Pendimet e shumta dhe të pakuptimta të Gazment Bardhit

11 Prill 2024, 19:44Blog Nga Ervis Iljazaj

 

 

Pas më shumë se dy vitesh duket sikur Gazment Bardhi është penduar për pezullimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Sot, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kryetares së Kuvendit  Lindita Nikollës ka kërkuar që Berisha të rikthehej si anëtar grupi. Në këtë mënyrë, po shkon kundër vendimeve amerikane dhe britanike që e kanë shpallur Berishën non-grata, duke nënvlerësuar vendime të tilla të rëndësishme gjeopolitike të qeverive aleate me Shqipërinë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që zoti Bardhi pendohet për aksionet e tij politike, gjatë viteve tw fundit. Pendimet e tij kanë qenë të shumta dhe të pakuptimta politikisht për hir të së vërtetës. Dyzime politike të cilat nuk janë parë kurrë në 34 vite të tranzicionit shqiptar. Gazment Bardhi në këtë drejtim është duke futur në kulturën politike shqiptare një shkollë tjetër, të paparë dhe të padëgjuar më parë, e cila nuk dihet se ç’përfundim do të ketë, por që nuk ekziston në asnjë manual të shkencave politike dhe të historisë politike.

Brenda një kohe relativisht të shkurtër politike, njëherë e konsideron Lulzim Bashën si lider të jashtëzakonshëm, pastaj si një politikan që ka tradhtuar kauzën e opozitës. Po ashtu Sali Berishën para shumë pak kohe e konsideronte si një të keqe të madhe të Partisë Demokratike, pastaj si një lider të madh opozitar. Madje publikisht është shprehur se nëse Berisha vjen në krye te PD-së, ai nuk do të jetë më pjesë e saj. Ndërsa sot, është Nën-Kryetar i Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Për dy vite me radhë ka mbajtur qëndrimin publik dhe ligjor që Kuvendi i thirrur nga Rithemelimi në 11 Dhjetor ishte jo legjitim. Ndërsa sot, mendon se ajo pjesë e Partisë Demokratike është partia legjitime dhe i takon vula e PD-së. Në të njëjtën kohë pretendon se është dhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së Luzlim Bashës dhe Nën-Kryetar i Sali Berishës. Njëherë është ndërkombëtarisht, ku aleanca me ShBA-në dhe Britaninë janë strategjike, pastaj shndërrohet në sovranist dhe legjitimon çdo aksion politik të Berishës të cilin aleatët kryesorë të Shqipërisë e kanë shpallur non-grata.

Dyzime si këto te Gazment Bardhi mund të gjesh pa fund në këto dy vite të aksionit të tij politik. Është si të thuash një rekord në politikën shqiptare. Një rast më shumë unik se sa i rrallë. Problemi më i madh nuk janë dyzimet politike dhe pendimet e shumta. Problemi më i madh është se përse i humbi kohë demokratëve për dy vite rresht dhe u bë pjesë e përçarjes dhe katandisjes së opozitës, ashtu sikurse është sot.

Gazment Bardhi ka ardhur te vendimet e Flamur Nokës, Albana Vokshit, apo Klevis Balliut dy vite më vonë. Vokshi,  Noka dhe Balliu  treguan një inteligjencë politike dhe intuitë më të lartë se të zotit Bardhi, pasi ata kishin këto qëndrime që në krye të herës dhe si kanë ndryshuar ato. Je dakord ose je me to, të paktën janë qëndrime politike koherentë ku koha i dha të drejtë. Dhe të gjithë të tjerët, duke filluar nga Gazment Bardhi dhe deputetë që i shkojnë pas erdhën te ato qëndrime shumë me vonesë.

Sigurisht në politikë edhe mund të ndryshosh qëndrim, ama pasojat e qëndrimeve të tua kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. Prandaj, ajo që e mban gjallë aksionin politik është përgjegjësia që ke ndaj njerëzve. Me sa duket, në politikën shqiptare askush nuk mban përgjegjësi për ato që bën dhe ato që thotë. Mund të thuash çdo gjë, mund të veprosh ndryshe nga ato që ke menduar dhe ke mbajt qëndrim, dhe përsëri mund të kesh mendimin se do t’ja dalësh. Por në fakt ky është vetëm një iluzion. Në politikë  rrallë, shumë rrallë, ke një mundësi të dytë për të bërë një  impresion të parë.

/Liberale.al/

7 Komente

  1. C
    Cfurku

    Ka shoqeri qe drejtusit jane me inteligjentet. Por kjo ndodh tek Babuinet dhe jo tek keta tre deputetet me skllaveri mendore.

    1. G
      Gjeli

      Gazit i falet se eshte singhell

      1. i
        inxhinjeri

        S'na thate ndonje gje te re, per bythelepiresit e Salihit. Me kujtohet dikur, kur nje perfaqesues i huaj i nje konsorciumi qe kishte paraqitur kerkesen per te investuar ne nje dege te industrise ne Shqiperi, me telefonon dhe me thote se nje miku i Presidentit Berisha i kishte premtuar se do hynte si ndermjetes per ti dhene ketij konsorciumi te drejten per te marre nje koncesion ne ate dege te industrise. A e njeh ti kete person?-me pyeti-dhe a mendon se do na ndihmoje? Nuk e njoh- i pergjigjem dhe absolutisht nuk duhet ti besoni. Po nese nuk e njeh personin ne fjale, si mundet te thuash se nuk do e beje ate qe ka premtuar-insiston bashkebiseduesi im nga ana tjeter e telefonit. Shume e thjeshte- i pergjigjem-juve sapo me thate se ky person pretendon se eshte miku i Berishes. Po-mu pergjegj bashkebiseduesi dhe vazhdoi-na e permendi vete disa here qe jane miq me Berishen. Ketu qendron e tere klecka - i pergjigjem dhe vazhdova- Berisha nuk ka miq, ai ka vetem sherbetore. Nese dikush pretendon se eshte mik me Berishen, me siguri qe eshte nje person te cilit nuk mundet ti besosh. Faktet e mevonshme vertetuan ato qe i thashe mikut tim te huaj, i cili ma kujtoi kete bisede shume vite me vone.

        1. F
          Franz Kafka

          Gazmend Bardhi eshte ekspert per kthimin mbrapsht keshtu qe keto kthesa mbrapsh qe ka bere jane ne kete kuader. Kur te mesoj ndonje pozicion tjeter psh zgupthi atehere po, do te cuditeshim qe si kerkon akoma mbrapsh

          1. E
            Ermali

            Gaz-tori ndryshoi drejtimin 180 grade,qekur Saliu e akuzoi per vrasjen e Elbasanit,futi bishtin nen shale,mori kthesen dhe iu bashkua tufes.

            1. E
              Ela

              Te paska nxjerr me floke tema, ta paska bere qoken. Kur te sheh ne rruge dukesh si zgjeps, prandaj ste qin njeri

              1. "
                "Deputet"

                O miku! Ca me duhet mua se ca theme une!

                Lini një Përgjigje