Ku dallon Aldo Bumçi nga një patronazhist?!

14 Shkurt 2023, 17:46Blog TEMA

Ku dallon Aldo Bumçi nga një patronazhist?!

Nga Denis Dyrnjaja

Sigurisht që kur lexon titullin duket sikur në rreshtat e këtij shtjellimi ka diçka që nuk shkon. Se pyetja që lind natyrshëm është çfarë lidhje ka Aldo Bumçi një figurë e njohur politike në Partinë Demokratike me një patronazhist anonim i cili në përfytyrimin e gjithkujt prej nesh është dikush që të ndjek si hije për të të gjurmuar jetën që bën apo gërmon për të dhënat personale? Po ka një lidhje por edhe dallim esencial mes Aldo Bumçit dhe një patronazhist, ose më saktë çdo patronazhisti socialist. Lidhja qëndron te shikimi, vlerësimi dhe në fund raportimi që i bëjnë realitetit politik. Ndryshe nga z Bumçi, një patronazhist nuk gënjen kur raporton. Pra nuk gënjen as veten, as partinë për hir të rezultateve që do udhëheqësi. Patronazhisti e di se puna e tij në fund do të matet me rezultatin dhe nuk mund të japë të dhëna e shifra të gabuara, pra një situatë të fryrë, manipuluar apo tjetërsuar që dëmton partinë.

Ndërsa z Bumçi ndryshe nga patronazhist gënjen dhe veten dhe partinë. Madje arrin deri në pikën sa gënjeshtrën e realitetit poktik të partisë së tij e beson dhe mbron edhe në publik, në media e takime me njerëz. Ajo që e bën më paradoksale situatën është fakti që ky proces vetsugjestioni të gënjeshtërt vijon në mënyrë të vazhdueshme. Pra z Bumçi dhe shumë kolegë të tij, besojnë dhe raportojnë një tablo politike që është minimalisht jashtë realitetit. Madje kur i tregon ose i flet për realitetin ata jo vetëm se pranojnë, por të kundërshtojnë madje edhe të sulmojnë me tezën se çdo kush që mendon ndryshe i bën opozitë, opozitës dhe se kritikët janë gjithnjë palë ose bëjnë lojën e kundërshtarit. Ndërsa një patronazhisti po t’i thuash që ke probleme me ata votues, zonën apo detyrën që mbulon ai e pranon dhe nis ta korrigjojë. Dhe pranimi i realitetit është një dallim i madh. Psh edhe pse kreu një protestë para selisë së qeverisë, krejtësisht dëshpëruese në pjesëmarrje, z Bumçi e komentoi si një nga protestat më të mëdha në Evropë. Butafori totale. SIgurisht nuk është ai fajtori që ndodhet në këtë pozitë, ku duhet të shohë me shkëlqim situatën edhe kur PD qeveris edhe kur PD bën opozitë. Është tipologjia dhe mendësia politike që zakonisht predominon në ambiente politike tipikisht me mentalitet komunist ku dështimet, shiten si suksese dhe kritikët si dashakeqës dhe shërbëtorë me ose pa qëllim të kundërshtarit. Ndërsa një patronazhisti kjo gjë si shkon në mendje ta bëjë.

Ai punon me devocion dhe raporton e pranon gjithnjë realitetin, pasi nëse do të gënjente, partia së cilës i shërben, do të humbiste pushtetin e për rrjedhojë patronazhisti dhe sivëllezërit e motrat e tij vendin e punës. Ndaj çdo vlerësim i situatës duhet parë me syrin real. Mbi këtë devizë ecin kundërshtarët e z Bumçi. Prandaj ka një diferencë të madhe në mënyrën sesi shohin realitetin elektoral dy forcat kryesore politike e për pasojë prandaj fituesi dhe humbësi tanimë dihet pa filluar ndeshja elektorale. Ata që i mëshojnë idesë së blerjes së votave thjeshtë sa justifikojnë veten te vetja dhe familja e tyre politike për humbjen e radhës. Jo se votat nuk blihen. Ky është një fenomen që dihet dhe e bën kush te mundet në pozitë dhe opozitë. E në këtë rast pushteti është më i avantazhuar. Por kjo sërish nuk e justifikon humbjen. Baza e fitores dhe e humbjes së zgjedhjeve qëndron diku tjetër. Te strategjia dhe njerëzit e angazhuar. Socialistët nisin të punojnë për zgjedhjet e ardhshme që të nesërmen e zgjedhjeve që përfundojnë edhe pse sapo janë shpallur fitues, ndërsa demokratët dhe opzoitarët merren me çdo gjë e çdo kënd përveç vetes dhe problemeve që kanë. Asnjëherë faktori apo problemi nuk është vetja por tjetri. Edhe sot pas kaq shumë vitesh në opozitë PD nuk pranon problemet e saj në vizionin poktik. Dhe ato janë të thjeshta për t’u identifikuar por mesa duket tanimë shumë të vështira për t’u pranuar.

1) Së pari PD është krijuar si një forcë politike e qendrës së djathtë dhe sillet si një parti e majtë. Gjithë leksiku dhe retorika politike janë majtiste, dhe për ta betonuar këtë pozicion denatyral ka dalë tani teza e revolucionit që është mekanizmi i shpikur nga e majta dhe ka në substancë përmbysjen e sistemeve ose pushteteve me forcë e dhunë. Ndërkohë PD u krijua si një forcë politike e djathtë, parti që do të kishte në themelin dhe filozofinë e saj vetëm votën e lirë, por votën e manipulon edhe kur zhvillon zgjedhje brenda strukturave të saj.

2) PD humbi rrugës edhe parime të tjera thelbësore. Nuk mbështeti pronarët e ligjshëm dhe shtesat e përndjekura nga diktatura dhe regjimi komunist por thjeshtë i përdori ata si demagogji. Prona nuk shkoi kurrë të pronari i ligjshëm dhe pronarët e ligjshëm u rraskapitës dyerve të drejtësisë për shkak të legjislacionit të gabuar dhe vendimeve të korruptuara të drejtësisë që tjetersuan në mënyrë masive gëzimin e së drejtës së pronësisë nga pronarët legjitimë.

3) PD ka militantë e mbështetës plot, por ata nuk dinë çfarë është e djathta nga pikëpamja politike dhe filozofike. Ata thjeshtë janë tifozë dhe admirues të udhëheqësit njësoj si Z Bumçi e shumë të tjerë si ai. Militantët presin marrjen e pushtetit për të kapur vende pune në tatime, dogana e institucione të tjera për të marrë një rrogë e përfitime ekstra nën dorë, ndërsa puthadorët presin t’i përfshijë kryetari të lista e preferuar e deputetëve apo kabinetit qeveritar.

4) PD vazhdon me të njëjtën skemë politike për 33 vjet. Armiku përballë, protesta, mohim i të drejtave politike, kundërshtar manipulator, skenarë komlotesh kundër saj, ku në mënyrë të vazhdueshme implikohen edhe ndërkombëtarët. Pra psikoza se PD gjendet nën rrethim të vazhdueshëm është përmanente.

5) Pika e pestë dhe ndoshta më e rëndësishmja është se prej krijimit të saj PD vetëm ka humbur vlera intelektuale dhe i ka zëvendësuar ato me njerëz mediokër. Përfshiu brenda saj ish-komunistë dhe u pushtua nga mendësia komuniste e të bërit politikë. Edhe të rinjtë që kanë aderuar më vonë në PD flasin si komunistë tipikë Sot PD është e pushtuar nga mediokriteti dhe shterpësia, nga mungesa e kreativitetit dhe gjetjes së alternativave që zgjojnë interes dhe risi për publikun. Më shumë se frustrimi që i krijon Rama në mandatin e tretë të tij në qeveri, frustrimi buron nga padija e një sjelljeje dhe strategjie politike. PD kapet pas skandaleve që i shpërthejnë qeverisë, por nuk ka vetë një kauzë dhe frymë që të ngjallë interes per votuesit. PD dhe për rrjedhojë dhe opozita nuk përfaqëson tanimë interesat e gjëra të njerëzve, por vetëm interesat e një grupi që synon pushtet për veten e vet e që sa vjen e tkurret nga padituria dhe pamundësia për ta marrë këtë pushtet.

Kokluzioni është i thjeshtë. Përsa kohë në PD do të vazhdojë kjo status quo, duke sugjestionuar veten në mënyrë revolucionare e duke mos kuptuar se kundërshtari mundet duke pranuar dhe ndryshuar problemet e vetes, vështirë se suksesi do të arrihet nga qëllimi. Mbetet që suksesi dhe ardhja në pushtet t’i ngelen rastësisë ose ndodhive të papritura në oborrin e qeverisë. Dhe një shprehje popullore e Shqipërisë së Mesme thotë:
kjo dro ndodh, dro s’ndodh…Hë për hë revolucioni vazhdon!

21 Komente

  1. L
    Lirije Bërisha baxhella jevge e hajdute serbe

    Dallimi eshte se ndersal patronazhisti pallon gruan e vet , Aldo Bumçes ja pallojne gruan patronazhistet .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku dallon?

      Patronazhistet i pallojne vete grate e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argita hajdute qe kuterrbon mut

        Nje femer si baxhella Zhulali qe ul e ngre burin Aldo si bythqir 7 ditet e javes eshte vetem çuni I Salehit Argita. Por kjo e fundit qe e ka nxjerr Salehi nga vrime e bythes eshte dhe hajdute me nongrate nderkombetare. Nje Argite shuuuuume e shemtuar, po maxx ama

        Përgjigjjuni
      2. B
        Berat Buzhala II-të

        Shvejku do ta kishte marrë inat, sepse ja ka kaluar Aldo Bumçi…

        Përgjigjjuni
      3. D
        Demir Labi

        Aldo Bumci,njeriu me injorant qe kam njohur,sinqerishte,anadollak dhe i pa afte,ti beje rixha vjherrit ish spiunit te sigurimit te shtetit Zhulalit, qe e lartesoi ne detyra ministrore fal Sali Halese,qe i kerkonte me qiri keto njerez qe ti komandonte lirisht.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Shkrim i mire.PS ka arritur te kete rezultate te mira ne ato qytete me kulturë qe e kuptuan shpejt se e djathta nuk mund te krijohet nga ish komunistet dhe bijte e tyre dhe me keqja ose nuk i afruan te djathtë biologjik ose larguan ato qe kishin.Mjafton te shikoni kush e drejton sot PD pa bile.Respekt per ata qe protestojnë por asnje nga ata nuk e di çeshtje e djathta ,kurse PS ka mbi 25 vjet qe nuk i ndryshon elektorati

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lida

            Te merresh me nje teveqel si Aldo Bumci eshte kohe e humbur .

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zot na fal cfare ke krijuar !

              Zot fali sa te buballenj jane !?

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Sa te kete pd ja ne radhet e saj gangstere te llojit te Geringut te Rajhut te Trete si Muli kryevagabondi ajo nuk vjen me kurre ne pushtet sikur zoti te zbrese ne toke e jo me spiuni Agush askush kokeducja me hanxhar ne dore.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DinPaku

                  Vetem nje gje s'kuptova une: pse eshte veçuar ky Aldo Bumçi per te gjitha keto perceptime antirealiste te situates politike te Shqiperise? Ata te PD-se jane komplet qe te gjithe te tille, duke fulluar nga udheheqsi legjendar e deri tek demokrati i fundit.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mergim tari

                    Ky eshte veçuar se eshte ETALON. Pra idiot I lindur. Per me teper PD e beri edhe Minister të Jashtem, sepse nuk kishte me të zgjuar se ky.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    DP

                    Lexova vetem hyrjen dhe krijova nje mendim: nese vertete "patronazhistet" raportojne realitetin dhe nuk krijojne absurditete, duhet te jene pjesa me e shendetshme e kesaj shoqerie te molepsur.

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      uskania

                      Shkrim shumë e mirë Denis.Të lumtë për analizën!

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        bujku

                        Ky kari me emrin Aldo me kujton nje kryetar kopperative ne Kavaje qe raportoi se e kishte tejkaluar planin e prodhimit te grurit ne 120%:Kur e pyeten tha Keshtu ma kerkoi partia dhe keshtru ja dhashe dhe une shifrat

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mati

                          Denis,i ke bere nje scanim shume te mire PD. 5 pika (mund te kete akoma me shume), po e gjitha kjo qe the ka nje emer dhe vetem nje S Berisha. Kete gozhde te ndryshkur te godasin gjith shqiptaret kudhdo qofshin. Pa u zhduk ky monster nuk gjen rehati shqiperia.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            POPULLI

                            ky Aldo thote gruan ma qi.. vetem Saliu mos ma shani Qelbesire Lepires.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Phoenix

                              Ky dallon si patronazhit i ngjyrosur me Blu. Por ka nje sekret, pertej indoktrinimit dhe trushplarjes.. Patronazhistet Blu dhe ata Mavi, kane te njejtit punedhenes apo te themi investitore.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drejtesia Popullore

                                Shkrim i mire Denis, po pse i ofendon dhe krahason patronazhistet me nje retarder si Zhulali. Mba gojen here tjeter dhe mos be te tilla gabime, se merzitemi, packa se Aldo gezohet qe e ke lartesuar figuren e tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qyfyre rilindjote

                                  Patronazhiste/ Nuk ka kurrfare Patronazhistesh ketu...vecse quani te tille ato Fuksat neper ndermarje qe ne fillim u quajten Bilbilfryres, me pas Sinjalizues!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shaqiri

                                    Po ky eshte koqe fare! As sa penisi i Sali Berishes nuk peshon, as nga mendja dhe as nga trupi! Nuk e di nese i ploteson kushtet per t’u futur ne kategorine - njeri! Apo nuk flet dhe leviz si zvarranik qe te krijon neveri! Megjithate, Saliut i pelqen dhe le ta mbaje!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Ushtari.

                                      O Denis po keta lloje njerezish ja hoqen fuqine PD .A po harrova po keshtu i ka dashe udheheqja e partis mor Denis.Se duke qene si aldo e kane te perjeteshme drejtimin e tyre dhe i perdorin sipas qejfit.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje