Nga Eduard Zaloshnja
Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit.
“Lufta ndaj korrupsionit nuk është luftë vetëm e sistemit të drejtësisë; ajo është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht hapësirat korrupsionit”, tha Rama. “Se në fund të fundit, çfarë është korrupsioni në thelb? Është alternativa e një shërbimi të munguar, alternativa e një të drejte të mohuar, alternativa e një merite të paplotësuar; pra, diçka që dikush nuk e siguron dot në rrugë të ligjshme e të drejtë, përpiqet ta marrë duke paguar nën dorë”, u shpreh ai.
Nga shpjegimi që ka dhënë në podcast, dhe duke ditur se Rama ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj sondazheve të opinionit, duket se ai ka marrë sinjale nga sondazhet e tij të brendshëm periodikë, se shumë nga votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverinë për korrupsionin kapilar me të cilin përballen çdo ditë në administratën publike.
Në fakt, kjo pakënaqësi u evidentua edhe në një sondazh rigoroz që drejtova së fundmi në terren, krejt i pavarur politikisht. Në të rezultoi se vetëm 1/3 e simpatizantëve të Ramës kanë një vlerësim pozitv për luftën e qeverisë kundër korrupsionit.
Dhe teksa Rama po i afrohet vitit të dymbëdhjetë në krye të qeverisjes, ata 800 mijët që e votojnë rregullisht mund të firojnë e të mos mbesin as 700 mijë, nëse nuk binden se ai do ta marrë seriozisht sfidën ndaj korrupsionit…
Ndaj kujt koorupsioni o Zaloshnja!? Nga ai që po bën vetë qeveria e tij? Po ka 12 vjet o Zakoshnja... Shumë e drejtë lind pyetja! "Por, mirë mo. Ku ishte ky çfarë bëri 12 vjet"? Po të dali me këtë platformë për zgjedhjet. Është "autogol" i pastër politik... Është njëlloj sikur të thotë. Vodhëm 12 vjet, po na votoni përsëri! Ose në rastin me ye mirë vodhën këta por unë po flija ose isha i paftë, t'a dija.
Rama ka mbi dhjete vjet qe lufton korrupsionin , kete e di shume mire si Hollanda e Franca.Prandaj, Edvini merr rrugen ne Turqi sa here qe i kujtohet ajo puna e Belerit.
Po shpallje luftë korrupsjoni mbasë 11 viteve qeverisjës?? Kjo ështe tallje shumë e madhë për njerzit që kanë dy palë mend në kokê. Ështe njësoj si Saliu dikurë që thotë më merrin mua në telefonë. E gjith Shqiprija e ditë që Arben Ametaj, Damir Gjiknuri dhe ilir Beqaj janë dukë bër namin me leket e Shqiptarve veç Rama nukë e dintë. Tallje dhe propaganda pa fundë. Për sa përket korrupsjoni dhe keq qeverisjës Rama, Saliu dhe Meta janë njësoj.
Kur diçka kthehet në sistem është shumë e vështirë të ndryshohet. Veçanërisht kur një sistem tjetër, ai që e ka promovuar përfiton nga ky fenomen. Prandaj Rama do e ketë shumë të vështirë të motivojë elektoratin ta "gëlltisë" ketë premtim dy xhiro para finishit
Pershendetje! Kur shqiptojme fjalen Korrupsion te vjen ndermend llojshmeria e tij. Une do te kufizohesha ne dy me kryesoret duke bere dhe dallimet midis kryeministrave qe kane drejtuar Shqiperine: Korrupsionin shteteror dhe korrupsionin familjar.Sali Berisha akuzohet dhe eshte sanksionuar nga ShBA per korrupsion shteteror dhe familjar se bashku me „sistemin e drejtesise“ ku rolin kryesor,pra verdiktin e jepte vete ai(prokuror-akuzues,gjykates-vendim marrje)! Ilir Meta, akuza per korrupsion shteteror,familjar dhe nepotizem! Edi Rama dhe ky akuzuar per korropsion,por nga kush? Nga akuzuesit e tij politik,por jo deri tani nga drejtesia shqiptare(SPAK) apo nga ndonje departament shteti,Forin ofice apo BE! Kush e zgjidhe kete gje ? Vetem perballja me drejtesine! Sipas rradhes! Dy te paret ankohen pse nuk hetohet dhe qeverisja e Edi Rames! Plotesisht dakord! Por me rradhe! Sa qene dy te paret ne pozita drejtuesi(president,kryeminister,zv/kryeminister,minister i jashtem,ekonomie etj ) nuk hapeshin hetime. Dhe kjo kuptohet Kush ti hetonte? Cila prokurori?Cila gjykate? Per me teper ishin dhe ne detyre te dy S.B dhe I.M. Per kete pune u be dhe spastrimi(refoma ne drejtesi) qe prokuror dhe gjykates te hetonin dhe gjykonin pa trysnine politike! Do ti vije dhe rradha Edi Rames! Çka eshte ky nxitim i madh? Me rradhe! Korrupsioni nuk lindi vetiu,e ka nje fillim! 1992-2024. Ora ecen para,jo mbrapa! Fillon00:01 deri 24:00! Me rradhe! Me qetesi dhe dashuri! Dite te mbare!
Korrupsioni luftohet perdite dhe nga pak e shpesh! Nuk luftohet me shpallje! Gur e gur behet mur thote populli!
Korrupsioni nuk ka filluar 11 vitet e fundit,por qe ne kohen e PPSH dhe me ardhjen e demokracisë u fut ne çdo kapilar te pushtetit vendor dhe qendror.Saliu e mbeshi administratën,gjykatën,policinë Ushtrime,doganet tatim taksat,kufirin me militant shumica pa arsim,qe u bene tmerri i njerezve,biznesit te vogel e te madh,çdo gje me pagesë te ketyre nepunesve.Vazhdoi me Nanon,sidomos me Meten,kur vendi i shkaterruara nga 97 edhe ndihmat i shisnin popullit.Mendoj se kulmi i korrupsionit u arrit ne 2005- 2013, ku duke filluar nga familjet e KM ,te gjitha gjykatat prokurorite deri GJK qe sot ka kryetarin ne burg.Prandaj ndodhen ngjarje te renda qe me Rrugen e Kombit,te gjitha rrugët e ndertuar me kosto te larta ,Gerdeci e ne fund 21 janari .Pas 2013, sigurisht korrupsioni vazhdoi kudo por Reforma ne Drejtesi i dha frytet e veta me vetingun ku u be spstrin i vetvetes,dhe sot SPAK u eshte organi me luftarak kunder korrupsionit.Ne dogana,tatim taksa ,hipoteka e shume subjekte fale dixhitalizimit ka ulur ne maksimum abuzimet.Policia eshte me e reformuar.Sot ne çuditemi qe arrestohen ministra,apo nepunes te ndryshme per korrupsion.Ky veprim nuk lejohej ne kohen e Sales,as edhe nje pastrues dhe prandaj u mbushen plazhet tona me vilat e atyre qeveritarëve ,gjyqtarëve ,prokurorëve e shume ofiqareve te shtetit se nuk guxonte drejtesia te hapte gojën.Sigurisht Rama eshte demtuar nga arrestimet por eshte merita e tij qe e hapi ate lloje,prandaj PS ka per detyre qe tani te filloje luften e gjithanshme kunder korrupsionit,duke ndihmuar ne kete menyre SPAK u dhe shtetin.Te gjithe duhet te japin llogari si u bene te pasur pa punuar dhe duhet te mendohen te jetojne me punen jo vjedhjen
Rama zz. Noc ka meriten qe korrupsionin e ngriti ne pjedestal dhe luftoi deri ne shkatrrim te ndertimit dhe kalbezimit te administrates shtetrore.Puna e tije me qellime te ndyra u pa sapo erdhi ne pushtet dhe nuk dergoi asnje akuze ne gjykate kunder vjedhjrve te ssliut,me te cilat ai i fsheu aq sa sot eshte e qarte qe megjithese administrata u urdherua qe te ndertonte akuzat per shkeljet ligjore e korrupsionin e qeveris demokratike,Rama nuk beri asnje akuze penalizimi per korrupsionin e vjedhjet e qeveris se Saliut,por e ndaloi veprimin e administrates rilindjes dhe i dha rruge bashkepunimit dhe rritjes korrupsionit dhe vjedhjes duke anatemuar qeverin demokratike per shkeljet ligjoree korrupsionit e vjedhjes ligjore ne favor te familjes Berisha.Ngriti ne tmerr veprimet e qevetris berisha aq sa populli i tmerruar,pamvarsisht qe qeverite e rilindjes dhe korrupsioni i qeveris socialiste arriti permasa te frikeshme duke bashkepunuar me krimin.Madje kur kujtonin veprimet e qeveris Berisha ,pranonin me vetedije tmrerret e korrupsionit te qeveris socialiste dhe nuk pranonin qeverin e tmerrit te hajnave Berishian.,,Ne kete udhe kryq qe po gjendet Shqipria ku vjedhjet e qeveritarve jane bere vdekje prurse per popullin shqiptar dhe vete drejtimi i lidershipit po shkon drejte vdekjes ,udhekryqi i popullit te mbetur ne shqipri po shkon drrjte shkatrrimit te Shqipris.INDIFERENTIZMI I PATRIOTIZMIT DHE ATDHEDASHURIS JANE MBYTUR NGA INTERESI VETJAK DHE KORRUPSIONI DHE RINIA E MBETUR ESHTE MOLEPSUR SA PO LINDIN MME INTERESA VETJAKE DHE SEKUSH SHIKON JO ME LARGE SE HUNDA E TIJE.