Kur t’i trokasë drejtësia në derë, do thotë: “Ja, s’jam mirë nga trutë!”

12 Prill 2024, 14:30Blog TEMA

Kur t’i trokasë drejtësia në derë, do thotë:

Nga Ardit Rada

Ilir Meta e ka nisur rilindjen e tij politike me akte të habitshme. Edhe pse beson se ngjallin debat në publik, në fakt të gjitha kanë përfunduar në nivelin e memeve. Herë duke ia dubluar, e herë duke ia retushuar, pamjet e Metës nga qeni Darko në Bosnje dhe larjet në det s’kanë dhënë ndonjë mesazh politik, gjë për të cilën merr rrogën këtu e sa vite. Teksa si ish president tundte Darkon, kridhej në det dhe ngjiste malet, tani në opozitë pa asnjëlloj mandati i ka thelluar çuditë. Megjithatë obsesionin duket se e ka gjetur me një hekur ku është ngjitur të paktën dy herë, pa llogaritur herët që ka bërë prova.

Politikani i nivelit të lartë herë del mes pemëve duke cituar thënie bajate popullore e duke ngatërruar Vlorën me atë gjënë (siç tha, prill-maj Vlorës mos iu ndaj). E herë me një gomar a gjëkafshë që i del përpara. Në thelb, Ilir Meta po jep panoramën e një politikani që mbi të gjitha po dokumenton veprime të papërgjegjshme, pa mesazhe politike dhe të padobishme për seriozitetin shoqëror.

Të vetmin rast që pati për të dhënë ndonjë mesazh politik ishte protesta para Bashkisë së Tiranës. Edhe aty, ai u hodh degë më degë si në videot që shpërndan dita-ditës duke akuzuar Gardën e Republikës. Me pak fjalë, Ilir Meta shfrytëzoi një protestë të tërë antikorrupsioni për të deklaruar se i kishte përzënë bodyguardët që ia jep ligji si ish-president pasi dyshonte se ata ishin spiunë të Edi Ramës. Shqiptarët mesatarë të gjendur në protestë e duartrokitën për këtë vendim të jashtëzakonshëm dhe ai çau ferrën për të filmuar klipin e radhës tek paralelja me pamje nga Tirana.

Ilir Meta një ditë më parë ka marrë një mesazh nga e shoqja. Monika Kryemadhi teksa priste mamanë të dilte pas 6 orësh nga SPAK, iu drejtua Olta Xhaçkës me një dëshpërim: “Ndonjëherë ne gratë Olta, bëhem mish për top, për burrat”.

Ndodh rrallëherë që Kryemadhi të flasë në Kuvend, por dje kishte dy halle: Mamasë pas 6 orësh në SPAK i kishin marrë edhe celularin. Ndërsa i shoqi që në mëngjes qëndronte varur si majmuni në palmë edhe pse të gjitha janë kusuret e pushtetit që ai ka konsumuar.

Thelbi i kësaj tabloje është i qartë deri diku. Ajo që s’është zbërthyer zyrtarisht janë arsyet pse Ilir Meta po i përshpejton veprimet e papërgjegjshme. Duket sikur mezi pret të gdhijë dita që të postojë çmendurinë e radhës. Imitim i stilit “Rama 98-2005”? Është tepër vonë që të tentojë pushtetin me ekstravagancë të shtirur. Por me siguri të gjitha këto, nga 11 haletë e maces Sasha, te qeni Darko, gomari e paralelja i do për prova filmike. Që kur t’i trokasin në derë ata që po tmerrojnë fillimisht familjen e së shoqes, t’u thotë: Ja kam prova, s’kam qenë mirë nga trutë!

17 Komente

  1. U
    UNE

    Ai dikushi qe nuk eshte mire nga trute, te parin veprim qe ben, eshte se tregon ku e ka fshehur floririn e vjedhur. Kur Ilir Meta do te tregoje ku e ka fshehur flieirin e vjedhur, une do besoj se ai nuk eshte mire nga trute! He Ilir, ma verteto se nuk je mire nga trute!

    1. B
      BIBI

      ne internet qarkullon nje kanal me emrin MONKEY BIBI

    2. M
      Maloke dhe koketrashe kudo

      Majmuni nga Çorovoda i ben cirk shqipetareve.

      1. e
        emigranti

        do ti thoj SPAK dhe gjykates qe po vizitohem tek nervollogu shikoni cfare ushtrimesh me ka dhene

        1. S
          Skraparliu

          Të gjithë argumentet janë të saktë, por abuzimet me pushtetin nuk mundet t'i justifikojë përpara drejtësisë me këto shtirje prej të çmenduri dhe të thotë: -Nuk jam normal nga trutë, ja shikoni këto video! Sekuesrot e pronave dhe heqja e të gjithë privilegjeve, që rrjedhin nga funksionet e këtij delenxhiu, janë minimumi i zbatimit të ligjit. Ky po ndjek pothuajse të njëjtën rrugë, që ndjek edhe tutori i tij nga ballkoni dhe taraca e katit ë tetë. Qëllimi i të dyve është mosprekja e pronave, llogarive bankare dhe mos ndëshkimi me burg. Këta laro janë të pafytyrë. Çfarë kërkojnë këta horra më shumë nga populli, kur vendi i tyre është burgu?!

          1. r
            raul

            por akti me i cmendur i spiunit Agush eshte kur braktisi zyren e shtetit dhe me vrap shkoi tek zyra e nje particke me nje antar frd e Sali Shehut qe nuk ka asnje antar por vetem kryetarin Sali dhe sekretaren , dhe Agushi i vuri duart ne fyt rojes se zyres sa gati i nxorri shpirtin fakirit qe shpetoi nga vdekja vetem pasi nderhyne policet bashkiake. Ky eshte akti me i cmendur dhe me i paprecedente ne historine planetare presidenciale qe kryen nje akt te tille cmendurije. As Neroni nuk ka bere nje veprim te tille, as Fyrheri, as Stalini, as presidenti i Somalise apo i Sierra Leones.Me ate akt cmendurije ai nuk duhet te quhet me as ish presidenti i shqiperise se ndjehemi me turp qe nje monster e tille ka qendruar per 4 vjet ne zyren e kryetarit te shtetit. Turp i madh dhe per ata qe e zgjodhen kete monster ne kete post.sot kjo monster urrehet nga 99.99% e shqiptareve qe nuk duan t'ja degjojne emrin apo t'ja shohin surratin ne ekran.

            1. T
              Tironsi ZZ, NYC

              Po me mijra dekoratat, medaljet, pasaportat... që shpërndau, çfarë bëhet?

              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Mos u merrni me një të "sëmurë" mendor !

                1. d
                  degradim

                  Mos u merrni me nje qe ben sikur eshte i semure mendor, duhet te thoshje, por duhet shkerdhyer e duhet rrahur me hu ky gomar qe u rrit si kerriç dhe arriti deri ne presidence; ne Shqiperi eshte turp te rrishe ku ka njerez si ky apo Salinjani Gaz bardhi, Flamur Noka, nje Baçi qe duket si kuke veshtulle apo dhe mequrufer te tjere qe hiqen se jane deputet por nuk vlejne as per te lare nevojtoret e qenve. Esht turp te thuash jam shqiptar kur dalin keta njerez si pushtetare apo politikane, eshte dhe krim qe ata akoma jane te lire. More çfare u be me ate burgun e djalit te Shege kurves, ne vend te shkonte ne burg se eshte prere bileta, drejton nje komision hetimor. A nuk eshte turp te thuash jam shqiptar?! Prandaj ata shqiptare qe votojne ketaa njerez, jane bajga e tyre!

                2. T
                  Toni

                  Tema fole e patronazhisteve

                  1. K
                    Kartoni

                    Ler nje numer telefoni te te pyesin ty here tjeter cfare te botojne! Rrote K. qe vec villni vrer e skeni asnje mendim origjinal tuajin. Shkruaji ti pra, edhe nxirre te Qimi edhe na e nis ta shofim ca mendon per kete carin qe sla peme, shtylle e gur pa ngjitur

                  2. N
                    Nxenesi

                    Pi ilacet o karjan

                    1. P
                      PodCazzo Rama

                      Ato fjale ne titull do ti thote kur ti vije Drejtesia te dera me plot te drejte vetem njoni qe Mero Baze i ka botu dikur ate Kartelen e Psikopatise...

                      1. ?
                        ????

                        Ne fakt fotoja ne krye, do te xhelozonte cdo majmun! Por kot e kane majmunet! Ky ja u kalon kudo! Njesh si korruprtuar, njesh si spiun dhe njesh si njeri qe ka vjedhur popullin pa meshire! Edhe aty ku do hyp, i bene peshe, e shtyp dhe e bene pise token shqiptare. Idiot se s'kupton qe per njerezit e thjeshte, qytetaret, e kane futur ne koke qe ai eshte nje hajdut qe ka abuzuar me shtetin. Njerezit as duan t'ja dine nese SPAK e konfirmon. Ai mbetet I tille, tashme I damkosur. Cdo veprim per ta nxjerr te "pafajshem" kete dhe familjen e tij, vetem do te demtoi, reputacionin e sistemit te drejtesise. Ai eshte ai qe njeh populli tani: hajdut, spiun, I korruptuar, dhe me shume para te pista, te fshehura, te cilat duhet ti kthehen shtetit.

                        1. A
                          Avokat i çështjeve penale. Jo aspak i PS

                          Një avokat me shumë emër e karierë të suksesshme në një ambjent miqsh ka parashikuar, që Ilir Meta_j po pregatit opinionin dhe Mediat me veprime të tilla, që duken jo pak prej të marri për t'i shpëtuar Drejtësisë. Ai është këshilluar me do avokatë dështakë, që me këto veprime të tij do justifikohet kur të arrestohet nga SPAK për vjedhje Miliardash, që prej kohës kur ishte KryeMinistër e deri më sot. Avokatët e tij dështak do të turren në GJKKO me justifikimin, që klienti tyre Ilir Meta_j ka kohë që shfaq probleme mendore a psiqike herë pas here, ndaj nuk duhet mbajtur në arrest e Jo e jo në burg. Kjo alibi që Ilir Meta_j ka kohë që e tregon nëpër Rrjete Siciale, është shumë banale dhe e lexueshme nga kushdo, gjë që më kot lidhet duke hypur hekurave e duke hypur maleve si i marrë, sepse do përfundojë patjetër në burg për të gjitha vjedhjet e deri dhe do krime/vrasje, që kujton se nuk i di askush.

                          1. S
                            Skraparlliu

                            Ky eshte aresyetimi i vetem qe mund te cfajesoje Ilir floririn nga mekatet, qe ne vend ta mbyllin ne burg ta rregjistrojne ne cmendine!

                            1. x
                              xhoni

                              Hajde presidente ky paska luajtur menq

                              Lini një Përgjigje