Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

26 Prill 2024, 09:14Blog TEMA

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Nga Ardit Rada

Ilir Meta është shfaqur i qetë në daljet e fundit mediatike duke përcjellë një imazh krejt të ndryshëm nga ai që kishte vulosur prej javësh. Tani, njeriu që kishte gjetur shpëtim te sustat dhe paralelet, na duket me luhatje mendore kur e shohim si politikan mbi palët. Po aq i pasinqertë në sjellje dhe ato që thotë, saç paska qenë edhe me sportin dhe sulmet ndaj drejtësisë.

Mbrëmjen e së enjtes kryetari i Partisë së Lirisë (lexojeni gjithë jetën LSI) u distancua nga revanshi kundrejt SPAK duke u zbutur se e kishte personale me Altin Dumanin. Meta tha se s’kishte në plan të arratisej nga vendi, nëse ndaj tij do të kishte një urdhër kufizimi lirie.

Lajmi i keq është që Ilir Meta e sheh ende veten në kushtet e njeriut me pushtet që detyrimisht do ta marrë vesh i pari nëse do të arrestohet. Me pak fjalë, ai ka në dorë të çajë rrjetën e amerikanëve kur të dojë, por s’do ta bëjë për hir të së vërtetës që mbart (?!). Ai e mendon ende veten në kushtet kur deklaronte se nga vila e Lalëzit do të shënjestronte kryqëzorët e SHBA-ve derisa të binte heroikisht si Mujo Ulqinaku e të tjera lajthitje me radhë. E tmerrshme kur e mendon se s’ka kuptuar asgjë nga majat e pushtetit ku ka qenë, se edhe për 1 cigare hashash të kapur në Kukës lajmi shkon më parë në Uashington sesa në Tiranë.

Lajmi i mirë është që ai s’e mohon se mund të arrestohet dhe s’e mohon që nuk mund të arratiset. Çka tregon se askush s’e pret jashtë këtyre kufijve, duke konfirmuar atë që dimë prej kohësh për të dhe Sali Berishën. Që në 11 vitet e fundit i ka pritur veç Azerbajxhani dhe s’u ka ardhur askush nga Perëndimi as për ‘kryeshnosh’ e jo më për kauzat e tyre në opozitë. Perëndimin e kanë parë veç në rastet kur njëri shkonte te mbesa privatisht në Mynih dhe tjetri me të shoqen po privatisht shkojnë te fëmijët në Londër. Atje pastaj kuptohet se frymëzohen nga mjerimi ku jetojnë fëmijët e tyre, mendojnë sakrificat sesi ua përballojnë jetesën, njëri me lekët e vajzës që ka punuar para 25 vjetësh në Kosovë e që s’paskan fund, e tjetri me lekët e vjehrrës latifondiste dhe kthehen pastaj këtu për të vënë kujën për shpopullimin.

Sot, Ilir Meta dhe Sali Berisha po e shfrytëzojnë kredon politike veç për të shpëtuar veten nga drejtësia dhe këtë e zbardh drita e diellit aq sa po na verbon. Ata bëjnë sikur nuk e kuptojnë që shumica e popullit është dakord që të dy të mbyllen mundësisht te ‘7 penxheret’ e Gjirokastrës se burgu i Reçit ofron luks të madh për ta. Dhe kjo shumicë është shumë më e madhe sesa ajo që voton Edi Ramën. Është shumica e çdo sondazhi që e nxjerr SPAK institucionin më të besuar në vend me mbi 73% mbështetje popullore edhe pas arrestimit të Berishës, edhe pas lajmeve për arrestimin e Metës. Sigurisht kjo shumicë s’është organ akuze që të sigurojë prova, por kur dikush i autorizuar ta bëjë këtë rol, kjo shumicë është kail më shumë të protestojë për mbijetesën e rinocerontit të Xhavës sesa për të nxjerrë këta të dy nga qelitë. Ndaj edhe luftën e kanë përqendruar te drejtësia se po shkoi puna gjer te qelia, do t’u hidhen çelësat në det e s’ka burrë nëne t’i gjejë më.

Të ndodhur në këto kushte Berisha dhe Meta e kanë thelluar garën me njëri-tjetrin deri ditën e zgjedhjeve, si garanci se fituesi i ri brenda opozitës gëzon a-priori edhe një farë imuniteti. Ilir Meta i ka çuar një mesazh Sali Berishës se në datë 27 Prill pas Konventës së çetës së tij politike, do t’i çojë poshtë ballkonit mijëra njerëz. Kjo do të thotë se mijërat e Ilir Metës që do t’i gjezdisi nëpër Tiranë gjer të rruga ‘Mustafa Matohiti’ është një tregues force ndaj vetë Sali Berishës. Një, si të thuash, tregues se: Tani që ti ngele brenda prej mendve të Genc Gjokutajt, anëtarit të Kryesisë së partisë time, unë jam lideri i opozitës. Mijërat e mi janë më shumë se dhjetërat e tu që të mblidheshin poshtë dritares deri ditën e Bajramit. 

Por s’ka asnjë shqetësim publik për këto mesazhe mes të njëjtit lloj kur mendon se këtë sjellje pati edhe Berisha ndaj Bashës, Bardhi ndaj Nokës, Kokalari ndaj Këlliçit e kështu me radhë. Pra një shfaqje e vjetër me regji po aq të vjetër. Mesazhet makiaveliste janë të vetmet gjëra që qeveria e bllokut të 21 Janarit ofron pa lekë.

Sot, shqetësimi i vetëm është se, a do ta zejë e shtuna e 27 Prillit Ilir Metën jashtë? SPAK arreston fundjavave, siç tha Milaim Zeka dje. Po se cilën fundjavë e dinë ata matanë Atlantikut që e duan Shqipërinë më shumë se Saliu dhe Iliri. Pavarësisht se i kanë çuar fëmijët jashtë, si për të mos i bërë më shumë zullume këtij vendi!

22 Komente

  1. S
    Skapalliu i cmendur

    Kur Iilua that qe "une nuk aratisem nga Shqiperia"kerkon qe te ule vigjilencen e SPAK-ut duke u fshehur pas takimeve me electorate t'afrohet ndonje pike kufitare dhe ti ler hijinks drjtesis. Prandin duhet ti ndalohet Dallas jashte shtetit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ilir Meta thua se do arestohet kete jave. Te lumt goja. Ishalla behet vertet. Ky qen qe leh nate e dite, ne zinxhir duhet lidhur sa me par. Ky maskara,ky hajdut, e ka vendin ne burg te perjetshem se ka bere zullume te medha.

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5G

        Çfarë tymosni mor aman?? Të ishte për të ikur ai kishte ikur me kohe Ai nuk është as zyrtarisht i pandehur jo më të arrestohet Ai ishte me zë dhe figurë me bllok në dorë me 7% dhe gjykata e nxori të pafajshëm me pretekstin që FBI -ja nuk ka licencë në Shqipëri Por atëherë Likja ishte me PS nuk ishte "hajdut" si sot

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Aminnnnnnnnnnn.fjala juaj ne vesh te Allahut.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SSokrat

          Vec ti Rada i vjen hakut ketyre plehrave. Asnje ska guximin e te thenit te gjerave si ti. Bravo e madhe

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loti

            Je shume i shemtuar, o Ardit servili. S'te bejne pune kockat qe merr nga lepirja.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SSokrat

              Ke ndonje fjaler per Saliun dhe Liken? Po sna plas trapi per inatet personale qe ke me autorin ti apo sa i bukur eshte.

              Përgjigjjuni
          2. S
            Shqipja

            Bravo!Rada

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              I gjithe P... I Lirise ne proteste.3milion vojokushas pelivane do te protestojne te Bashkuar me parullen "mos ma prej...Lirine"

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbri

                Tropojanet te paskan shkerdhyer motrat me duket o trap-bqire ripjellas

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dr

                Shtet pa të zot Nuk jepen kësi porosish në publik

                Përgjigjjuni
                1. i
                  ilir meta ua shkerdhen rrobt bashke me mafian ripj

                  Do i rruani edin apo KARIN,siq po i rruani shpellen moniqes

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mona

                    pokaripo

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Drane

                    Mali i Dajtit mund te dridhet/Ilir Meta i gjalle nuk lidhet...

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Idioti

                      E kujt i plasi per àrrestimin,sekuestroni leket e marra padrejtesisht ,te vihen ne sherbim te gjithe shqiptarve dhe kjo eshte drejtesi ,

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kujtim

                        Pasi të hyjë edhe Meta në burg,kush e ka radhën?

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Orakull

                          Kam pershtypjen qe Lirua nuk do arratiset nga Shqiperia! Por eshte mundesia we ai te futet ne nje ambasad te huaj, ku per momentin ajo Ruse duket me e pershtatshmja. Ky eshte thjeshte supozim. Te shohim.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kreshniku idrejte

                            O artikull shkrues ndonje gje per ket popull qe po varferohet cdo dite e per rinine e per turin se po ikin nga vendlindja nga keqqeverisja a keni ndonje rresht te pakten se nuk i rruhet kujt per meten berishen ramen me sorollopin si ti qe vec servil i pushtetit mund te quhesh esht turp per ju qe shkruani ne met menyre jeni ju qe po e shkatrroni kete vend femijet e nipat tuaj do tju mallkojne nje dite se nuk harrohen keto shkrime kot pa vlere turppppppp

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Roberto

                              Ore a jeni ne terezi ju apo jo??? Si do arrestohet Meta ne fundejave??? Po a e ka lene ai bashke me zagaret e tjere qe e ndjekin per tu ngjitur neper majat e maleve?? Ka kaq kohe qe i hipen hekurave si i cmendur dhe ben veprime psikopati?? Lereni more ta shijoje edhe pak ajrin e paster te malit se do kalbet ne burg per jete dhe te kete c'te mbaje mend.

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Ymer Bazhdari

                                Ky Ardit Rada ta shikosh nfa surrati ne çdo orë të ditës duket sikur nxori kokën nga llagëmi i halesë së Shabanit, dikur tek ish WC publike te kinema Partizani. Jo keavate e mjeker te mbaje se duket sikur rrjedhin copat e mutit nga maha e kokes...

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mona

                                  po kari po

                                  Përgjigjjuni
                                2. .
                                  .

                                  Ilir.meta.eshte.mafiozi.me.i.rrezikshmi..ai.te.gjithe.poshtersite..i.zotron..vetemm.ndershmerin..nuk.e.ka.ky.eshte.nje.hajdut.me.cizme..bashk.me.saliun..vetm.kane.vjedh.nje.dite.do. Të.pagujne.porme.kete.drejtesi..kane.jete..tegjate.populli.po.i.thote.drejtesise.ja..uqerit..drejtesia..shkon.pas..gjurmeve.duhet..f lake.per.flake.se.ata.vazhdojn..te.vjedhin.se.ky..eshte.profesioni.i Tyre

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje