Nga Indrit Vokshi
Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të ditur çfarë duan e çfarë nuk duan njerëzit në mardhënie me politikën.
Sondazhi është një fotografi e realitetit e cila ia vlen të merret në konsideratë, gjithnjë nëse ne dëshirojmë të mësojmë diçka mbi shoqërinë ku jetojmë. Duke qenë kështu, sondazhi nuk mund të shpërfillet.
Në vijim do të trajtojmë çfarë na tregoi sondazhi i Barometrit në lidhje me Opozitën, cilat ishin informacionet që neve morëm nga ky “operacion spiunazhi”.
Informacioni nr. 1:
Liderët e refuzuar.
Në pyetjen se cili është kandidati që opozitarët shqiptarë preferojnë për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, del se vetëm 15.2% preferojnë Sali Berishën, vetëm 5% preferojnë Lulzim Bashën, ndërsa plot 73% preferojnë të kenë një kandidat tjetër për kryeministër.
Pra Berisha e Basha, të dy së bashku, nuk shihen si kandidatë për nesër, për të ardhmen, për vazhdimsinë. Përkundrazi ata shihen si e shkuara, si një kohë e kaluar e cila ka mbetur për inerci. Ata sot mposhten thellë nga nevoja dhe nga dëshira e opozitarëve për të pasur një kandidat të ri në vitin 2025.
Informacioni nr. 2:
Opozitarët në shoqërinë shqiptare nuk duan të kandidojnë me muzeum politik, me skelete dhe me relike të cilave iu ka kaluar vakti, ata duan lidership të ri për të larguar Edi Ramën. Pra nuk kanë rënë në disfatizëm dhe nuk kanë rënë viktima të historisë, sic shumëkush mund të mendojë se kanë rënë.
Informacioni nr. 3:
Berisha e Basha mund të dëshirojnë të luajnë ende bixhoz politik, me mendimin se ndoshta kësaj herë iu del diçka por, opozitarët nuk e preferojnë bixhozin me politikën dhe me opozitën, nuk e preferojnë bixhozin me fatin e tyre dhe me fatin e Shqipërisë.
Opozitarët shqiptarë nuk kanë dëshirë dhe as nerva, nuk kanë takat e as kohë për të humbur duke luajtur bixhoz politik; duke kandiduar përsëri me të njejtët liderë, liderë të çertifikuar tashmë si humbës kronikë, të herë-pas-hershëm.
Informacioni nr. 4:
Nga sondazhi kuptojmë se opozitarët nuk e shohin si pronë të Sali Berishës e të Lulzim Bashës, as opozitën, as të djathtën shqiptare, as vetë Partinë Demokratike. Shumëkush mund të mendojë se opozitatët, partinë, opozitarizmin, ua njohin si pronës Berishës e Bashës. Në sondazh del që jo. Shumica nuk ua njohin. Nuk mësyjnë tua marrin partitë me leva por thjesht nuk ua njohin si prona.
Informacioni nr. 5:
Jorida Tabaku më e pëlqyera prej njerëzve në radhët e politikanëve të rinj të cilët nuk kanë qenë ministra e nuk kanë konsumuar pushtet të nivelit të parë. Jorida Tabaku si model i politikanes së mbështetur tek kompetenca, tek shifrat, tek llogaritë familjare të familjeve shqiptare, tek shqetësimet mbi punën, profesionet, sipërmarrjen, të ardhurat, kursimet, rezulton “e shpërblyer nga njerëzit” për ketë model. Kjo është një e dhënë cilësore e cila vlen të konsiderohet kur të flitet mbi modelin e të djathtës së ardhshme, asaj të djathte “post Berisha e post Basha” e do të përfaqësojë të djathtën kur Shqipëria të jetë bërë shtet i BE-së.
Informacioni nr. 6: Tomor Alizoti më i panjohuri nga njerëzit
Kjo e dhënë mbi Tomor Alizotin na tregon shumë, madje është leksion më vete. Na tregon se në politikë nuk mjafton të shfaqesh si nipi i atij e stërnipi i atij tjetrit. Na tregon se për të qenë politikan i njohur e i pëlqyer, nuk mjaftojnë kriteret tribale dhe origjinat, as persekucioni komunist.
Është performanca vetjake ajo që të ngre. Kjo është shoqëri e performancës në kuptimin e mirë, nëse nuk performon në vetë të parë, nëse nuk spikat me punë konkrete, nëse ske bindje e formim solid apo kompetencë politike por, vepron me kap ça të kapësh me vesh, ushqehesh me historinë si mjet legjitimimi para njerëzve por vetëm kaq, mbetesh politikan i panjohur e i pakonsideruar. Kungulli nuk ecën mbi ujë për kohë të gjatë, një ditë fundoset.
Për ta përmbyllur, duhet trajtuar shkurt arsyeja pse njerëzit preferojnë 15.2% Sali Berishën dhe vetëm 5% Lulzim Bashën.
Në kohëra të vështira si këto që po kalon opozita, njerëzit kanë vepruar me kriteret e rrezikut për të mos u asgjësuar. Kanë kërkuar mbrojtje e siguri për mbijetesë.
Sali Berisha prej vitit 1990 është i asociuar me demokratët si politikani i cili ka qenë aty në të mirë e në të keqe. Si politikan luftarak i cili ka rrezikuar e ka luftuar. Sali Berisha duke formuar 3 qeveri të së djathtës në Shqipëri është i vetmi i cili u ka dhënë të djathtëve shijen e fitores.
Me Berishën ndodhi historia e dy lopëve. Kishin qenë dy lopë identike, lopa nënë e lopa bijë. Askush nuk mundej ta dallonte se cila është nëna e cila bija. Një burrë, tha e gjej unë se cila është nëna e cila bija. Kapi një hu në dorë dhe nisi t’i rrihte fort të dyja lopët. Njëra lopë, gjatë rrahjes, shkonte fuste kokën nën barkun e lopës tjetër. Burri tha, kjo është bija sepse kjo shkon fut kokëm tek e ama instiktivisht, për tu mbrojtur.
Edhe demokratët pas traumës së 25 prillit 2021, pas dajakut të madh, pas frikës dhe pasigurisë në atë gjendje të pashpresë, shkuan futën kokën për tu mbrojtur tek Sali Berisha, si lopa bijë tek lopa nënë.
Ndërsa Lulzim Basha është parë gjithmonë si njeri joluftarak të cilit karrierën ia dhuruar Berisha; ministër e kryebashkiak, pastaj kryepartiak, plus betejat në parti, ia ka fituar Berisha. Basha është parë si “çuni i babit”, ai nuk ka pasur asnjëherë autoritet politik të vetin e vetjak.
Kur u rikthye në partinë zyrëtare në vitin 2023, ai pati mundësinë për të dëshmuar lidership por, bëri të kundërtën, tregoi mungesë intelekti, mungesë formimi politik, mungesë vizioni për të ndërtuar parti aksionere. Ai ndërtoi një parti kompani private. Tregoi se edhe gjatë 8 vjetëve të shkuara, nuk ka qenë Berisha ai që e ka penguar por, Basha si me Berishën si pa Berishën është i njejti dhe vepron identik, njejtë.
Sjellja pas rizgjedhjes qe shenja e fundit se ai ska ndërmend të punojë për opozitarët por vetëm për nënpunësit e tarafit të vet. Prandaj edhe opozitarët nuk kanë ndërmend të “punojnë” për të, nuk e konsiderojnë, nuk e përfillin, nuk e duan. Sepse shohin tek ai Andon Ledhin i cili fitonte konkursin e violinës se ishte djali i babit, nuk shohin tek ai burrin e përgjegjshëm e të pjekur, burrin që ofron siguri e stabilitet.
Le të shpresojmë se edhe sektet brenda të djathtës të dalin nga bodrumi i sektit dhe të pranojnë realitetin. Të mos vazhdojnë me justifikimet qyqare se sondazhet nuk janë të vërteta por ato bëhen për të goditur liderët e tyre. Pasi është qesharake: kur sondazhet e nxjerrin keq Ramën apo iu nxjerrin mirë liderin, sondazhet janë të mira. Kur sondazhet i nxjerrin keq liderin, të njejtat sondazhe bëhen nga armiku.
Analiste e thjeshte, e sakte e vertete
Analizë e thjeshtë që nxjerr Jorida Tabakun që merr cdo javë tendera nga Rama, me te pelqyeren. Si me thënë, e zgjedh une kundërshtarin tim, mundësisht dhe arbitrin. Uahahahahahajaah
Ça Jorida, more Jorida për lidere e të djathtës...!!!...... Nuk e kemi dëgjuar një herë Joridën të thërrasë , Poshtë Komunizmi............ .. Aty duhet Flamur Noka..... Ai jua @i robt komunistëve.
Idiot, me emer, je jashte realitetit kafshe mali kur permend Noken , je njesoj nga ajo marke...!!
cilet tendera jep nje shembull, mos peshtyj shpifje se nje here bien poshte...
Tabaqja i duket sikur flet me shifra, por gjitheshka ne drejtim te gabuar dhe me shifra te gabuara. Ajo quan te gjithe investimin dem por harron qe ne cdo investim te pakten 20% i shkon shtetit si TVSH. Pastaj kur ben krahasime me USA, duket qe eshte jashte orbite fare, nuk e njeh fare realitetin dhe ekonomine.
Mire e ki, pervec se per Joriden. Ajo ka qene dhe shte bisht i Lulit dhe xhigandit nongrata. Shikoni mandej oronat e familjes saj dhe pastaj shikoni, demokratet e vertete nuk mund te votojne Joriden, dhe ajo e di mire kete.
Ti je një kiqe gomari o yë shkerdh...të Kina robtl d shtëpisë
njerzit nuk njohin trapin ali zoti qe esht kaq i zoti dhe i tha beratseve qe edhe une jam rrot cari si ju!!!!!
Alizoti ne foto duket qe eshte gati te ja marre ne goje Saliut.
Perpara se Tabaku te kerkoje postin e kryeministrit,si politikane e re qe eshte por qe ka nja 15 vjete qe paguhet nga taksat e Shqiptareve tu shpjegoje Shqiptareve si ka mundesi te pasuroesh kaq shpjete me pallate ndertimi tek rruga e treg.elektrik etj.me vile ne gjirin e LALZIT apo ka ndjekur serialet e KOCO KOKDHIMES SI TE BEHESH MILIONER,se ne Shqiptaret e thjeshte po mundohemi po nuk o pasurohemi dot,per sa i perket Tomorit ai ne cdo emision televiziv nuk haron te thote i persekutuar do vdese per Sali Berishen ne nje kohe qe eshte paguar nga Shqiptaret,dipllomat deputet por te zbrazi nje cik xhepat te tregoje,po mire keta po me te rinjte e lindur ne vitet 90 qe nuk e kane provuar persekucionin cfare do behet.
Sondazhet ne memedheun tone te dashur jane tana rrena,te hartuara nga ushtaret e xha Sulos,Nafijes,Brahos,Lulashit,Belulit,Mark e Markaj,..!?
Kujdes SE mos u merr Gjekmarkaj, te garantuar qe Beni vetvrasje!! ..........!!!
Duhet thëne qe Jorida Tabaku ështe vajzë e familjes shume te njohur ne Tirane e Tabakëve te pasur dhe nuk ështe per t'u çuditur qe ka përfituar nga ndërtimet ne Tirane,se nuk i kane marre gje kujt si dhendrin i Berishës.Jorida ështe e djathte por e njohur me shume ne Tirane dhe mos qofsha gabim ka qene nënkryetare e Lulit ne Bashki.Diskutimet i ka te bukura por kur vjen puna te shifrat vepron si Sala e ja fut kot duke i shumëfishuar pra genjyer.Por ne situaten qe ndodhet PD,ajo mund te perkrahet me shume nga Njerëzit,por sidomos intelektualet,qe kane lene PD,se qendron shume me lart se te tjerët ne ndershmëri dhe grupin e Sales duhet t'a largoje nga PD
Me keto karikatura qe ka sot PD dhe opozita te teresi per 100 vjet nuk vijne ne pushtet. Sepse edhe kur keto kerma te vdesin do ju a lene politiken femijeve te tyre. Nje opozite e re duhet ngritur dhe sigurisht qe do te ngrihet.
Ku ku medet me ra Opozita e Shqipnia n'dor të Joridës, që e ka bo familjen si të vetën e të burrit me biznese korrupsion. Hajde gazetar i pagum, që nuk duke me njoft nji laraskë të Lulit e të Saliut ene pse osht Tironse, osht teveqel për politikë e le mo për mo nolt. Larg qoft o Zot me ra n'dor të meshës së Bijes. Ne Tironsit autokton i dim mir kush jon xhinse/familje me gabon e formim për me nxjerr Lider politik tamom, e jo biba që me nji fërshëllim nga malokëria Berishizëm kon për me e kon Opozitën në pellg të Lanës.
O tironso i paske ra gjat mer jahu. Jorida rri as mish as peshk per nje arsye te thjeshte. Berisha e shantazhon me afera korruptive ndersa Basha me afera seksuale. Pike. Si tirons i vjeter dembabadem duhet ta thojshe qy baba Jorides, Hasan (Bulce) Tabaku ka qen bashkpuntor i sigurimit. Te nxjerri dosjen e babes masanej te foli kjo biba
Monstra Alizootii prurje e Sali NonGrates me lobim prane tije nga artopolanti 34 vjecar i Familjes se Saliut ; Spiuni i Sigurimt " KORANI " BLENDI Fevziu ( Faqeziu ). Turpet e 34 vjeteve te qeverrisjes se Neo Feudalit Alpin ( Malok ) Sali Vicidolit.......
Monstra Alizootii prurje e Sali NonGrates me lobim prane tije nga artopolanti 34 vjecar i Familjes se Saliut ; Spiuni i Sigurimt " KORANI " BLENDI Fevziu ( Faqeziu ). Turpet e 34 vjeteve te qeverrisjes se Neo Feudalit Alpin ( Malok ) Sali Vicidolit.......
Monstra Alizootii prurje e Sali NonGrates me lobim prane tije nga artopolanti 34 vjecar i Familjes se Saliut ; Spiuni i Sigurimt " KORANI " BLENDI Fevziu ( Faqeziu ). Turpet e 34 vjeteve te qeverrisjes se Neo Feudalit Alpin ( Malok ) Sali Vicidolit.......
Monstra Alizootii prurje e Sali NonGrates me lobim prane tije nga artopolanti 34 vjecar i Familjes se Saliut ; Spiuni i Sigurimt " KORANI " BLENDI Fevziu ( Faqeziu ). Turpet e 34 vjeteve te qeverrisjes se Neo Feudalit Alpin ( Malok ) Sali Vicidolit.......
Ka edhe nje teme qe ju nuk e keni zhbiruar: Sa e duan Ramen ne mandatin e katert? Shumica e popullit, perfshi edhe socialistet, nuk e duan, por ne kushtet kur opozita po luan loje te qelbura me bandite e qelbesira lloj- lloj, Rama mbete kryeministri me i pershtatshem qe mund tu vije hakut. Ky popull, pa pare ne qeli mafiozet non grata dhe qelbesirat e tipit Meta, s’mund te kete kthjelltesi mendimi