berisha. Perse veprohet ndryshe per kete kriminel qe ka vrare e vjedhur sa i ka dashur qejfi?

                        1. T
                          TIRONA

                          ervis ???? vetem njeri s’mund te quhesh!

                          1. J
                            Jo nga fshati si Lali Trapi

                            Ervis, shiko tek lajmerimet e funeraveleve nese kane ngjitur tek shtylla qe Sali Pall Berisha dha fryme perfundimisht. Ky do te ishte lajmi me i mire mbarkombetar.

                            1. A
                              Arbeni

                              Maloku ishte mësuar që t’i trembte prokurorët dhe gjykatësit kur ishte në pushtet,por tani ka ardhur një kohë që drejtësia e re nuk pjerdh për malokun kriminel.Dhe fakti tregon se e kanë mbyllur brënda si miun ku del e pëllet si gomar deti nga dritarja e halesë në katin e tetë.

                              1. M
                                Minxhozi

                                Elvis Iljazaj, ky pseudogazetar qe shfaqet si analist eshte nje kokepalare dhe nje mor bythe i dale nga sqetullat e Henri Çilit. Kaq mjafton te kuptosh me ke ke te besh??

                                Lini një Përgjigje