Një çorbë që nuk e përtyp dot më askush

25 Prill 2024, 10:37Blog TEMA
Një çorbë që nuk e përtyp dot më askush

Nga Bedri Islami

Nga të gjitha pamjet e çuditshme në politikën shqiptare, njëra mbetet më e pështira: Ervin Salianji, në dyert e godinës së grabitur të Partisë Demokratike me hunj në duar, si njëri nga mbrojtësit e regjur të kështjellës, e cila sulmohej, po aq barbarisht dhe egërsisht, sa edhe mbrohej.

Tashmë sulmuesit dihen: Foltoristët kishin ndërmarrë njërin nga aktet më të turpshme, kishin ngritur mercenarët e tyre politikë, harbutë dhe, në të shumtën e rasteve, rrugaçë, për të sulmuar, marrë dhe dëbuar nga zyrat e selisë së partisë bashkë kolegët e tyre. “ Mbrojtësit”, po ashtu dihen, të grumbulluar rreth Bashës, “ si një trup i vetëm”, me dyer e dritare të blinduara, ata ishin një grusht rioshësh në politikë, të cilët kishin hyrë aty si prurjet e reja, por që në të vërtetë, edhe asaj dite, edhe sot përbënin , e vazhdojnë të përbëjnë një llum të çuditshëm politikë, pa asnjë ide, pa asnjë mendim progresiv, të gatshëm për dhunë dhe sherre, të humbur nga vizionet e duhura që i takojnë një force të qendrës së djathtë, dhe për më tepër , të gatshëm të hidhen sa në njërin kamp, në tjetrin.

Pa i vrarë ndërgjegjja dhe pa menduar për shembullin që japin.

Në të vërtetë, ende edhe sot, në politikë, ka një grupim njerëzish të ardhur aty rastësisht, më shumë nga nxitja e tutorëve të tyre politikë, sa të aftë për të shpalosur ide krijuese; më shumë kopje të së keqes, se sa mishërim i një brezi idealist; një grup njerëzor që, edhe pse e dinë fare mirë se në thelbin e tyre janë mediokër dhe , jo rrallë herë sharlatanë, qëndrojnë, bëhen agresivë, shamatarë, kërcënojnë, janë të gatshëm të japin prova besnikërie përmes forcës dhe mosbindjes, shkelin nëpër këmbë dinjitetin e tyre dhe, nuk e kanë për gjë të shkelin edhe të tjerëve, shpifin, krijojnë nga hiçi ngjarje për të pasur përfitime politike e vetjake, e në fund, megjithëse shesin burrëri në përleshje të largëta, kur vjen koha të dëshmojnë se kush janë, çfarë force kanë e ku duan të shkojnë, atëherë tërhiqen, nxjerrin një mijë e një shkaqe banale, “sëmuren”, mungojnë, turfullojnë, kërkojnë ndihmën e shamatarëve të tjerë, dhe, kur u vjen koha, shpërthiqen.

Njëri prej tyre, ndoshta më perfidi në këtë lloj grumbulluesish mediokër dhe gjurmues të instinktit të shefit të tyre është Ervin Salianji.

Pas asaj “mbrojtje heroike” të selisë së PD dhe sulmeve të ashpra ndaj liderit të Foltores, Berisha, pra, pasi shfreu gjithë mllefin e tij, duke menduar se e ardhmja e këtij të fundit kishte përfunduar, befas (dëshmi e karakterit, jo e mendjes) i kthehet t’i lehë tutorit të djeshëm, Bashës, edhe pse në vite, ishte ky i fundit që e promovoi në poste drejtuese në parti, ashtu si ndodhi me Grida Dumën, Gazmend Bardhin e të tjerë, të ardhur nga hiçi.

Duke qenë një ndër personazhet më qesharakë që ka pasur politika shqiptare në të gjithë këto vite, i  pa asnjë lloj ideje politike e shoqërore, meskin në bindje dhe cinik në ligjërime që nuk të mbesin në mendje, ai , në fakt, duhet të ishte në burg, për sajesën e çështjes “ Babale”. Ndoshta njëra nga afishimet më të rëndomta të degradimit të politikës dhe të mendjes.

Salianji u bë i njohur me çështjen “Babale”. Fantazia e tij deri aty shkonte . Nuk mund të bënte më tej. Ai gjeti tre bashkëpunëtorë për të montuar dhe publikuar dy audio regjistrime, përmes të cilave supozonte se Agron Xhafa, vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa , ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Krijuan dëshmitarin “X”, që ishte një rrugaç ordiner. Sipas njërit nga të bashkë dënuarit, që kishte imituar zërin e Agron Xhafës, atij i ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti Salianji. Një histori e shpifur.  “Babale” u arratis, po me ndihmën e opozitës. Salianji ka nisur odisenë e mungesës në gjyqe , kërcënimit të gjykimit, sipas të njëjtit fjalor e mendësi që ka gjithnjë në rastet e dënimeve të opozitës, si bandë politike.

Edhe pse tani është një çështje e njohur, krijuar nga hiçi për të njollosur figurën e një dinjitari të shtetit, ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, për këtë ai është dënuar nga Gjykata penale e Tiranës me një vit burg.

Por Salianji është i pranishëm në debatet televizive, në përplasjet me deputetë të shumicës qeverisëse, në sherret e rrugës, në ballafaqimet mediokre, duke bërë moral, pikërisht për atë që nuk e ka në figurën e tij, si qytetar, si njeri dhe si deputet.

Gjykimi i tij në Gjykatën e Apelit vazhdon prej kaq shumë kohe. Është bërë si historia e tjerrjes dhe ç’ thurjes së pëlhurës së Penelopës, megjithëse nuk dihet se nga cila udhë e gjatë do të vijë shpëtimi i tij.

Po bëhen pesë vite që është dhënë vendimi i Gjykatës Penale të Tiranës dhe përfundimi në Apel duket shumë larg. Në të gjitha rastet ka munguar diçka. Një herë kërkohet përjashtimi i gjyqtares, më pas i Relatores së Trupit Gjykues, vazhdon me mungesat e papritura të avokatit mbrojtës, ne turmat e banditëve politikë ose jo politikë që kërcënojnë në sallën e gjyqit trupën gjykuese, dhe, si për të pasur një kapak, në fund, “sëmuren njëherësh, avokati dhe i akuzuari.

Kjo është një “ sëmundje” që ka filluar që në hetimin e dikurshëm të Lulzim Bashës në çështjen e nxehtë të skandalit të rrugës së Kombit, me “ sëmundjet “ e shumta të ish ministrit të akuzuar për zhdukjen e 230 milionë euro, mbylljen e hetimit përmes një precedenti të rrezikshëm. Ndërsa bandat në sallë janë vazhdim i asaj që ndodhte në gjykimin e vrasjeve të 21 janarit, kur mercenarët e Ndrea Prendit kërcënonin, ngrinin zërin, kërcëllonin armët e dhëmbët…

Salianji është më i njohur për karriget që hedh në sallën  e parlamentit, se sa për mençurinë e dëshmuar. Më i njohur për tymueset, se sa për idetë që shtron. Më i njohur për mesazhet erotike, se për frymëzime politike që mund të ngjallë së paku te moshatarët e tij.

Ai i përket një brezi të ri politikanësh që nuk e vrasin mendjen për asgjë fisnike, që nuk bëjnë asgjë të vyer me pushtetin që u jep politika dhe nuk sjellin asnjë risi në idetë e tyre. Të mësuar me një bagazh të vogël të ideve dhe fjalë të përsëritura, më shumë përmes zhurmës, se sa përmes mendjes ata synojnë të ngrenë karrierën e tyre politike, duke u dëshmuar si njerëz të fortë, të denjë për kryetarin e vet, jo për njerëzit që përfaqësojnë; të gatshëm për sherr, jo për debate frytdhënëse; ata mohojnë të djeshmen edhe brenda partisë së tyre, pasi nuk kanë qenë pjesë.

Për to viti 1997, kur opozita e tanishme ishte e gremisur ishte një kotësi politike, sepse nuk shohin asnjë vlerë në ato pak njerëz që deshën të bëjnë edhe më tej opozitë. Për to hipokrizia është vlerë, karakteri është pengesë. Mirësia dhe mendja është e huaj, harbutëria është vlerë qytetare. Kur u duhet rrëmbejnë hunjtë e gardhit, kur nuk u duhen djegin edhe sallën e parlamentit. Me doza të vogla të integritetit, janë të gatshëm të mohojnë kolegët e tyre, lere pastaj çdo të vyer që mund të vijë nga pala tjetër. Kur janë në opozitë përballë kanë vetëm armiq të pushtetit, kur janë në pushtet shohin ballë tyre rrëmbyes dhe shpifarakë. Asnjëherë nuk shohin ide, mendim, virtyt. Çfarë u mungojnë.

Politika shqiptare do të ketë përsëri njerëz të tillë. Sepse është ndërtuar e tillë. Shkatarraqe, mohuese, përvetësuese. Politikanë si tipi Salianji, tipi Bardhi, është e vështirë të dalin nga vetja, sepse kanë hyrë në politikë me mendimin e zhvatjes, rrëmbimit, grabitjes, fyerjes dhe mohimit.

Pasi dështoi edhe seanca e fundit, përsëri për shkak të “ sëmundjes “ së avokatit mbrojtës, tani Salianji ka provën e fundit me 8 maj.

Nuk mund e nuk dua të paragjykoj vendimin e Gjykatës së Apelit. Nuk është në tagrin e askujt. Por shëmtia mbetet. Dhe kjo është njëra nga shëmtitë e mëdha të skenës sonë politike, ku është përfshirë meskiniteti, egërsia dhe mediokriteti njerëzor e politik, në një çorbë që nuk e përtyp dot më askush. (Dita)

32 Komente

  1. s
    shqiperi qe te kane dhjere

    Nje TARTABIQ i ndyre fshati,qe vegjeton pa u trazuar ne koken e mender poltikes shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarrasi Derrin

      Nje rrembythje e peshtir, nje pederast qe s'ia gjen shokun kund! Po per c'drejtesi flasim kur nuk jane ne gjendje t'a marrin prej bythe dhe t'a sjellin ne gjykat!? Po te ishte ndonje qytetar i thjesht do i conin togen e policise dhe do t'a merrnin zvarr e binin ne gjykate... Shtet leshi, kur keta pederastat si puna a Sahalejanit, Lulushkes apo cubi, maloku i Kukesit Mul Koqja tallin bythen me gjykatat.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PN

        Zoti Islami, Ngjarja me e turpeshme e 30 viteve te fundit, eshte armatosja e verioreve, dhe zbarkimi i tyre ne Jug te Shqiperise, per te shtypur jugun, ngjarje e pa hetuar, e udhehequr nga Shaban Memia, qe se bashku me bashkeorganizatoret punojne ende UPT, nuk duhet lene ne harrese, ...

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dejvi,Nju Yourk

        Ju letem botoni sa me shume artikuj te tille,te mendojme qe ka ende pena te tilla qe ja vlen te harxhosh kohe ti lexosh, me èndje...

        Përgjigjjuni
        1. t
          titi

          Brovo Bedri per artikullin qe ke bere, deri me tani mbetet me i miri per vitin 2024. Te gjithe shqipetaret kane te njejten mendim me ty, por ti arrite te beje nje anlize te perkryer "njriut te ri ne demokraci' qe kerkon te beje karriere me dredheri. Dhe nje here faleminderit shume per demaskimin e ketij dordoleci qe te ngalle krrupen kur e shikon dhe jo me ta degjosh kur flet tere 'sinqeritet'.

          Përgjigjjuni
        2. "
          "BOHOTINA"

          Bukur mire Bedri Islami. Duhet ta kesh njohur dijetarin e gjuhes ne Shkoder, shume te respektuarin per mua jugorin, te mrekullueshmin David Luka. Ai ka ikur nga kjo jete dinjitoz. Po mendja e tij ndriçon ende. Per mua qe kam ndenjur shume here me te me ka hapur shume horizonte. Ja njera qe kam degjuar prej tij. " Ne vitin 1937 Mbreti Zog (pra njeshi i Shqiperise) merr ne telefon Prokurorin e Pergjithshem Xhafer Ypi (kishte qene dhe njehere kryeminister) dhe i kerkoi nje favorr per nje qytetar qe e kishte marre te pandehur. Denoje i tha se ka ka bere shkelje dhe faj, por per hatrin tim mos e fut ne nenin 2 qe denohej me 15 vjet, por ne nenin 1 qe denohej me 7 vjet. " Kaq kerkoi NJESHI. Prokurori i ka mbyllur telefonin, ka dhene doreheqien dhe te nesermen e ka diskretituar Mbretin per nderhyrje ne punet e brendshme te institucionit qe drejtonte. Vetem ne Shkoder e kane botuar mjaft gazeta e revista qe dilnin ne ate qytet. Vete nuk u hyra arkivave te gazetave, por i madhi David ma cilesoi me shume force, per te treguar se ne ate kohe institucionet ishin te pavarura, por te gjitha punonin e konvergonin ne nje pike per te miren e vendit... Keta tipa si fyçka Salianji as nuk e kane haberin e kesj ngjarje qe tregon shume. Keta te pafytyr gjithe diten broçkullisin se drejtesia e re eshte kapur nga Rama. Une nuk e besoj. Po keta shpifes harrojne plepistat e SaliHut...

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            BOHOTINA, respekte. Eshte vertet keshtu. Unë e di sepse e kam degjuar nga gjyshi I'm qe ka qene gjykates ne kohën e Zogut, dhe tregonte kete si shembull te dinjitetit te personit (Xhafer Ypi) qe nuk pranon nderhyrje ne drejtesi nga lart ose anash. Dhe vjen nje dite që Lea Ypi tradheton parardhesit e saj duke u bere marksiste ne Britanine e Madhe (me Xheremi Korbin) dhe demokomuniste ne Shqipëri duke shkuar mbrapa Sali Lopçarit. Mbesa e Xhafer Ypit, marksiste. Por Kur vjen ne Shqipëri na bëhet demokrate. Keta jane njerezit e sotëm. Pas 100 vjetesh, kemi bere mbrapa, dhe jo perpara. Respekte Bedri Islamit per kete artikull me nivel te larte. Gjakovar i rritur ne Shkoder.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nipi Xhaferrit te Lushnjes

              Respekte, une jam nipi i Xhaferrit, dora vete. Me ka thene gjyshi historine kur isha 1 vjec, u emocionova, bravo i thashe. Po e gjete te shkruar kete histori, ma trego edhe mua. Ah se harrova, une jam nipi Xhaferr Rrapushit, atij te firmave piramidale.

              Përgjigjjuni
          2. A
            ADEM

            TURP. PARLAMENTI I MBUSHUR ME KATUNDARE . NGA KLASA E ISH KOOPERATIVISTEVE. QYTETARET JANE JASHTE DREJTIMIT TW SHTETIT U BE 34 VITE KESHTU.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Kjo eshte drejtesia jone qe po varros Shqiperine. Per nje qelbesire si Salianji s’mjaftuar 5 vjet per te marre nje vendim. Per Gerdecin u deshen 15 vjet qe te hapej ceshtja penale,kurse per 21 Janarit Cez-Dia e plot ceshtje te tjera, do presim nja 50 vjet. Te dhjefsha mu n drejtesi zagaresh qe na ra ne pjese

              Përgjigjjuni
              1. n
                nje qytetare

                Artikull i goditur

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shif e shkuraj

                  Fotografia i thote te gjitha, Bedriu e analizon ne menyre te persosur, por sikur te ishte dhe fotua qe ka dale ne plazhe do te ishte nje artikull kryeveper.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Timi

                  Me këto ligje salianji do dal në pension derisa të merret vendimi. 3 seanca cakton gjyqi normal, po nuk erdhi të tretën herë merret vendimi pa avokatin ose të akuzuarin. Nuk mund të caktojë punën e gjyqit avokati. Sistem m..ti.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mokrari

                    Fshatari i LOZHANIT me bodigard e makine te shtrenjte Renxh Rover,ku i gjeti keto leke per makine me gjobat qe u ve biznesmenve po te kete shtet gjykata ai tip e ka vendin ne burg kurse ai tallet me gjykatat dhe te cane bythen kur del neper tv gjoja do shtetin deputet qe nuk di te thote dy fjale qe nuk ka bere nje ligj por e ka mendjen tek mesazhet e dashurise me Griden se paguajne Shqiptaret per keta lloje mostra dhe shpresojme ne te bejme shtet me keta mute deputetesh qe ka shume si Salihenigrida.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AQO. Tomorrica

                      Ky Salianji(alias panxhar Lozhani)është edhe pak djali i Shegës,edhe pak djali i shoferit të Zisit të kooperativës,edhe pak kushëri i I.M.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pal Melyshi

                        Ndyresira Salianji i Lozhanit , i pershtire kushuriri i Likes se Floririt , ketu kemi pefunduar o popull me te tilla skorrje , si ky Gjekmuti i Saliut , Gridellima Nora e Saliut , Albana Vokshi s'fashta goje shqyer e Saliu , muzhiku Spaho i Devollit etj.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal Melyshi

                          Ndyresira Salianji i Lozhanit , i pershtire kushuriri i Likes se Floririt , ketu kemi pefunduar o popull me te tilla skorrje , si ky Gjekmuti i Saliut , Gridellima Nora e Saliut , Albana Vokshi s'fashta goje shqyer e Saliu , muzhiku Spaho i Devollit etj.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pal Melyshi

                            Ndyresira Salianji i Lozhanit , i pershtire kushuriri i Likes se Floririt , ketu kemi pefunduar o popull me te tilla skorrje , si ky Gjekmuti i Saliut , Gridellima Nora e Saliut , Albana Vokshi s'fashta goje shqyer e Saliu , muzhiku Spaho i Devollit etj.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pal Melyshi

                              Ndyresira Salianji i Lozhanit , i pershtire kushuriri i Likes se Floririt , ketu kemi pefunduar o popull me te tilla skorrje , si ky Gjekmuti i Saliut , Gridellima Nora e Saliut , Albana Vokshi s'fashta goje shqyer e Saliu , muzhiku Spaho i Devollit etj.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hasani i biri Hysenit

                                Lozhani,kryeqytet,Shega kryeministre me seli tek hauri i lopes!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Emigranti

                                  O njeres ,e imagjinoni dot te behet ky minister i vendit tim? .paska dhe roje qe i hape deren ketij krrici .o zote na shpeto.denoje qofte dhe nje muaj qe ti heqin mandatin katunarin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Doda

                                    Ky eshte si morri ne koke te njeriut .Mjere populli nga kush perfaqesohet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ana

                                      Nje big like per kete shkrim Bedri!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Luani

                                        Aq bukur sakte e ke thënë o mik sa ske çfar ti heqesh e çfar ti shtoshë.., pd , pl.. janë banda te verteta kriminelësh.., të gjithë e dinë.., prandaj mari 10-15% edhe ato nga qe nuk duan të jenë me te majten..!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqupist

                                          Nuk behesh politikan me mamane kurve ,ky Salianji e di shume mire se kush eshte mamaja e tij ,qe nuk la drejtore pa ja shkerdhy . Po edhe ky shume shpejt do provoje ( sapunin)

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Analist

                                            Deputet leshi g.....dhe na shet mend.Behet trim kot se koti.Ku njef ligj e kushtetute ky soj .Te shkoje doemos e burg se atje e ka vendin .Gjykata te beje punen e vet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vranakonti

                                              Ne daten tete,Salianji do beje shurren ne breke.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lame Duka

                                                Te lumte, Bedri.. Ke goditur ne shenje si gjithnje. Por faji nuk eshte vetem i Salinjit. Faji eshte edhe i organeve te drejtesise. Me zvarritje gjyqesh e me procedura te mykura, me teknikalitete qe s'i do askush vec atyre qe meritojne prangat, kane shpetuar plot te tille njerez si Salinji. Fjalet tuaja le te trazojne edhe trupen qe do te gjykoje ceshtjen e tij dhe t'i jape ate qe meriton ketij birboje te politikes, qe kujton se Shqiperia eshte si fshati i tij i lindjes e demokracia si mbledhjet e brigadave kooperativiste te dikurshme.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tim

                                                  Opozite me Range...tmerr...

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    TIRONA

                                                    Fajin nuk e ka katundar i thelle,qe ja hapin deren e makines luksoze,por injorantet katundare VOTUES qe e nxine kete vend.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bardi

                                                      Me ato qe degjojme cdo dite themi te lumet ne se ka akoma njerez me integritet,e do e marrin drejtesin ne dore.Por cpo na shohin syte qe denohet Dyli se shurroi ne rrrugge se ska nje banjo ku ta beje ,ai qe ka vjedh gjithe vendin e ka bere 1000 pislleqe,n a shurros te gjithve e ne themi prit gomar te mbij bari.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Niva

                                                        Paska dhe ky nje qi i hap derren e aftoqines ,po vjen fundi i botes.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje