80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, dhe vlerësojnë pozitivisht operacionet policore “Tempulli” e “Sundimi i Ligjit”

15 Prill 2024, 09:19Blog Nga Eduard Zaloshnja

80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, dhe

Pas muajsh të gjatë të punës në terren të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” (që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete), zhvillova me porosi të Javanews një sondazh kombëtar me një kampion prej 1120 të anketuarish (me përfaqësim të balancuar gjeografik-demografik-politik).

Pyetja e parë ishte “Sa të sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar?”, të cilës 17.4% e të anketuarve iu përgjigjën “Shumë të sigurt” dhe 62.6% “Të sigurt” – gjithsej 80% (shihni Grafikun 1).

80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, dhe

Pyetja e dytë ishte “Çfarë vlerësimi keni për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete?”, së cilës të anketuarit iu përgjigjën në korelacion të fortë statistikor me të parën. Pothuaj 32% dhanë vlerësim të plotë pozitv dhe 49.5% anonin nga pozitivja – gjithsej 81.2% anim pozitiv (shihni Grafikun 2).

80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, dhe

Pyetja e tretë ishte përgjithësuese – “Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit?”. Këtu, pothuaj 71% anonin nga pozitivja (19.9% plotësisht pozitiv dhe 52.8% me anim pozitiv – shihni Grafikun 3).

80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, dhe

2 Komente

  1. L
    Luani

    E paska marre shukun me euro Eduard Zapalloshnja.

    Përgjigjjuni
    1. a
      albi

      Pyetje 1: Nqse ke nje moment ne rruge, ne trafik apo kudo, qe mund te kesh ndonje acarim me nje person tjeter, sa i sigurt ndihesh qe problemi mund te zgjidhet ne menyre te civilizuar? Pyetje 2: Sa shpesh te eshte dashur, qe per te evituar acarimin dhe konfliktin me dike qe nuk e njeh e qe nuk e di si mund te reagoje, te hapesh rruge e te mos reagosh mgjse mund te kesh patur te drejte? keto jane pyetje qe nxjerrin nivelin e vertete te sigurise, se dihet qe nuk te sulet njeri si qen i terbuar ne rruge....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje