Kur shpallet i “çmendur” presidenti!

18 Prill 2024, 18:18Blog TEMA
Kur shpallet i “çmendur” presidenti!

Nga Aranit Muraçi

Nuk është etike që disa nga mediat në Shqipëri, por  edhe politikanë, gazetarë dhe komentues të shumtë po e trajtojnë këto ditë ish-presidentin Ilir Meta, si “të çmendur”.

Përmes hipotezave disa kanë shkuar edhe përtej ‘diagnozës’, duke aluduar se Meta është ‘çmendur’ ngaqë mund të arrestohet së shpejti me urdhër të SPAK, nisur nga disa fakte të fundit, si ai i sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, apo edhe i marrjes në pyetje të vjehrrës së tij, për të justifikuar pasuritë.

Ashtu sikurse akuzat e ish-kryeministrit dhe ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, një ndër tre politikanët me më shumë pushtet në këto 30 vjet, ndaj institucioneve ligjzbatuese kushtetuese të drejtësisë nuk janë as normale dhe as etike, sepse sistemi i ri i drejtësisë gëzon sot mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe atë absolute të Perëndimit.

Në fakt në demokraci akuzat janë normale.

Ish-presidenti Donald Trump ndërkohë që vazhdon fushatën për një mandat të dytë presidencial në ShBA, është nën hetim për disa çështje nga drejtësia amerikane, ndërsa disa të tjera janë mbyllur. Kur Trump ishte president, gazeta New York Times publikoi një artikull në të cilin ngrinte dyshime të forta se kreu i shtetit nuk ishte i aftë mendërisht për të ushtruar detyrën më të lartë kushtetuese që i ishte besuar me votë nga shumica e qytetarëve amerikanë.

Artikulli jepte disa shembuj të sjelljeve të Donald Trump, të cilat i konsideronte ato anormale. Pretendohej se Trump kishte dalë dhe kishte folur jashtë kontekstit disa herë, kishte qeshur kur duhej të mbante qëndrim serioz ose kishte bërë lëvizje të pakontrolluara në publik.

Duke e fshehur qëllimin e vërtetë të artikullit dhe emrin e Trump, gazeta amerikane kishte intervistuar një mjek psikiatër dhe e kishte pyetur mbi mundësinë që dikush me të tilla simptoma të ishte pacient i tij. Mjeku pa u vënë në dijeni se për cilin “pacient” bëhej fjalë, nga ‘simptomat’ kishte shprehur siguri të plotë. Kaq mjaftoi që Trump të shpallej publikisht “i çmendur”.

Pas publikimit të artikullit New York Times përfundoi në gjyq nga ish-presidenti Donald Trump. Gjyqtari e pyeti avokatin që po mbronte çështjen e tij, nëse kishte prova që të vërtetonte të kundërtën, pra, që presidenti amerikan nuk ishte “i çmendur”.  

Trump shkoi dhe u vizitua në spital dhe rezultati mbi shëndetin e tij mendor, që rrëzonte pretendimet e gazetës, iu dorëzua gjykatës. Më tej gjykata urdhëroi avokatin që presidenti të publikonte konfirmimin e ekspertëve të shëndetit mendor në rrjetet sociale, me qëllimin që publiku të njihej me të vërtetën e tij.

Gazeta New York Times u urdhërua të përgënjeshtronte artikullin dhe të publikonte krahas përgënjeshtrimit edhe rezultatin e siguruar të vizitës mjekësore nga presidenti amerikan, në spitalin psikiatrik. Me kaq çështja u mbyll.

Historia e ish-presidentit amerikan vlen për të kujtuar rëndësinë që ka sistemi i drejtësisë në një shtet dhe vend normal. Në fakt ajo që ka ndodhur me drejtësinë në Shqipëri është konsideruar nga faktori ndërkombëtar një çmenduri e vërtetë. Dhe pas ndërhyrjes së tyre u miratua Reforma në Drejtësi.

Falë SHBA-ve, kur Meta ishte kryeparlamentar, reforma u miratua fiks në kohën kur edhe Trump ishte president dhe ndaj këtij të fundit ngriheshin dyshime se ishte i çmendur, prandaj sot shumica e qytetarëve shqiptarë, përtej akuzave, shpresojnë që të funksionojë drejtësia e ti jepet fund një herë e mirë historisë së kësaj marrëzie kolektive.

2 Komente

  1. j
    jevgu

    Pse more duhet te krahasojme Lir alabakun me Trump dhe qe nuk ka asnje shanc te heqesh paralele ne cdo aspekt. Shperthimet e metes nuk jane te rastesishme dhe nga ana shendetsore kane pasoja te shendetit mendor. Fale stresit te vazhdueshem dhe intesiv pasojat a luhatjes se gjendjes psikoemocional shkaktojne demtime te sistemit nervor qe ne pamje te pare nuk duken si te tilla dhe evidentohen ne momente te caktuara sipas gjendjes emocionale te personit. Nuk duhet perjashtuar fakti qe meta mund te jete ne gjendje ankthi (anxiety) apo dhe me keq (PTSD) qe nga 2012.

    1. P
      Poseidon

      ANO ISHTE LOJA .META. I BEN TE DYJA ,PRESION NDAJ PROKURORISE POR EDHE MUND TA SHFRYTEZOJE SI LAJTHITJE........POR ATIJ I DUHET FUTUR HURI NE BYTHE GJITHESESI...........MONA E THA SE ILIRI ME LUFTON POLITIKISHT DHE JO SI BASHKESHORTE,POR SYNOJNE QETE NGATERROJNE PROKURORINE PER PASURINE. ........JO VETEM HAJDUTE POR EDHE KRIMINELE TE POSHTER....PERVEC VRSSJEVE NE MALIN ME GROPA EDHE TE KATER PERSONAT E VRARE NE BULEVARD JANE PO PER SHKAKUN E TIJ,POR QE I EKZEKUTOI SALEHKARAXHICI..........ESHTE SPIUN I GREKEVE ,RUSEVE DHE I SIGURIMIT TE SHTETIT........SIKUR EDHE PUSHKATIMI TE EKZISTONTE SDO ISHTE KEQ.

      Lini një Përgjigje