Dëmi që i bëri Shqipërisë bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi

10 Prill 2024, 18:18Blog TEMA
Dëmi që i bëri Shqipërisë bëri regjimi regresiv

Nga Spartak Ngjela

Pse po vonohet  lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?

Ashtu ju duket, se ajo po vijon.

Filozofi i famshëm amerika George Santayana na ka thënë: The light as it appears hides the candle - flaka, ashtu si shkëlqen, e fsheh kandilin.

E pra, shpesh mendja njerëzore humbet në iluzionizëm.

Shqiptarët, kurrë nuk e kanë pas besuar se do vijë një ditë kur pushtetarët e korruptuar që kanë vjedhur e vjedhur popullin, do të arrestoheshin dhe shpronësoheshin në favor të shtetit.

Dhe kjo ka nisur sot edhe në Shqipëri.

 I.

Na duhet ta theksojmë se goditja antikorrupsion në Shqipëri, tani ka hyrë në një proces të vërtetë historik, dhe pushtetarët nuk janë të qetë...

Në 21 korrik të vitit 2016, me ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë, erdhi një çast në historinë e Shqipërisë kur ajo u ndodh përpara një udhëkryqi: ose të godiste penalisht korrupsionin e lartë, ose të shpërbëhej si shtet. Dhe kjo kërkesë krijoi SPAK.

Por, në këto çaste...

Na duhet ta nxjerrim në dritë se:

Që nga viti 1992 e deri në vitin 1997, Shqipërinë e ka drejtuar Beogradi dhe Athina.

Këta, në fakt, dihet se janë dy pushtuesit e mëdhenj të territireve shqiptare.

Në vitin 1912-1913...

Ishin dy treva të rëndësishme për historinë e Shqipërisë që mbetën jashtë territorit të saj: Kosova dhe Çamëria.

Turp historik për fuqitë e mëdha, në vitin 1912-1913, për atë që i bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve: por koha nuk do t'ua falë.

Ja, tani Kosova është Shqipëri.

Po Çamëria?

II.

Kjo kohë në ecje sot në Shqipëri, është në fakt një kohë e nivelit historik.

Koha e nivelit historik e çdo shteti të pavarur, është ajo kohë imediate kur në këtë shtet përplasen raste të tilla shoqërore, të cilat mbajnë në vetvete ngjarje historike të një rëndësie të veçantë.

Edhe Shqipëria, më në fund, në funksion historik, ka hyrë ndërkohë në një ecje që ndodhet brenda kohës së saj historike, sepse sot janë dy shtete shqiptare të cilat patjetër që do të bashkohen.

Por, sigurisht që do të jetë demokracia ajo që do të bashkojë dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, e rëndësishme për këtë fakt është kushti historik: duhet që në Tiranë dhe në Prishtinë të drejtojnë dy qeveri që e njohin historinë e plotë të shqiptarisë: Iliri-Arbëri-Shqipëri dhe që e ndiejnë patriotikisht që Shqipëria dhe Kosova janë Arbëria moderne.

Po Çamëria?

III.

Demokracia në Shqipëri dihej që do të implementohej me shumë vështirësi, sepse shoqëria shqiptare në shekuj nuk kishte pasur rastin e një shteti ligjor.

Vijimësia historike e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, në monarkinë shqiprare, dhe, nga kjo monarki në një regjim komunisto - terrorist, kishte shumë mundësi që ta çonte shoqërinë shqiptare drejt shpërbërjes dhe asimilimit të saj. Por, kjo nuk ndodhi.

Si gjithmonë: Shqipërinë e ka shpëtuar historia e saj që vjen që nga lashtësia, dhe dihet që iliria ka qenë superfuqi e kohës së vet; kurse Arbëria i dha botës figura të mëdha: gjeneralë dhe pashallarë, princa e mbretër dhe figura të mëdha historike që drejtuan botën. E pra, pikërisht kjo vijë historike ka shpëtuar shqiptarinë që kemi sot.

Por, shqiptarët ende nuk e njohin historinë e tyre, sepse atyre historinë ua kanë grabitur fqinjët pushtues, por edhe shqiptarët në Tiranë, si krerë të shitur, në Athinë, në Brograd e në Moskë.

Kurse, tani, gjithçka u varros në favor të shqiptarisë.

Janë dy shtete shqiptarësh me rreth 6 milionë shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova.

Po Çamëria po Maqedonia Shqiptare?

IV.

Izolimi i gjatë i Shqipërisë nga një regjim sektar dhe terrorist në Shqipëri, në 47 vjet, 1944 - 1992, ishte pritur me ankth nga Athina dhe Beogradi, për të sjellë shpërbërjen e Shqipërisë dhe asimilimin e shqiptarëve.

Edhe Beograd,i edhe Athina, me njerëzit e tyre në Tiranë, dominuan lëvizjen e vitit 1991-1992 për rrëzimin e diktaturës.

Beogradi dhe  Athina, me këta individë në Shqipëri, kishin punuar me ngulm që, menjëherë pas rrezimit të diktaturës në Shqipëri, populli shqiptar, i mërzitur nga një tragjedi të tej zgjatur, të linte Shqipërinë për t'u shpërngulur në Perëndim.

Në vitin 1992, në Shqipëri ishin 4 milionë shqiptarë, dhe periudha 1992 - 1997, me një histeri antishqiptare, shkatërroi në Shqipëri të gjithë industrializmin: shkatërroi 500 fabrika dhe uzina, preu miliona rrënjë pemë dhe shkatërroi plotësisht 24 mijë hektarë vreshta. As një pushtues nuk do të kishte pasur kurajën që t'i bënte Shqipërisë këtë dëm kolosal, i cili kërkonte të sillte shpërnguljen e shqiptarëve nga Shqipëria.

Dhe këtë e bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi.

Por...

Tani këto banda janë drejt shkatërrimit, sepse goditjen penale e ka marrë në dorë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK; dhe kjo strukturë e ka të plotë pavarësinë nga politika; dhe drejtohet nga ekspertiza Uashington - BE.

SPAK sigurisht që është tani shpresa historike e Shqipërisë së bashkuar.

Shkatërrimi i korrupsionit në Shqipëri, i cili ka filluar me arrestimin e Sali Berishës djathtas, dhe një zv-kryeministër e tre ministra mjajtas, do të vijojë për të sjellë shqiptarinë e ndritshme në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni; dhe do të hedhë themelet e bashkimit kombëtar të 8 milionë shqiptarëve që banojnë sot si autoktonë në Gadishullin Ilirik.

21 Komente

  1. a
    arbitri

    Respekte z Ngjela .

    1. S
      Sunit Shiit = Shit

      Taku ne spac te cuan per riedukim enveret dhe mehmetet. Gezuar ramazonin!

      1. b
        ben.

        Nga 1944 deri sot Shqiperia ka pasur 3 aritje historike. 1 Rrezimi i komunizmit. 2. Antaresimi ne NATO. 3. Heqja e vizave dhe afrimi me europen. Te treja ka qene 1 burre qe i ka bere, Sali Berisha. Komunistet kane vrare, kane vjedhur. Vetem 1 shembull permbledh gjithe thelbin e babezise komuniste. Autostraden Fier Vlore , ate pjese qe u ndertua ne kohen e Sales , e beri me 1.9 milione euro kilometrin. Rruga 2 kalimshe Korce Erseke e bere nga banda e rilindjes eshte bere me 12 milione euro kilometrin dhe u shemb. Zagaret komuniste si ky Gjella e prishur jane te bindur se ky popull duhet tallur dhe vjedhur, se vetem keshtu kupton. Dhe ja ku eshte fakti 3 komente delenxhinjsh , ju duket i semuri dhe hajduti gjella si gjeni. Popull i degraduar ne gen.

        1. B
          Berisha eshte tradhetari me i madhb i kobit shqipt

          Rrezimin e komunizmit e beri populli shqiptar me tradhetine e Ramiz Alise dhe spiunit serb Berishes. Berisha e futi Shqiperine ne Lidhjen Islamike duke i dhene vendit nje njolle te zeze. Po ashtu, Berisha beri te mundur shkaterrimin arkitetonik te qyteteve shqiptare dhe vjedhjen me masive te pronave te shqiptareve duke legalizuar prona qe nuk u takonin atyre qe zbriten nga malet ne fushat e bukes dhe ushqimit. Berisha gjithashtu shkaktoj tragjedine me te madhe me skemat piramidale duke ju vjedhur shqiptareve shtepite. Berisha ju dha minoritareve toka duke tjetersuar pronaret e vertete dhe duke i kthyer keto toka ne toka te Greqise. Berisha i fali Greqise mijra metra katrore me marreveshjen e detit. Berisha ju dha leje grekerve te ngrinin varrezat e gjoja ushtareve greke qe erdhen dhe dogjen e vrane shqiptaret qe me pas ata ti shpallin ato toka greke. Berisha vrau drejtues te UCK-se dhe i siguroj ndihma qeverise gjakatare te Milloshevicit. Berisha shkaterrojn ushtrine shqiptare duke i kthyer ne metal te tjthe arsenalin e jashtezakonshem te ushtrise. Berisha, ashtu sic permend edhe Ngela, shkaterroj te gjithe industrine dhe bujqesine e shqiperise. Shkaterroj fabrikat dhe uzinat dhe te gjithe godinat qe i takonin fermave bujqesore dhe infrastrukturen e tyre. Berisha shkaterroj Akademine e shkencave dhe te gjithe institucionet e saj duke e kthyer ate 100 vjet mbrapa. Berisha shkaktoj shkaterrimin e universiteteve dhe i ka cuar ato ne ambiente ku nuk kryhet as pune shkencore e as mesim. Berisha shkaktoj vjedhjen dhe vrasjet me te medha te shqiptareve (mbi 3500 vete) ne 1997. Berisha me Lul Bashen krijoj historine e shtepise se verdhe dhe mashtrimin me te madh ne bashkepunim me Serbine, Rusine dhe spiunin e paguar zvicerian. Pa permendur ketu Gerdecin, Klubin Partizani dhe shume e shume afera te tjera korruptive. Berisha gjithashtu shkaterrojn te gjitha klubet sportive te Shqiperise dhe stadiumet e tyre.

        2. B
          Bravo z. Ngjela per patriotizmin dhe qartesine int

          Bravo z. Ngjela per patriotizmin dhe qartesine e mendimit. E gjithe lashtesia e Ballkanit dhe dituria e filozofeve te lashte qendron te shqiptaret. Madheshtia e Pirros se Epirit, Aleksandrit te Madh, dhe mitologjite e pellazgeve u pervetesuan nga greket dhe maqedonet me mbeshtetjen e Rusise, Frances, Britanise, dhe Gjermanise. Madje mbreti Otto i Greqise (nga Bavaria e Gjermanise) luajti rolin kryesor ne drejtimin e irredentizmit me te madh te Greqise kunder Shqiperise. Ndersa Rusia (sigurisht me leshimet e Britanise, dhe Frances e Gjermanise) luajti rolin kryesor ne pervetesimin nga ana e Serbise te Kosoves, Malit te Zi, dhe Maqedonise shqiptare. Nje hap i madh u be. Por Rusia me Serbine nuk heqin dore. Ne nuk duhet te heqim dore. Rusia me sulmin ndajn Ukraines shkoi deri ne historine e viti 800. Nese ne bejme te njeten gje tokat tona shtrihen derin ne Austri.

        3. s
          sapa

          Vetem kur te arrestohen tu sekuestrohet pasuria dhe te dergohen ne burgun e Recit ,Saliu,Meta ,Basha ,Rama ,Veliaj ............dhe lista eshte shume gjate,vetem ate dite shqiptaret do ta konsiderojne si nje dite e fillimit te berjes se shtetit te se drejtes ne shqiperi.Ne te kunderten deri me sot eshte njesoj si ne kohen e Llalles vetem se kemi nje intensitet me te larte propagande se gjoja po behet shtet!

          1. v
            vezhguesi

            Te fillojme se pari nga ato qe i kane krimet te dokumentuara. Sa i perket llafeve te kafeneve, ato mbeten per tu provuar. Une nuk e besoj se SPAK-u po ben punen e tij sipas ligjit. Persa kohe qe shikoj Berishen te mbaje konferrenca ditore nga dritarja e tij, duke thyer ligjin dhe SPAK-u ben sehir; per sa kohe qe shikoj Ilir Metajn qe na ben paralele dhe marshime ne male, ne vend qe te ishte duke i bere shoqeri Salihit ne burg; per sa kohe qe Basha, Mehdiu, Noka me te tere zagaret e tyre nuk jane akoma ne burg, ky SPAK eshte SKAP. Te tera te tjerat jane pallavra dhe propogande, qe nuk i hyn kujt ne pune.

          2. O
            Optimisti

            Respekte Z.Spartak Ngjela Je gjigant pac jeten e gjate. Me pelqen kurr flisni per kombin tone je shume i saket. Rroft Shqiperia posht tradhetaret sali berisha edhe hordhit e tij.

            1. s
              shqip

              Zoti Ngjela flet sot kunder Salihit dhe ca me pak kunder Rames, por disa si puna juaj harrojne se Spartak Ngjela ishte kandidati i Berishes per Bashkine e Tiranes. Ai u largua shume vone nga grazhdi i Berishes dhe nuk dihen motivet e armiqesimit me te. Gojet e liga flasin per prishje pazaresh, por une nuk mundem te hamendesoj per gjera per te cilat nuk kam prova. Ajo qe dihet nga te gjithe ishte se Ngjela dhe Berisha kane qene bashke dhe u ndane me vone. Zoti Ngjela, edhe sot nuk i ka spjeguar shqiptareve se perse u be pale me Berishen dhe as ka kerkuar falje publike per kete gje. Persa kohe qe Ngjela nuk e ka bere kete gje publikisht, per mua mbetet nje sharlatan qe kerkon te luaje karten e patriotizmit duke folur per historine e vertete te shqiptareve dhe trojeve tona, histori te cilen e dime vete dhe nuk ka nevoje te na e mesoje askush.

            2. 1
              1

              Z.Ngjela je shum i vonuar.Treni ka kohe qe te ka ikur ,qe ne vitin e larget 97 kur u vure ne krye te komisionit parlamentar per ngjarjet e 97 dhe e nxore Berishen engjell te pafajshem.Mos fol me .Nuk lahet muti me shure thot populli

              1. S
                Sadiu

                Analizë e hollë, aktuale dhe fine. Politika duhet të reagoj në vizion.

                1. d
                  drin

                  Ok po ky maskara asnje fjale per korrupsionin e Bashkise?

                  1. F
                    Fisniku i Freskut

                    Thote autori:"Turp historik për fuqitë e mëdha, në vitin 1912-1913, për atë që i bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve: por koha nuk do t'ua falë." Thote historia: "Turp per shqiptaret qe nuk i degjuan ideologet dhe luftetaret bashkekombas, qe nga treshja Abdyl, Naim e Sami Frasheri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, e te tjere qe gjate 34 viteve (1878-1912) u bene thirrje te ngriheshin kunder Perandorise Osmane perkrah fqinjeve te tyre , por perfunduan ne nje llogore me ushtrite e mundura osmane. Ne Konf. e Ambasadoreve ne Londer u gjykuan osmanet, te cilet nuk e paten per gje t'u jepnin fitimtareve te Lufterave Ballkanike trojet shqiptare, Autori rreh gjoksin dhe mbahet per jurist. Pyetja ime eshte: a mund te gjykohen gjyqtaret e Londres se u dhane te drejte fitimtareve ballkanas dhe nuk moren iniciative te krijonin nje shtet etnik shqiptar, kur tokat e tyre i lakmonin fitimtaret? Prandaj ne Luften e Dyte Boterore pesimi iu be mesim shumices se shqiptareve qu bashkuan me Aleancen Antifashiste dhe e shpetuan Shqiperine e pergjysmuar nga copetimi i metejshem. Perseri ne vitet 1990 dhe 1999, shumica e shqiptareve u rreshtuan me Aleancen Demokratike: "Bashkimin Europian dhe SHBA. Pse nuk e ze ne goje autori situaten e sotme politike ne Kosove, ku mbreteron Albin Kurt Pashai dhe eshte kunder bashkimit te Kosoves me trungun ame-Shqiperine?! Autori pyet: "Po Cameria?" Pergjigjen e jep historiografia moderne demokratike: Cameria do t'i fitoje te drejtat demokratike kur Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut te behen pjese e Bashkimin Demokratik Europian, ku ben pjese edhe Greqia.

                    1. A
                      Avokat Ngjela LEGJENDË

                      RROFTÈ AVOKAT ❤️ NGJELA

                      1. Z
                        Zuzari

                        Si mundet ore AGA të quash shtet teroristn një vend e një popull që si ka bërë kurë keq askujt por vetëm është dërmuar dhe copëtuar nga komshinjtë anembanë.? Po pse more gërdallë politiketike quhan terrorist një shtet që zbaton ligjin dhe i numëron mbi 500 fabrika dhe uzina dhe menjëherë të rënë të lapsit i fshin tëra. Teror nuk quhet kur ligji i tregon vendin bastardit Tropojan , dhe soit tënd bllokmen farë e ndyrë që të vret e vërteta.

                        1. N
                          Nje i Moshuar

                          Z. Spartak Ngjela , ke bere nje shkrim te bukur nga ana e Historise te gjitha qendrojne ke pershkruar realitetin te te gjitha kohrave , problemi eshte pergjegjesia dhe sa kohe do te duhet te veje ne vend padrejtesia, Saliu po e ngrys jeten per bukuri , femijet i ka pasuruar ? Vetem populli i shkrete zgjene REHATI . Ngelet te shpresojme ?

                          1. K
                            Kristi

                            Avokat sakte,...por mos u zbut!

                            1. U
                              UNE

                              Ju burgaxhinjte e Enverit pse lejuat planin e Ramizit. Ju erdhi pas qefit nje komunist ne krye te demokracise. Pse e lejuat? Thjesht sepse e kishit ne interesin tuaj. Moret ne qafe gjithe burgaxhinjte e tjere dhe shkelet mbi kufomat e Enverit. Maskarenj te historise!!!

                              1. V
                                Vranakonti

                                Shume mire zoti Ngjela. Pe kete shkrim ke noten maksimale 10. Te gjitha sa the ne kete shkrim jane te verteta dhe te pranueshme. Eshte e vertete se drejtesia ka filluar te punoi dhe korrupsioni eshte ulur disi. Por plaga me emadhe eshte ajo qe that se,ne shqiperi u shkaterruan 500 fabrika,uzina,kombinate,u shkaterrua bujqesia,ushtria,u pren pemet,24 mij ha me vreshta dhe kete shkaterrim total e beri Sali Berisha me Meksin. Keto jane faje dhe krime te renda,qe, ndoshta nje dite do te japin llogari e do te denohen rend,qoft edhe pas vdekjes.

                                1. N
                                  Ne

                                  Me sa mbajne mend shqiptaret Ju zoteri sikur kini qene kryetar i komisionit per denimin e shkaktareve qe sollen tragjedine e v.1997. ?. LEGEN !!!

                                  1. J
                                    Jaho

                                    Keto dhe te veteta te tjera duhet te dine shqiptaret.

                                    Lini një Përgjigje