Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm

13 Shkurt 2023, 20:20Blog TEMA

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai”

 

E nderuar zonja Kryetare,

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve.

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran.

Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë konseguencë të asnjë natyre.

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij.

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë. 

Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare.

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale.

Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

1.  Antoneta Dhima

 2. Desantila Tahiraj

 3. Hatixhe Konomi

 4. Pranvera Resulaj

 5. Lindita Buxheli

 6. Mirela Pitushi

 7. Anila Denaj

 8.Elisa Spiropali

 9. Ogerta Manasterliu

 10. Edona Bilali

 11. Teuta Ramaj

 12. Olta Xhaçka

 13. Klodiana Spahiu

 14. Milva Ikonomi

 15.Evis Kushi

16. Blerina Gjylameti

 17. Tatiana Piro

 18. Elva Margariti

 19. Mirela Kumbaro

 20. Enslemvera Zake

21. Shpresa Marnoj

22. Delina Ibrahimaj

23. Klotilda Bushka

24. Ermonela Valikaj (Felaj)

25. Frida Krifca

26. Bora Muzhaqi

27. Belinda Balluku

28. Etilda Gjonaj

29. Mimi Kodheli

30.  Luljeta Bozo

31. Gerta Duraku

*Fjala e mbajtur në Kuvend

8 Komente

  1. A
    Albina

    Po ngrihuni moj gra, kur kjo kuçedra del në podium dhe vërsuluni dhe shqyejeni. ............................. . Grisjani pantallonat dhe brekët dhe lëreni cullak me loqen e fishkur që të mos i vejë më mëndja të dalë më ne podium.................................................................................. Ti moj Antoneta e vetme mund t'ja thuesh turinjtë tre katër burrave burreca nga ata të PD - së.......................... Bëjeni dhe do tju marë historia për mirë.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Neqoftese ky lapanjoz do lejohet me ca delenxhij qe eshte turp ti quash deputet te grumbullojne 2--3 qind rugac dhe ne sinkron te prishin punimet e kuvendit atehere ky shtet ka mare fund.Asnje nuk mund te fshihet mbas klauzoles se deputeti ka imunitet per veprimet qe kryen.Hidheni plehren ne gjyq per ofezat qe ben

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turpe per ju qe e lejoni nje semure psiqike

        Po c'deputete po c'femra po c'nena jeni ju qe lejoni nje te semure mendorr t'ju poshteroje turpi eshte juaji jo i te semurit . Shembull : ish premier ministre Dominique Devilpainne hyri ne parlament per nje emisione qe bente nje tv française harroje qe kishte mikrofone ne pune dhe tha : (Regarde les connrads ) qe ne shqip duhet te dali shiko kodoshat e kishte si shprehje e cfare ndodhi e detyroje kryetari grupit parlamentare te PS François Hollande te dile e te kerkonte falje publike ne nje seance dhe ashtu ndodhi monsieur Devilpainne kerkoje falje ndersa ju poshteroheni nga nje skizofren te keni turpe turpe turpe

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fevziu artopoland i familjes kriminale Berrisha

          Ku jane vajzat ,studentet ,motrat kuveshte shoqeria civili si mund te lejosh nje plak te cmendur ku jane ku ku ku ku duhet te gjitha ne proteste per te mbrojtur dinjietin te drejtat e tyre te akorduara me ligje te gjitha para studiove kazane qe i japin hapesire nje rrugaci ku jane pseudo gazetaret servil te paguar nga paret e krimit qe ky rrugac po i degjenerone motrat grate vajzat ku eshte intitucione i media e visive per ta ndaluar daljen ne tv .Tirana duhet te mbushet me protestues per ta larguar kete rrugace qe ka ozurpuar mediat .Grate vajzat nenat duhet ti drejtohen me nje leter komunitetit européenne per sexizmin qe eshte i denueshem me burge qe ky persone perdore .Ky mythomane qe pergjone fillone shantazone njerzit jeten private

          Përgjigjjuni
          1. b
            brunilda

            kur te vije saliu ne kuvend behuni gardh para tij te tridhjeta e mos e lejoni te hyje e te flas pa kerkuar falje , xhvisheni te pafytyrin qe te mos guxoj me te ofendoj ,mos kini frik e do nje mesim ky simboli i se keqes

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Si malok nuk presim asgjë fisnike nga ai. Është natura e tij dhe nuk mund të civilizohet.Po Ju çfarë bëni ?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardani i Ri

                Tani u mësuam edhe me përbindshin Sali Shpellar Berisha. Më dhimsen ata policët e gjorë që janë të detyruar të ballafaqohen me huliganët e qenefit Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fane Llata

                  Tani i hodha një sy shkrimit , por ky langash kështu e dashka , ta shkopsijmë . Kush është ky fundja , një rreçkë . E shqefshin .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje